Keto 150 milion Euro sikur te mos ishin familjarët e Thaqit, a thua a do i kishte fituar ndokush tjeter ne vend ?!
Keto 150 milion Euro sikur te mos ishin familjarët e Thaqit, a thua a do i kishte fituar ndokush tjeter ne vend ?!
qa ju keni kap per hashimi more thaqit juve :P lene rahat njerin
if love is the answer, could you rephrase the question?
ja i japimm pitibull si mbetet fyt :P
if love is the answer, could you rephrase the question?
Raporti Intim
Alex Anderson në një raport për YIHR pështynë në disa media, duke i bërë një favor bashkëshortes së tij që udhëheq një emision në RTK. Klan Kosova do ta padisë për shpifje. Baton Haxhiu, drejtor i Klan’it, dyshon se raporti i Andersonit është i ndikuar nga bashkëshortja e tij, Jeta Xharra. Analisti Mufail Limani thotë se është dëshpëruese kur sheh njerëz si Anderson që vijnë në Kosovë dhe përfshihen në fushata militante politike ose biznesore, duke marre anë.
Ish drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Alex Anderson, shumë shpejt pritet të paraqitet në bankën e të akuzuarit. Në Gjykatën Ekonomike tashmë është dorëzuar një padi kundër tij. Ajo vjen nga Televizioni Klan Kosova.
Padia i ka rrënjët në një raport të prezantuar ditë më parë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) me titullin ”Kufizimi i hapësirës publike”. Anderson, autor i këtij raporti, kishte shkruar se Klan Kosova ka favorizuar Partinë Demokratike të Kosovës gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
Sipas këtij raporti, ky anim është vërejtur edhe më shumë gjatë debateve televizive në Klan Kosova, ku në tavolinën e analistëve ishin ulur analistë që mbështesin PDK-së. Kjo i ka mjaftuar Baton Haxhiut, drejtor ekzekutiv në Klan Kosova, që të ngre padi ndaj Andersonit.
“I preferoj zotit Alex që të gjejë një avokat të mirë për të sjellë qoftë një argument të vetëm për atë që ka shkruar. Nëse e gjen vetëm një argument të vetëm, jam i gatshëm t’i kërkoj falje. E lëre më të këtë qëndrim të tillë që Klan Kosova ka favorizuar dikë në mënyrë eksplicite”, thotë Baton Haxhiu për Express.
Sipas tij, Alex Anderson para se gjithash është i dashur i udhëheqëses së organizatës “Birn” Jeta Xharra.
“I njohur si analist i problemeve politike që nga koha kur ka qenë udhëheqës i zyrës së ICG në Kosovë është afruar me mentalitetin kosovar, duke u zhveshur shumë nga objektiviteti i një britaniku”, shton Haxhiu.
Ai vlerëson se Anderson ka pas një qëndrim profesional dikur, por gjendja emocionale e tij karshi të dashurës e ka çekuilibruar për të qenë korrekt në raport me mediat.
Sipas Haxhiut, Anderson jep referenca të paqëndrueshme dhe të dëmshme, duke tejkaluar jo vetëm vetën e tij, por edhe shtetësinë e tij britanike, ku sipas Haxhiut, fjala e lirë dhe mendimi ndryshe i individëve është pjesa kryesore e demokracisë.
“Alex Anderson, në raportin e kësaj organizate, moralisht do duhej të abstenonte të shkruajë dhe pasqyruar mediat në Kosovë, sepse e dashura e tij përfaqëson një koncept medial që është pjesë e RTK-së”, thekson Haxhiu.
Sipas tij, argumentet e Andersonit se Klan Kosova ka favorizuar PDK-në gjatë zgjedhjeve janë naive, qëllimkëqija dhe të paargumentuara.
“Ai merr Mufail Limanin dhe Berat Buzhalen si arsye kryesore pse Klan Kosova ka favorizuar PDK-në në debatet e saja”, shton Haxhiu.
Por, ai vlerëson se ekzistojnë tri çështje që e bëjnë këtë qëndrim qesharak, joprofesional dhe moralisht të paqëndrueshëm.
“I pari ka të bëjë me individin prezent në debat; analistët, gazetarët kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre dhe të argumentojnë politikisht se çfarë është pozicioni i tyre prej analistit. Është mendim i lirë i secilit të shprehet për atë që ka të thotë. Një analist me emrin Alex do duhej të turpërohej kur vendos numrat dhe emrat si arsye për debate në studio”, vlerëson Haxhiu.
Sipas tij, të kesh mendim publik dhe të akuzosh dikë për atë qëndrim është mëkati më i madh që i bëhet sistemit medial dhe njeriut publik.
“Prandaj Alex ka ballkanizuar mendimin e tij, duke qenë krejtësisht jokorrekt dhe i pabesueshëm për çfarëdo që shkruan në të ardhmen. Është keq kur njeriu me një prapavijë të tillë profesionale qet në shesh emocionet prej bashkëshorti në një raport të tillë”, thekson Haxhiu.
Në një takim me Haxhiun, Anderson i kishte thënë se në emisionin “Zona e Debatit” iu ka dhënë përparësi analistëve që Anderson i quan pro PDK.
“E para, unë gjatë fushatës zgjedhore kam udhëhequr emisionet e komunave dhe jo debatet me analiste dhe fakti se Armand Shkullaku ka qenë udhëheqës i debateve shihet se ky njeri nuk ka shikuar fare debatet televizive. Së fundi kur analizohet një medium, ai duhet të analizohet në 24 orët e programit”, thekson Haxhiu.
Baton Haxhiu thotë se nuk i ndihmohet “BIRN-it” as të dashurës së tij (Jeta Xharra) të bëjë diçka profesionale, nëse sipas tij, Anderson shkruan keq dhe analizon keq për mediume tjera.
Ai tregon se pikërisht gjatë fushatës zgjedhore, PDK-ja ka ndërprerë reklamat zgjedhore në Klan Kosova. “Interpretuesi i tij, që supozoj të jetë bashkëshortja, për shkaqe kolegjiale është dashur ta ruajë bashkëshortin nga kjo mënyrë e të analizuarit. Besoj se as Jeta Xharra të jetë gjyqtare nuk i ndihmon turpit të Alex Andersonit. Tek e fundit, Klan Kosova është medium që vetëfinancohet, nuk ka donacione dhe nuk merr fonde nga askush. Prandaj kemi ngritur padi në Gjykatën Ekonomike”,thotë Haxhiu.
Ndërkohë, gjatë një debati televiziv në “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, Anderson ka insistuar se gjatë fushatës zgjedhore Klan Kosova ia ka mbajtur anën PDK-së. “Klan Kosova ka treguar afërsi gjatë fushatës me PDK-në”, ka thënë Anderson.
Ndërkohë, Mufail Limani, analist politik i akuzuar nga Anderson se ka përkrahur me analizat e tij Partinë Demokratike të Kosovës, thotë se “nuk i jep pesë pare për këto etiketa”.
“Unë nuk përfaqësoj në asnjë mënyrë PDK-në. As kam mandat, as direktivë, as interes, as dëshirë”, shton ai për Express.
Limani thotë se PDK-në e sheh si një parti në formësim e sipër, sikur që janë edhe partitë të tjera politike, dhe se e tillë çfarë është sot, PDK-ja në të vërtetë nuk përfaqëson botëkuptimin- bindjet dhe besimet e tij.
“Por, unë e pranoj që kam respekt për disa nga udhëheqësit e PDK-së, sikur që kam respekt të madh për disa nga udhëheqësit e partive të tjera tona, sidomos nga LDK dhe nga AAK. Kjo sepse kam respekt për ata që e kanë bërë historinë e këtij vendi, duke e kundërshtuar Serbinë dhe duke e udhëhequr vendin drejt ndërtimit të demokracisë perëndimore”, vlerëson ai.
Limani thotë se nuk i merr shumë personalisht akuzat se gjatë fushatës zgjedhore apo në shkrimet e tij ka qenë "pro-PDK".
Sipas tij, një ide e tillë nuk mund të jetë asgjë tjetër pos vazhdimësi e fushatave politike militante, ku karakteristikë kryesore është se absolutisht askujt nuk njihet statusi i civilit.
Limani shton se nuk është vetëm dëshpëruese, por është edhe iluminuese, kur sheh se ka edhe disa nga njerëz nga perëndimi si Alex Anderson që vijnë dhe, pas një kohe, përfshihen, me ose pa vetëdije, “në fushata militante politike ose biznesore, duke marrë anë”.
“Shkurt, për ata që nuk arrijnë të kuptojnë çfarë dua të them, po e përsëris me fjalë të tjera: Nuk i jap pese para për ato etiketa!”, përfundon Limani.
Edhe Gazeta Express, medium i apostrofuar sipas kritereve bashkëshortore në raportin e YIHR’it, ka angazhuar avokat për të ndjekur rrugën ligjore ndaj shpifjeve të ngritura nga Alex Anderson.
Krijoni Kontakt