Close

Rezultati i Sondazhit: E shihni te pranueshme dhenien e gjirit ne publik?

Votues
78. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    50 64.10%
  • Jo

    28 35.90%
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga uj me gaz Lexo Postimin
    a ka shenjteri me te shenjte se nena qe mekon femijen? dhe a ka nenvleresim me te ulet se t'a shtrosh si pyetje e te diskutosh ne lidhje me kete?
    Ta shohesh si ofendim shtrirjen e pyetjes ....fatkeqsisht nga cfare degjova dje ne emisionin TV qe i kushtuan, kishte njerez qe sygjeronin mbulimin e kokes se femijes kur i jipte gji nena, apo te shkonte ne banjo e ta ushqente atje.

    .....

    FI
    A nuk te shijon buka me teper kur je ne natyre. Per mendimin tim nuk ka asgje te keqe kur 3 nenat ushqejne foshnjet sebashku. Te rrishe mbyllur tere diten te presesh orarin qe te ushqesh femijen, ta vesh ne gjume, ta lash ore mbas ore per ja 6 e mos me teper muaj rrjeshte....kalon ne cmenduri. Mire e kane gjetur nenat qe dalin ne lulishte, edhe femijen e ushqejne edhe vete clodhen pak nderrojne ambjent.

    Sakrifikojne tere diten nga liria e tyre do te thuash....neglizhence? ku neglizhenca? Ne diell e nxjerrin femijen per te marre ajer te paster plus vitaminen D edhe e ushqejne.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ke nevoje per perkthim?

    - Ne rast emergjence, nuk jam kundra.
    - Ne rast se e ke mendjen te sorollatesh rrugeve, nderkohe qe je me femije te vogel, e me pas ta ushqesh jashte, duke mos patur parasysh as kushtet minimale te higjenes, nuk me duket e arsyeshme.

    E kuptove tani beharo?
    ca mikrobe i bejne mire per femijes besoj, se keshtu i rritet imuniteti

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Ta shohesh si ofendim shtrirjen e pyetjes ....fatkeqsisht nga cfare degjova dje ne emisionin TV qe i kushtuan, kishte njerez qe sygjeronin mbulimin e kokes se femijes kur i jipte gji nena, apo te shkonte ne banjo e ta ushqente atje.
    deri ne ofendim paska arritur vertet. e c'u kushton ketyre njerezve te kthejne koken nga krahu tjeter e mos shohin shenjtin te ushqeje shenjtin, nese bezdisen nga pamja, por kerkokan te cenojne marrjen / dhenien e ushqimit per te mos cenuar hapesiren e vet te veshtrimit, per te mos thene egoizmin e tyre shpirteror.

    eshte njelloj si t'i thuash gjithkujt: mbulo koken me pecete kur te hash se ne bezdisemi kur fut lugen ne goje. ose me mire akoma: shko e ha ne banjo.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nënat që kanë fëmijë të vegjël duhet të jetë pak më të kursyera me qejfet e tyre jashtë.

    Megjithatë, në raste të veçanta e të domosdoshme, ku nuk mund t'i shmangen dot kësaj, mes nevojës së fëmijës për qumësht dhe nxjerrjes së gjinjve në publik, duhet gjetur një zgjidhje e mesme. Kjo duhet bërë në një vend të mënjanuar, ku nuk ka publik.

    Votova kundër, për arsye se kjo gjë duket sikur bëhet më tepër për modë sesa për nevojë.



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 23-05-2010 më 12:49

  5. #25
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    nuk ka asgje te keqe ti japesh gjirin femijes ne nje vend publik, por te pakten nena te marre mundimin te kete gjithmone me vete nje shami a dicka qe te mbulohet sadopak
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  6. #26
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Dje po shihja nje emision edhe po flisnin per dhenien e gjirit ne publik. Per mendimin tim neqoftese femija qan per tu ushqyer po nena ti jape gji. Ato qe ndihen te ofenduar ti hedhin syte ne krah tjeter, nuk eshte problemi i nenes nese disa njerez nuk ndihen rehat, prioritetin e merr femija.
    Si mendoni eshte e pranueshme qe nena te ushqej foshnjen perjashte shtepise?

    http://z.about.com/d/create/1/0/x/j/...-in-public.jpg

    Nuk eshte estetike te nxjerresh gjirin ne mes te rruges .
    Cdo nene e llogarit kur duhet ti japi femijes me pi, rast emergjence gjithmon ka me vete nje shishe me caj .


    Ne pergjithesi nenat dalin nga shtepia pasi e kane ushqyer femijen, ke tre ore kohe me maru pune


    Ps. Ne raste pamundesie, aeroport ose duke prit te doktori mjafton me gjet nje cep ose kthe shpinen .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #27
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    un i adhuroi kur i shof nenat me foshnje ne gji sme duket diqka qe sben te behet
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  8. #28
    Per mua nuk eshte e pranueshme sepse nje nene besoj e di shume mire se si e ka mesuar bebin e vet. Kur femija eshte ende ne muajt e pare, nuk ka pse nena te dali rrugeve me ore te tera. Nqs i duhet te shkoj diku me femijen, shyqyr zotit ka pompa speciale te cilat nje nene mund t'i perdori per te nxjerr qumesht nga gjiri i saj dhe ta ruaj per raste te tilla. Njoh disa nena qe e kane bere kete sepse kishin problem me gjoksin. Jepi femijes para se te dalesh dhe 1 apo 2 ore me vone me bibiron me qumeshtin tend te nxjerr me pare (ne menyre qe mos te prishet dhe qumeshti) dhe ja mbaroi.

    A ka raste ku ndodh dicka per te cilen nje nene nuk eshte e pergatitur dhe i duhet t'i jap gjoks ne publik? Patjeter, por ama shume mire nje nene mund te gjej nje vend me te pershtatshem per ta bere ate se sa ne sy te te gjitheve. Per mua nje akt i tille eshte thjesht nje menefregizem dhe pertaci nga ana e nenes se sa nje akt hyjnor si e bejne disa ketu.

  9. #29
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Dje po shihja nje emision edhe po flisnin per dhenien e gjirit ne publik. Per mendimin tim neqoftese femija qan per tu ushqyer po nena ti jape gji. Ato qe ndihen te ofenduar ti hedhin syte ne krah tjeter, nuk eshte problemi i nenes nese disa njerez nuk ndihen rehat, prioritetin e merr femija.
    Si mendoni eshte e pranueshme qe nena te ushqej foshnjen perjashte shtepise?

    http://z.about.com/d/create/1/0/x/j/...-in-public.jpg
    "Nje nene tek ushqen femin e saj"
    E ku ka ma bukur, dy krijesa t'mrekullueshme bashk.
    Ksaj skene i mungon vetem nje korrnize e arte.




    PS. Kajher nuk kuptoj, munohna me pranu fenomene te tipit "Klodi"....kurse nga ana tjeter po "nxjerrim jashte mode" vlerat e JETES....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #30
    Nuk ka asgje te keqe, femija eshte i uritur dhe duhet te ushqehet
    Revolution 1848

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •