Nuk kam koment
Poezia keshtu e bukur
Flet vet!
Nuk kam koment
Poezia keshtu e bukur
Flet vet!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
“Kukullė porcelani”
…jam bosh;
e ndrydhur dhe e pėshtirė
si njė gėzhojė veje thyer,
apo ajo shfaqja e vjetėr,
“TĖ QESHIM SĖ BASHKU”!!!.
Njė kukullė e vockėl
e tė gjithėve,
porcelan;-
Mė tė njėjtėn ngulitje sysh t’vdekurish
si fotografi…
…si zanė,
vallėzoj pėr dritat e skenės
me lulet nė flokėt e mi
dhe syzet
qė fshehin sytė e babait tim!!
Rrotullohem dhe hedhė hapa pėr kėnaqėsinė tuaj,
grabis dritėn nė flokėt e mia rrėmujė;-
grabis dhimbjen nė sytė e mi tė plagosur;-
ndėrsa sillem, shpejtė;-
mė shpejtė
pėr t’ju servuar juve buzėqeshjen.
…e ata mė thonė-
“E BUKUR”;-
kam diēka qė tė tjerėt nuk e kanė
diēka nė sytė e mi
apo nė vijat e ngurta e tė dala
tė trupit tim tė uritur!..
Kjo ėshtė ēfarė ata duan, mė thoshte dhe nėna ime
“trup prej skeleti”
qė tė josh “audiencen”!…
.. ėshtė kjo ēfarė ju kėrkoni?!
Mund tė vallėzojė edhe pėr ju,
vallėzojė me fjalėt e mia
me sytė e mi
me veprat e mia.
Tė ju josh
dhe t’ju zė
nė ditarin tim tė kėrkesės!;-
eh, sa shumė dua…
..kukullat mė duan vallėzuar nė vargjet e tyre;-
qė tė mė zvarrisin
si njė balerinė plastike
nė kutinė e vjetėr bizhuterie tė gjyshes sime!!.
Duke lėvizur me tė njėjtėn melodi mėrzitėse
dhe duke pėrformuar pafundėsisht
qė tė ngėrthej publikun;-
sikurse babai im qė ngėrthen ata nė kamerėn e tij
duke u shpaguar disi…
…ata mė kanė marr qė nga fillimi,
dhe mė kan stolisur
mė kan mbushur
me lule t’freskėta,
qirinjė argjendi,
dhe histori magjike zanash!.
Dhe mė kan mėsuar
qė ti bėjė njerėzit tė mė duan;
Unė duhet tė jem si njė fėmijė,
pako perfekte!
Duhet tė qeshem dhe tė fshehė lotėt e mi
qė tė mė kėrkojnė
sepse ata do mė bėjnė tė jem dikushi!!…
…ata mė mėsuan tė vallėzojė pėr ju;-
“QĖ TĖ MĖ NDJENI”!!..
Por e gjitha ēfarė unė ndjejė ėshtė ;
Lodhja!
Urija!
Fasada!
Dhe shtirja!..
Kam harruar kush jam
pėrveē kėsaj gėzhoje boshe
dhe imazhit tė njė vajze qė dikur isha…
V.P. – 26 Nentor 2010
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
“Mirė se vini nė cirk”
…paguaj qė tė marrėsh lemeri
njė pamje trishtuese!
Njė jetė plotė shfaqje bastarduese
qė shihet mė mirė nė rradhėt e para!
Njė kuriozitet banal
prapa fanatizmit tuaj tė trashė!!!..
…eja, ejani tė gjithė,
“USHQENI EGON E JUAJ”!
Njė copė tė pėrdalur misteri;
njė copė tė pėrdalur shfaqeje!.
..u ėshtė thėnė ulur tė qėndroni
ose unė do hidhem e t’iu vrasė!.
Bėrtas dhe gjėmojė nė skenė;
“PĖRBINDĖSH” plotė bujė!-
Njė shfaqje tė dridhurash e trillimesh,
njė performancė qė paguan marrėzin time!..
…eja ti, ti dhe ti, por edhe ju tė gjithė
“USHQENI MIZERIEN TUAJ!
Njė copė tė pėrdalur nga mishi im,
Njė copė tė pėrdalur tė skeletit tim!..
…njė jetė e intepretuar nė mėnyrė tė gabuar!
Njė gjė e egėr, kaotike dhe e shitur!.
Njeri-xhungėl dhe e deformuar,
arsimuar dhe reformuar!.
Njė gabim gjenetik, kjo jam unė;
Njė shikim i ligė, njė zombi mė shumė!..
..eja ti, ti aty dhe ti atje, por edhe ju tė gjithė
“USHQENI BOSHLLĖKUN TUAJ!.
Njė copė tė pėrdalur tė lėkurės sime,
njė copė tė pėrdalur tė syrit tim!...
…”NUK JAM KAFSHĖ”,
zvarranikė, peshk apo gjitar!
Jam dhe unė njė “NJERI”!
Njė qė kurr s’do e kuptoni.
Njė krijesė gjymtuar, e butė dhe e urtė
njė maskaradė e madhe,
KLLOUNE CIRKU!!!!
V.P. – 27 Nentor 2010
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
Pershendetje Nanushi,shpresoj dhe uroj qe te jeni mire.
Si dhe shpresoj se prap do te vazhdoni poezit,qe kan filluar te me mungojne.![]()
- - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
Agim Metbala" ♥
“Karnaval turpi”
Unė jam sėmundja , qė shkas nga goja jote ,
kur ti pshtyn mbeturinė .
Njė zgavėr e zezė njollosur , nė dhėmbėt tua,
kur ti pėrpėlitesh nė fundrinė .
Pėrkushtimi yt pėr tė pare fundin tim
ėshtė e pėshtirė .Sa e pėshtirė !
Zvarritėsh nė kėrkim fantazmash , nė gėrmadhat tua
pėr jetėn mė tė mirė !.
Nuk mundesh te flesh . Unė jam poshtė krevatit tėnd .
Makthin t’a shtoj .
Je i dobėt ! Ke gabuar nė kokėn tėnde , i vendosur
qė unė do dėshtojė!.
Ky gjithmonė ka qėnė qėllimi im . Tė kam ushqyer ferr kur ke pėrgjėruar vėmendjen .
Oh sa budalla !
Nuk do shohėsh kurr me ne mendjen e shėndoshė!!!
Bėrtit ! Tėrbohu ! Thirrė nga mushkėrit tua ! Thith refuzimin !
Mirėsevjen nė festival !!
Po, ishte mashtrimi qė ke parė , kur ke ngulur sytė nė pasqyrimin tim .
Sa i mjerė duket portreti !
Nuk do shohėsh kurr me ne mendjen e shėndoshė !
Mirėsevjen nė Karnaval !! ....
Ver gisht tek unė dhe qeshu ! Mbytur nė xhelozi, hidhesh ēmendurisht ...
Ver gisht tek unė dhe qeshu! Friksuar me zili, mashtruar tmerrsisht.
Unė jam klloun ! Kush dreqi je ti, o parazit ?
Unė jam klloun ! Po deshe tė buzėqeshuren tėnde, eja e mė NXIT!
Unė jam klloun ! Mbartė edhe kurorė , ke vėnė re ?
Tani po deshe , QESHU , me diēka tė re…
V.P.- 08 Dhjetor 2010
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
Fenomenale Valentina...poezia qė tė lėnė mbresa tė paharruar, qė tė bėnė pėr vete me leximin e parė, qė tė relakson me leximin e dytė, qė tė shtyn tė meditosh me leximin e tretė...e shkruar nga njė poete e re, poezi e "pa krehur" nga lektorė ...e korrektorė...dhe kėtu edhe merr fuqinė edhe mė tė madhe...
Frymėzime poete!Shiko mė shumė
“Deklaratė dashurie”
Tėrheqė vellon e turpit,
marr penėn nė dorė
dhe nė gjysėmfletė
nis e shkruaj
[SHKRUAJ PATURPĖSISHT]
shkruaj pėr ty….prekja ime
dashuria ime….shpirti im….
Prekė brenda kėtyre konturave prej dragoi
e ēveshė tė rrahurat e zemrės sate
dhe mundohem tė tė nxjerrė pasionin e kuajve tė egėr!!!
DEKLARATĖ: “dashuri deri nė palcė”, pėrgjithmonė;
dhuratė e imja pėr ty…
Mos druaj….mos u frikėso
mė prek nė gjak… nė deje dhe ti;
mė prek deri nė dhimbje!
prek tempullin tim skalitur nė shpirt,
mos ngurro! Shėndrruar jam nė sy
pėrkulur para hirit tim, me mallin e pashterrur
pėr tė tė shtrėnguar ty!
Eja, eja pas shekujsh dėrmuar,
fluturo me mua nė kėto erėra plazhesh djegėse,
dhe merr kėtė dorė hiri nė fije tė jetės sė kėtij mbishkrimi:
“Pėrgjithmonė e jotja…..pėrgjithmonė i imi”….
V.P. – 10 Dhjetor 2010
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
Tė lumt Nanushi!
Tė lexova disa nga shkrimet tua , dhe mė kan lėn mbresa shumė tė mėdha!
Vetėm shpirtėrat poetik si ky i yti di tė rendis vargje nė kėtė mėnyrė.
Ju keni ndėrtuar njė kala nga vargjet e tua, kala qė nuk do tė rėnohet as pas mijėra vjetėve!
Tė pėrgėzoi pėr fuqin e shprehjes qė ke !
Vazhdo tė shkruash , suksese!
Kili
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Vetėm pėr dhembjen mos mė fol
Njė fytyrė pikturuar.
Njė fjalė. Njė ngjyrė.
Shpjegime njėngjyrėshe tė emocioneve komplekse
Qė nuk arritėm dot t’i pėrshkruajmė
(Dhe kjo dhemb)
E pėrjetėsishmja e premtuar ėshtė pėrjetėsisht larg.
Ndėrsa unė ngrirė, jam. Mbahem peng nė pritje monotone.
Pres…Klithė… Pres..
Padurim irritues me grumbull malli pikėllues.
(Sa e hidhur)
Dhembje nė veshė.
Mallkuar tingulli i heshtjes sė rreptė!!!
Kam mall pėr furēėn e frymės tėnde
Ndėrsa ti pėrshpėrit ėmbėlsisht ē'do gjė
Kundėr tempullit tim.
Uritur. Nevojė pėr t’u mbushur;-
Zemra ime, mendja ime, i tėrė trupi im
Me ē'do gjė tėnde, mė ē'do gjė timen
Jehonė e heshtur qė klithė: “Ku mbetėm”...?
Jam bosh.
Mė fal mua.
Kjo pikturė nuk mjafton, ėshtė shteruar!-
Dhe e tėra qė mund tė mburrem ėshtė korniza boshe,
Nėnshkruar me njė klishe: “Tė dua”… !
V.P. 17 Dhjetor 2010
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nanushi : 24-12-2010 mė 09:28
..Strength is my mother for all the love she gave !!!
Krijoni Kontakt