Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Si shkijet si hashim thaqi njejt osht!
    haaaaaaaa

    jo jo kan nji dallim sepse shkiet jan miqt tu
    ndersa Kryçlirimtari eshte mik i neve shpipeve
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    haaaaaaaa

    jo jo kan nji dallim sepse shkiet jan miqt tu
    ndersa Kryçlirimtari eshte mik i neve shpipeve

    Edhe ti n'kofsh shqipe,ateher edhe koshtunica edhe naj dit na del shqipe

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Edhe ti n'kofsh shqipe,ateher edhe koshtunica edhe naj dit na del shqipe :D
    ok ok bani ti qef veti me ata shkiet tu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Arberl Lexo Postimin
    Mitrovicë, 23 Maj 2010


    Ish-kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica, i shoqëruar edhe nga Sllobodan Samarxhiq, të përcjellë nga eskortat e armatosura të tyre, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës, pa lejen e institucioneve të saja, për të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të paralajmëruara nga Serbia më 30 maj në veri të Mitrovicës. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe policisë kanë thënë se me këtë rast nuk është kërkuar leja e institucioneve shtetërore të Kosovës.

    Javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë qëndruar edhe zyrtarë politikë të Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve ilegale serbe, si Goran Bogdanoviq, Tomisllav Nikoliq dhe të tjerë, të cilët nuk kanë kërkuar leje për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Gjatë ditës së diel nga pika kufitare në veri, të cilat kontrollohen nga Policia e EULEX-it, pa leje të institucioneve të Kosovës kanë ardhur edhe Koshtunica dhe Samarxhiq, të cilët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Zveçanit, ndërsa janë takuar edhe me banorët lokalë të kësaj pjese në ambientet e Fakultetit Teknik në Mitrovicën Veriore.

    Ndërkaq, gjatë orëve të pasdites, Koshtunica së bashku me simpatizantë të partisë së tij, kanë arritur deri tek ura kryesore e Mitrovicës, ku kanë brohoritur për zgjedhjet dhe kanë ftuar serbët të dalin në zgjedhje.

    Përballë kësaj situate reagimi institucional i Kosovës ka qenë i mangët. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se vizita e zyrtarëve serbë është bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës.

    Ai ka thënë se kanë kërkuar nga EULEX-i që eskortat e armatosura me të cilat zakonisht zyrtarët serbë vijnë në përcjellje në Kosovë të ndalen dhe të identifikohet armatimi, por një gjë e tillë nuk është bërë.

    Në lidhje me atë se pse ky kontroll nuk bëhet nga pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31 në veri, ministri Rexhepi ka thënë se zinxhiri komandues shkon përmes EULEX-it dhe se qëllimi është që të mos shkaktohen incidente.

    Sipas tij autoritet përgjegjës për lejimin apo ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë është Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa vizitat e zyrtarëve serbë lajmërohen në ICO, e cila i përcjellë më pas informatat deri te institucionet e Kosovës, të cilat i marrin vendimet.

    “EULEX-i nuk është i gatshëm të bëjë një pengesë të tillë sikurse e bën në pjesët tjera kufitare”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Kosovapress vizitën e zyrtarëve serbë, duke thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë, andaj edhe nuk e ka pasur për obligim që të përkujdeset për sigurinë e tyre.


    Ku eshte Qeveria e Thacit ? ku eshte shteti i pavarur i Kosoves? cke mendoni ju?


    Nje fjale popullore thote: Duhet me i pre drujte sa i don mushka ! Simpatia e BE, per shqipetaret ,si ne Shqiperi ,Kosove, Maqedoni, dhe gjithe viset e tjera etnike shqipetare ,per c'do dite vjene duke u zbehur. Kjo eshte si rezultat i politikaneve shqipetare . Bajram Rexhepi , pa kure fare turpi deklaron se lista me emra te shqipetareve qe e dorezoi Minstrja e puneve te mbrendshe te Maqedonise, eshte liste kriminele dhe konrabanduese. Per nje kohe shume te shkurte sllavo-shkijet do te nxjerrin edhe nje liste me emra terroristesh.

    C'fare rezultati tregoi ky fare Ministri ,Bajram Rexhepi ??

    Ishte Kryeminister , nuk pati rezultate , Ishte Kryetare i Komunes se Mitrovices , vetem se e ndau Mitrovicen. Dhe me ne funde edhe Minister i PB te Kosoves .

    TURP TURP . Tradhetia nuk ka te ndalur

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ishallan nuk i shkon mendja koshtunices te vizitoj prishtinen dhe qendren nena tereze se ne prishtin ka kogja pro serb dhe titista dhe nese dote del ndo kush ne pretost kunder vizites se koshtunices policia e kosoves doti gjakon per vdekje

  6. #16
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Debat ''i nxehtë''në Kuvend për veriun e vendit
    Paralajmërimet e Serbisë se do të mbajë zgjedhje në Mitrovicë e Novobërdë, si dhe vizitat e liderëve politikë nga Serbia në veri, nxitën debat në Kuvendin e Kosovës, ku u vlerësua se këto veprime të Beogradit paraqesin shkelje në integritetin territorial të Kosovës.

    Debati parlamentar në lidhje me cenimin e integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë, u kthye në një debat akuzash reciproke ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

    Ky debat u iniciua nga Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe pasoi vizitat e përfaqësuesve dhe zyrtarëve të shumtë serbë në veri të Mitrovicës, me qëllim të zhvillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të Serbisë që pritet të mbahen në Mitrovicë këtë të diel.


    Inicuese e debatit ishte Lidhja Demokratike e Dardanisë. Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri, iu drejtua kryeministrit Hashim Thaçi me kritika për mosveprim ndaj fenomeneve negative, përfshirë edhe cenimin e integritetit të vendit.

    “Ty po të shkelet sovraniteti, integriteti i vendit. Ty po të hyjnë çdo ditë të të kontrollojnë në institucione për korrupsion. Për çka jeni sot aty? Për çka? Mua do t’më vinte turp të ulesha në vendin ku e keni marrë votën, që ta udhëhiqni këtë vend krejt ndryshe, e jo kështu. Prandaj bëhet ky debat”, tha Gaxherri.

    Debati u ashpërsua edhe më shumë kur në foltore doli ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, e cila thirrej në një raport të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, që flet për përfitime të mëdha të SHIK-ut (Shërbimi Informativ i Kosovës), si strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës, nga veprimtaria jolegale.

    “Një komitet shumë i rëndësishëm amerikan jep të dhënë alarmante, jep të dhëna tepër të rënda për një qeverisje, në këtë rast do të thosha edhe për një shtet, siç është vendi ynë me një qeverisje fatkeqe me përfitime prej 200 milionë dollarësh në vit nga krimi i organizuar që e bën SHIK-u bashkë me zyrtarë të PDK-së”, theksoi Tërmkolli.

    Akuzave të deputetëve opozitarë iu kundërpërgjigj deputeti i PDK-së, Rexhep Hoti, i cili ftoi EULEX-in që të dalë me dosje për liderët e opozitës.

    “Ne i dimë dosjet, mbi të cilat flenë njerëzit kryesorë të opozitës dhe të cilët bëjnë krimin më të madh ekonomik në atë pjesë”.

    “Në këtë drejtim, nga kjo foltore i kërkojmë EULEX-it, ashtu si i kemi lejuar të bëjnë kontrollin e të gjitha dyshimeve të mundshme nga çfarëdo niveli qeveritar, t’i nxjerrë dosjet dhe të merret me çështjet e krimeve ekonomike, ku shefat e opozitës zënë vendin kryesor”, tha Hoti.

    Ndërkohë, Gani Geci, deputet i LDD-së, foli me bindje se strukturat e PDK-së, përkatësisht SHIK-ut, janë ato që kontrollojnë në jug të Mitrovicës mallrat dhe karburantet që hyjnë pa kaluar procedurat doganore në pikat kufitare me Serbinë.

    “Në rend të parë, nuk kemi sovranitet; në rend të dytë, nuk e zhvillojmë sovranitetin në 25 për qind të territorit tonë; dhe në rend të tretë, në bashkëpunim komiteti serb me atë shqiptar dhe një pjesë e komitetit shqiptar, fatkeqësisht, janë anëtarë të PDK-së. Nuk do të kisha qejf, por kemi këtu plot njerëz që i njohin”, u shpreh Geci.

    Këtyre polemikave në Kuvend iu kundërpërgjigj edhe kryeministrit Hashim Thaçi, i cili tha se Qeveria e tij do të ndërmarrë hapa të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare në veri.

    Kurse, ofroi edhe zotimin e tij se do të zbatonte çfarëdo vendimi apo mase që do të dilte nga Kuvendi për pjesën veriore të Kosovës.

    “Se kush është i involvuar, do ta paraqesë drejtësia, jo politika, jo shpifjet, jo akuzat, jo veprimet aventuriere, e as folklorizmi patriotik”.

    “Nëse Parlamenti mendon se Qeveria duhet të jetë më e angazhuar në kuptimin e veprimeve që u dëgjuan këtu, çdo vendim i juaji që mendoni se duhet bërë më tepër në këtë moment, merreni vendimin dhe unë do ta zbatoj”, theksoi Thaçi.

    Kuvendi, në disa raste kishte debatuar për veriun dhe cenimin që Serbia i bën kësaj pjese të Kosovës. Por, edhe të enjten, si në rastet tjera, debati u kthye në polemika ndërmjet shumicës dhe opozitës.

    Prishtinase keshyre kete video se plaku nuk di si ta sjelli ketu,

    http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=63349

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Sebashku Ne Protest Te Dielen E Ti Lem Fjalet Dhe Urrejtjen O Njerz

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •