Zgjidhja nuk eshte largimi nga puna sa here qe kontradikta e pare te lind ne nje vend pune me njerezit te cilet punon. Nuk besoj se ne kete mes futet virtyti, vesi apo krenaria. Nuk besoj se eshte as nje problem karakteri, thjeshte per mendimin tim ti nuk ke te qarta prioritetet e jetes tende.

Prioritetet e futin gjithcka ne nje kontekst. Edhe une kam bere pune te rendomte kur kam qene ne shkolle, por kjo nuk me lodhte pasi prioriteti im ishte te mbaroja shkollen dhe shkolla kerkonte te ardhura qe i siguronte puna e rendomte. Sigurisht qe per momentin nuk ndjen kenaqesi me punen qe ben, por ajo qe te qeteson eshte mendimi se kjo e nevojshme per te arritur ate synim qe i kam vene vetes.

Thjeshte te duhet te mendosh mbi prioritetet e tua afatgjate, ku do te arrish, si do ti arrish keto priorite dhe jam i bindur qe vete koha do te kaliti durimin qe te mungon.