Si mendonieri ku do te shkoj Bayern kte vit ne Champions?
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Unë them se në çerekfinale do shkojmë sigurte(vetëm nëse jemi të pafat dhe na bjere ndonjë ekip i madh Real, Milan, Chelsea, Barca atëherë papa...) jo për gjë por 1/8 fillon nga shkurti deri atëherë shpresojmë të këtë gjet një sistem që funksionon Bayerni apo ndonjë blerje e re dimrit si dhe Ribery & Robben do kthehen.![]()
Ndërsa për Champions vitin tjetër do luftoje Bayerni. (:
Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 05-10-2010 më 11:19
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Bajerni i Mynihut mungon në festën e birrës!
Bavarezët kanë humbur 3 nga 7 ndeshjet e kampionatit dhe drejtuesit kanë anulluar praninë në “Oktoberfest”
Fillimi më i keq i sezonit në historinë e Bundesligës, i ka kushtuar Bajernit të Mynihut mungesën në festën tradicionale të birrës “Oktoberfest”. Skuadra e Luis van Galit u mund 2-0 nga Dortmundi ditën e dielë, duke pësuar humbjen e tretë në shtatë ndeshje të luajtura. Kësisoj, stafi drejtues i bavarezëve e ka zëvendësuar vizitën në festivalin e birrës me stërvitje shtesë për lojtarët.
“Bordi drejtues i Bajernit të Mynihut ka anulluar vizitën e skuadrës, trajnerëve dhe drejtuesve në festivalin e birrës në Mynih “Oktoberfest”, lexohej në komunikatën për shtyp të nxjerrë nga kampionët e Gjermanisë. Trajneri Luis van Gal ka kërkuar nga futbollistët të jenë të pranishëm në një seancë stërvitore shtesë, që u krye dje paradite.
Presidenti i klubit, Uli Hënes, deklaroi se nuk donte të shihte asnjë duke festuar dhe i ftoi futbollistët e Bajernit të “zgjohen nga gjumi”. “Ka ardhur koha që të mos i mbulojmë problemet, por të bëjmë të qartë atë që po ndodh, - tha Hënes. - Dy fitoret në Champions janë të rëndësishme dhe na kënaqin, por jo aq sa për të mbuluar tri humbjet në kampionat.
Të gjithë ne duhet të zgjohemi nga gjumi, sepse zilja ka rënë. Nuk mund të vazhdojmë të ecim në fushë dhe t’i bëjmë qejfin vetes. Duhet të reagojmë.” Bajerni ka 13 pikë më pak se Mainci kryesues dhe dhjetë pikë më pak se Dortmundi i vendit të dytë duke vënë në këtë mënyrë në diskutim “kurorën” e kampionit. “Tetë pikë pas shtatë ndeshjesh janë shumë pak, - shtoi Hënes.
- Mainci ka 13 pikë më shumë dhe kjo është katastrofike. Unë nuk e kam parë kurrë skuadrën tonë kaq pikë mbrapa kreut të kampionatit kur është luajtur vetëm çereku i sezonit. Mesa duket titulli i sezonit të kaluar, arritja në finalen e botërorit dhe paraqitja në Kupën e Botës ka vetëkënaqur disa futbollistë. Por ata s’janë fëmijë dhe duhet ta kuptojnë situatën që është krijuar.” Bajerni nuk mund të bëjë autokritikë deri më 16 tetor, në ndeshjen ndaj Hanoverit, sepse Bundesliga do të ndërpritet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Pas sfidës ndaj Hanoverit në “Allianz Arena”, bavarezët do të luajnë në fushën e vështirë të Hamburgut. Presidenti i nderit, Franc Bekenbauer shtoi: “Eshtë një disavantazh i pabesueshëm që më duket praktikisht i pamundur për t’u anulluar. Për më tepër, kjo skuadër aktuale e Bajernit nuk duket në gjendje të arrijë një seri fitoresh radhazi që do ta ndreqnin situatën.”
Bajerni, sërish favorit për titullin
Pavarësisht se ka humbur tri nga shtatë ndeshjet e para dhe është 13 pikë larg kreut, Bajerni i Mynihut mbetet favoriti kryesor për të fituar Bundesligën, sipas bastexhinjve. Humbja 2-0 ndaj Dortmundit i ka lënë bavarezët vetëm tri pikë mbi zonën e ftohtë, duke regjistuar startin më të dobët të historisë së tyre, ndëkohë që kuotat e basteve tregojnë se ata janë ekipi për t’u mundur.
Bavarezët e filluan kampionatin me kuotën e ulët 1.35 për titullin kampion, ndërsa tani Bajerni kampion e ka koefiçientin 2.8. E vetmja skuadër që i afrohet bavarezëve është Dortmundi. Borusia, që renditet në vendin e dytë të kampionatit e ka koefiçientin 3.1. Ndërkohë, Mainci e nisi sezonin me koefiçientin 600, por pasi ka fituar shtatë ndeshjet e para ata kuotohen me 8.3. Hamburgu e ka koefiçientin 11, Leverkuseni 12, ndërsa Volfsburgu 15. I pamundur duket misioni i Shalkes. Basti për ekipin e Magatit kampion të Gjermanisë e ka koefiçientin 41.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Krijoni Kontakt