Përkujtohen të vrarët në Burgun e Dubravës
Drejtues të Komunës së Deçanit bënë sot homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varret e të vrarëve në Masakrën e Dubravës, të para 11 vjetëve.
Në përkujtim dhe nderim të viktimave të paramilitarëve serbë, të cilët ishin hakmarrë në të burgosurit shqiptarë, pas fillimit të bombardimeve nga NATO, homazhe u bënë në fshatrat Strellc, Isniq, Kodrali, Lumbardh, Carrabreg i Ulët, Ratish të Epërm, Carrabreg i Epërm dhe Ratish.
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë se kujtimi për të gjithë dëshmorët e komunës së Deçanit, por edhe të Kosovës, do të jetë gjithmonë i freskët.
Kurse Hazir Pepaj, vëlla i dëshmorit Hajdar Pepaj, ka thënë se ende shpreson t’i kthehen eshtrat e vëllait të tij.
“Asgjë më shumë nuk kërkojmë ne, pos që institucionet tona të merren më seriozisht me çështjen e Masakrës së Dubravës dhe të paktën njëherë në vit të vizitojmë vendin ku përjetuam tmerrin në burgun e Dubravës”, ka thënë një i mbijetuar i kësaj masakre. /express/
Krijoni Kontakt