A është Islami zgjidhje për Njerëzimin.
- Dr. Zakir Naik-

Falenderimi i takon All-llahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi te Dërguarin, familjen dhe shokët e tij.
Kërkoi strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar, Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.
"Feja e pranushme tek All-llahu është Islami.."
"Zoti im, Ma zgjero gjoksin tim!
Dhe më lehtso në këtë punë timen!
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Qe ta kuptoin fjalen time.
Dijetarë të nderuar, mysafirë nga vende të ndryshme të botës, pleq të respektuar dhe vëllezër dhe motra të nderuar.
U dëshiroi mirëseardhje të gjithë juve me përshëndetje islame "Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.
Paqja, mëshira dhe bekimet e All-llahut të Lartësuar qofshin mbi ju.
Tema e kësaj seance të fundit dhe ligjëratës së fundit të kësaj konference ndrëkombëtare islame dhejtë ditore është:
A është paqja zgjedhja e vërtetë për njerzimin ? ose a është Islami zgjedhja e saktë për njerzëzimin ?
Fjala Islam rrjedhë prej rrënjës së fjales "es-selam apo silm" që do të thotë "paqe", dhe po ashtu rrjedh prej fjalës arabe "silm" qe do të thotë nënshrim i vullnetit ndaj Zotit të Plotfuqishëm.
Shkurtimisht Islam do të thotë paqja e përfituar me anë të nënshtrimit të vullnetit ndaj Zotit.
Pra, tema e ligjëratës së sotshme është: 'A është paqja që përfitohet me nënshtrimin e vullnetit ndaj Zotit të njerëzimit zgjedhje e saktë për njerëzimin ?.
Islami për dallim prej feve tjera dhe mënyrave tjera të jetës, të cilat i kujdesen ose për nevojat fizike të trupit, ose vetëm për aspektin shpirtëror, shumica e feve kujdesen vetëm për aspektet shpirtëror dhe nevoja e shpirtit, kursa disa 'izma' sikurse materializmi, komunizmi, ato kujdesen për nevojat fizike të trupit.
Islami, elhamdulilah, kujdeset për të dyjat, për nevojat e shpirtit, si dhe për nevojat fizike të trupit. Ai ka rol të dyfishtë.
Ndërsa kur bëhet fjalë për zgjidhjen e saktë për njerzëzimin, Kur'ani Famëlartë është libri më pozitiv në botë, Ai është thirrje për njerëzimin.
Ai ësht burimi i mëshirës dhe urtësisë, Ai është paralajmërim për të hutuarit, Ai është udhërrëfyes për të humburit, Ai është siguri për ata që janë në dyshim, Ai është ngushëllim për të përvuajturit, Dhe është shpresë për ata që kanë rënë në dëshpërim.
Ky Kur'an i Lavdhishëm ka zgjidhje për problemet e njerëzimit,
Tani, nëse dikush të jep një zgjidhje, dëshiron ta dish burimin, vërtetësinë.
Për shembull nëse je i semurë dhe nëse dikush të jep një recetë mjekësore, ti dëshiron të njohësh personin që e ka shkruar recetën.
A është mjek ? Nese po, cilat janë kualifikimet e tij ?
Ngjashëm njerëzit dëshirojnë ta njohin autorin e Kur'anit Famëlartë?
Njerëzit dëshirojnë të sigurohen për vërtetësinë e këtij Kur'ani Famëlartë ?
Por natyrisht unë nuk mund të jap zgjidhje për njerëzimin. Unë jam vetëm pjesëtarë i Islamit.
E vetmja gjë që mund t'i bëj zgjidhje njerëzimit, është Krijuesi i njerëzimit, Krijuesi i botës, Krijuesi i Universit.
Zgjidhja më e mirë për problemet e njerëzimit mund të ipet nga Dhuruesi dhe Furnizuesi i njerëzimit tërë botës dhe tërë universit.
Kështu para se të futemi në këtë temë, së pari dëshiroi t'i kaloi disa momente ose pak minuta, për t'i treguar audiencës vërtetësinë e librit dhe burimin e këtij libri.
Në fillim të kësaj konference, para tetë ditësh, të shtunën e kaluar, e mbajta ligjëratën me temën " A është Kur'ani fjalë e Zotit?"
Por, mendoj se më duhet të përsëris një pjesë shumë të vogël ne mënyrë të përmbledhur, pasi ndiej se ka shum më shumë audiencë sot sesa të shtunën e kaluar.
Të shtunën e kaluar kishte audiencë të madhe, por tani unë ndiej se audienca është shumë, shumë e madhe dhe më vjen keq që shumë njerëz po qëndrojnë në këmbë.
Numri i njerëzve është shumë më i madh sesa i atyre që moren pjesë në xhuma para dy dite dhe kjo është arsyeja pse do ta përsëris një pjesë të ligjëratës time për disa minuta.
Unë do të përpiqem në mënyrë të përmbledhur të vërtetoj se Kurani i lavdishëm është fjalë e Zotit, kurse atyre njerëzve që nuk i besojnë Zotit do të mundohem t'u sjellë prova për ekzistencën e Tij.
Kur një ateist vjen dhe më afrohet e më thotë se nuk besoi në ekzistencën e Zotit, gjëja e parë që e bëj është ta uroj atë.
Njerëzit mund të pyesin pse e uron Zakiri ateistin? Shkaku pse unë e uroj atë është se ai po mendon! Shumica e njerëzve e ndjekin besimin e verbëisht.
Ai është krishterë pasi prindeërit e tij kan qenë krishterë, ai është hindus pasi babai i tij është hindus.
Disa njerëz janë muslimanë pasi prindërit e tyre janë muslimanë.
Ky ateist po mendon.
Ndosha ky ateist vjen nga ndonjë mjedis fetar ku ai nuk pajtohet se zoti që prindërit e tij e adhurojnë mund të jetë një Zot i atillë.
Kështu ai nuk pajtohet me ekzistencën e Zotit. Arsyeja e urimit tim për të është se ai e ka thënë pjesen e parë të shahadetit të muslimanëve, pjesën e parë të besimit islam që është La ilahe ( Nuk ka Zot), dhe e vetmja gjë që duhet të verpojmë tani është ta bindim se All-llahu është Zoti i vetëm ( il-lAll-llah), Këtu, gjysma e punës time është e kryer.
Jomuslimanëve të tjerë së pari duhet t'ua argumentojmë se Zoti që po e adhurojnë ata nuk është Zoti i vërtetë.
Këtu gjysma e punës sime është e kryer.
Ai tashmë është pajtuar se nuk ka Zot. E vetmja gjë që duhet t’ua argumentojmë është ekzistenca e Zotit të vërtetë, pra ‘il-lAllah’ – se All-llahu është Zoti i vetëm të cilën do ta bëj inshAll-llah.
Shumica e ateistëve mendojnë se shkenca është baza e qdo gjëje.
Sot është epoka e shkencës dhe teknologjisë, Ata mendojnë se shkenca është baza e qdo gjëje.
Megjithatë nëse e pyet ndonje ateist për një pajisje, pajisje që askush në botë nuk e ka pare e as nuk ka dëgjuar për të dhe nëse kjo pajisje sillet para këtij ateisti, pyetet ateisti se kush ka mundësi tëtë tregoj për mekanizmin e kësaj pajisjeje, për mekanizmin e këtij mjeti.
Ateisti do të përgjigjet: Këtë mund ta bëj krijuesi, disa thonë prodhuesi, disa thonë shpikësi, qfarëdo që thonë do të jetë e ngjashme në emërtim, mund të jetë krijuesi, bërësi, prodhuesi, do të jetë diqka e ngjashme.
Mos u ndal këtu, vazhdo, Përgjigjien e ruajmë në mendje.
Pyete atë se si erdhi universi në ekzistencë ?
Ai do të të tregojë se fillimisht universi ishe një grumbull tymi dhe më vonë ndodhi eksplodimi i njohur si “Shpërthimi i Madh – Big Bang” galaksitë, yjet,dielli,planetët dhe toka në të cilën jetojm.
Këtë e quajn “Big Bang”.
Kur e pyesim ateistin se kur kemi mësuar për krijimin e universitë, për “Big Bangun” ?
Ai do të na thotë se kjo është zbuluar kohëve të fundit, para tridhjetëvitesh, para katërdhjetë vitesh.
Unë i tregoj se ky informacion për krijimin e universit përmendet në këtë libër në mënyrë të përmbeldhur, Kur’anin, para më tepër se katërmbëdhjetë shekujve.
Përmendet në Suren “ Enibja”, Kaptina 21, Ajeti 30:
“ A nuk e dinë ata , të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e ne i ndamë ato të dyja…..”
Ky Shpërthim i Madh’ pë të cilin po bisedon tashme është përmendur në Kur’an para 1400 vitesh.
Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kur’an ?
( Mund të thotë se ndosha ka qenë ndonjëgojëdhënë.) Mos dikuto me të, Vazhdo.
Qfarë është forma e kësaj Toke ?
Ai do t’ju thotë se më pare njerëzit mendonin se toka në të cilin jetojmë ishte e rrafshët.
Në vitin 1579 Francis Drake lundroi përreth tokës dhe e vërtetoi se toka është sferike.
Atë që ju e mësuat në vitin 1579 është përmendur në Kur’an para 1400 vitesh.
Ne Suren Naziat, Kaptina 79, Ajeti 30, përmendet:
“ E pastaj token e bëri në formë të vezës”
Fjala arabe “ deha-ha”, një prej kuptimeve të tij është “zgjerim” kurse toka është një “zgjerim” (shtrirje)
Kuptimi tjetër rrjedh prej fjalës arabe “duja” që do të thot ‘vezë’ dhe ne e dime se toka në të cilën jetojmë nuk është krejtësisht e rrumbullakët, ajo është gjeosferike në formë.
Fjala arabe ‘deha-ha’ nuk i referohet një veze normale, ajo i referohet vezës së një struce.
Nëse e analizojmë formën e vezës së një struce, ajo gjithashtu është gjeosferike në formë.
Kush mund ta ketë përmendur këtë para më tepër se 14 shekujsh se forma e tokës është gjeosferike ?
(Ateisti muind të thotë se ndosha i Dërguari Muhamedi ishte një njeri intelegjent). Mos diskuto me të, Vazhdo.
Drita e hënës, a është dritë e saj apo a është ajo një dritë e reflektuar ?
Ateisti do t’ju thotë se më pare ne mendonim se drita e hënës ishte drita e saj.
Kohëve të fundit në shkencë, para njëqind vitesh, dyqind vitesh, treqind vitesh, ne e zbuluam se drita e hënës nuk është drita e vet por ishte dritë e reflektuar.
Kur’ani e përmend këtë në Suren Furkan, Kaptina 25, Ajeti 61.
“ I Madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell), e hënë që ndriqon.”
Fjala arabe e përdorur për Diellin “ Esh-shems” gjithmon përshkruhet si “siraxh” që do të thotë dritë ose llambë flakëruese.
Fjala arabe e përdorur në Kur’an për hënën është “Kamer” dhe drita e saj gjithmonë përshkruhet si “munir” ose “nur” që do të thotë dritë e huazuar ose reflektim i dritës.
Kur’ani nuk thotë askund se drita e hënës është drita e saj. Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kur’an para 1400 vitesh.
Ateisti, ndosha pas një pause të gjat do të thotë se ndoshta i Dërguari juaj paska qenë njeri ekstra intelegjent. Mos diskuto, Vazhdo.
Kur isha në shkollë, e kam kryer shkollën në vitin 1982, kam mësuar në lëndën e shkencës dhe gjeografisë se ndonëse dielli rrotullohej, ai nuk rrotullohej rreth bushtit të vet.
Ateisti do të pyesë: “ A është edhe kjo e përmendur në Kur’an?
Unë i përgjigjem: Jo, jo, kjo është ajo që e pata mësuar në shkollë para 25 vitesh.
Por kur e lexova ajetin e Kur’anit Famëlartë në Suren Enibija, Kaptina 21, Ajeti 33”
“Ai është që krijoi natën e ditën, djellin e hënën dhe secilli prej tyre noton në orbitë.”
Fjala arabe “jesbehun” e përshkruan lëvizjen e një trupi që është në lëvizje dhe në këtë na bën të kuptojmë se dielli përveq që rrotullohet, ai gjithashtu rrotullohet rreth boshtit të vet.
Ndërsa sot shkenca na tregon se Diellit i duhen përafërsisht 25 ditë për ta përfunduar një rrotullim.
Kush mund ta ketë përmendur këtë në Kur’an para më tepër se 1400 vitesh kur shkenca vetëm kohëve të dunti e ka zbuluar, para disa vitësh.
Kur isha në shkollë unë nuk dija për këtë, tani të gjitha librat shkollore shkruajnë shumë qartë se dielli përveq që rrotullohet, ai gjithashtu rrotullohet rreth bushtit të vet.
Kush mund ta kishte përmendur këtë në Kur’an? Dhe ka shumë gjasa qe ateisti të mos flasë.
Mos e prit përgjigjien, Vazhdo !
Sot shkenca na tregon se universi ynë po zgjerohet, këtë që e zbuluam para qindra vitesh, është përmend ne Kur’an Famëlartë në Suren Dhariat, Kaptina 51, Ajeti,47.
“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.”
Fjala arabe ‘ muusiuune’ nënkupton se universi po zgjerohet.
Mundë të ketë kritikë të Islamit, të cilët thonë nuk është qudi që Kur’ani flet për astronominë meq arabët kan qenë të avancuar në fushën e astronomies dhe unë pajtohem me ta, se arabët ishin të përparuar në këtë fushë, por dua t’ua kujtoj se disa shekuj pas zbritjes së Kur’anit Famëlartë arabët u avancuan në fushën e astronomies kështu arabët mësuan për astronominë nga Kur’ani dhe jo anasjelltas.
Në fushën e hidrologjisë ne e pyesim ateistin se kur mësuam pë ciklin e hidrologjik?
Ai do t’u tregojë se Sabonat Palsi në vitin 1580 ishte personi i pare që e përshkroi ciklin e tanishëm të ujit, mënyrën se si uji avullohet nga oqeani, formohet në re, retë i lëvizë era dhe uji bie nga retë në formë të shiut, në këtë mënyrë cikli i ujit mbarohet.
Ky cikel i ujit përmendet në Kur’anin Famëlartë në hollësi të imtra para katërmbëdhjetë shekujsh.
Kur’ani gjithashu na tregon se uji avullohet nga oqeanet, formohet në re, retë bashkohen, ato lëvizen nga erërat dhe uji bie në tokë dhe në këtë mënyrë përfundohet cikli I ujit.
Kur’ani flet për hidrologjinë dhe ciklin e ujit në hollësi, në shum Sure të Kur’anit.
Në suren Zumer, Kaptina 39, Ajeti 21, në Suren Rum,Kaptina 13, Ajeti 24, në Suren, Mu’minum Kaptina 23, Ajeti 18, në Suren Hixhr, Kaptina 15, Ajeti 22, në Suren Nur, Kaptina 24, Ajeti 43, në Suren Rum, Kaptina 13, Ajeti 48, në suren Araf, Kaptina 7, Ajeti 37, në Suren Rad, Kaptina 13, Ajeti 17, në Suren Furkan, Kaptina 25, Ajeti 48-49, në Suren Fatir, Kaptina 35, Ajeti 9, në Suren Ja’sin, Kaptina 36, Ajeti 34, në Suren Gafir, Kaptina 40, Ajeti 40, në Suren Gashija, Kaptina 88, Ajeti 5, në Suren Kaf, Kaptina 50, Ajeti 9-10, në Suren Vakia, Kaptina 56, Ajeti 16-17, në Suren Mulk, Kaptina 67, Ajeti 30, në Suren Tarik, Kaptina 86, Ajeti 11.
Ti mund vetë të citosh të mos ndalësh së cituari referncat e Kur’anit që flasin pë ciklin e ujit në detaj të imëta.
Kush mund ta ketë përmendur këtë ne Kur’an para 1400 vitesh ? Mos e pritë përgjigjien vazhdo.
Kur’ani flet për gjeologjinë, Ai thotë se kodrat kanë shtylla që i japin stabilitet tokës.
Kjo përmendet në Suren “En-Nebe, Kaptina 78, Ajeti 6-7.
Në fushën e oqeanologjis ne e dime se ekzistojnë dy lloje të ujit, të njelmët dhe të ëmbël, por Kur’ani i paraprinë shkencës dhe thotë në “Suren Er-Rahman, Kaptina 55, Ajeti 19-20:
“Ai I lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.”
“Ndërjmet atyre të dyve është një pengues qe ata të dy nuk e kapërcejnë.”
Këtë pengesë për të cilën Kur’ani fletë , ekspertët e oqeanologjisë e quajn si barriera e padukshme.
Kur’ani flet për biologjinë në Suren Enibija, Kaptina 21, Ajeti 30.
“Dhe ujin e bëmë bazë të jetës së qdo sendi…”
Kush mund të besontë në shkretëtirën e Arabisë para 1400 vitesh në të cilën ka shum pak ujë, se qdo krijesë e gjallë është e krijuar nga uji ? Por sot shkenca e ka dëshmuar këtë.
Në fushën e botanikës Kur’ani thotë në suren Ta-Ha Kaptina 20, Ajeti 53.
“I kemi krijuar bimët në qifte, mashkull dhe femër…”
Më parë ne nuk e kemi ditur se edhe bimët janë të krijuar meshkuj dhe femra.
Kur’ani thotë në Suren Er-Rrad, Kaptina 13, Ajeti 3.
“…..dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (qift).”
Në fushën e gjeologjisë Kur’ani thotë në Suren En’am, Kaptina 6 Ajeti 38:
“Shpendët dhe kafshët jetojnë në grupe sikur njerëzit”
Ne arritëm ta zbulojmë këtë vetëm kohëve të fundit.
Kur’ani flet për stilin e jetës së bletës në Suren Nahl, Kaptina 16, Ajeti 68-69, Kur’ani flet për stilin e jetës së marimangës në Suren Ankebut, Kaptina 29, Ajeti 41, Kur’ani flet lidhur me stilin e jetës së milingonës në Suren Neml, Kaptina 27, Ajeti 18-19, për të cilat gjëra ne jemi inforumuar vetëm kohëve të fundit, para pesëdhjetë vitesh, para njëqind vitesh, para dyqind vitesh.
Në fushën e mjekësisë Kur’ani thotë në Suren Nahl, Kaptina 16, Ajeti 68-69:
“Nga barqet e tyre ( të bletëve ) del lëng, ngjyra e ta cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim për njerëz.”
Sot ne kemi zbuluar se në mjaltin që del nga barqet e bletëve ka veti antiseptike, S’është qudi që rusët e përdorin mjaltin për t’i shëruar plagët.
Këtë e mësuam kohëve të fundit.
Në fushën e fiziologjisë, Kur’ani flet për qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e qumështit në mënyrë të përmbledhur, në Suren Nahl, Kaptina 16, Ajeti 66.
Në fushën e gjenetikës, Kur’ani thoë në Suren En-Nxhem, Kaptina 53, Ajeti 45-46 si dhe në Suren Kijame, Kaptina 75, Ajeti 35-39, se sperma e mashkullit është përgjegjëse për gjininë e fëmijës, të cilën e kemi mësuar kohëve të fundit.
Kur’ani flet për embriologjinë në detaje në Suren El-Alek, Kaptina 96, Ajeti 1-2:
“ I kemi krijuar njerëzit prej alakas” ( Prej një substance si shushunja, diqka që ngjitet, e cila po ashtu quhet gjak i ngjizur).
Kur’ani flet për fazat e embriologjike në detaje, të cilat embriologjia moderne i ka zbuluar vetëm kohëve të fundit, në Suren Mu’minun, Kaptina 23, Ajeti 12-14.
Do t’i përmendi edhe disa, Natyrisht se jobesimtari nuk e pranon se si Zoti pasi të kemi vdekur dhe të jemi varrosur në tokë, si ka mundësi që Zoti i Plotëfuqishëm t’i ribashkoj kockat tona, pasi kockat tona janë shpërbërë, si do të mundet të na i ribashkoj kockat në Ditën e Gjykimit.
Zoti i Gjithëfuqishëm thotë në Suren Kijame, Kaptina 75,Ajeti 3-4:
“Ne jemi të zotët t’ia rikrijojm si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij”
Vetëm në vitin 1880 Francis Galton e zbuloi qështjen e majave të gishtërinjve, madje edhe në miliona njerëz ai tha, nuk mund t’i gjesh dy maja të njëjta të gishtërinjve.
Sot CIA, policia dhe FBI i përdorin majat e gishtave për t’i identifikuar kriminelët.
Kurse All-llahu e përmendi në Kur’an para 1400 vitesh.
Përve që Ai mund t’i tubojë eshtrat, Ai mundet po ashtu t’i rikrijojë si kanë qenë majat e gishtave.
Kur ne e pyesim ateistin se kush mund ta ketë thënë këtë në Kur’an, e vetmja përgjigjie që ai mund ta jep është
Ai është Krijuesi, Prodhuesi, Shpikësi, Bërësi.
Këtë Krijues, këtë Prodhues, këtë Shpikës këtë Bërës ne muslimanët e quajmë All-llah.
Unë u përpoqa ta përmbledh ligjëratën time dy orësh të së shtunës vetëm në pesëmbëdhjetë minuta.
Sipas Ajnshtanjit shkenca pa fe është e dobët dhe feja pa shkencë është e verbër.
Më lejoni t’ua kujtoj se Kur’ani Famëlartë nuk është libër i shkencës, (S-C-I-E-N-C-E) por është libër i shenjave (S-I-G-N-S) është libër i ajeteve (argumenteve)....dhe në Kur’anin e lavidshëm ekzistojnë më tepër se 6000 shenja-ajete, 1000 prej të cilave flasin për shekncën,
Unë nuk po përpiqem ta kërkoj ndimën e shkencës për ta vërtetuar autenticitetin e Kur’anit. Për muslimanët, Kur’ani është e vërteta.
Për jomuslimanët dhe për ateistin shkenca është e vërteta.
Kështu unë po e marr të vërtetn e tij dhe timen duke u përpjekur ta vërtetoj se ajo që e vërteta e tij, “shkenca”, e ka zbuluar dje, para pesëdhjetë vitesh, para 100 vitesh, para 200 vitesh, e vërteta jonë, Kur’ani i lavdishëm tashmë e ka përmendur para më shumë se 1400 vitesh.
Kjo është arsyeja pse shkenca sot nuk e eliminon Zotin, por i eliminon të vërtetat lidhur me Zotin – shpreja La ilahe il – lAll-llah.
Në këtë mënyrë ky Kur’an i lavdishëm e ka zgjidhjen për problemet e njerzëimit, autori i të cilit është Krijuesi, Dhuruesi, Furnizuesi i njerëzimit dhe i tërë universitë.
Zoti i Plotfuqishëm i ka dërguar disa shpallje në fytyrë të tokës.
Megjithatë të gjitha shpalljet qe u zbritën para shpalljes finale, Kur’anit të lavdishëm ishin të dedikuar për një grup të veqant të njerëzve dhe duhet të pasoheshin për një perudhë të caktuar kohore.
Por meqë Kur’ani ishte shpallja e fundit e Zotit të Plotfuqishëm, ai nuk u dërgua vetëm për muslimanët ose arabët, ai u dërgua për tërë njerëzimin, siq përmendet në Kur’an në Suren El-Bekare, Kaptina 2, Ajeti 185:
“Muaji i Ramazanit në të cilin filloi të zbriste Kur;ani, udhërrëfyes për njërëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues…..”
Jo vetëm për muslimanët ose për arabët, por për tërë njerzimin.
E njëjta metodë përsëritet në Suren Ibrahim, Kaptina 14, Ajeti 1 dhe Ajetin 52, dhe në Suren Zumer, Kaptina 39, Ajeti 41, me porosi se Kur’ani është dërguar për tërë njerëzimin.
Ngjashëm të gjithë të Dërguarit që kanë ardhur para të Dërguarit të fundit, ( Muhammedit, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të), ata u dërguan për një grup të veqantë të njerëzve dhe mesazhet me të cilat erdhën duhej të praktikoheshin vetëm për një periudhë të caktuar kohore.
Por meq i Dërguari paqja qoftë mbi të është pejbamberi i fundit, ai nuk u dërgua vetëm për muslimanët ose për arabët.
Kur’ani thotë në Suren Enibija, Kaptina 21, Ajeti 107:
“E Net ë dërguam ty vetëm si mëshirë për tër botërat”
Mesazhi i njejtë përsëritet në Suren Es-Sebe’e, Kaptain 34, Ajeti 28:
“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se per të gjith njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”
Për këtë shkak se shumica e njerëzve ende nuk e dinë këtë, ne jemi duke mbajtur konferenca dhe ligjërata të tilla.
Por sot nese ne lexojmë, nësë ne analizojmë, nëse ne i shikojmë mediat ndërkombëtare ne do të shohim propagandë të madhe kundër Islamit në media ndërkombëtare.
Qoftë në gazetat ndërkombëtare, në revistat ndërkombëtare, në radiot ndërkombëtare, në kanalet televizive ndërkombëtare, në kanalet satelitore ndërkombëtare.
Ne i gjejmë media ndërkombëtare duke përhapur ide të gabuar për Islamin.
Ka propagandë të madhe kundë Islamit.
Sipas një artikulli në revistën Neësëeek më 16 Prill 1979, Brenda një perushe prej 150 vitesh nga 1800 deri në 1950 më tepër se 60.000 libra janë shkruar kundër Islamit dhe nëse I llogarisim nëse I ndajmë numrin e ditëve dhe numrin e librave të shkruara del se më tepër se një libër është shkruar kundër Islamit qdo ditë, dhe pas 11 shtatorit 2001, kjo ka arritur shkallë të paimagjinueshme, qdo ditë shtat libra jan shkruar kundër Islamit.
Nëse dëshiron të bëhesh i famshëm, nëse e shkruan një libër kundër Islamit, Shansi se ai do të bëhet libër shum I shitur është i lartë, dhe ne e vërejmë se media ndërkombëtarei përdorin disa strategji për t’i përhapur këto ide të gabuar kundër Islamit.
Numër një ata i marrin si shembull njërëzit e këqinjë të komunitetit dhe i portretizojnë ata si shëmbëlltyrë të muslimanëve.
Ka njerëz të këqinjë në qdo komunitet.
Mediat i marrin njerëzit e këqij në mesin e muslimanëve, të cilët nuk jan praktikues të Islamit ndonëse emrat i kanë të muslimanëve.
Ata i marrin këta dhe I paraqesin si shëmbëlltyrë të muslimanëve.
Nëse dëshiron të dish se sa e mirë është vetura, dhe nëse e vendos prapa timonit një person që nuk di të ngasë dhe nëse ai bën aksident, nëse ai ndeshet me veturën e tij, kë do ta fajësoni, a do ta fajësoni ngasësin apo veturën ? Natyrish se ngasësin.
Nëse dëshiron të dish se sa e mirë është vetura, ti duhet t’i analizosh specifikat e saj, llojin e derivatev që e konsumon, shpejtësinë, mënyrën e përdorimit të marshit, dhe masat tjera të sigurisë së saj.
Pas analizimit të kësaj atëherë mund të gjykosh se sa e mirë është vetura.
Dhe nëse vërtet dëshiron ta testosh veturën, vendos prapa timonit një person që është ekspert në ngasje. Nëse dëshiron ta gjykosh Islamin se sa i mirë dhe dëshiron që ta analizosh një shëmbëlltyrë të muslimanit, atëher shembulli më i mirë është pejgamberi jonë i dashur, Muhammedi a.s.
Shikojë biografinë e tij dhe analizoje historinë e pejgbamberit dhe pa dyshim se do të pajtohesh se kjo fe dhe pasuesi i Muhammedi a.s. ishin shkaktarët kryesor për përhapjen e paqes.
Strategjia e dytë që ata e përdorin është se ata shumë herë japin citate të Kur’anit dhe të librave fetare Islame jashtë kontekstit, Ne i gjejmë shumë kritikë, nëse i lexoni shumicën e librave kundër Islamit, dhe nëse hyni në internet gjeni shumë faqe kundër Islamit ku ata japin refernca dhe citate nga Kur’ani.
Një citat qe e përdorin shpesh kritikët është ajeti i pest i Sures Tevbe, këtë e përdori gjithashtu Arun Shourie, një prej kritikëve më të mëdhenj të Islamit në Indi.
Ai quhet Arun Shourie.
Ai shkruan në librin e tij “ Bota e Fetvave” ku jep referenca se Kur’ani thotë, në Suren Tevbe, Kaptina 9, Ajeti 5:
“…. Luftoni ( vritni ) idhujtarët kudo që t’i gjeni.”
Ai me fjalën idhujtarë këtu aludon në hindusët .
Ai thotë se Kur’ani e potencon në Suren Tevbe, Kaptina 9, Ajeti 5 se idhujtarët duhet të luftohen ( mbyten ) kudo që të gjenden, Nëse e hap Kur’anin dhe e lexon përkthimin, ajo që ai e thotë është e vërtetë.
Sureja Tevbe, Kaptina 9, Ajeti 5 vërtetë thotë:
“…. Luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni…”
Mirëpo, kjo është e cituar jashtë kontekstit.
Që të jetë Brenda kontekstit ne duhet të fillojmë nga ajeti i parë i Sures Tevbe, pasi kur të lexojmë brenda kontekstit dhe t’i kuptojmë rrethanat e zbritjes së këtij ajeti, ne informohemi se ekzistonte një marrëveshje paqësore në mes të muslimanëve dhe paganëve të Mekkes, dhe se kjo marrëveshje ishte prishur njëanësisht nga paganët e Mekkes.
Kështu kur kjo marrëveshje u prish njëanësisht nga paganët e Mekkes, Zoti I Plotfuqishëm, All-llahu s.v.t than në Suren Tevbe, Kaptina 9, Ajeti 5:
se ai po u ipte një afat katër mujor, përndryshe to t’u shpallej luftë.
Pas katër muajve Ai i urdhëron muslimanët qe t’i luftojnë dhe t’i mbysin paganët, që nënkupton se duhet t’i mbytni armiqtë tuaj që i gjeni dhe t’u vëni pritë në qdo shteg.
Kështu brenda kontekstit ne e dimë se ky ajet u shpall në betejë, kur marrëveshja paqësore prishet dhe vendosin të luftojnë kundër juve, Mos u frikëso, luftoni edhe ju dhe mbytni ata kudo që i gjeni.
Natyrish se qdo general i ushtrisë për ta ngritur moralin e ushtrisë në betejë do të urdhëronte që armiku të luftohej.
Të marrim shembullin kur SHBA-të ishin në luftë me Vietnamin dhe gjenerali I ushtrisë së SHBA-vë u thotë ushtarëve se kudo qe i gjeni vietnamezët mbytni, natyrisht se kjo është brenda kontekstit.
Nëse ata e citojnë jashtë kontekstit dhe pohojnë se sot gjenerali i ushtrisë amerikane thotë se kudo që i gjeni vietnamezët mbytni, Kjo do t’i jepte dukjen e një kasapi.
Natyrish se për ta ngritur moralin, Zoti I Plotfuqishëm nuk u tha të ikin, Ta ngritësh moralin kërkohet t’u thuash qe most ë frikësohen pasi kjo është një luftë midis të vërtetës dhe të pavërtetës.
Shembuj të tillë gjenden edhe në Bibël, në Ungill, në Ungjillin e Mateut, Ti do t’i gjesh ata shembuj në librat e hindusve, si për shembull në Bagvad-Gita.
Bagvad-Gita fletë për këtë ku Zoti i tyre Krishna i jep këshilla Ergjunit, i cili në atë moment është në betejë dhe thotë ne Bagvad-Gita, kapitulli i parë, vargjet 46,47,48 se do ta ulë armën dhe më mirë preferon të mbytet i paarmatosur sesa të luftoj kundë farefisit të vet.
Kështu Krishna thotë në disa vargje më vonë në Bagvad-Gita, kapitulli i dytë, vargjet 2,3:
“Pse kaq i paaftë o Ergjun, a e di se është detyrë e luftëtarit të luftojë dhe vetëm nëse lufton ti do të shkosh në “parajs” dhe vazhdon edhe më tej.
Ju mund ta shikoni kasetën time për xhihadin ku kam folur në detaje, mirpo kur Kur’ani flet për këtë jomuslimanët e shohin si problem.
Imagjinoje nëse them se Bagvad-Gita urdhëron që ti mbytni të afërmit tuaj, kjo do të ishte djallëzore, Vërtet Bagvad-Gita e thotë këtë.
Nëse them se Bagvad-Gita thotë mbyti të afërmit e tu, kjo do të ishte djallëzore.
Brenda kontekstit thotë se kur duhet të luftosh kundër të pavërtetes, nëse lufton kundër shtypjes, qëndro në të vërtetën edhe nëse është kundër farefisit.
Sa i përket mesazhit të Bagvad-Gitës, Kur’ani thotë të njëjtën.
Për rrjedhim për ti bërë jomuslimanët që ta kuptojnë Islamin, sipas meje qelësi I dhënë në Kur’anin Famëlartë nga Krijuesi jonë All-llahu gjendet në Suren Ali Imran, Kaptina 3, Ajeti 64:
“ O ithtarë të librit, ejani te një fjalë qe është e njejtë mes nesh dhe mes jush…”
Kushti i parë i se cilës është:
“ Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok!”
Dhe Arun Shourie pasi e citon ajetin numër pesë të Sures Tevbe, ai kërcen në ajetin numër shtatë.
E din pse ?
Ajeti numër gjashtë e ka ilaqin për sëmundjen e tij.
Ajeti numër gjashtë i Sures Tevbe thotë:
“ E nëse dikush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që ti dëgjojë fjalët e All-llahut mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt.
Këtë, ngase ata janë popull që nuk e dinë ( të vërtetën e fesë islame ).”
Kur’ani nuk thotë lëri të shkojnë.
Sot nëse armiku dëshiron paqe, maksimumi që ushtria mund ta bëj është të thotë lëri të shkojnë.
Kur’ani Famëlartë nuk thotë këtë.
Kur’ani thotë përcillni ata deri në një vend të sigurt…. Pasi ata jan popull që nuk dinë.
Para disa muajve kur e mora një shembull të thjeshtë, një jomusliman nga audience më tha:
“Vëlla Zakir edhe ti citon gjëra jashtë kontekstit.
Ti nuk e ke cituar krejtësisht ajetin e pestë të Sures Tevbe dhe ai vazhdoi dhe me tha se ajeti i plotë thotë:
“luftoni idhujtarët kudo që ti gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në qdo shteg”
Ajeti vazhdon e thotë:
“Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin,atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.”
Kështu ai dëshiron të tregojë se vetëm nëse ata e pranojnë Islamin, ti duhet ti lësh të shkojnë.
Megjithatë, shumë herë është e vështir të bëhen sqarime të plota sepse ligjërata mund të bëhet dhjetë orë e gjatë dhe njerëzit do të thonë se unë jam folës maratonë.
Por, unë e falënderova atë vëlla hindus dhe i thashë:
All-llahu të shpërbleftë që më dhe një shans për ta sqaruar këtë.
Ajeti numër pesë i Sures Tevbe thotë se nëse jobesimtari pendohet, dhe e falë namazin dhe e jep zeqatin, pra bëhet musliman, atëher lëre të shkojë.
Ndërsa ajeti numër gjashtë i Sures Tevbe thotë:
“ E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim…” ( dëshiron paqe ), Mos e le vetëm të shkojë.
Nëse bëhet musliman lëre të shkojë, Mirëpo nëse nuk bëhet dhe dëshiron paqë mos e lër vetëm ashtu të shkojë mirëpo shoqëroje deri në një vend të sigurtë.
Ata që e pranojnë Islamin tani bëhen pjesë e komunitetit musliman.
Ndoshta jomuslimanët mund ta mbysin, ndoshta ata dëshirojnë të hakmerren ndaj tij për shkak se ka kërkuar paqe me muslimanët.
Zoti i Plotfuqishëm thotë në Kur’an, mos i lërë ata por përcjelli deri në një vend të sigurisë.
Kjo është arsyeja pse kritikët si Arun Shourie i kalojnë ajetet dhe citojnë jashtë kontekstit dhe ti mund të gjesh qindra shembuj të tillë, nëse hyn në internet kjo është normale.
I gjejmë tani shumë jomuslimanë në internet, të cilët flasin kundër Islamit dhe tani është bërë lehtë pasi shumë më shumë libra botohen shumë lehtë.
E dimë se interneti është shpatë me dy teha, së pari kur filloi kishte më tepër faqe interneti kundër Islamit sesa për Islamin.
Tani muslimanët e zunë hapin dhe ka shumë faqe të mira të internetit për Islamin, por nuk ke nevojë të jesh dijetar për te gjetur gabime në mënyrën se si e paraqesin Kur’anin këto faqe të internetit kundër Islamit dhe në momentin që përpiqesh të përgjigjesh në një dilemë, menjëherë paraqitet dilemma tjetër.
Kjo është arsyeja pse kemi bërë ligjërata të këtilla.
Pra strategjia e dytë është citimi i ajetev të Kur’anit Famëlartë dhe librave Islame jashtë kontekstit. Strategjia e tretë është se ata thonë gjëra për Islamin që janë të pavërteta për të, të cilat nuk ekzistojnë në Islam.
Për shembull shum kritikë thonë se Islami është një fe joshkencore.
Ta marrim një shembull, koha nuk na lejon ti marrim disa shembuj.
Sot po hedhen ide të gabuara nga shkrimtarja e “famshme” e Bangladeshit Taslima Nasrin ku ajo thotë se:
“Kur’ani e përmend se Dielli sillet rreth tokës.
Nëse ne duhet të besojmë ne një libër aq të prapambetur atëher si është e mundur që muslimanët te ecin përpara?”
E sfidoj qdokënd që ta gjejë një ajet të vetëm të Kur’anit që thotë se Dielli rrotullohet rreth Tokës.
Këta e kam thënë para shum vitesh kur po bëja debat lidhur me të.
Atë që ajo i referohet është një ajet të Kur’anit të cilin e përmenda më herët në ligjëratën time, Sureja Enibija, Kaptina 21, Ajeti 33:
“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.”
Kështu Kur’ani thotë se Dielli rrotullohet në lëvizje.
Askund nuk thotë Kur’ani se Dielli rrotullohet rreth Tokës, Ky është të kuptuarit të saj, interpretimi i saj, fjala e saj nuk është ajet i Kur’anit .
Kur’ani thotë se Dielli rrotullohet në lëvizje, të cilën e sqarova më herët, dhe përveq këtij rrotullimi,ai rrotullohet rreth bushtit të vet.
Kur isha në shkollë unë nuk dija për këtë dhe tani shkenca ka dëshmuar për kët.
Kështu shumë herë kritikët e Islamit kan thënë gjëra për Islamin, të cilat janë të pavërteta për të.
Strategjia e katërt e përdorur shpesh është se ata thonë gjera për Islamin, dhe pastaj pohojnë se për shkak të kësaj Islami është problem për njerëzimin.
Sipas tyre problemet që sot i kemi në botë jan kryesisht për shkak të Islamit, dhe ata thonë se muslimanët janë terroristë, ata jan fundamentalistë, ata jan ekstremistë, Islami është fe jotoleranta e shum tjera.
Për shkak të gjithë kësaj Islami është problem për njerëzimin dhe shumë herë ne muslimanët mundohemi të mbrohemi, kurse unë më parë do ta përdorja strategjinë ‘ kthej tavolnat mbrapshtë’. Sot muslimanët quhen fundamentalistë.
Cili është kuptimi i fjalës fundamentalist ?
Fundamentalisti është personi, i cili I ndjek fundamentet ( bazat ) e një fushe të caktuar.
Për shembull nëse një person dëshiron të jetë një matematikant i mirë, ai duhet ti di, ti ndjek dhe ti praktikojë bazat e matematikës.
Nëse ai nuk është fundamentalist në fushën e matematikës ai nuk mund të jetë matematikan i mirë.
Që një person të jetë shkencëtar i mirë, ai duhet ti di, ti ndjek dhe ti praktikojë fundamentet e shkencës.
Nëse ai nuk është fundamentalist në fushën e shkencës ai nuk mund të jet shkencëtar i mirë.
Ju nuk mund ti lyeni të gjithë fundamentalistët me brushën e njejtë, se të gjithë janë të mirë ose të gjithë jan të këqij.
Varet se në cilën fushë personi është fundamentalist dhe ju duhet ta etikoni atë në pajtim me këtë. Për shembull nëse kemi një plaqkitës fundamentalist, profesioni i të cilit është plaqkitja e njerëzve ai është i keq për shoqërinë.
Ai është sëmundje për shoqrinë.
Në anën tjetër nëse kemi një doktor fundamentalist, i cili i shpëton qindra jetë të njerëzve, ai është mirësi për shoqërinë.
Ju nuk mund ti lyeni të gjithë fundamentalistët me të njejtën brushë, se të gjithë janë të mirë ose të këqij.
Personi duhet të etiketohet varësisht prej fushës në të cilën është fundamentalist.
Sa më përket mua, unë jam musliman fundamentalist dhe unë jam krenar që jam musliman fundamentalist, pasi unë i di dhe përpiqm ti pasoj parimet e Islamit dhe e di se nuk gjendet asnjë baze e vetem e Islamit, asnjë mësim i vetëm i Islamit, I cili është kundër njerëzimit si tërësi.
Mund të gjenden disa mësime Islame, për të cilat disa jomuslimanë mund të ndiejnë se jan kundër njerëzimit, por në momentin qe e analizon logjikisht, i shikon statistikat prapa atij mësimi, nuk ka mundësi asnjë njeri i paanshëm të gjej një bazë të vetme të Islamit, e cila është kundër njerëzimit si tërësi.
Fjala fundamentalizëm sipas fjalorit Ëebster u shpik për ti përshkruar krishterët protestantë, në fillim të shekullit të njëzet në Amerik, pasi kjo fjalë së pari është perdorur nga amerikanët per të krishterët protestantë, pasi ata protestuan kundër kishës.
Kisha besonte se mesazhi i Biblës ishte nga Zoti.
Këta të krishterë protestant protestuan se jo vetëm mesazhi i Bibles është nga Zoti, por qdo fjalë dhe qdo shkronjë e biblës është nga Zoti.
Nëse dikush mund të argumentojë se qdo fjalë, qdo shkronjë e Biblës është nga Zoti, kjo lëvizje fundamentaliste ëshë një lëvizje e mirë.
Në anën tjetër nëse dikush mund të argumentojë se qdo fjalë e Biblës nuk është fjalë e Zotit atëher kjo levizje nuk është levizje e mirë.
Kur e lexojmë fjalorin e Oksfordit ne gjejmë se ai thotë se fundamentalist është një person i cili në menyrë të rreptëe i permbeht doktorinës së vjetar të qdo feje.
Por kur lexova një botim të korrigjuar të fjalorit të Oxfordit aty shkruhej:
“Fundamentalist është një person, i cili në mënyrë të rreptë i përmbahet doktrinës së vjetar të qdo feje, sidomos Islamit.
Fjala “sidomos Islamit” është shtuar në botimin e korrigjuar të fjalorit të Oksofrdit.
Momentin që e sheh një musliman mendja të shkon se ai është fundamentalist.
Ne muslimanët mbrohemi nga kjo dukë thënë:
Unë thëm: “ Jam fundamentalist, qka ka të keqe ?
Ti nuk mund të jesh musliman i mirë nëse nuk je musliman fundamentalist.
Media thonë se muslimanët jan ëkstremistë.
Unë them PO !
Unë jam ekstremist.
Unë jam ekstremisht i mirë, ekstremisht i dashur, ekstremisht i mëshirshëm.
Unë jam ekstremisht i ndershëm, ekstremisht i drejtë.
Qka ka të keqe të jesh ekstremisht i mirë, ekstremisht i dashur, ekstremisht i mëshirshëm, ekstremisht i drejtë, ekstremisht i ndershëm ?
Ti nuk mund të jesh pjesërisht i ndershëm, kur të konvenon, ti je i ndershëm kur nuk të konvenon ti nuk je i ndershëm.
Sipas Kur’anit Famëlartë ti duhet të jesh ekstremisht i mirë, ekstremisht i mëshirshëm.
Ti je musliman dhe duhet të jesh musliman ekstremisht.
Dëshiroj një njeri të vetëm të më tregoj se qfar ka të keqe të jesh ekstremisht i ndershëm ?
Ti duhet të jesh ekstremist në drejtimin e saktë.
Ne muslimanëve nuk duhet të na vie keq, jo jo.
Unë jam musliman modern.
Qka është musliman modern ?
All-llahu thotë në Kur’an:
“Hyni në Islam krejtësisht.”
Ti nuk mund ta ndjekësh Islamin pjesërisht, ne duhet të jemi plotësisht të drejtë, plotësisht të ndershëm, ëkstemisht të ndershëm.
Sot njerëzit po i etiketojnë muslimanët si terroristë !
Unë them brenda kontekstit qdo musliman duhet të jetë terrorist. Cili është kuptimi I fjalës terrorist ?
Terrorist nënkupton një person që shkakton terror. Sa herë që një kriminël e sheh policinë ai tmerrohet. Kështu për kriminelin polici është terrorist.
Në këtë kontekst qdo musliman duhet të jetë terrorist për kriminelin. Sa herë që një kriminel ta sheh një musliman ai duhet të tmerrohet, sa herë që një plaqkitës ta sheh një musliman ai duhet të tmerrohet, sa herë që një dhunues ta sheh ndonjë musliman ai duhet të tmerrohet.
Nese qdo musliman është terrorist në drejtimin e saktë, me anë të cilës terrorizohen kriminelët, atëher problemet e njerëzimit do të zgjidhen.
Nëse qdo qenie njerëzore ështe musliman fundamentalist, i ndjek bazat e Islamit, problemet e njerëzimit do të zgjidhen.
Nësë qdo qenie njerëzore ështe musliman ekstremist, ekstremisht i mirë, ekstremisht i dashur, ekstremisht i ndershëm, ekstremisht i drejtë, problemet e njerëzimit do të zgjidhen.
Shpesh herë dy etiketime të ndryshme ipen për të njejtin individ dhe për të njëjtin aktivitet, Për shembull para 60 vitesh, para 70 vitesh indianët luftonin për lirinë e vendit.
Kur britanikët po e sundonin Indinë, këta indianë qeveria britanike i quante terroristë.
Por të njëjtit njerëz për aktivitetin e njëjtë, indianët e thjeshtë i quanin luftëtarë të lirisë apo patriotë.Të njëjtit njerëz, I njëjti aktivite, por etiketime të ndryshme.
Nëse pajtohemi me pikëpamjen e qeverisë britanike se ata kishin të drejtë ta sundonin Indinë, ne duhet ti quajm këta Indianë terroristë.
Por nese pajtohemi me pikëpamjen e Indianëve të thjeshtë se britanikët kan ardhur në Indi për biznes se ata nuk kanë të drejtë të na udhëheqin neve, atëherë ne i quajm këta njerëz luftëtarë të lirisë dhe patriotë.
Të njëjtit njerëz, i njëjti aktivitet, por etiketime të ndryshme. Dhe ne gjejmë shembuj të tillë, shum shembuj të tillë në histori.
Ne e dimë se gjatë revolucionit amerikanë në vitin 1875 kur britanikët e pushtuan Amerikën kishte shumë amerikanë që luftonin per liri, dhe terroristi numër një (1) sipas qeverisë britanike ishe George Ëashington.
Qeveria britanike e quajti George Ëashingtonin terroristin numer një (1) në vitin 1875, më vonë ai bëhet president i Amerikës, SHBA-ve.
Imagjinoni terroristi numër një (1) bëhet presidenti I SHBA-ve.
Ai shërben si kumbarë për të gjithë presidentët që do të vinë duke përfshirë George Bushin.
Ata që janë të interesuar mund ta shohin inqizimin tim:
“Terrorizmi, Xhihadi dhe Perspektiva Islame”, ku mund të gjejë shumë shemuj të tillë.
Para se ta qlirohej Afrika Jugore ajo udhëhiqej nga qeveria e të bardhëve që kishin krijuar apartheid.
Kjo qeveri e të bardhëve që kishin krijuar aparteid e kishte burgosur Nelson Mandelën për më tepër se 25 vite në ishullin Roben dhe ata thanë se ai ishte terroristi numër një (1).
Më vonë pasi u largua qeveria e të bardhëve që kishin krijuar aparteid në Afrikën Jugore, kur erdhi qeveria e re ata e liruan Nelson Mandelën dhe më vonë ai e morri qmimin Nobel për paqe.
Imagjinoni terroristi numër një (1), nerr qmimin Nobel për paqe.
Jo pse ai ishte i keq dhe u bë I mirë, Jo se ai i mbyti shum njerëz dhe pastaj u bë i mirë.
Mirpo për të njëjtin aktivitet për të cilin u quajt terroristi numër një (1) ai e morri qmimin Nobel për paqe.
Kështu atë qe mediat neve na e japin atë ne e marrim.
Ai që është në pushtet dhe u jep një etiketim një personi, ky etiketim mbetet me atë person. Dhe se sa është e vërtetë, kjo është qështjë sekondare.
Ai që është në pushtet, ai qe i ka mediat nën kontroll, dhe e etiketon një person, ky etiketim do të mbetet me atë person.
Pra, para se te etiketojm një person ne duhet të mendojmë se cili është qëllimi për të cilin ai person po përpiqet dhe pastaj ta japim etiketimin mbi atë person.
Kur’ani qartas e përmend në Suren Maide, Kaptina 5 Ajeti 32:
se kush mbyt një njeri, pas pasë mbytur ndonjë tjeter dhe pa pasë bërë aj ndonjë shkatërrim në tokë, atëher është si ti kishte mbytur gjithë njerëzit.
Shumica e feve thonë se mbytja e njerëzve të pafajshëm është gabim.
Kur’ani shkon një hap më tutje dhe thotë: se nëse mbytë një njeri të pafajshëm, atëherë krimi i tij është si ti kishte mbytur gjithë njerëzit.
Ai nuk ndalet këtu por thotë:
“E kush shpëton një njeri është si ti kishte shpëtuar të gjithë njerëzit.”
Unë kam qenë student i degës krahasimi i feve dhe nuk kam hasur në ndonjë varg të tillë ne librat fetare tjera perveq Kur’anit.
Shumica e librave fetare thonë se nuk duhet të mbytën njerëzit të pafajshëm, por Kur’ani shkon një hap më tutje dhe thotë: se nëse mbyt ndonjë njeri të pafajshëm atëherë krimi i tij ështs si ti kishte mbytur gjithë njerëzit dhe thotë se nëse bëhet shkak qe të shpetojë një njeri është sikur ti kishte shpëtuar tërë njerëzimin.
Prap Islami quhet fe jotolerante dhe unë them se Islami ështe fe jotolerante, por është jotolerante ndaj korrupsionit, ndaj padrejtësisë, ndaj diskriminimit, ndaj pandershmërisë, ndaj racizmit, ndaj viktimizimit. Islami është fe jotolerante.
Teorikisht të gjitha shtete dhe të gjitha fetë thonë se pandershmëria është gabim, korrupsioni ështe gabim, të gjithë thonë se diskriminimi është gabim, ata thonë se racizmi është gabim, ata thonë se viktimizmi është gabim, por kjo ështe vetëm në teori në shumcën e shtetëv.
Shumica e shteteve kan kurrupsion, shthurje morale. Pasi Islami ështe kundër këtyre praktikave, të cilat janë të përhapura në shumë shtete, unë pajtohem se Islami është fe jotolerante.
Islami ështe jotolerant ndaj këtyre gjërave që Zoti i Plotfuqishëm i ka shpalurr si të dëmshme për njerëzit.
Sot shumë njerëz mendojnë se kjo është pjesë e shoqërisë. Nëse i bën këto gjëra ti je i përparuar.
Kështu Islami është jotolerant ndaj këtyre gjërave që Krijuesi i ka shpallur të dëmshme, Kurse shumë njerëz që sot i takon mendojnë se janë të mira.
Islami është jotolerant ndaj alkoolizmit, ndaj marrjes së drogës, ndaj pornografis, ndaj prostitucionit, ndaj amoralitetit, ndaj mardhënjeve jashtë martësore, Islami është fe jotolerante, është jotolerante ndaj të këqijaave të shoqerisë, pasi vetëm dukë qenë jotolerant ndaj këtyre gjërave, ju do të keni zgjidhje të problemeve të njerëzimit.
Pse njerëzit përpiqen të mbrohen ?
“ O jo Islami nuk është fe jotolerante.”
Ai është jotolerant ndaj veseve, por torelant ndaj gjërave të mira.
Ai nuk e detyron askënd me teh të shpatës. All-llahu thotë ne Kur’anin Famëlartë ne Suren El-Bekare, Kaptina 2, Ajeti 256:
“Ne fe nuk ka dhunë….”
Shumë njerëz e thonë këtë dhe vendosin pikë pas saj. Ky nuk është fundi i ajetit, Ajeti vazhdon:
“Ne fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota.”
Për rrjedhim ne duhet ta prezantojmë të vërteten, askush nuk mund tju detyroj ta pranoni Islamin me teh të shpatës, me gryk të pushkës e shumë të tjera qe thuhen.
Në këtë mënyr kjo është feja më tolerante. Kur te analizojmë dalim me përshtypjen se shumica e feve flasin gjëra të mira.
Ku është dallimi midis Islamit dhe feve të tjera ?
Dallimi në mes të Islamit dhe feve tjera është se Islami përveq që flet gjëra të mira, ai të tregon mënyrën e arritjes së asaj mirësie.
Për shembull, shumica e feve thonë se nuk duhet të vjedhim, Hinduizmi e thotë atë, Krishterizmi e thotë atë, Islami e thotë atë.
Ku qëndron dallimi në mes të Islamit dhe feve tjera ?
Dallimi është se Islami përveq që thotë se vjedhja është e ndaluar, ai ta tregon një rrugedalje për ta arritur atë gjendje në të cilën njerëzit nuk do të vjedhin.
Islami e ka përcaktuar sistemin e zekatit, Zekati është njëra prej shtyllave të Islamit.
Qdo person qe ka kursime të më tepër sesa 85 gram ari, ai ose ajo duhet të japë 2.5 përqind të pasurisë qdo vitë hënorë në bamirësi ndaj njerëzve.
Nëse qdo njeri i pasur jep lëmoshë, jep zekat, varferia do të zhduket në këtë botë, nuk do të ketë asnjë njeri që do të vdesë nga uria.
Megjithatë edhe kur të arrihet kjo gjendje që asnjë njeri të mos vdesë nga uria, ka njerëz që dëshirojnë të vjedhin, të arrijnë te pasuria lehtë, ti plotësojnë dëshirat e gabuara.
Islami ka zgjidhje edhe për këtë.
Pas zekatit Zoti thotë në Kur’an në Suren Maide, Kaptina 5, Ajeti 38:
“Vjedhësit dhe vjedhëses prejauni duart, si shpagim i veprës që bënë, dënim nga Allahu.”
Jomuslimanët do të thonë: Prejauni duart!!!
Në shekullin e njëzet e një! ? Islami është fe barbare, ajo është mënyrë e pamëshirshme e jetës.
Ata mendojnë se ne qdo të dytin person që e takon në Arabi Saudite e ka dorën e prerë.
Kam qenë në Arabinë Saudite shumë herë, më tepër se njëzet, tridhjetë herë.
Kurrë nuk e kam takuar ndonjë njeri me dorë të prerë.
Natyrisht mund të ketë njerëz, të cilëve u është prerë dora.
Por ligji është shumë i rreptë. Personi mendon miliona herë para se të vjedhë, Jo pse policia e Saudisë janë shumë të kujdesshëm, jan shumë inteligjentë, janë shumë të mirë.
Por, ligji është shumë i rreptë dhe në momentin qe e implementon ligjin dalin rezultatet.
Në momentin qe e lehtëson ligjin, për shembull nëse ky ligj lehtësohet në Arabi Saudite, vjedhja do të fillojë edhe në Arabi.
Sot ne e kemi shikimin kah Amerika, si shteti më i avancuar.
A e dini se ky është shteti me numrin më të madh të vjedhjeve dhe plaqkitjeve ?
Po e parashtroj pyetjen nëse ne e implementojmë sheriatin islam në Amerikë që qdo person i pasur i cili ka kursime më tepër sesa 85 gram ari, ai ose ajo duhet të jep 2.5 përqind të pasurisë në bamirësi dhe pas kësaj nëse ndonjë person vjedh preje dorën e tij ose të saj, po e bëj pyetjen numri i vjedhjevë dhe i plaqkitjeve në Amerikë do të rritet apo do të zvogëlohet ? Ai do të zvogëlohet.
Ky është një ligj praktik, ndërsa pyetja nuk është aq e vështirë për tu përgjigjur.
Kjo është logjikë e thjeshtë.
E implementon sheriatin ke rezultate.
Kështu Islami është e vetmja zgjidhje ndaj problemeve të njerëzimit.
Ta marrim edhe një shembull.
Shumica e feve thonë se nuk bënta ngacmosh një grua, nuk bën ta dhunosh një grua.
Hinduizmi e thotë këtë, Krishterimi këtë, Islami e thotë të njëjtën.
Cili është dallimi në mes të Islamit dhe feve të tjera ?
Dallimi është se Islami përveq që nuk e lejon ngacmimin e një gruaje, dhunimin e një gruaje, ai ofron ligje me anë të cilave ne mund të arrijmë një shoqëri ku nuk ka ngacmim ose dhunim të femrave.
Islami e ka përcaktuar sistemin e Hixhabit-Mbulesës.
Shumica e njerëzve flasin për Hixhabin e gruas, por Zoti në Kur’an flet për Hixhabin e burrave së pari dhe pastaj për atë të grave.
All-llahu thotë në Kur’an ne Suren Nur, Kaptina 24, Ajeti 30:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet….”
Njëherë e pashë një musliman që ia kishte ngulur sytë një vajze një kohë të gjatë, i thashë, vëlla qfar po bën, nuk lejohet në Islam.
Ai më tha se i Dërguari jonë i dashur ka thënë se shikimi i parë falet, i dyti është I ndaluar, kurse unë nuk e kam përfunduar shikimin tim të parë.
Qka nënkuptoi i Dërguari s.a.v.s kur tha se shikimi i parë falet, i dyti është i ndaluar ?
Kjo nuk do të thotë që ti ta shikosh një grua për dhjetë minuta, pa e lëvizur shikimin dhe të mendosh se ende nuk e ke mbaruar shikimin e parë.
I Dërguari s.a.v.s e kishte fjalën për shikimin e paqëllimtë në një grua, e jo të shikohet përsëri me qëllim të kënaqjes me bukurinë e saj.
Ajeti tjetër flet për Hixhabin e gruas.
Zoti i Plotëfuqishëm thotë në Kur’an ne Suren Nur, Kaptina 21, Ajeti 31:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, ti ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveq, atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveq burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet…”
dhe një listë të gjatë të meshkujve, të afërmve të ngushtë me të cilet nuk mund të martohen.
Shkurtimisht ekzistojnë gjastë kritere për Hixhabin të përmendur ne Kur’anin Famëlartë dhe në Hadith të te Dërguarit Muhammed s.a.v.s.
Gjëja e parë është se aureti te meshkujt është nga kërthiza deri të gjunjët.
Për gruan i tërë trupi duhet të mbulohet përveq fytyres dhe duarve deri te nyjat.
Pesë kriteret tjera janë të njëjta për burrat dhe për gratë.
E dytë: është se rrobat që i veshin nuk duhet të jenë të ngushta që ta vizatojnë trupin.
E treta: nuk duhet të jenë transparente nëpërmjet të cilave mund të shihet trupi.
E katërta: rrobat nuk duhet të jenë shum joshëse më anë të cilave mund të tërhiqët gjinija tjetër.
E pesta: rrobat nuk duhet ti përngjajnë atyre të jobesimtarëve.
Dhe e gjashta: rrobat nuk duhet ti përngjajnë rrobave të gjinis së kundërt.
Kur’ani Famëlartë thotë në Suren Ahzab, Kaptina 33, Ajeti 59:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le ti vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër qe ato të njihen ( se nuk janë rrugaqë) e të mos ofendohen….”
Kur’ani thotë se Hixhabi është përcaktuar për gratë që ato të njihen se janë modeste dhe të mos ofendohen.
Dëshiroj ta bëj në pyetje të thjeshtë.
Supozojmë se dy motra të bukura binjake, njëra prej të cilave është e veshur me rroba perëndimore, me minifund ose me të shkurta dhe motra tjetër është e veshur me Hixhab Islam, tërë trupi i saj është i mbuluar përveq fytyrës dhe duarve deri te nyjat.
Dhe nëse ato janë duke ecur në një rrugë të Mombajit dhe në kënd të rrugës gjendet një holigan, i cili po pret ti ngacmojë vajzat, e bëj pyetjën cilën vajzë do ta ngacmojë, a do ta ngacmojë vajzën me mini fund ose më të shkurta apo do ta ngacmojë vajzen që është e veshur me Hixhab.
Cilën vajzë do ta ngacmojë ?
. . . . . Natyrisht se vajzen me minifund.
Për këtë arsye Kur’ani thotë se Hixhabi është përcaktuar për gratë që ato të njihen se janë modeste dhe të mos ofendohen.
Pas kësaj sheriati Islam thotë se ai që e dhunon një grua dënohet me vdekje.
Ndoshta jomuslimani thotë:
“Dënim me vdekje në këtë kohë të shkencës dhe teknologjisë, në shekullin 21 ?
Islami është fe barbare, ai është mënyrë e pamëshirshme e jetës.
Por kur tia bësh këtë pyetje, këtë pyetje ua kam bërë mijëra jomuslimanëve.
Zoti mos e bëftë, të supozojmë se dikush ta ka dhunuar nënën, ose dikush ta ka dhunuar motrën dhe ti del para gjykatësit, dhunuesi sillet para juve, qfarë dënimi do ti ipje dhunuesit ?
Më besoni, 100% përqind, 100% përqind e jomuslimanëve thoshin se ne do ta dënonim me vdekje.
Dikush shkonte në ekstrem dhe thonte se do ta torturonte deri në vdekje.
Vetëm një mendjelehtë në SHBA më tha:
“Vëlla Zakir unë do ta burgosja për pesë vite.”
Unë i thashë: “Mirë.”
Kur i tregova se sipas statistikave të Amerikës, njerëzit që fajësohen per dhunim dhe u jepet burg, kur dalin prej burgut 95% e tyre dhunojnë përsëri, kështu që nëse dëshiron të dhunohet nëna ytë përsëri, atëher vepro si të duash, por ne nuk e dëshirojmë këtë.
Kështu ai më tha se nëse ashtu është rasti atëherë edhe une do ti jepja dënim me vdekje.
Sot ne e kondisderojmë Amerikën si vendin më të avancuar në botë.
A e dini se është shteti me numrin më të madh të dhunimeve ?
Sipas statistikave të FBI vetëm në vitin 1990 qdo dita kanë ndoshur 1756 dhunime.
Sipas statisikave të vitit 2003 të Departamentit të SHBA-ve për drejtësi kriminale, i përsëritur në vitin 1996, thuhet se qdo ditë 2713 dhunime kanë ndodhur në Amerikë, që do të thotë se qdo tridhjetë sekonda një dhunim ka ndodhur në Amerikë.
Ne jemi këtu që një orë e gjysmë, tashmë më tepër se njëqind dhunime mund të kenë ndodhur që prej momentit që ne gjendemi këtu.
Po ju pyes, nëse zbatohet ligji i sheriatit në Amerikë, që sa herë një burrë ta shikojë një grua dhe ti shkojë mendja për të keqe ai duhet ta ul shikimin dhe se qdo grua duhet të vishet me modesti, veshja e saj duhet ta mbuloj krejt trupin përveq fytyrës dhe duarve deri të nyjat, pas kësaj nëse ndonjë njeri e dhunon një femër dhe ai dënohet me vdekje, a do të rritej numri i dhunimeve ne Amerikë, a do të mbetej i njëjte apo do të zvoglëlohej ?
Ai do të zvoglëohet.
Pyetje e lehtë përgjigje e lehtë.
Nuk duhet të jesh dijetar që ta dish këtë.
Ti e implementon sheriatin dh eke rezultate, por për shkak se Islami ofron zgjidhje ai nuk u shkon përshtati të dëshirave të të tjerëve.
Mirëpo para disa viteve ministry i brendshëm i Indis L.K. Advani, propozoi në parlament se në Indi gjithashtu duhet të zbatohet dënimi me vdekje për dhunuesin seksual dhe unë e uroj për këtë.
Unë nuk pajtohem me politikat tjera të tij, por sa i përket kësaj politike unë pajtohem se dhunuesi e meriton dënimin me vdekje.
Ndoshta ministry I brendshëm I radhes do të thotë se qdo grua në Indi duhet ta vendosë Hixhabin inshaAll-llah.
Nëse dëshiron të mos ndodhë asnjë dhunim në Indi, qdokund në botë, në Angli, implementojë sheriatin, rezultatet janë të menjëhershmë, kjo është arsyeja që numri më i vogel i dhunimeve në botë është ne Arabi Saudite.
Qdo shtet që e implementon sheriatin Islam, qfarëdo pjese qe e implementojnë, ata marrin rezultate, dhe qfarëdo pjese që nuk e implementojnë ata nuk marrin rezultate.
Sot gjejmë njerëz që thonë se feja Islame është fe e cila degradon femrën, e nënshtron gruan.
Por nëse ne e analizojmë sot shoqrinë përndimore, e cila trumbeton se po e ngritë gruan ajo aktualishtë është duke e degraduar atë.
Motoja përëndimore për liri të grave nuk është asgjë përveq një maskë brenda të cilës fshihet marrja e nderit, degradimi i shpirtit, si dhe shfrytëzimi i trupit.
Shoqëria perëndimore që pretendon se po e ngritë gruan e ka degraduar stasusin e saj dhe e ka bërë mjet kontrabande, shthurjeje dhe premtimeve boshe, ata janë bërë vegla në duart e kërkuse të kënaqësive epshore, të fshehur brenda skenës shumëngjyrëshe të artit dhe kulturës.
Në emër të artit dhe kulturës dhe lirive të grave bota perëndimore sot po i shet bijat tona, ata po i shesin nënat tona, ata po i shesin motrat tona.
Para disa viteve dhe ne Indi atë që shtete perëndimore e bëjnë, ne e gjejmë Indinë duke e pasuar.
T’i pasosh ata ne gjëra te mira nuk është problem.
Kur isha në shkollë para 20 vitesh shumica e gazetave ishin të pastërta dhe vështir mund të gjendej ndonjë fotografi e pahijshme, por sot qfarëdo gazette qe e merrni, gazetën kryesore ose gazetat ditore, shumica e tyre sod kan fotografi të pahijshme.
Madje edhe në shtojcën për sport, kur të paraqitet një futbollist aty do ta gjesh krahë tij dashnoren e tij.
Qka ka lidhje dashnorja me futboll ?
Ata dëshirojnë ta shesin gazetën. Liritë e grave !
Ronaldinio, unë nuk i di emrat e të gjithë yjeve të futbollit, paraqitet me dashnoren e tij.
Pastaj e gjen një krikiter të paraqitu me dashnoren e tij.
Madje edhe në pjesën për sport ku ndoshta nuk ka lajme për gra, ti do gjesh një dashnore të paraqitur në foto.
Në të gjitha gazetat.
Shumë gazeta kanë shtojca. Gazeta më e famshme Times of India, gazeta në gjuhën angleze më e shitura në botë, gazeta me e shitur ditore ne botë, e ka shtojcën Mombai Times kurse njerëzit e Mombajit e dinë përmbajtjen e Mombai Times, sidomos atë të faqes tre.
Kjo është një strategji.
Pasi e realizuan këtë strategji numri i shitjes së gazetës Times of India është rritur.
Unë nuk jam kundër gazetë Times of India.
Unë po bisedoj për këtë gazetë pasi atë e lexoj qdo ditë.
Ne mund të themi gjërta te tilla qdo gazetë tjeter, për shembull Hindu oj Times, Indian of Times, pak a shumë në secilën prej tyre gjen vajza të zhveshura dhe epshndjellëse në emer të lirisë se grave.
Unë i thashë gazetashitësir:
e dua vetëm Times of India dhe mos ma jep Mombai Times.
Ai tha është falas, shkon bashkë me qmimin e gazetës.
Unë i thashë nëse ma jep Mombai Times nuk do t’i paguaj paratë.
Ai thoshtë: Gratis, gratis.
Mos u brengos zotëri është gratis.
I thash se nuk e du ata, ma jep vetëm gazetën kryesore.
Kjo ndodhi para disa vitesh, por sot edhe në gazetën krysore ka gra të zhveshura, ato jan të vendosa në faqen e sportit, osë ne lajmet ndërkombëtare madje edhe në faqen e parë.
Si shkak i kësaj shitja e shumicës se gazetave është rritur dhe këtë e bëjnë në emër të lirive të grave, ne emër të artit dhe kulutrës.
Shumica e reklamave janë të shoqruara me femra të bukura.
Nëse e shihni një reklamë për motoqikletë, qoftë jashtë ose në Indi do ta gjeni ajo reklamohet nga gratë.
Sa gra vozisin motoqikletë ?
Ndoshta 1% ose më pak PSE ?
Më treguan për një reklamë të një BMË të famshme.
Veturat BMË janë shumë të famshme dhe kan statusin e Mercedesit, ndonëse për të rinjtë janë tepër te pëlqyera për shkak të modelit dhe shpejtësis.
Dikush më tha se në një reklamë të BMË-s, para veturës gjendej një vajze, kurse motoja ishte:
“Provoje atë tani” Kë vajzën apo veturën ?
Qfarë po bëni ?
Po i shitni bijat tuaja, nënat tuaja dhe motrat tuaja ?!
Islami nuk beson në liri të tilla.
Nëse thoni se këto jan liri të grave, atëherë ne jemi të kënaqur me ata qe e kemi.
Ne i duam motrat tona, ne i duam nënat tona, ne i duam bashkëshortet tona, ne i duam ato, i respektojmë ato dhe ne i duam ato, i respektojëm ato dhe dëshirojmë t’i mbrojmë ato dhe ne u japim të drejta të barabarta.
Unë dëshiroj ta mbaroj bisedën time, duke u përpjekur që ta qartësoj iden e fundit të gabuar se Islami është përhapur më shpatë.
Nëse e përktheni i bie që paqja është përhapur me shpatë.
Paqja është përhapur më shpatë !
Ne e kemi parë se në bota ekzistojnë shumë ide të gabuar si për shembull toka është e rrafshët, ose teoria se ka trekëndësha katror, 2+2=5, terrorizmi Islam.
Është njejtë.
Të themi se Islami është terrorizëm ëshë njësoj sikur të themi se toka është e rrafshët ose 2+2=5.
Ngjashëm Islami dhe terrorizmi janë plotësisht të kundërt.
Por kjo është nje ide e gabuar që ëshë shum e zakonshme dhe përgjigjen e ka dhënë shum mirë Dr. Lacy o’Leary, një historian shum I famshëm në lirbin “Islami në Udhëkryq”,faqe 8.
ai ka thënë se historia e qartëson se legjenda e muslimaneve fanatikë, të cilët u përhapën nëpër botë dhe e detyruan botën ta pranojnë Islamin me tëh të shpatës është miti më I përfolur nga historianët.
Ai është miti më absur që historianët e kan përfolur.
Ne e dimë nga historia se ne muslimanët e udhëhoqëm Spanjën për më tepër se 700 vite, dhe ne nuk e detyruam askënd me the të shpatës, ne nuk u imponuam me forcë besimin ne vetëm ua përcollëm mesazhin.
Më vonë kryqtarët erdhën dhe i fshinë nga sipërfaqja muslimanët.
Nuk mbeti asnjë musliman i vetëm që mund ta thërriste haptas ezanin.
Nëse do ta dëshironim mund ta kishim detyruar qdonjërin që ta pranontë Islamin me tëh të shpatës, por ne nuk e bëmë këtë.
Ne muslimanët, arabët kemi qenë zotërinjtë e tokave arabë për 1400 vitet e kaluar.
Britanikët sunduan për disa vite, francezët për disa vite.
Por gati krejt kohën ne kemi qënë zotërinjtë e tokave arabë, për me tepër se 1400 vite.
Megjithatë sot eksiztojnë më tepër se 14 milinon arab autokton me fe krishtere.
E kam fjalën per të krishterë që kan kaluar nëpër shum gjenerata.
Këta 14 milion arab autokton me fe krishtere jan dëshmitarë se Islami nuk është përhapur me the të shpatës.
Ne muslimanët e kemi sunduar këtë shtet të madh, Indinë për me tepër se 1000 vite, mongolët.
Nëse do të dëshironim kishim për të detyruar qdo indina ta pranonte Islami me teh të shpatës, por nuk e kemi bërë këtë.
Sot më tepër se 80% e indianëve nuk janë muslimanë.
Këta 80% indianë janë dëshmitarë se Islami nuk është përhapur me shpatë.
Sot shteti që e ka popullsinë më të madhe muslimane Indonezia.
Cila ushtëri ka shkuar në Indonezi ?
Cila ushtëri ka shkuar në Malajzi, më tepër se gjysma e popullatës të se cilës është muslimane?
Cila ushtëri shko ne Bregdetin Lindor të Afrikës, cila shpatë! ?
Kjo është shpata e Intelektit.
All-llahu s.v.t.a thotë në Kur’anin Famëlartë në Suren Nahl, Kaptina 15, Ajëti 125:
“Ti thirë për ne rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata me atë mënyrë që është me e mira.”
Shpata e intelektit po i pushton zemrat.
Ajo nuk është shpata e qelikut.
Ajo është shpata e arsyes dhe të kuptuarit, e cila po i fiton zemrat e njerëzve.
Sipas një artikulli, i cili doli në një revistë.
I njëjti artikull u butua më vonë në një libër në vitin 1984 dhe 1986 ku u dhanë statisikat e rritjes se feve kryesore brenda një periudhe pesëdhjetë vjeqare, nga viti 1934 deri më 1984.
Feja numër një me rritjen më të madhe ishte Islami 235%, Krishterimi vetëm 47%.
Po pyes:
“Cila luftë ndodhi brenda kësaj periudhe pesëdhjetë vjeqare që I detyroi miliona njerëz ta pranojnë Islamin?”
Cila luftë, cila shpatë ?
Ajo është shpata e intelektit, shpata e arsyes.
Sot sipas statistikave fea me rrite ma të madhe në Amerikë është Islami.
Feja me rritje më të madhe ne Evropë është Islami.
Po pyes se kush po i detyron këta Amerikanë që ta pranojnë Islamin ?
Kush po i detyron këta evropianë ta pranojnë Islamin ?
Edhe pse mediat thonë se Islami i nënshtron gratë,a e dini se prej atyre që e pranojnë Islamin bë botë rreth 2/3 e tyre, më teper se 65% jan gra ?
Më tepër se 65% të njerëzve që e pranojnë Islamin në Amerikë janë gra.
Më tepër se 65% të njerëzve që e pranojnë Islamin në Evropë janë gra.
Po pyes: nese Islami e nënshtron gruan pse e pranojnë gratë amerikane Islamin ?
Pse po e pranojnë evropianet Islamin ?
Pse po e pranojnë Islamin indianet ?
Pse ?
Sepse Islami bënë zgjidhje të problemeve të grave. Ato e kanë parë botën.
Kur ato e panë botën e kuptuan se Islami është e vetmja zgjidhje për problemet e grave.
Sot ne gjemë siq e ceka më herët një propagandë të fuqishme kundër Islamit.
Mediat përhapin ide të gabuara për Islamin, por sa më shumë që po e bëjnë këtë aq më tepër njerëit po i kthehen Islami-t.
Pas 11 shtatorit kjo propaganda ka arritur shkallë të pabesueshme.
Shkrime kundër Islami-t, idetë e gabuar kundër Islami-t dhe propaganda kundër Islmi-t është shtuar.
Por unë besoj në ajetin e Kur’anit në Suren Ali Imran, Kaptina 3, Ajeti 54 ku All-llahu thotë:
“ E, ata u kurdisën një dredhi, All-llahu iu kundërve dreshisë së tyre All-llahu është asgjësuesi më I fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi,”
Pas 11 shtatoritë përmasat e propagandës kundër Islamit u rritën.
A e dini, pas 11 shtatorit shtrirja e Islamit u rrit gjithashtu ?
Vetëm dhejtë muaj pas 11 shtatorit vetëm në SHBa më tepër se 34 mijë amerikanë e pranuan Islamin.
Vetëm në Evropë më tepër se 22 mijë njerëz e pranuan Islamin brenda dhjetë muajve pas 11 shtatorit.
Unë shokjë në Evropë, shkoj në Angli shum shpesh.
Kur kam shkuar në Amerikë pas 11 shtatorit dhe kur mbaj ligjërata shum më tepër amerikanë vin në ligjërata, shumë më shumë evropianë vinë për ligjëratë time.
Është mirë që ata dëshirojnë të dinë se qfar feje është kjo,
Disa vinë të sulmojnë e disa vinë të mësojnë.
Të dy palët janë të mirëpritura.
I pëlqej njerëzit, të cilët sulmojnë me arsye. I dua ata.
Ne e dimë se Omer Ibn el-Hattabi r.a. ishte njëri prej armiqve më të rreptë të Islamit dhe I Dërguari a.s. u lut për udhëzimin e tij në Islam dhe ai u bë njëri prej përkrahësve më të mëdhenjë të Islamit.
Kjo është arsyej kur të rinjtë muslimanë thonë:
Vdekje George Bushit, unë them, thoni: “All-llahu e udhëzoftë George Bushin.”
Ne e shohim se sa më shum që ata e sulmojnë Islamin, aq më tepër Islami përhapet.
Pas 11 shtatoritë, trumat e njerëzve që po marrin pjesë në ligjërata po rritet qdo vit.
Edhe ne Mombai po vinë jomuslimanë.
Më parë ne i kemi dhënë shanse qdokujtë per të pyetur, viteve të fundit jomuslimanët kanë përparësi.
Por muslimanët po ankohen se asnjëherë nuk po kanë shansë për të pyetur.
Edhe sot inshaAll-llah Shansi i parë është për jomuslimanët.
All-llahu e ka dhënë premtimin në Kur’an në jo më pak se tri vende të ndryshme në Suren Tevbe, Kaptina 9, Ajeti 33, në Suren El-Fet’h, Kaptina 48, Ajeti 28, në Suren Nehl, Kaptina 16, Ajeti 9:
“Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që ta trumfojë mbi qdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar.”
Kjo fe e paqes, nënshtrim I vetës ndaj Zotit të Plotfuqishëm është zgjidhja e vetme për problemet e njerëzimit.
Unë dëshiroj të mbaroj ligjëratën time, me citait e Kur’anit të lavdishëm, nga Sureja ali Imran, Kaptina 3, Ajeti 19:
“Feja e pranushme tëk All-llahu është Islami.”
All-llahu, Krijuesi në këtë ajet thotë se fe e pranusheshme tek All-llahu është Islami, e vetmja mënyrë e jetës, e vetmja fe e pranueshme tek All-llahu është paqja e arritur duke ia nënshtuar vullnetin tonë Zotit të Plotfuqishëm.
Ndërsa lutja jonë e fundit është:
“Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botrave”

“Përgaditi Fidan Tahiri f.Tairi”
www.KosovaIslam.info