Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Bakshishi është vlerësim, detyrim apo ryshfet?

    Bakshishi, vlerësim, detyrim a ryshfet?

    Vende të ndryshme, zakone të ndryshme. Ka që e japin me shumicë e të tjerë që e injorojnë


    Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, bakshishi është i detyrueshëm në shumë restorante dhe lokale, dhe kjo për arsye sepse shërbimi (pra fitimi i kamerierit) nuk është i përfshirë në çmim. Zakonisht lihet 15-20 për qind, por nëse restoranti është shumë elegant, duhet t‘u lësh 15 për qind kamerierëve dhe 5 për qind shefit. Kohët e fundit, në vendet e mbipopulluara nga turistët, bakshishi futet në llogari (zakonisht në mëngjes), ose thjesht kërkohet. Por kini kujdes se mos lini dy herë!

    Për sa u përket taksistëve, shifra është e përfshirë mes 15-20 për qindëshit edhe në këtë rast.

    Edhe në hotele zakonisht lihet një bakshish i vogël. Zakonisht lihet një dollar për një ose dy valixhe, ose dy dollarë në ditë për kamerierin (të cilët ndonjëherë lënë një zarf në dhomë) dhe një dollar për recepsionistin, nëse ky i fundit të lajmëron një taksi. Gjithashtu duhet të llogarisni edhe hotelin ku flini. Dhe së fundmi është teatri, vendi ku zakonisht nuk lihen kurrë bakshishe.

    Nga një sondazh rezulton se bakshishi është një gjest i zakonshëm, nga i cili nuk mund të hiqet dorë, të paktën kjo është vënë re një në tri persona. Personat e rritur janë më bujarë se të rinjtë (dhe sigurisht më të aftë të paguajnë). Sot bakshishi është një nga zakonet më pak të globalizuara, por pavarësisht kësaj, gjërat po ndryshojnë. Bakshishi, si një akt i detyrueshëm, apo si një shpërblim optimal? Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ku shërbimi nuk është i përfshirë, kamerierët e restoranteve të ndjekin nga pas nëse nuk lë bakshish të paktën 15 ose më mirë 20 për qind të shumës. Në Kubë dhe Korenë e Veriut, bakshishi konsiderohet, të paktën zyrtarisht, një praktikë poshtëruese dhe e padrejtë, një zakon kapitalist, një tentativë korrupsioni. I njëjti mentalitet ishte edhe në Kinë, por meqenëse ajo është në prag të lojërave olimpike, po përshtatet me shpejtësi me zakonet perëndimore, duke e bërë bakshishin simbol të modernizimit. Ndërsa në Japoni, ashtu si në Polinezi, bakshishi është konsideruar si cenues i dinjitetit personal. Në Tajlandë është cilësuar si një pagesë ndaj lypsarëve. Në Australi dhe Zelandën e Re është një gjest fyes, në Evropë një gjest elegant dhe borgjez, ku si njerëz mjaft bujarë konsiderohen italianët dhe anglezët.

    Por pse lihet një bakshish? Për faktin se kamerieri ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm, sepse është një zakon, apo sepse nuk dëshironi të bëni një figurë të keqe?

    Sipas ekspertit të këtij sektori, kërkuesi Majkëll Lin, një profesor i universitetit "Cornell", i ka dedikuar 25 botime dhe 20 vite të jetës së tij, duke studiuar sjelljet njerëzore përballë kushtëzimit të bakshisheve, raportit mes cilësisë së shërbimit të marrë dhe sasisë së parave të lëna si ekstra, kjo e fundit është e papërfillshme. Bakshishi lihet - praktikisht një detyrim i vogël - për të treguar dashamirësi ndaj vetes dhe të ftuarve të tjerë që ndodhen me ty, apo thjesht për ta pasur ndërgjegjen e pastër. Zakonisht, në ditët me diell dhe kohë të mirë, bakshishet janë më të majme.

    Pra, bakshishi i lihet kamerierit për t‘u ndjerë mirë me veten. Është një zakon që qytetarët amerikanë po e eksportojnë në të gjithë botën, ashtu siç nënvizon edhe "Times"-i i Londrës në një kërkim kushtuar argumentit në fjalë, ku thuhet se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bakshishet përfaqësojnë një komponent domethënës të ekonomisë së vendit, që është baras me një shifër të lartë rreth 26 miliardë dollarë në vit.

    Për kamerierët, parkuesit e makinave, parukieret, taksistët, faturinot, punëtorët e karburanteve, recepsionistët e hoteleve, bakshishi është një shenjë vlerësimi për shërbimin e marrë, por nga shumë konsumatorë është cilësuar si një tangjente e vogël që ndihmon për të fituar privilegje dhe favore.

    Ndërsa për shumë të tjerë është një shenjë e keqe, por që mund të përdoret me maturi. Shpesh herë bakshishet e majme lihen nga të rinjtë e pasur. Por, më mirë një "budalla" bujar, se sa një koprrac elegant. Xhani Anjeli nuk linte kurrë bakshishe, sepse nuk merrte kurrë para mjaftueshëm. Princi i Anglisë, Uilliam, djali i madh i Karlit dhe Dianës, gjatë pushimeve me miqtë, dimrin e kaluar në Zvicër, la një bakshishesh shumë "të varfër". Kushedi, ndoshta u ngatërrua teksa bënte llogaritë. Por ajo ndoshta që të habit më shumë është pikërisht fakti se për bakshishet është hapur edhe një faqe interneti, e cila quhet www.bitterwaitress.com. Kjo faqe përcjell edhe pakënaqësitë e kamerierëve. Si më kurnacet janë cilësuar Britni Spirs, Xhenifer Lopez, Viktoria Bekam.

    "Shpesh herë kam vënë re se shumë persona lënë bakshishe qesharake, pothuajse poshtëruese. Zakonisht tendenca është ajo për të lënë monedha, thjesht sa të "lirohen" prej tyre. Kur arrihet në këtë pikë, është më mirë të mos lënë fare. Personalisht besoj se bakshishi duhet të jetë një shpërblim i vogël, një shenjë mirënjohjeje në funksion të kënaqësisë që ka marrë klienti nga shërbimi. Pra, bakshishi lihet atëherë kur duhet dhe gjithmonë në kartëmonedhë", përfundon një kamerier.

    Ndërsa në Shqipëri bakshishi është një gjest aristokrat, i trashëguar që në kohët e lashta, kur njerëzit e kamur u jepnin të holla njerëzve që u kryenin shërbime të ndryshme. Me kalimin e viteve ai mbeti si një zakon dhe nga një detyrim për punën, u kthye në një shpërblim kundrejt atyre që u shërbenin pikërisht këtyre njerëzve. Më i theksuar ky veprim është në shërbimet publike, si për shembull në bare, restorante e thuajse në të gjitha shërbimet e tjera ambulante. Kurrë nuk mund të konsiderohet si një gjest fyes, madje është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje kundrejt një shërbimi.



    Në botë



    Francë

    Në Francë, pothuajse gjithnjë shërbimi është i përfshirë në llogarinë që i jepet klientit, prandaj ndodh shumë rrallë që një kamerier të marrë një bakshish


    Gjermani

    Bakshish u lihet të gjithëve, duke përfshirë edhe pronarët e lokaleve, edhe pse përqindja ndryshon në situata të ndryshme. Në bare dhe restorante lihet 5%, por mund të arrihet edhe 10%, nëse janë klientë kalimtarë ose nëse janë klientë që janë mësuar me këtë zakon


    Spanjë

    Për spanjollët, bakshishi nuk është një zakon, madje konsiderohet si një formë korrupsioni. Por për turistët është zakon dhe shkon nga 5-10%. Ky zakon përdoret në hotele dhe taksi



    Angli

    Në Mbretërinë e Bashkuar, një bakshish është vetëm një shpërblim "nëse ju pëlqen". Përqindja varijon sipas restoranteve dhe hoteleve. Pjesa më e madhe e hoteleve e përfshijnë në llogarinë e shërbimit, që varijon nga 10-12%. Aty ku nuk është e përfshirë në llogari, lihet një bakshish 10-15%, që kalon në llogarinë e vetë restorantit


    SHBA

    Kanadaja dhe SHBA-ja janë vlerësuar ndryshe si "parajsa" e bakshisheve. Në restorante lihet 15-20%, madje ka edhe nga ata që lënë 25%. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Titullarët e tri restoranteve të "Mollës së Madhe": "Nobu", "Nobu 57" dhe "Nobu Nex Door", janë denoncuar fajtorë, sepse u kanë grabitur bakshishet kamerierëve të tyre. Duhet t‘i kishin shpërndarë mes menaxherëve të lokalit


    Rusia

    Në Rusi, lënia e një bakshishi ka dalë në modë kohët e fundit. Në shekujt e kaluar ishte një zakon i lokaleve, ndërsa tani të paktën 10% e bakshishit është një detyrim në restorantet më të rafinuara të qendrës së qytetit


    Australi

    Mund të duket e çuditshme, por të gjithë e pranojnë. Kështu ndodh në Australi, ku përqindja e bakshishit shkon nga 10-15%, veçanërisht në restorante. Për taksitë përqindja është më e vogël, ndërsa për hotelet nuk ka kurrë bakshishe


    Greqi

    Në Greqi bakshishi quhet "filodorima", pra "dhuratë për një mik". Dhe si çdo dhuratë që respektohet, është i lirë nga kushtëzimi i përqindjes. Lihet nga pak kudo, përveçse taksistëve

  2. #2
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    Per mendimin tim bakshishi eshte vlersim.Nqs nje kamarjer sillet ashtu si duhet e meriton bakshishin sepse eshte si forme falenderimi jo nepermjet te folures por nepermjet bakshishit.Kur nje kamarjer vjen dhe sillet ne menyre te shemtuar nuk ka se si ti lihet bakshishi.Nejse secili ka mendimet e tija.
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  3. #3
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anëtarësuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Bakshishi esht vleresim per korrektesen dhe sherbimin e mir te kamarierit dhe nje klient e shperblen me nje bakshish simbolik.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Në Shqipëri e përdorin për të mos bërë figurë të keqe.

    Shqip fare: për tangërllik
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Turqi
    Ne vende ku shkojn Turqit e bardhe, bakshishi jepet pa pasur parasysh se sa te vjen llogaria, sepse ka shume njerez dhe pak vende cilesore ku mund te shkosh dhe bakshishi perdoret si rryshfet. Kurse ne anadoll kur le bakshish cuditen ose te kerkojn arsytimin e xestit ( kuptohet me mimika dhe shikime) .
    Money Makes Man act Funny

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakshishi eshte nje vlersim i nje personi ne aspektin pozitiv.
    Sui generis

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Bakshishi eshte vlersimi i sherbimit te punojsit ndaj klientit.Zakonisht nga qe punoj ne nje Restorant shikoj qe vajzat lene me shume bakshishe tek djemt Kamarier .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Për mendimin tim bakshishi është ulje, jo vlerësim.

    Nuk ka pse ta paguash dikë që paguhet për punën e tij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    .. Ketu te ne eshte me detyrim bakshishi.
    Nuk me pelqen. Se do ta paguaje cheap pronari punonjesin e tij, detyrohet klienti te rriti rrogen e kamarierit?!
    Cfare po ben speciale ai qe une jam e detyruar ta paguaj?! A nuk eshte puna e tij sherbimi?
    Ndryshon puna po me pelqeu sherbimi , sjellja e kamarierit dhe mund te le bakshishe.
    Zakonisht le dicka per vete. E kam si per mbaresi.

  10. #10
    Ne USA, kamarieret punojne thuajse falas per pronarin sepse presin bakshishe, keshtuqe bakshishi eshte detyrim i pa detyruar. Ne grupe edhe e shtojne 15-20% ne fature.

    Bakshishi (tip) pritet, asnjehere mos lini nder 15%, vetem po te shau nenen Eshte si kontrate e pa shkruar, cmimet llogarisin qe ti do te lesh tek 15% si tip. Teknikisht edhe mund te ikish edhe pa lene tip, po mos shko me ne ate restorant se i gjithe restoranti do te njohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZbatoRregullat : 06-06-2010 më 19:23

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. CIA: Ja zyrtarët që kanë marrë ryshfet nga Sadami
    Nga Genti^Itali në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 20:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •