-
Perjashtuar
Mediat Zvicërrane publikojnë ligjëratën për jetën e Pejgamberit s.a.v.s
Si asnjëherë ma parë, mediat zvicerane i japin hapësire shënimit të ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. nga ana e muslimanëve në Zvicër.
Krahas publikimit të lajmit nga Tv Cyrih dhe gazeta ditore e Wtzikonit në kantonin e Cyrihut, gazeta Zürcher Oberländer e cila botohet në kantonin e Cyrihut i ka kushtuar hapësirë edhe ligjëratës së mbajtur nga Mr. Bashkim Aliu në Qendrën Islame të Wetzikonit me temën:“Muhamedi s.a.v.s. pejgamber i dërguar mëshirë për botërat-rahmetun lil alemin“.
Njohësit e rrethanave në Zvicër komentojnë se ky interesim është rezultat i referendumit për minaret dhe deklaratave të Gadafit për xhihad kundër Zvicrës. Nga ana tjetër, ata po ashtu theksojnë se kjo është edhe rezultat i aktivizimit të muslimanëve në drejtim të thirrjes së zviceranëve që për së afërmi të njihen me fene islame dhe për atë se çka ndodh në xhami dhe në manifestimet e tyre.
Sa për ilustrim, në shënimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s. në Qendrën islame të Wetzikonit morrën pjesë edhe gazetarë zviceran. Gazetari i gazetës Zürcher Oberländer i cili prezentoi në këtë organizim, plot emocione hyri edhe në xhami dhe e ndjeki faljen e namazit të iqindisë. Nga fascinimi me formën e adhurimit të muslimanëve, edhe ai i bëri të njejtat lëvizje si që i bëjnë muslimanët në namaz. Po ashtu, gazetari në fjalë u shpreh se pas dëgjimit të ligjëratës së Bashkim Aliut, ka ndryshuar shumë në botëkuptimet e tij për atë se kush ka qenë Muhamedi s.a.v.s. dhe çfarë feje është Islami.
Mr. Bashkim Aliu
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt