Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nesër është dita e kujtesës kombëtare,festë kundër komunizmit

    http://www.botasot.info/img/10BERISHA-KON.jpg


    Berisha: Nesër festë kundër komunizmit

    Kryeministri fton qytetarët të festojnë rrëzimin e komunizmit: Ftoj ata që besojnë në votë dhe jo në dhunë
    Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp, ka ftuar gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festimit që organizon nesër PD, në një koncert të fitores së demokracisë. Kryeministri Berisha tha se nesër është 20 vjetori i një prej ditëve më të mëdha në historisë e Shqiptarëve, dita e përmbysjeve të rregjimit totalitar.

    “Nesër është dita e kujtesës kombëtare, e genocitit, torturave dhe persekutimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Ju ftoj qytetarë të bashkohemi nesër në një koncert festiv.”, ka deklaruar Berisha.

    Duke ftuar edhe gazetarët të jenë pjesë e kësaj feste, Berisha nënvizoi duken nënkuptuar opozitën që bën dhunë tha: “Ne bëjmë feste, ndryshe nga të tjetër ne festojmë”

    Ai bëri ftesë kujtdo që e ndjen të festojë, për të nderuar kështu guximin mbinjerëzor të studentëve dhe të rinjve të viteve 90.

    “Të festojmë sakrificën e studentëve që rrezuan diktaturën dhe shtatoren e diktatorit më të egër në Ballkan. Përmbysja e bllokut dhe shtatores përbën një gjë të veçantë .Ftoj të bashkohen nesër të bashkohen me ne gjithë Shqiptarët, për arritjet e Shqipërisë që sot është anëtare e NATO-s.”, tha Berisha

    Ai ftoi po ashtu në këtë festë, të gjithë qytetarët e këtij vendi që lëvizin sot të lirë në gjithë Europën të festojmë ditën e lirisë.

    “Ftoj studentët, burrat, gratë që besojnë tev vota e lirë dhe që besojnë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë”, tha Berisha.

    “Nesër duhet të bashkohemi për të festuar në mënyrën më të qytetëruar. 20 shkurti është data ku u çelën liritë tona”, tha kryeministri Sali Berisha.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Topalli: 20-vjetori i rrëzimit të Enver Hoxhës, festa e lirisë

    http://www.botasot.info/img/245topalli_19.02.11(1).jpg


    Topalli: 20-vjetori i rrëzimit të Enver Hoxhës, festa e lirisë

    Në përkujtim të 20-vjetorit të rrëzimit të simboleve të diktaturës komuniste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në ekspozitën me foto dhe dëshmi të kësaj ngjarjeje historike e cila shënoi gurin e themelit të lirisë dhe demokracis
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli deklaroi sot se 20 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit të Enver Hoxhës, është festa e lirisë.

    “Një përvjetor i jashtëzakondshëm, pasi ishte diktatura më e egër dhe liria ishte gjeja me e munguar dhe kjo ishte gjeja më e pabesueshme dhe emocionet më të mëdha që ka përjetuar çdo shqiptar”, ka pohuar Topalli në një deklaratë me rastin e hapjes së një ekspozite pranë Kuvendit për 20-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit.

    “Jemi pas 20 viteve, rrënies së diktatorit më të egër dhe më mizor ku në thelb kishte tekstin mbi qënien njërëzore. Sot përjetojmë lirinë dhe emocionet e demokracisë me kurajo të madhe. Nesër është një festë kombëtare, festa kombëtare e lirisë dhe jam e sigurtë se çdo shqiptar do ta festojë me të njëjtat emocione që bashkon një komb në lirinë drejt së ardhmes”, theksoi më tej Topalli.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    e kjo duhet te festohet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •