Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239

    Do ta le edhe kete pune.

    Sapo bej fjale , qofte edhe per nje gje fare te vogel ne pune , jam gati t'i jap fund.Pak me vone , e kuptoj qe po te isha larguar vete nga puna, kjo do te ishte per fajin tim.Megjithate, me ndodh prape.Eshte ceshtje karakteri ,apo mund te ndryshoj dicka ?
    Pres vetem pergjigjen e psikologut.
    Faleminderit.
    ...niente che amassi di piu'...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Kaprico moshe, disa vite me vone do te kuptosh rendesine e punes dhe do besh veprime me te urta, me te mencura.... Kur te ndodhe kjo, do ta shohesh ikjen nga puna per arsye me te forta... do fitosh kulturen e punes dhe rendesine e saj.
    Te ikesh nga puna duke bere fjale per hic gje, ska shpjegim tjeter....
    Suksese me tej...
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Shmang konfrontin!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Per mendimin tij te sugjeroj qe te jesh direkt me te gjithe, dhe trajtoji te gjithe njesoj ne ambientin e punes. Jo pasiv por as edhe agresiv.

    Nuk jam dakord qe te shmangesh konfrontimet, per arsye se nga eksperienca ime ne kete fushe do et te thoja se 60% e largimeve nga puna behen sepse njerzit i shmangen konfrontimeve.

    te sugjeroj qe per momentin kur inatosesh, te dalesh ne ajer te paster per disa minuta, pa thene as edhe gjysem fjale. Mundohuni te qetesoni veten dhe ne te njojten kohe bindni veten duke i thene se mbas mbarimit te punes do te bisedoni me personin qe patet konflikt dhe gjithcka do te sqarohet. Dhe veproni po ashtu. Kjo eshte zakonisht nje keqkuptim dhe asgje tjeter, dhe 90% e rasteve n.q.s shkon dhe bisedon me personin per disa minuta, i jepni doren njeri tjetrit dhe te dy kerkoni falje, gjithcka zgjidhet.

    Shpjegohini personit se nuk ju pelqejne konfliktet me njerzit dhe se keni deshire te jeni ne harmoni me ta. Ne te njejten kohe shpjegohini se ndiheni te fyer nga menyra se si ai'ajo u soll me ty. Pyeteni se si ndihet ai/ajo. Mbi 95% te rasteve personi shpreh ndjenjat e tij gjithashtu, pse do te pyesesh. E para ti more hapin e pare i the se si ndihesh, por ne te njejten kohe i le vend edhe atij/asaj te shpjegohet.
    Mbylleni biseden duke i thene se e keni ne karakter te nxeheni shpejt por e keni me 5 minuta. Me pas beheni serish shoke dhe falni shpesh. Bejeni serish te ditur qe keni deshire qe te jeni kolege pune dhe te keni harmoni, prandaj le ti harrojme ato qe ndodhen dhe ti japim njeri tjetrit doren si fillimi i nje dite te re.

    Eshte e rendesishme te shprehni tek ai/ajo ate cka ndjeni. Me dukeni nje njeri me zemer te mire, dhe gjithashtu kam pershtypjen se inatin e keni me 5 minuta si puna ime.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Jeans

    Vitin qe kaloi nderrova 8 pune, aq sa njerezit nuk me pyesnin me si je, por ne c'pune fillove sot. Mendoj se konfrontimi eshte me teper justifikim per te ikur nga nje pune qe nuk shtyhet me. Dhe une ndihesha ne te njejten menyre. Puna me terhiqte vetem javen e pare pastaj me bezdisej, dhe mjeftonte shkaku me i vogel per te ikur. Para 3 muajsh kam gjetur nje pune qe me pershtatet dhe me kenaq. Ka patur shume incidente, prej te cilave ne punera te tjera do jepja dorheqjen, por ketu ja vlen ti duroj. Mendoj se thjesht nuk ke kapur akoma punen e duhur

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    SSALB me ato qe thua ti une duhet te kisha ndryshyar dyfishin e puneve. Ja ku jane edhe te keqijat e kesaj.
    Po marr poziten e "Employment Consultant" (keshilloj klientet cdo dite per mardheniet e tyre me punen), dicka qe kryej per ora te tera cdo dite.
    Eshte e mira ti konfrontosh njerzit por ne te njejten kohe te kesh konsiderate per ndjenjat e personit me te cilin po beni konfrontimin. Ka dy lloj konfrontimesh ai agresiv dhe ai konsultativ. ne 99% te rasteve qe kam sugjeruar nje konfrontim konsultativ, eshte vene re ka qene thjesht nje keqkuptim.
    Ne njerzit vijme nga bote te ndryshme, kemi eksperienca te ndryshme ne jete, dhe mbi te gjitha kemi nje kulture pune krejt ndryshe nga pothuajse e gjitha bota perendimore.

    Problemet qe sjellin ndryshimet e puneve:
    Gjithcka qe nje kompani ofron i humbisni momentin qe largoheni nga puna.
    Gjithnje pagesa juaj do te jete me e ulet se e shume personave te tjere qe kane aty per disa vite.
    Ti gjithnje e fillon nga e para. Merr njohuri nga secila pune dhe ajo ehste gje e madhe por ne te vertete nuk specializohesh ne asgje. Dikush do te te keqkuptonte per nje person jo te qendrueshem, dhe kjo eshte nje karakteristike negative.
    N.q.s une isha punedhenese do te te beja pyetje te cilat ti edhe mund ti kesh hasur aty si p.sh.
    1 Pse keni nderuar kaq shume pune per nje kohe kaq te shkurter?
    2 C'fare ju shtyn te mendoni se do te gjeni punen ideale ne kompanine tone?
    3 C'fare keni ju me shume nga te gjithe aplikanet e tjere?
    4. Cfare ju pelqente me shume nga puna e pare dhe c'fare jo? Pse?
    5 Cfare mendoni kur njerzit ju kritikojne per dicka?
    6. C'fare ju terheq kjo kompani? Cfare ju beri qe te aplikonit ketu?
    7. Pse jeni larguar nga gjithe keto pune?

    Jeans-Boy, mund te te jap nje liste te tere me mbi dymije pyetje te ndryshme qe nje punedhenes mund te te pyesi, megjithate do te qendrj me keshillen qe te kam dhene ne shkrimin me lart. Pergjigjen e kam dhenne nga praktika.

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Gjithkush ka nje prirje apo preference! Perpiqu te gjesh nje pune ku raporti yt me profesionin te jene ne optimum. Ndoshta kjo do te te ndihmoje per t`i dhene zgjidhje mosmarrveshjes me veten. Puna eshte burim i te mirave. Pervec te ardhurave ajo te jep sigurine dhe qetesine si asgje tjeter. Ne rastet kur punedhenesi te neperkemb personalitetin, eshte normale te prekesh dhe te largohesh nga kjo pune, pavaresisht nga te ardhurat qe te siguron. Ndoshta ky eshte njeri nga shkaqet qe te trondit dhe ti nuk e perballon faktin. Para se te konsiderosh kete duhet t`i besh vetes analize nese ke qene korrekt me detyrat qe te takojne.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Ju falenderoj per pergjigjet.
    Atehere..,une jam diplomuar per ing mekanike, pune te cilen s'e kam bere kurre.Tani punoj si punetor ne nje fabrike.
    Nese me ndodh te merzitem ne pune aq sa te them se do te largohem,kjo nuk me vjen aspak ngaqe jam i diplomuar dhe bej punetorin.Nuk eshte ky fakti qe me ben te ndiej ndonje boshllek brenda meje, sepse une do te pastroja edhe banjat nese kjo do te me mundesonte nje jete te theshte dhe nje kursim minimal.
    Kontradikta qendron te ai konfrontim apo mungese konfronti qe me sugjeroni ju.
    Nese une nuk diskutoj per nje pakenaqesi te lindur ne pune,ndrydh brenda meje shijen e keqe te nje mosmarrevehjeje.Ndersa, nese diskutoj dhe nuk gjej nje mirekuptim te shpejte,jam gati te them "ika une!"
    Fakti qe me shqeteson eshte se mendoj se po te ishte nje tjeter ne vendin tim ne te njejten situate,nuk do t'i jepte zgjidhje me largimin nga puna.Nuk e di nese me vjen kjo nga ndonje krenari idioto-egoiste apo mungese karakteri te forte....
    ...niente che amassi di piu'...

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Krenaria eshte virtyt. Nuk eshte ego apo idiotesi. As karakteri yt nuk me duket i manget. Ti je ne gjendje t`i besh analize vetes dhe kjo tregon qe je me kembe ne toke. Mendoj qe kemi te bejme me nje kompleks (ndoshta inferioriteti), qe mund ta kesh mbartur nga femijeria. Mendoj se ne femijeri nuk ke qene rrebel dhe ke pranuar nga prinderit cdo kritike, me vend apo pa vend. Ndoshta ata kane qene posesive me ty dhe kjo ndikon ne karakterin e njeriut per keq sepse kjo mardhenie nuk te jep te drejte te mbrohesh apo te kundershtosh. Ndoshta prinderit e tu nuk kane vleresuar kurre veprimet e tua. Mendoj qe te duhet pune me veten. MESO TE SFIDOSH. Vleresoje veten me shume. Perpiqu te kundershtosh dhe ne cdo rast perdor argument te pranueshem. Beje prove sa te te dale "frika" sepse njerezit kur te shohin te bute, te vene kemben. Sado te ndryshosh vende pune, perseri do te ndeshesh me njerez te tille, dhe historia do te filloje nga e para. Nuk jam psikologe por shpresoj te te kem ndihmuar sadopak. Mendoj qe na vlejne eksperiencat e njeri-tjetrit. Kam perjetuar vete situata te tilla. Per hir te edukates, kam duruar shume gjera dhe pasojat rendonin ne kurrizin tim. Duaj veten dhe mos lejo askend te te cenoje!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Duhet te kesh te drejte...
    ...niente che amassi di piu'...

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet nė Bllog
    17
    Zgjidhja nuk eshte largimi nga puna sa here qe kontradikta e pare te lind ne nje vend pune me njerezit te cilet punon. Nuk besoj se ne kete mes futet virtyti, vesi apo krenaria. Nuk besoj se eshte as nje problem karakteri, thjeshte per mendimin tim ti nuk ke te qarta prioritetet e jetes tende.

    Prioritetet e futin gjithcka ne nje kontekst. Edhe une kam bere pune te rendomte kur kam qene ne shkolle, por kjo nuk me lodhte pasi prioriteti im ishte te mbaroja shkollen dhe shkolla kerkonte te ardhura qe i siguronte puna e rendomte. Sigurisht qe per momentin nuk ndjen kenaqesi me punen qe ben, por ajo qe te qeteson eshte mendimi se kjo e nevojshme per te arritur ate synim qe i kam vene vetes.

    Thjeshte te duhet te mendosh mbi prioritetet e tua afatgjate, ku do te arrish, si do ti arrish keto priorite dhe jam i bindur qe vete koha do te kaliti durimin qe te mungon.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •