Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Rezolutë për Kosovën nga kryediplomatët e Konferencës Islamike



    Rezolutë për Kosovën nga kryediplomatët e Konferencës Islamike

    Në seancën përmbyllëse të Ministerialit të Organizatës së Konferencës Islamike, mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare miratuan Rezolutën e re ‘Mbi Situatën në Kosovë’.


    Kjo Rezolutë, e iniciuar nga Shqipëria dhe miratuar me unanimitet të plotë nga 57 shtetet anëtare të OKI-së, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe përbën një sukses të madh për Kosovën dhe njohjen e saj të mëtejshme. OKI i referohet në dokumentin e saj, deklaratës së pavarësisë së Kosovës, dhe përmes kësaj Rezolute evidenton qartë se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen evropiane. Rezoluta evidenton, gjithashtu, se Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

    Pas miratimit të Rezolutës, zëvendëskkryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta tha: “Rezoluta ‘Mbi Situatën në Kosovë’, është dëshmi e qartë e mbështetjes së fuqishme të vendeve anëtare të OKI-së ndaj shtetit të ri të Kosovës, të cilët vlerësojnë se pavarësia e saj ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, dhe ka kontribuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”.

    Rezoluta reflekton gjithashtu zhvillimet me te fundit në Kosovë, veçanërisht zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, të administruara për herë të parë nga institucionet e Kosoves dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht për klimën paqësore dhe rritjen e pjesëmarrjes së pakicës serbe në to; angazhimin e autoriteteve vendore e ndërkombëtare për forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët e saj.

    Vendet anëtare të OKI-së, për herë të parë, mirëpresin perpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si një kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

    Në këtë kuadër, Meta shtoi se: “Miratimi i kësaj Rezolute, nga të gjitha vendet anëtare të OKI-së, veçanërisht nga ata që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke na forcuar besimin se vende të tjera të kësaj Organizate pritet ta njohin shtetin e ti në të ardhmen e afërt”.

    Në Rezolutë, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe komunitetit ndërkombëtar, që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së saj.

    Rezoluta gjithashtu ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të OKI-së që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu shtetin e ri në axhendën e përhershme të OKI-së. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Shumë analistë-politikë shqiptarë akuzonin OKI për mosnjohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës, thua se Kosova ishte numër një në agjendën politike të kësaj organizate fetare. Ishte gabim i madh i këtyre mosnjohësve të politikës dhe botës arabe-islame kur është në pyetje njohja e pavarësisë së saj, të cilët për bazë të kësaj njohjeje merrnin faktorin e përbashët fetar-islam midis Kosovës dhe kësaj bote, ndërsa në anën tjetër në të gjitha analizat e tyre publike shanin dhe i bënin thirrje kryeministrit Sali Berisha që ta nxjerr Shqipërinë nga anëtarësia në këtë organizatë. Duke e akuzuar se ishte ai "islamisti" kryesor i cili Shqipërinë e kishte anëtarësur në OKI!? Pra, shikoni dyfëtyrësinë dhe moralin e dyfishtë të këtyre analistëve politikë; e shajnë këtë organizatë pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si shtet me shumicë fetare islame, ndërsa në anën tjetër akuzojnë Sali Berishën se Shqipërinë po e kthen prapa në Lindjen e Mesme, në vend se ta anëtarëson në BE, dhe se Shqipërinë po e islamizon dhe po e bënë shtet musliman në Evropë!?
    A ka dikush që mund t'i bije në fije kësaj politike prej dy arshinësh veprimi, që kupton këtë maskaradë dhe këtë imoralitet në publicistikën shqiptare, andej dhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar pa dallim, pra të na e shpjegojë se ku fillon dhe ku mbaron injoranca dhe hipokrizia në politikën dhe mendësinë shqiptare?!

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Somalia njohu pavarësinë e Kosovës dhe bëhët shteti i 69 nga 192 shtetet e botes që e kanë njohur Kosovën, gjithashtu Somalia është shteti i 17 nga 57 shtete sa numëron Konferenca Islamike, si dhe Somalia është shteti i 8 nga 22 shtete sa numëron Liga Arabe
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Shumë analistë-politikë shqiptarë akuzonin OKI për mosnjohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës, thua se Kosova ishte numër një në agjendën politike të kësaj organizate fetare. Ishte gabim i madh i këtyre mosnjohësve të politikës dhe botës arabe-islame kur është në pyetje njohja e pavarësisë së saj, të cilët për bazë të kësaj njohjeje merrnin faktorin e përbashët fetar-islam midis Kosovës dhe kësaj bote, ndërsa në anën tjetër në të gjitha analizat e tyre publike shanin dhe i bënin thirrje kryeministrit Sali Berisha që ta nxjerr Shqipërinë nga anëtarësia në këtë organizatë. Duke e akuzuar se ishte ai "islamisti" kryesor i cili Shqipërinë e kishte anëtarësur në OKI!? Pra, shikoni dyfëtyrësinë dhe moralin e dyfishtë të këtyre analistëve politikë; e shajnë këtë organizatë pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si shtet me shumicë fetare islame, ndërsa në anën tjetër akuzojnë Sali Berishën se Shqipërinë po e kthen prapa në Lindjen e Mesme, në vend se ta anëtarëson në BE, dhe se Shqipërinë po e islamizon dhe po e bënë shtet musliman në Evropë!?
    A ka dikush që mund t'i bije në fije kësaj politike prej dy arshinësh veprimi, që kupton këtë maskaradë dhe këtë imoralitet në publicistikën shqiptare, andej dhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar pa dallim, pra të na e shpjegojë se ku fillon dhe ku mbaron injoranca dhe hipokrizia në politikën dhe mendësinë shqiptare?!
    Mosnjohja e pavarsise ishte nje arsye me shume per tu larguar nga ajo organizate.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kosova duhet te qendroi sa me larg vendeve islamike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kosova duhet te qendroi sa me larg vendeve islamike
    Drenicak,
    Sa herë që komenton lidhur me Kosovën dhe (mos)raportet e saja me vendet islamike, tregon se s'ke haber me këto çështje si dhe me politikën globale ndërkombëtare, prandaj nuk e di pse shfaq mosnjohuritë tua pa të pyetur askush!? Kur nuk i njeh gjërat më mirë hesht!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Beogradi: Shqipëria paraqiti aspektin fetar të Kosovës në OKI


    http://bw.balkanweb.com/kosova/2686/...oki-12014.html



    BEOGRAD-Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borko Stefanovic, e ka akuzuar Shqipërinë se në konferencën e Organizatës së Konferencës Islamike është munduar që problemin kosovar ta paraqesë në baza fetare dhe jo etnike.
    Agjenciakosovare e lajmeve Telegraf bën të ditur se Stefanovic u ka thënë gazetarëve në Beograd se delegacioni i Shqipërisë në konferencën e OKI në Dushanbe të Taxhikistanit, ka ofruar një tekst-rezolutë për Kosovën me anë të së cilës afirmohet pavarësia e saj, ftohen vendet anëtare që ta njohin Kosovën dhe kërkohet që OKI, siç tha ai, “të mbështesë kosovarët dhe myslimanët në Ballkan”.

    “Është vërejtur një tentativë e qartë, e pabesë, që problemi i Kosovës të paraqitet në aspekt fetar dhe jo në atë etnik”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se në tekst thirret edhe për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, përshëndetet anëtarësimi në FMN dhe BB dhe pohohet përcaktimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Sikur keto vendet islamike ta njihnin Kosoven ne bllok ky do te ishte nje bombardim i dyte i Serbise.Por ce do,fatkeqesisht vetem amerikanet ishin ata qe ja thyen brinjet Serbise.Nuk e kuptoj pse e zgjasin kta arabet dhe myslimanet e tjere?

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    PD përshëndet Rezolutën e miratuar nga OKI

    Partia e Drejtësisë përshëndet rezolutën e miratuar në Mbledhjen Ministrore të Organizatës së Konferencës Islamike të mbajtur në Taxhikistan, “Mbi Situatën në Kosovë”, si shprehje e evoluimit pozitiv të qëndrimeve politike të shteteve anëtare të kësaj organizate në drejtim të njohjes së pavarësisë dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës- është thënë në një konferencë për media të kësaj partie.


    PD njëkohësisht përshëndet edhe pjesëmarrjen dhe paraqitjen e presidentit të Kosovës në Forumin Botëror Ekonomik Islamik të mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzi, si dhe vizitën e kryeministrit të vendit në Republikën e Turqisë, si veprime politike që mund të gjenerojnë investime shumë të nevojshme dhe të rëndësishme ekonomike nga shtetet e Organizatës së Konferencës Islamike

    Nga ana tjetër, kjo pari ka kundërshtuar propozimin nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës të Rregullores “kundërkushtetuese dhe kundërligjore që parasheh ndalimin e shkollimit për vajzat myslimane të cilat bartin mbulesën e kokës si shprehje e identitetit të tyre fetar manifeston konfuzionin e plotë politik të udhëheqjes komunale të kryeqytetit përkitazi me këtë çështje”. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Rezoluta e OKI-t, afirmim dhe mbështetje për Kosovën

    Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka vlerësuar të hënën se miratimi në mënyrë unanime i rezolutës së re për Kosovën, në sesionin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të 57 vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, të iniciuar nga Shqipëria - shënon një arritje tjetër në njohjen e mëtejshme të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës dhe padyshim, një sukses të diplomacisë së Shqipërisë.


    Që në fillim, siç theksoi Meta, rezoluta i referohet Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të 17 shkurtit 2008, çka do të thotë që është një afirmim dhe mbështetje e mëtejshme për Kosovën e pavarur dhe evropiane. Rezoluta, sipas tij, evidenton qartësisht interesin e vendeve të OKI-t për të gjithë popullin e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike e fetare dhe rëndësinë e tij për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit, si një i tërë.

    Rezoluta, siç theksoi Meta, reflekton progresin e bërë në Kosovë pas pavarësisë, në forcimin institucioneve demokratike në të gjitha nivelet, dhe se pavarësia ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm në Kosovë.

    Për herë të parë, vendet e OKI-t, përmes rezolutës së miratuar, mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si një kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

    Thirrja e rezolutës, drejtuar të gjitha vendeve anëtare të OKI-t, institucioneve financiare të saj dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar, për të kontribuar në forcimin e ekonomisë së Kosovës, dëshmon – sipas Metës, gjithashtu për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, “duke na forcuar besimin se vende të tjera të kësaj organizate pritet ta njohin shtetin e ti në të ardhmen e afërt”. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •