Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274

    Krimet,vjedhjet dhe Injoranca e Ahmet Zogut!

    Ju rrėfej krimet, vjedhjet dhe injorancėn e Ahmet Zogut
    Botohet libri “Zogu i Shqiptarėve”, me jetėn ndryshe tė mbretit


    “Ju rrėfej krimet, vjedhjet dhe injorancėn e Ahmet Zogut”

    Rrėfimet e Ēatin Saraēit, qė thotė se ka qenė miku i ngushtė i tij

    Rezarta Delisula

    Zogu i Shqipėrisė ka pasė qenė njė burrė po aq i poshtėr, sa edhe ēdo cub tjetėr i madh nė Evropė, ndaj nė daē quheni diktator, nė daē tiran, kėtė po e lė nė dorėn tuaj, vetėm se skena e teatrit nė tė cilėn ai luajti ishte mė e vogėl.
    Pjesa qė ai vuri nė skenė, ndonėse nuk i munguan aktet e mėdha, do tė ishte relativisht modeste. Kėsisoj do tė ishte e mundur tė shihje tė gjitha detajet e kėsaj drame. Kėsisoj do ishte e mundur tė kėqyrje e tė shihje drejt e nė mendjen e diktatorit, si dhe tė hulumtoje tė gjitha veprimet e shestuara prej saj. E quaj fat qė e kam pasė njohur Zogun, mbretin e Shqipėrisė, si askush tjetėr nė kėtė botė”. Kėshtu nis tė hedhė nė letėr kujtimet e tij njė prej atyre qė pretendon se ishte miku mė i ngushtė i mbretit Zog, Ēatin Saraēi. Akuzat dhe fyerjet qė denigrojnė figurėn e njeriut, qė ėshtė mbajtur si shembulli i themelimit tė shtetit modern shqiptar, vijnė pėrmes njė libri me kujtime qė nė libraritė shqiptare ėshtė kthyer nė dorėshkrimin mė tė shitur. Malok, koprrac, 70 pėr qind analfabet, diktator, injorant, vrasės, hajdut, tradhtar… janė epitetet me tė cilat “shoku i ngushtė” ka veshur mbretin e shqiptarėve, ndonėse nėpėrmjet kėtij dorėshkrimi, veē pazareve pėr para, nuk merret vesh qėllimi i vėrtetė e kėtyre akuzave. Njė nga arsyet mund tė jetė qė dorėshkrimi nuk ėshtė i pėrfunduar.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Fillimi i njė miqėsie

    Nė kujtimet e tij, Ēatin Saraēi shkruan se pėr herė tė parė e ka takuar Ahmet Zogun nė Vjenė. Ai ishte aty pėr studime me bursė tė Ministrisė sė Jashtme austriake. Zogu ishte njė ndėr tė shtatėdhjetė kryetarėt e fiseve, pėrfaqėsues i Matit, qė kishin ardhur nė Austri pėr t’i paraqitur nderimet Kajzerit, ndėrkohė qė nė ato vite ndikimi e Austro-Hungarisė nė vendin tonė ishte i madh. Ēatin Saraēi kishte dėgjuar njė fjalim tė Zogut pėr perspektivėn e Shqipėrisė nė tė ardhmen e patriotizmi i Zogut i kishte lėnė mbresa shumė tė thella. Sipas tij, takimi i dytė me Zogun kish qenė tri vjet mė pas, kėtė herė nė Tiranė nė shtėpinė e ungjit tė tij. “Entuziazmi i tij patriotik kishte marrė tone thuajse prej fanatiku, ndaj qysh nga ajo ditė u betova me mish e me shpirt tė punoja pėrkrah atij njeriu”, shkruan Ēatin, duke shpjeguar situatėn nė tė cilėn ndodhej lideri i tij. Zogu ishte nė opozitė por i pėrkrahur nga gjithė rinia e vendit. Pak vite mė vonė ai mundi tė bėhet kryeministėr e tė ndėrmarri njė sėrė reformash. Sipas piktorit qė pretendon se ka qenė mik i tij, mė tė rėndėsishmet ishin; kthimi i varrezave muhamediane nė qendrat e qyteteve nė lulishte, ndaloi me ligj poligaminė dhe po me ligj respektoi tė drejtat e tė gjitha feve, por me kusht qė shteti tė ishte laik e ato tė mos ndėrhynin. Saraēi shėnon se nė atė kohė, ai ishte pėrpjekur tė propagandonte punėn e mirė tė Zogut, sidomos nė Shkodėr ku, sipas tij, Zogu ishte pak i njohur.

    Shtėpia

    Duhet tė ketė qenė fillimi i viteve ’20 kur Ēatin Saraēi shėnon se kish marrė njė thirrje nga Zogu qė tė paraqitej urgjentisht nė Tiranė. Shtėpinė e Zogut ai e pėrshkruan tė vjetėr nga jashtė, po nė brendėsi kishte vėrė re njė sėrė pėrmirėsimesh. “Hyrja qe zgjeruar dhe mbuluar me tjegulla gjithfarėsoj ngjyrash, llampadarėt prej qelqi ēmimlirė tė Buranos qenė tė pėrmasave tė jashtėzakonshme…. Nė shtėpinė e Zogut nuk kishte shėrbyer kurrė mė parė ndonjė grua deri ditėn qė ai u martua. Pėr njė hark kohor 20-vjeēar nuk kam parė as edhe njė lule tė vetme nė shtėpinė e Zogut”, shėnon piktori. Perde mėndafshi, mobilie dhe orendi nė stilin barok, kostume tė vjetra kombėtare, divane turq tė veshur me kadife tė kuqe nga ajo e lira, qilima orientalė ishin pjesė tė shtėpisė sė vjetėr nga jashtė nė pėrshkrimin e tij. Pa harruar gardėrobėn e pasur tė Zogut, ku pjesėn mė tė madhe e pėrbėnin uniforma nga mė fantastiket. “Kravatat ishin me qindra si dhe njė numėr i pafund kėmishėsh tė tė gjitha ngjyrave, nga bluja e errėt tek e kuqja dhe nuanca portokallie tė ndezur, por as edhe njė tė bardhė. Kur e pyeta se ku i mbante kėmishėt e bardha, m’u pėrgjigj se e bardha ishte demodé, ēka mė bėri tė vė buzėn nė gaz duke i thėnė se kėmishtari i tij duhej t’i dinte kėto punė mė mirė se kolegėt e tij nė Londėr”, shkruan diplomati i Zogut, sipas tė cilit tė nesėrmen mbreti kishte porositur dy duzina kėmishėsh tė bardha nė Vjenė. Pas darke Zogu kish porositur kafe qė sipas Ēatinit e pinte pa sheqer. Arsyeja ishte se nė kafen me sheqer nuk mund ta ndjesh kurrė helmin. Sipas shėnimeve ai rrinte ēdo natė me Zogut deri nė orėt e para tė mėngjesit ndėrsa i duhej tė ēohej sėrish nė orėn 8 pėr tė ngrėnė mėngjesin me tė. “Kur e pyesje Zogun se kur bie pėr tė fjetur, kurdoherė merrja tė njėjtėn pėrgjigje lakonike: Napoloni nuk ka fjetur mė shumė se pesė orė gjatė gjithė jetės sė tij”, e Ēatinit pagjumėsinė e Zogut ia kishin treguar dhe tė tjerė. Miqėsia e zjarrte dhe e ēuditshme ndeshet vetėm nė kėtė libėr, ndėrsa pak janė ata njerėz qė njohin diplomatin qė mė pas u bė piktor, Ēatin Saraēin.

    Sipas tij…

    Nė shėnimet e tij, familja Zogolli i pėrkiste njėrės prej dyerve mė tė mira tė fiseve tė Matit, por kurrsesi nuk qe mė e fismja, duke qenė se kreu i fisit ishte familja Selmani. Kur mbushi tetė vjeē, Zogu u dėrgua nė Kostandinopojė, ku kreu shkollėn fillore dhe mėsoi tė lexojė e tė shkruajė turqisht nė “mejtep”. Gjatė gjithė jetės sė tij Zogu ka krye vetėm kėto tri klasė shkollė. Nga Shqipėria kishte marrė me vete njė tutor qė ia thoshin emrin Abdurahman, njeri krejtėsisht analfabet, bėmat dhe krimet e sė cilit janė pėrshkruar shpesh nga autorėt shqiptarė e tė huaj.
    Zogu nuk arriti kurrė tė mėsojė gramatikėn e gjuhės shqipe dhe nuk ėshtė i zoti tė shkruajė qoftė edhe njė rresht tė vetėm nė kėtė gjuhė. “Nuk e zmadhoj nėse e pohoj se Ahmet Zogu ishte 75 pėr qind analfabet. Ai nuk ka lexuar mė shumė se dy-tri libra gjatė gjithė jetės sė tij, ata padyshim kanė qenė rreth jetės sė Napolonit”, shkruan konsulli. Ata ishin tre shokė; Ahmet Zogu, Jak Koēi dhe Ēatin Saraēi. Ky i fundit shkruan se Zogu i besonte shumė, madje mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe se ato kuptoheshin nė mėnyrė tė pėrsosur, ndėrsa rreshton pėr shokun e tij njė mijė e njė qind akuza. “Qysh nga viti 1924, dita kur Zogu hyri nė Tiranė, synimet e tij ishin vetėm dy. Synimi i parė tė pasurohej sa mė shumė dhe sa mė parė qė tė qe e mundur. Synimi dytė: tė poshtėronte e shtypte me tė gjitha mjetet qė i ofronte pushteti, ēdo atdhetar shqiptar si dhe progresin kombėtar tė Shqipėrisė”, vijon Ēatini, duke shėnuar tė gjitha dėshmitė e tij. Si shok tė mirė qė e kishte, Zogu i ofroi atij detyrėn e konsullit ku tė donte, madje dhe nė Londėr, por ai zgjodhi Vjenėn, meqė ishte rritur aty.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ndjenjat

    Ēatin Saraēi kujton se nė atė kohė sapo kishte mbėrritur nė Bari, ku kishte marrė nė dorė konsullatėn dhe detyrėn pėr tė vrojtuar udhėheqėsit e opozitės dhe Nolin, tė cilėt ishin strehuar nė Itali, kur njė student kishte qėlluar pėr vdekje Luigj Gurakuqin.
    Sipas konsullit, vrasėsi kishte ardhur nė zyrėn e tij dhe i kishte thėnė se ardhja e tij nė Bari ishte pėr njė qėllim shumė tė madh, por duke e njohur atė student, Ēatini nuk ia kishte varė shumė, pasi nė tė kundėrt, siē thotė ai, mund tė kishte lajmėruar udhėheqėsin e opozitės me tė cilin ai thotė se mbante marrėdhėnie tė mira personale.

    Mosreagimi i tij i ka shėrbyer nė anėn tjetėr, ku fitoi besimin 100 pėr qind tė Zogut, i cili, sipas konsullit ishte porositėsi i kėsaj vrasjeje. “


    Pas kėtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrėn Zogut e tė bėhesha njeriu i tij mė i besuar, kėsisoj isha nė gjendje tė shpėtoja shumė jetė njerėzish”, shkruan ai, ndėrsa nė pasazhet e kėtyre shėnimeve nuk flitet pėr ndonjė person qė diplomati i ka shpėtuar jetėn. Edhe pse Ēatin Saraēi vazhdoi tė ishte pranė Zogut deri nė fund tė mbretėrimit, ai thotė se ndarja me mikun e tij filloi pikėrisht nė kėtė moment, nė vrasjen e Gurakuqit.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Duhet te jet liber kot.
    Ne prandaj jemi pa buk,se nuk dim te analizojm.Dim vetem te kriminalizojm...ose te adhurojm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike.

    Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    . Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai:

    “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”.

    Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere.

    Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar.

    Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”.

    Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati:

    Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.

    Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.

    Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.

    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kur Preng Sherri me shoke, te bemat e Ahmet Zogut i konsiderojne krime, vjedhje dhe injorance, atehere e dijme se Ahmet Zogu ka qene nje Shqiptar i madh!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Arb Lexo Postimin
    Kur Preng Sherri me shoke, te bemat e Ahmet Zogut i konsiderojne krime, vjedhje dhe injorance, atehere e dijme se Ahmet Zogu ka qene nje Shqiptar i madh!
    hahahahahahaaaaa
    PO Ban Hajgare
    qerkuzi qi koke!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar mė parė nga Arb Lexo Postimin
    Kur Preng Sherri me shoke, te bemat e Ahmet Zogut i konsiderojne krime, vjedhje dhe injorance, atehere e dijme se Ahmet Zogu ka qene nje Shqiptar i madh!
    Pse po mendon qe eshe engjell i zoti i shtepis se shqiptarve Kraleviq Marku tash se fundi e ndjeva, q,a s,ska te ne.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •