S H Q I P, 01/06/2010
VĖSHTIRĖ SE KA ZGJIDHJE PA ZGJEDHJE
Andrea Stefani
Po mbushet njė vit qė kur u ndez kriza politike pėr transparencėn e votės dhe as ndėrkombėtarėt dhe askush nuk po mundin tė gjejnė zgjidhje pėr tė. Dhe, me sa duket, nuk do tė ketė njė tė tillė. Sepse tashmė po bėhet e qartė edhe pėr jo pak nga ata qė kanė ushqyer iluzione pėr natyrėn e Berishės, se Kryeministri ėshtė njė autokrat qė e ka ndėrtuar karrierėn e tij jo mbi tė drejtėn po mbi manipulimin, jo mbi votėn e lirė, por mbi votėn e vjedhur, jo mbi meritėn, por mbi forcėn.
Arsyeja nuk ka bėrė dhe nuk bėn punė me Berishėn
Ai drejtohet nga arsyeja e forcės. Kėshtu, mė 26 maj 1996 dhe po kėshtu nė 28 qershor 2009. Dhe nė vazhdim. Atėherė si i bėhet qė Shqipėria rrezikon shumė e mbetur edhe pėr mė shumė nė moēalin e njė krize, qė ambasadori amerikan, Withers i cilėsoi, qeverisėse? Tė shpresosh se Sali Berisha do ndryshojė qėndrim duke i bėrė opozitės dhe ndėrkombėtarėve lėshime pėr njė transparencė qė e diskrediton duke ofruar prova tė manipulimit dhe vjedhjes sė votės, do tė thotė tė mos kesh mėsuar asgjė jo nga njė vit krizė, por as nga 20 vjet rropatje nė gropat e krizave tė tranzicionit qė hap Sali Berisha. Fati i tij politik duhet ndarė nga fati i Shqipėrisė, fati i pushtetit berishist duhet ndarė nga ai i shtetit. Sepse vetėm nė shoqėritė totalitare fati i vendit pėrcaktohet nga fati i liderit nė pushtet. Vetėm nėn diktatura tė tipit eneverian lideri i partisė nė pushtet e tėrheq zvarrė fatin e vendit pas disa interesave tė pushtetit qė nuk pėrputhen me ato tė shtetit.
Prandaj zgjidhja duhet kėrkuar nė pėrvojėn e demokracive perėndimore. Nė demokraci kriza tė tilla qeverisėse zgjidhen duke ndėrruar kabineteve qeverisėse me anė tė zgjedhjeve tė parakohshme. Demokracia i zgjidh krizat e rėnda ose me konsensus ose, aty ku mungon ai, me demokraci. Dhe thelbi i demokracisė janė zgjedhjet e lira e tė ndershme. Prandaj ndėrkombėtarėt nė vend qė tė humbasin kohėn me shpresa tė kota me krokodilė duke diskredituar edhe vetveten, do tė bėnin mirė tė sugjeronin sa nuk ėshtė vonė, kalimin e vendit nė zgjedhje tė parakohshme.
* * *
Tė enjten qė vjen mbaron afati dyjavor i ofruar nga ndėrkombėtarėt pėr gjetjen e njė konsensusi mes PD dhe PS. Por konsensusi nuk po duket nė horizont. Sikundėr pritej, pika a papajtueshme janė fletėt e votimit. Berisha thotė qė duhet tė digjen ndėrsa Rama kėrkon tė kundėrtėn. Duket se ēėshtja ėshtė bėrė hamletiane edhe pėr ndėrkombėtarėt. Njė grup ekspertėsh qė sapo vizitoi Tiranėn nuk dihet se ēpo gatuan nė prapaskenėn e politikės, por koha qė edhe europianėt tė flasin qartė po afron. Po vjen momenti qė edhe ata, pasi janė ballafaquar edhe me ligjet shqiptare dhe jo vetėm me atė qė thonė palėt e politikės, duhet tė prononcohen si ėshtė e drejta e pavarur nga politika. Nė fakt, ajo qė u shpall si ultimatum pėr politikėn shqiptare dhe akoma mė shumė pėr Berishėn, po rezulton se ėshtė edhe vetė njė ultimatum pėr europianėt. Pas ditės sė etje, qė po afron, ata nuk mund ta shtyjnė mė me fraza tipike pėr ca magjistrica makbethiane. Po vjen momenti qė Europa tė flasė troē se kush e ka fajin pėr pėrzgjatjen e krizės dhe se si mund tė dilet nga ajo. Faji nuk mund tė jetė mė njė qyrk qė e veshin njėherazi edhe pozita edhe opozita.
* * *
Ėshtė e vėshtirė tė flasėsh troē kur nuk ekziston njė zgjidhje e mesme qė kėnaq tė dy palėt. Ėshtė e vėshtirė tė flasėsh troē kur duhet tė dalėsh kundėr njėrės palė. Por vjen njė moment kur e vėrteta dhe e drejta duhet tė prevalojė mbi palėt, simpatitė apo antipatitė pėr to. Dhe ēmund tė thuhet troē, pėrcaktohet nga vetė dinamika e zhvillimeve qė na kanė sjellė deri kėtu. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se qė nga momentet kur nisi protestėn pėr votėn e lirė, opozita ka bėrė njė sėrė lėshimesh. Dėgjoi kėshillėn e ndėrkombėtarėve se vendi pėr zgjidhjen e krizės ėshtė Kuvendi dhe prandaj ndėrpreu bojkotin dhe u paraqit nė Kuvend. Nė tė kundėrt, pozita nė vend qė tė shfrytėzonte atė moment nė favor tė zgjidhjes sė krizės, i imponoi tiranikisht opozitės, me dhunėn e kartonėve, njė komision hetimor qė mund tė hetonte gjithēka, por jo se ēfarė fshihet brenda kutive tė votimit. Praktikisht, kjo do tė thotė tė hetosh asgjė. Mė pas opozita propozoi edhe hapjen e kutive tė votimit nė disa zona qė nuk kanė qenė objekt i shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor duke hequr dorė nga hapja e kutive nė Shkodėr, Berat dhe Tiranė. Edhe pse, pėr hir tė sė vėrtetės, vendimi ndalues i Kolegjit Zgjedhor nuk kishte tė bėnte me tė gjithė kutitė e kėtyre zonave, por vetėm me kutitė e disa njėsive nė kėto zona. Qe njė propozim qė shmangte tė ashtuquajturin cenim tė vendimit tė gjykatave qė mbetet kryealibia e Berishės dhe berishistėve kundėr transparencės.
Por pozita nuk e pranoi as kėtė zgjidhje, nė fakt tė mesme, duke spekuluar nė mėnyrėn mė absurde sikur vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk lejon hapjen e kutive jo vetėm nė disa njėsi zgjedhore tri zonat e shqyrtuara prej tij, por nė tė gjitha zonat zgjedhore tė Shqipėrisė! Praktikisht, ata thonė se ligji dhe Kushtetuta nuk lejojnė transparencėn. Kokėfortėsia e pushtetit pėr tė mos bėrė asnjė lėshim qė do ti hapte rrugėn transparencės, e detyroi opozitėn tė ndėrmarrė njė grevė urie, e cila rrezikoi tė tejkalonte limitet fizike tė pjesėmarrėsve duke rezultuar nė tragjedi, pikėrisht pėr shkak tė kokėfortėsisė sė Berishės pėr tė mos i hapur rrugė transparencės. Dhe opozita pėrsėri dėgjoi kėshillėn e ndėrkombėtarėve, doli nga greva e urisė pėr ti hapur pėrsėri shtegun njė marrėveshjeje. E paralajmėruar fillimisht nga njė deklaratė e Bosch, shefit tė zyrės sė OSBE nė Tiranė, por e detajuar mė vonė nė media dhe deklarimet politike tė opozitės, njė marrėveshje e tillė parashikon hapjen e materialeve zgjedhore dhe pėr sa u takon fletėve tė votimit, gjykimi i lihet Komisionit tė Venecias.
Ėshtė njė marrėveshje qė bėn tė vetėn edhe njė tezė tė shumicės pėr futjen nė lojė tė Komisionit tė Venecias, gjė qė e vesh atė me elementė konsensualė. Por Berisha duket se nuk do tė lėshojė edhe nė kėtė pikė. Ai dhe njerėzit e tij, hoqėn dorė nga edhe Komisioni i Venecias dhe po kėmbėngulin tani nė djegien e fletėve tė votimit duke tentuar nė fakt, tė djegin tė gjithė shansin e marrėveshjes sė listuar prapa menysė sė restorantit Krokodil. Po vėrtetohet ajo qė ėshtė thėnė me kohė se Berisha ka hyrė nė konflikt antagonist me transparencėn. Kjo e fundit i rrezikon pushtetin e arritur me vota tė vjedhura prandaj edhe duhet penguar me ēdo kusht, edhe nė kurriz tė integrimit tė Shqipėrisė. Kėshtu, ky hero i demokracisė dhe integrimit, del sot nė pozitėn e antiheroit qė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė demokracinė dhe integrimin e Shqipėrisė nė altarin e pushtetit tė tij personal. Dhe ēdo tė bėjnė ndėrkombėtarėt nė kėtė rast? Do pezullojnė procesin e integrimit, sikundėr edhe kanė paralajmėruar, pėr shkak se palėt nuk arrijnė dot njė zgjidhje, sepse zgjidhja sabotohet nga Kryeministri? Por duke vepruar kėshtu ndėrkombėtarėt nuk do bėjnė gjė tjetėr veēse do plotėsojnė njė epsh tė fshehtė tė autokratit Berisha nė kurriz tė aspiratave europiane tė shumicės sė shqiptarėve.
Prandaj do tė ishte mė e udhės qė ata tė shpreheshin qartė pėr njė zgjidhje tė llojit qė respekton ofertat hedhura nga tė dy palėt. Ska rėndėsi se dikush mund ti ketė bėrė oferta tė tilla sa pėr bllof politik. Njė e tillė ėshtė ajo qė sugjeron hapjen e materialeve zgjedhore, tashmė e pranuar nga tė dy palėt, dhe pėr sa u takon fletėve tė votimit, tė vendosė njė i tretė, Komisioni i Venecias. E nėse njė ofertė e tillė kundėrshtohet nga Kryeministri Berisha nė respekt tė ligjit dhe Kushtetutės, dhe me shumė gjasa kėshtu do tė ndodhė, atėherė pėr tė shmangur tensione politike me potencial destabilizues nė rritje, i vetmi shpėtim do tė ishin zgjedhje tė parakohshme. Por kėtė herė me transparencė tė garantuar dhe tė papenguar nga ligji apo Kushtetuta.
Krijoni Kontakt