Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Maks Velo padit në polici për dhunim biznesmenin Shpëtim Dema

    28/05/2010 - 10:14 - Goditet arkitekti
    Maks Velo,
    biznesmeni
    shoqërohet në polici

    TIRANE- Një biznesmen është shoqëruar në polici pasi akuzohet se ka rrahur inxhinier arkitekt, artistin e pikturës, dhe njëkohësisht publicistin, Maks Velo. Shpëtim Dama u shoqërua nga shërbimet e policisë mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas orës 21. 30 minuta kur u mor dhe kallëzimi penal i Maks Velos.
    Ngjarja e rëndë, sipas vetë Velos lidhet me një shkrim në formë komenti të kryer prej vetë atij në një të përditshme, ku përcaktonte 9 objekte që sipas tij, kishin arkitekturën më të shëmtuar në Tiranë. Personi i shoqëruar sipas të njëjtit pretendim, është bashkëpronar në ndërtimin e një objekti që ndodhet përballë hyrjes së stadiumit kombëtar 'Qemal Stafa' në Tiranë. “ Maks Velo në kallzimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit në një media të shkruar, të një artikulli më datë 11.03.2010.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
    Menjëherë pas kësaj është bërë identifikimi dhe më pas shoqërimi i shtetasit Shpëtim Dama, 50 vjec, me banim në Tiranë, me profesion Biznesmen.
    Dama është marrë në pyetje nga policia, ku sipas burimeve pranë uniformave blu, rezulton të ketë pranuar debatin që ka pasur me Velon, ndërsa ka mohuar të ketë qenë autor i ndonjë sulmi të dhunshëm ndaj tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbi stadiumin "Qemal Stafa", kur Velo kthehej nga krahu i kodrave të Liqenit Artificial.
    Sipas kallëzimit penal, Velo pretendon të jetë goditur me grushte dhe mjete të forta në kokë. Ndërsa policia ka kërkuar ekspertimin e mjekut ligjor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit nga goditja. Fatmirësisht, nga goditjet artisti me profesion arkitekt nuk pësoi dëmtime të rënda, apo që mund të cenonin gjendjen e tij shëndetësore.
    Deri në orët e vona të natës biznesmeni ka qenë i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërkohë materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.
    (s.g/Balkanweb)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nuk eshte goditur Maks Velo por vete shteti shqiptar, ku sundon mafia e etur per fitime perrallore, me cdo cmim. Idealisti nuk mbijeton dot ne kete ferr. Megjithate Maksi e beri te veten, megjithese cdo gje eshte shkaterruar dhe s`ka mbetur gje per te shpetuar tani, ne abuzimin me territorin dhe arkitkturen, qe buron nga ligji per kthimin e pronave, etj., nga mungesa e planit urbanistik, etj.
    Tirana tashme eshte nje pus i qelbur dhe i ndotur ku eshte veshtire te banohet, me ndertesa ngjitur njera me tjetren, ku te zihet fryma nga era e plehrave, tymrave dhe pluhurave.
    Por mafia u pasurua, pak rendesi ka se c`vuan populli.
    Sikur te mos i mjaftonin Maksit vitet e diktatures, tashme po e ndeshkon edhe "demokracia".
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ajo qe thote Maks Velo eshte se Shqiperine e ke pushtuar mafia e ndertimit.
    Dhe eshte me se e vertete. Eshte kjo mafie e pasur tashme qe ka shkaterruar krejt plazhet, qytetet, rruget, krejt pejsazhin normal te vendit tone.
    Maks Velo eshte nga te paktit qe ben nje denoncim qytetar te tille dhe eshte per tu pergezuar.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ngjarje mjaft e shëmtuar. Në rradhë të parë është ana morale, të goditet një njeri i moshuar, dhe më pas vijnë shkeljet ligjore dhe mafia e ndërtimit. Megjithëse kanosjet dhe dhunimet fizike nuk janë risi për Maks Velon.
    relata refero

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte thjesht nje demonstrim i diktatures nen te cilen jetojne shqiptaret. Me pare diktatura te vriste ty dhe gjithe familjen tende nese thoje dicka gabim, tani te godet me grushta ose te lincon nese thua dicka gabim. Asgje s'ka ndryshuar pervecse tani byroja qeverisese ndan pushtetin me mafien dhe biznesin abuziv.
    Te jesh ambientalist ne Shqiperi, do te thote te jesh armik i popullit, te jesh shenjester ku te gjithe do te godasin..

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Komiteti i Helsinkit dënon dhunën ndaj Maks Velos. Ndalohet biznesmeni, Dema


    TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar brutal aktin e dhunës ndaj arkitektit dhe artistit të njohur Maks Velo. "Veprimet përbëjnë një sjellje të kundraligjshme, së pari, sepse cenojnë integritetin fizik të një shtetasi dhe së dyti, janë një tentativë për të ndalur ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes", thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë sot nga KSHH.

    Përfaqësues të kësaj organizate takuar z. Velo dhe i kanë sugjeruar ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore, duke i ofruar dhe asistencën e tyre, por ai hezitoi per shkak të mosbesimit të tij ndaj organeve të drejtësisë.

    "Me keqardhje konstatojmë se raste të tilla ngurimi nga shtetasit, kohët e fundit, nuk janë të pakta. KSHH i bën thirrje gjithë opinionit shoqëror për t'u bashkuar me reagimet e shumta ndaj një sjellje të tillë, e cila nuk i shkon për shtat synimeve tona, mbarë kombëtare, për një shoqëri demokratike e me të drejta njerëzore. Heshtja është me pasoja për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen tonë", citojmë nga deklarata.


    ora 08:00

    Ndalohet biznesmeni

    Drejtoria e Policisë së Tiranës ka bërë të ditur se është arrestuar biznesmeni Shtëpim Dema 50 vjeç nga Tirana pasi disa ditë më parë sulmoi fizikisht arkitektin dhe artistin Maks Velo. Që nga mbrëmja e djeshme ku shtetas gjendet i ndaluar në Komisariatin Nr. 1, për të sqaruar rrethanat e incidentit me Velon.


    Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë sqaron se për këtë ngjarje nuk ka patur dijeni më pare dhe se hetimet i ka nisur pas shkrimit të djeshëm në gazetën "Shekulli" me titull, "Goditet dhe sulmohet artisti Maks Velo".


    "Menjëherë, pas marrjes së informacionit nga media e shkruar, është marrë kontakt për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me shtetasin Maks Velo, të cilit iu mor kallëzimi rreth orës 21:30. Velo, në kallzimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit të një artikulli më datë 11 Mars të këtij viti", thuhet në njoftim.


    Më tej citojmë se "nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i cili është shtetasi Shpëtim Dama, 50 vjeç, me banim në Tiranë, me profesion biznesmen. Ky shtetas, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërkohë materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Kanosjes" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal".


    ____________

    27 Maj



    Goditet dhe sulmohet fizikisht publicisti, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, pas denoncimit të një ndërtimi në qendër të kryeqytetit, për të cilin ai kishte shprehur rezervat e veta se ishte një ndërtim që prishte pamjen sheshit ku ishte nisur të ndërtohej.

    Ngjarja ndodhi dje paradite në rrugën që del nga parku i kodrave të artificial, në sheshin pranë stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa". Arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo, denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij, nga një person të cilin ai pohoi se e mbante mend mirë dhe se ka lidhje me shkrimin e botuar prej tij në gazetën "Shekulli", ku ngre shqetësimin për ndërtesën që i shëmton pamjen kryeqytetit.

    Velo pohoi dje për "Shekullin', se sapo zbriste pas xhiros që kishte realizuar pranë kodrave të liqenit artificial, një person e kishte thirrur me emër dhe pasi ishte afruar e kishte goditur me grushte dhe duke e çjerrë në fyt. "Maksi?,- më thirri ai nga pas në një mënyrë që dukej se më njihte. Po urdhëro i thashë. Sapo m'u afrua nisi të më kërcënonte dhe të më shante. Përse më ke përmendur emrin në gazetë,- më tha. Sipas publicistit të njohur, agresori goditi në drejtim të tij disa herë me grushte dhe duke derdhur të gjithë fuqinë që kishte dhe e kishte shtrënguar duke i futur thonjtë në fyt. Arkitekti dhe piktori, nuk nguroi të akuzojë autorin e krimit, që sipas tij kishte lidhje pikërisht me shkrimin e botuar prej tij në gazetën "Shekulli" rreth dy muaj e gjysëm më parë.


    Në qafë dhe në grykë shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë ende të freskëta, ku duket qartë lëkura e gërvishur dhe fyti i nxirë. Ndërsa në dorë mban dy foto të cilat përcjellin dhunën e ushtruar ndaj tij, ku qafa e gjakosur e tij.


    Agresori sipas piktorit, nuk u mjaftua vetëm me dhunën e ushtruar ndaj tij, por sipas të dëmtuarit ai e kërcënoi me jetë. "Do të të vras fare,- më tha, dhe jo vetëm kaq, tregon artisti. Ai shton se njerëz të tillë që kërcënojnë dhe të sulmojnë vetëm për atë që ke thënë mund të bëjnë gjithçka. "Unë kam shkruar në gazetë një gjë të cilën e shohin të gjithë. Të dhënat që unë kamë hedhur në shkrim janë të publikuara në tabelën përkatëse",- tregon artisti i dhunuar. Ai e përshkroi autorin e krimit, një person rreth 1.70 cm i gjatë, i veshur ne menyre sportive.


    Letër solidarizimi me Maks Velon



    Ne miq dhe kolegë të Maks Velos jemi tej mase të indinjuar për sulmin që i është bërë dje këtij arkitekti, artisti dhe shkrimtari nga një ndërtues biznesmen në Tiranë. Maks Velo është nga të paktët arkitektë, mos i vetmi që ngre zërin sot për ruajtjen e kujtesës historike dhe të gjelbërimit në Tiranë e gjetiu, kundër shëmtimit urbanistik dhe kundër sulmit të antikulturës mbi kryeqytetin tonë. Ai ka botuar disa herë, me fotografi, shembuj negativë e pozitivë nga zhvillimi arkitekturor jo vetëm i Tiranës, por edhe i Korçës dhe vendeve të tjera të Shqipërisë. Mirëpo angazhimi i tij qytetar e pruri dje nën brutalitetin e një njeriu, i cili i ka ngulur thonjtë në fyt dhe e ka kërcënuar me vrasje vetëm pse kujton që pasuria e tij dhe lidhje të caktuara që mund të ketë me politikanë e sjell në pozitë sunduese në shoqërinë tonë, nga ku mund të mbysë edhe zërin publik.Edhe më i rëndë dhe fyes bëhet ky akt, kur mendon që është ushtruar dhunë mbi një njeri të moshuar që për lirinë e shprehjes ka vuajtur vite të tëra burgu dhe dhune. Ia drejtojmë këtë letër të hapur instancave qendrore të shtetit tonë, që të marrin masa ndaj personave të tillë agresivë dhe në përgjithësi të tregojnë shumë më tepër vëmendje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Ne jemi të gjithë njerëz që shkruajmë dhe flasim në radhë të parë në emër të një pasurie edhe në emër të një prone publike. Ndihemi të pambrojtjur, në qoftë se kushdo që ka para, që merr leje ndërtimi ose hap biznese të mëdha, mund të na kërcënojë hapur ashtu sikurse i ndodhi sot Maks Velos. Shkrimet dhe prononcimet tona nuk janë akte ligjore, ato janë shprehje mendimesh të lira që nuk mund të pengohen prej askujt (edhe sikur të ishin akte ligjore, ato mund të kundërshtoheshin vetëm në gjykata, por jo me brutalitet në rrugë të hapur, në një vend publik, sikur i ndodhi dje para hotel Sheratonit Maks Velos). Vërejmë me shqetësim se njerëz të caktuar që janë në një masë të madhe përgjegjës, bashkë me politikën, për shëmtimin e Tiranës, të rrethinave të saj, për ngushtimin e hapësirave tona të jetesës, kërkojnë ta ngushtojnë edhe lirinë tonë të botimit. Bashkisë së Tiranës, bashkive dhe komunave të tjera u bëjmë thirrje që t'i kenë në vëmendje shkrime të angazhuara si të Maksit sepse ato shprehin në fund të fundit opinionin publik dhe njëherëshi atë të profesionistit, kundër lakmisë për fitim dhe betonim që shumë shpesh po ngadhnjen mbi estetikën, mbi një zhvillim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të qyteteve tona.


    Nënshkruesit

    Ardian Klosi, Aleksandër Çipa, Andrea Stefani, Arben Kumbaro, Artan Lame, Gëzim Qëndro, Kujtim Çashku, Piro Misha, Mustafa Nano, Xhemal Mato

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ironia me e madhe qendron ne faktin se Maks Velo denoncon masakren urbanistike ne Tirane dhe ne te njejten kohe eshte mbrojtes dhe ndjekes i kryetarit te bashkise Ed Rames, i cili eshte kryetar i kesaj masakre prej 11 vjetesh.Si shpjegohet kjo?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    28/05/2010 - 10:14 - Goditet arkitekti
    Maks Velo,
    biznesmeni
    shoqërohet në polici

    TIRANE- Një biznesmen është shoqëruar në polici pasi akuzohet se ka rrahur inxhinier arkitekt, artistin e pikturës, dhe njëkohësisht publicistin, Maks Velo. Shpëtim Dama u shoqërua nga shërbimet e policisë mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas orës 21. 30 minuta kur u mor dhe kallëzimi penal i Maks Velos.
    Ngjarja e rëndë, sipas vetë Velos lidhet me një shkrim në formë komenti të kryer prej vetë atij në një të përditshme, ku përcaktonte 9 objekte që sipas tij, kishin arkitekturën më të shëmtuar në Tiranë. Personi i shoqëruar sipas të njëjtit pretendim, është bashkëpronar në ndërtimin e një objekti që ndodhet përballë hyrjes së stadiumit kombëtar 'Qemal Stafa' në Tiranë. “ Maks Velo në kallzimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit në një media të shkruar, të një artikulli më datë 11.03.2010.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
    Menjëherë pas kësaj është bërë identifikimi dhe më pas shoqërimi i shtetasit Shpëtim Dama, 50 vjec, me banim në Tiranë, me profesion Biznesmen.
    Dama është marrë në pyetje nga policia, ku sipas burimeve pranë uniformave blu, rezulton të ketë pranuar debatin që ka pasur me Velon, ndërsa ka mohuar të ketë qenë autor i ndonjë sulmi të dhunshëm ndaj tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbi stadiumin "Qemal Stafa", kur Velo kthehej nga krahu i kodrave të Liqenit Artificial.
    Sipas kallëzimit penal, Velo pretendon të jetë goditur me grushte dhe mjete të forta në kokë. Ndërsa policia ka kërkuar ekspertimin e mjekut ligjor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit nga goditja. Fatmirësisht, nga goditjet artisti me profesion arkitekt nuk pësoi dëmtime të rënda, apo që mund të cenonin gjendjen e tij shëndetësore.
    Deri në orët e vona të natës biznesmeni ka qenë i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërkohë materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.
    (s.g/Balkanweb)
    Maks Velo eshte toc! te kisha qene une nai pronar do kisha shku ti fusja i te rrafme! Pse nuk flet per 7 veprat me te bukura ai, po na fliska per 7 me te shepptutat! Po per 7 artistet me koti, per 7 idiotat e Tiranes une do tja jepja Maks Velos!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    28/05/2010 - 10:14 - Goditet arkitekti
    Maks Velo, biznesmeni shoqërohet në polici

    Maks Velo në kallzimin e tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të publikimit në një media të shkruar, të një artikulli më datë 11.03.2010.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
    a ka ndonje qe te na sjelli ketu artikullin e 11 marsit 2010 ......?????

    jam kurioz te di nese ne ate artikull ku Velo numeronte godinat me te shemtuara te Tiranes ishte edhe Piramida e diktatorit .......
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 28-05-2010 më 16:24
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    ....Nënshkruesit

    Ardian Klosi, Aleksandër Çipa, Andrea Stefani, Arben Kumbaro, Artan Lame, Gëzim Qëndro, Kujtim Çashku, Piro Misha, Mustafa Nano, Xhemal Mato...
    ...edhe Explorer.

    E neshkruaj kete deklarate sepse Mini Max Velo eshte njeri i pervuajtur i shkreti.

    Se di se sa vjet e mbajti xhaxhi Enver ne burg vetemse pse hante m u t me goje.

    Ja edhe tash ne demokraci perseri vazhdon te haje se eshte mesuar i shkreti plakush ti zbuse eshtrat.

    Me duket se ky Maxi i famshem e sulmonte dhe nuk la fjale pa thene kundra Islamit dhe Muslimaneve duke i quajtur ata funderinat e shoqerise

    Shqiptare.

    Por ja, perseri me vjen keq.

    I shkreti Velo Max, si nuk pa nje dite te bardhe.

    Goja Ham, Shpina Bam,

    Goja Ham, Shpina Bam...

    I shkoi jeta kot me kete refren monoton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 28-05-2010 më 16:41
    Ndrysho Firmën

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •