Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Huston Smith, në "The Religions of Man", Mentor Books, f. 203, thotë:

    "Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar dhe i
    dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe
    tregohej i gatshëm t'u ndihmonte të tjerëve, e veçanërisht të
    varfërve dhe të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij... të
    ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, fitoi tituj të lartë si 'i
    drejti' dhe 'i besueshmi.'
    Idhujtarët, të etur vazhdimisht për çudira, kanë kërkuar prej tij
    shenja dhe dëshmi nëpërmjet çudive, si dëshmi të pejgamberisë së
    tij. Ai këtë e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin
    kur'anor): 'Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t`i mësoj të
    tjerët. I lartësuar qoftë Krijuesi im. Unë nuk jam, asgjë më tepër,
    veçse njeri i dërguar si pejgamber.'
    Prej fillimit, deri në fund, ai refuzoi çdo përpjekje të
    glorifikimit të personalitetit të tij, duke thënë (fjalët
    kur'anore): 'Nuk ju them se thesarët e Allahut janë në duart e mia,
    apo se i di sekretet e fshehura, ose se jam engjëll... Unë jam vetëm
    pejgamber i shenjave të Zotit, të cilat i kërkoni.' Këto s'janë
    fjalët e Muhammedit, por fjalët e bartësit të porosisë së Allahut,
    drejtuar njerëzve.
    Mjafton vetëm të vëzhgosh me vëmendje trupat qiellorë, të cilët
    lëvizin pandërprerë nëpër gjithësi, rendin e përkryer të universit,
    shiun që bie për t'a gjallëruar tokën, palmat që janë përkulur nga
    frytet e tyre, anijet që lundrojnë nëpër dete, duke u shërbyer
    njerëzve, - të gjitha këto, janë mrekulli për ata që i vështrojnë. A
    mundet që këto, të jenë krijuar nga një zot prej guri? Sa i
    pakuptimtë është kërkimi i shenjave, kur tërë bota është shenjë. Në
    kohën e bestytnisë, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e
    përkryeshmërisë së universit, gjë që e ngriti diturinë islame
    kundrejt diturisë së krishterë."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #22
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    "Në çdo gjë, Muhammmedi qe thellësisht racional. Kur i vdiq i
    biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e diellit dhe populli
    filloi të flasë, se me këtë, Zoti po shpreh pikëllim. Sapo e dëgjoi
    këtë, Muhammedi tha: 'Zënia e Diellit (dhe Hënës) është
    fenomen natyror. Ajo nuk ka të bëjë me lindjen ose vdekjen e ndon...jë
    njeriu."

    "Në vdekjen e vetë Muhammedit kishte tentim që të hyjnizojnë atë, por njeriu që do të bëheshte pasardhësi i tij administative (Ebu Bekr es-Sidik) e shuajti histerinë me njërën prej fjalimeve më fisnike në historinë religjioze:

    "Nëse në mesin tuaj ka prej tyre të cilët adhuruan Muhammedin, le ta dinë se ai ka vdekur. Por nëse është Zoti ai të cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton përgjithëmonë dhe nuk vdes."

    James A. Michener
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #23
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Tomas Karlil,...shprehet duke treguar përshtypjet e tij rreth Muhammedit s.a.v.s.

    "Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet Muhamedan (musliman), une do te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...
    "Nje njeri i varfer, punetor i madh, pa marre parasysh mundimet e njerezve te tjere vulgare. Sidoqoft...e do te thoja jo njeri i keq. Kishte dicka me te mire tek ai se cdo njeri tjeter, sepse po te ishte ndryshe ata burra te eger arabe, qe luftuan dhe u perpoqen për 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone ne kontakt me te, nuk do ta kishin respektuar ne menyre te tille! Ata ishin njerez te eger qe ndizeshin shpejt dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do te mundte ti komandonte ata. Ata, e thirren ate Profet do te thoni ju? Pse qendroi ai atje balle per balle me ata, i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje misteri, arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij, luftonte, keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre. Ata duhet ta kene pare se cfare burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi! Asnje perandor me salltanetet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij. Gjate 23 vjeteve te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertet ne vetvete...

    "Keta arabe, Muhamedi, dhe ai shekull - a nuk eshte kjo njesoj me ate shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuqi baruti, flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! Une mendoj, se ai njeri i madh ishte nje drite nga qiejt, njerezit e tjere e priten ate si benzine, dhe po ata u kthyen ne flake...."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #24
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Majori A. G. Leonard, në "Islam, Her moral and spiritual value", f.
    20, 21, shkruan:


    "Lexuesi duhet t'a kuptojë menjëherë, se Muhammedi a.s., nuk ka
    pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i
    thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga
    mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha koh...ërave dhe epokave. Ishte
    njeri me qëllime të sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por
    më i madhi ndër më të mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e
    kishte njohur kurrë më parë. Qe madhështor, jo vetëm si Pejgamber,
    por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe frymëzuesi shpirtëror, që
    krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe për më tepër edhe
    fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i përulur e
    i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet t'a kuptojë se Islami ka
    domethënie të thellë dhe synon t'i nxjerrë, ithtarët e vet, nga
    terri i errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të
    së Vërtetës."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #25
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Bernard Shaw

    "Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme (Islami i vërtetë, Singapor, vol. 1, V.8.1976)
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #26
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Mahatma Gandi

    Mahatma Gandi per Profetin Muhamed (Alejhis-selam)

    Mahatma Gandi, në "Young India" të botuar në "The Light", Lahore, 16 shtator, 1924, thotë:

    "Kam dëshiruar të njoh sa më mirë jetën e njeriut, që sot, padyshim, ka ndikim të padiskutueshëm në miliona zemra njerëzore. Jam bidur, më shumë se asnjëherë më parë, se s'është shpata ajo që ia siguroi Islamit vendin në botë. Jo s'është shpata, por modestia e plotë, thjeshtësia e Pejgamberit, të qenurit rigoroz ndaj obligimeve, respekti i tij i thellë ndaj prindërve dhe miqve, guximi dhe trimëria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe bindja e paluhatshme në pejgamberinë e tij.

    Pikërisht këto, dhe jo shpata, përvetësuan njerëzit dhe iu dhanë fuqi atyre që të kapërcenin çdo vështirësi. Kur përfundova së lexuari pjesën e dytë të biografisë së tij, më erdhi keq që s'kisha të lexoja edhe më shumë për atë jetë të madhe."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #27
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    I kisha lutur te gjitha mbeturinat ateiste dhe komuniste te largohen nga ky forum dhe mos na e ndytin kete teme, sepse vetem trazira po bejn dhe ja humbin kontekstin temes tone.

    1. Sa i perket hajvanit te pare: Muhamedi a.s. s'ka qene pedofil, sepse ka bere marredhenje vetem me gra qe kane hyre ne moshen madhore (pubertet) dhe kjo te arabet ndodhe me heret per shkak te klimes se nxehte.

    2. Urtesia ne martesat e shumta eshte qe grate t'ua mesojn besimtareve ceshtjet private te jetes martesore te cilat ndryshe nuk do te kishin mundesi t'i mesojn, kjo eshte pergjigja per kafshen e dyte.

    JU TE NDERUAR JO FETAR JENI PEDOFILAT, HOMOSEKSUALAT, BISEKSUALAT, dhe krejt llojet e shfrenimeve tjera juve ju takojn.

    Sa ironike, sbente poligamia, mirepo KURVERIA me krejt dunjan quhet DASHURI. Vetem "SIDA" ju vjen hakut juve.

  8. #28
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Do ju lutesha anetareve te cilet futen tek ky nenforum thjesht per chit-chate dhe per debate te panevojshme , se te gjitha postimet e tyre do te fshihen.
    Ky nenforum seshte ngrit per tu dhene mendte pjesetareve te komunitetit mysliman apo per ti edukuar ata. Ka plot ''nenforume'' te tilla te cilat e kryejne kete fuksion. Ky nenforum eshte ngrit per ata myslimane te cilet duan te ndajne njohurite e tyre ndaj fese ku te cilet bejne pjese.

    Gjithe te mirat edhe do ishte me e hijshme edhe nga anetaret myslimane te mos perzihen ne chit chate me anetare te tjere apo te hapin debate ku ne to banalizohet me principet e fese islame ne pergjithesi . Ju rikujtoj anetareve te komunitetit mysliman se jane akoma brenda muajit te agjerimit.

  9. #29
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    TOMAS ARNOLD “Thirrja në Islam” - “Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë përpjekje për të detyruar jomuslimanët për të pranuar Islamin apo për ndonjë persekutim të organizuar që ka për qëllim zhdukjen e Krishterimit. Në qoftë se kalifët do të kishin zgjedhur një nga këto plane, ata do ta kishin fshirë Krishterimin nga faqja e dheut po aq lehtë siç u bë me Islamin gjatë kohës së Ferdinandit dhe Isabelës në Spanjë; me të njëjtën metodë që ndoqi Luigji XIV për ta bërë Protestanizmin një besim, ndjekësit e të cilit dënoheshin me vdekje; apo me të njëjtën lehtësi që u mbajtën hebrenjtë larg Britanisë për më tepër se 350 vjet...”

    DE LACY O’LEARY “Islam at the Crossroads”, London, 1923, pp. 8 - “Historia, ndërkaq, na mëson se legjenda mbi muslimanët fanatikë që kaluan botën me furi dhe që i detyruan racat e pushtuara ta përqafojnë Islamin me majat e shpatave të tyre, është njëri ndër mitet më absurde fantastike, të cilën historianët ndonjëherë e kanë përsëritur.”

    M. L. STODDARD “The Religion of All Prophets”, Pakistan, pp. 56 - “Ngritja e Islamit është mbase ngjarja më e çuditshme në historinë e njerëzimit. Duke buruar nga një vend dhe nga një popull, më parë fare të papërfillur, Islami brenda një shekulli u përhap në mbi gjysmën e rruzullit tokësor duke zhdukur perandori të mëdha, duke përmbysur religjione më të vjetra, duke reformuar shpirtrat e forcave dhe duke ndërtuar një botë të re, botën e Islamit.”

    W. MONTOGOMERY “Watt, Islam and Christianity Today”, London, 1983, pp. IX - “Mendoj se shprehjet e ngulitura në Kur’an dhe shprehjet e tjera të vizionit islamik janë një thesar i madh: së vërtetës hyjnore nga të cilat unë dhe oksidentalistët e tjerë mund të mësojnë akoma shumë dhe se Islami është një luftëtar i fuqishëm për të na dhënë skeletin themelor të një religjioni të së ardhmes.”

    H. A. R. GIBB “Wither Islam”, London, 1932, pp. 379 - “Mirëpo, Islami ka për t’i ofruar kauzës së njerëzimit edhe një shërbim. Fundja, ai qëndron më afër Lindjes së njëmendtë sesa Evropa dhe posedon një traditë të shkëlqyer të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet racave. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka arritur sukses më të madh në bashkimin e më shumë racave të ndryshme njerëzore... Islami e ka ende fuqinë e pajtimit të elementeve, në dukje të papajtueshme, racore dhe të traditës.”

    Gjithashtu për Islamin flasin edhe CANNON TAYLOR, SAROJINI NADIU, G.B. SHAW, A.J. TOYNBEE, EDWARD MONTET, e shumë të tjerë.

    Edhe deklaratat për Kur’anin dhe për natyrën specifike të tij, si: ruajtja e tekstit origjinal të tij, stili, metoda, përmbajtja dhe ndikimi i tij në natyrën e brendshme të njeriut. Ne dimë se ç’ndjenja ngjall ky libër për ata që e lexojnë në gjuhën e pastër dhe të qartë arabe, si i zëvendëson idetë dhe mendimet, si ndryshon ndjenjat shpirtërore duke shkaktuar dridhje në emocionet e njeriut dhe sikur i thotë lexuesit dhe dëgjuesit me zë të heshtur se unë nuk jam libër si librat e tjerë, nuk jam vepër si veprat e tjera, nuk jam....
    Pjesa dërrmuese e orientalistëve janë të një mendimi se teksti i Kur’anit dallon nga të gjithë tekstet e librave të shpallura fetare. Kur’ani është i ruajtur nga çdo e metë, i pandryshuar; atë nuk e ka prekur dorë e huaj, nuk është shtuar as hequr asgjë nga teksti origjinal i tij. Mbeti i njëjtë gjatë gjithë historisë, siç ishte shpallur Muhammedit a.s., i shkruar në letër, i ruajtur në zemrat e njerëzve fjalë për fjalë, verset për verset dhe kaptinë për kaptinë. Që nga momentet e para të zbritjes së Kur’anit, Muhammedi a.s. me gjithë shokët e tij e lexonin atë, e nxinin përmendsh dhe e shkruanin me pendë. Pra, qysh në fillim Kur’ani dallohet për dy elemente të shëndosha që nuk i shquajnë librat e tjerë. Këto elemente bënë që ai përfundimisht të tubohej me një saktësi dhe besnikëri të lartë dhe të mbetej i saktë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme.

    SUSEH (orientalist çifut) - Kur bën dallimin në mes tekstit kur’anor dhe librave të tjerë qiellore, vërteton faktin për zëvendësimet dhe ndryshimet që pësuan librat e shenjtë te çifutët dhe te krishterët. Kjo është një e vërtetë për të cilën të gjithë mendimtarët e mirëfilltë të religjioneve pajtohen.
    “Kur’anin muslimanët e ruajtën me besnikëri dhe amanet të lartë. Ai është libri i vetëm i shenjtë i ruajtur dhe i shpëtuar nga devijimet dhe ndryshimet eventuale. Studiuesit e huaj të Kur’anit shpeshherë gjuajnë shigjeta helmuese kundër Islamit, mirëpo realiteti dhe argumentet historike janë më se të qarta, ato nuk lënë vend për dyshim se Kur’ani në të vërtetë nuk pësoi ndryshime dhe modifikime.”
    “Është më se e vërtetë se ai që nuk e njeh gjuhën arabe, sintaksën, gramatikën dhe retorikën e saj, asnjëherë nuk mund të kuptojë rëndësinë dhe ajkën e Kur’anit.”

    LANDO (orientalist çifut) - “Osmani r.a. bëri një punë të madhe rreth Kur’anit. Ai kishte ngarkuar Zejd bin Thabitin që të bënte tubimin e ajeteve në formë të librit, dhe që nga ajo kohë Kur’ani mori formën e tij zyrtare për të arritur tek ne i shëndoshë, pa ndonjë ndryshim, sado i vogël të ishte ai.”

    LORA FAGLIRI (studiuese Italiane) - “Kur’ani deri te brezi ynë është përcjellë me një transmetim të përpiktë përmes një zinxhiri të pashkëputur dhe teksti i tij mbeti i pastër, i pandryshuar gjatë shekujve, dhe i tillë do të mbetet derisa të ekzistojë jeta në sipërfaqen e tokës.”

    BLASHIRI (orientalist francez) - “Merita më e madhe për ruajtjen e Kur’anit, pas Pejgamberit a.s., i takon kalifit Osman r.a. në vitin 655 h., i cili me kohë kishte vërejtur rrezikun që filloi t’i kanosej Kur’anit me lindjen e përçarjeve rreth leximit të drejtë të tij. Ai kishte formuar komisionin për verifikimin e shkrimit origjinal të Kur’anit, ashtu siç kishte zbritur në kohën e Muhammedit a.s., duke mos lejuar futjen e asnjë elementi të huaj në të ose largimin e ndonjë pjese prej tij.”

    DI KASTRO (studiues francez) - “Neve, evropianëve, deri tani nuk na është dhënë rasti të kuptojmë domethënien e saktë të Kur’anit, ndoshta pse nuk arritëm të kuptojmë metodën e ligjërimit të tij, apo pse doktrina e tij ishte kundër disa parimeve tona dhe nuk përputhej me mentalitetin tonë, mirëpo injorimi ynë kurrsesi nuk do të thotë se Kur’ani nuk ishte dhe nuk vazhdon të jetë libër hyjnor me ndikim të madh në psikologjinë e njeriut.”

    FILIP HITI për metodën e ligjërimit të Kur’anit thotë: “Ajo është aq e lartë, saqë nuk mund të krahasohet me të tjera, nuk mund të kopjohet, të emitohet etj..”

    XHORXH SARTUN (studiues amerikan) - “Gjuha e Kur’anit numërohet si gjuhë e Zotit dhe ajo është e plotë në një definim dhe përcaktim të tillë; kjo ka bërë që gjuha arabe të ngrihet më lart se çdo gjuhë tjetër e botës.”

    NASRIJ SELEHEB - “Gjuha e tij është aq e lartë dhe superiore, saqë është e pamundur për joarabin ta kuptojë dhe të ndiejë kënaqësinë dhe bukurinë e saj. Është gjuhë që e zgjodhi Zoti dhe e bëri më të vlefshme se çdo gjuhë tjetër, kurse Kur’ani është vlera më e çmuar e saj, sepse është Fjala e Allahut.”
    Gjithashtu, Nasrij Seleheb flet se si i çmonin sahabët citatet e Kur’anit më të shtrenjta se çdo thesar i tokës. Pohon gjithashtu faktin se një fat të tillë para përmbledhjes në një koleksion nuk e gëzoi asnjë nga librat e shpallur hyjnor, të cilët nuk gëzuan as kujdesin që pati Kur’ani, përmes të cilit arriti t’i shpëtojë çdo ndërhyrjeje të jashtme njerëzore, kurse në librat tjerë hyjnorë u fut dora e huaj.”

    ZHAK VISLER (studiues francez) - “Çdo përkthim i Kur’anit, qoftë ai edhe i shkollës më të lartë, nuk mund të jetë zëvendësim i tij. Që të kuptohet drejt, ai duhet të lexohet me gjuhën e tij, e nuk ka gjuhë në botë që mund të zëvendësojë atë. Përkthimi i Kur’anit është i ngjashëm me shkëputjen e lules nga rrënjët e saj.”

    RISLER- “Kur’ani, përveç që është libër fetar, në vete përmban edhe esencën e të gjitha njohurive. Aty njeriu gjen zgjidhje për të gjitha çështjet.”

    MARSIL (orientalist francez) - “Kur’ani është fjalë e gjallë në zemrat e shumë njerëzve-hafizëve, është ndërmjetësues në mes njeriut dhe Allahut, udhëzues shpirtëror, sistem moral dhe ligji i botës. Ai nuk është libër që i dedikohet vetëm një shoqërie ose një periudhe të caktuar kohore. Kur’ani është libër me një ligj të përjetshëm, të plotë dhe të përsosur. Është Fjala e fundit e Zotit, e cila nuk shtrembërohet dhe nuk zëvendësohet; libër i cili njeriut i ligjëron përmes ndjenjave të tij të brendshme, mendjes dhe natyrës së tij krijuese.”

    LJUBILDD WEISS (studiues i Kur’anit) - “Tani e kuptova se libri, të cilin e mbaja në dorë, ishte libër i shpallur nga Zoti; libër i cili, edhe pse kaloi në duart e njerëzve më tepër se 13 shekuj, studiuesit nuk arritën t’ia zbulojnë fshehtësitë filozofike. Nga Kur’ani mua më del një zë më madhështor se sa zëri i Muhammedit a.s.. Kur’ani që u ligjërohej arabëve në shekullin VII dhe tundte thellësitë e tyre shpirtërore është po ai që ka edhe sot të njëjtën fuqi, edhe për lexuesin shekullit të XX-të, por edhe të shekullit të XXV-të.”

    Një i krishterë Indian thotë: “Kur’ani është libri i vetëm qiellor, i cili mësohet përmendsh nga mijëra njerëz nga të gjitha anët e botës, kurse librat e tjerë të shenjtë i gjejmë të ruajtura vetëm me shkrimin e shtypur. Po të ndodhë për ndonjë arsye që librat e shkruar në letra të treten nga njerëzit, Kur’ani do të mbetet libri i vetëm i ruajtur në gjokse.”

    Gjithashtu si DERMINGEMI (orientalist francez), SIDJU (orientalist francez), JOGEL (orientalist anglez), ZHAN ZHAK RUSOI, GOETHE, DR. STEINGASS, MAURICE BUCAILLE, ARTHUR J. ARBERRY etj. etj., tregojnë se Kur’ani është libër i Zotit dhe jo vepër e Muhammedit a.s..

    Të gjithë dijetarët botërorë, të cilët e kanë studiuar biografinë e Pejgamberit të Islamit në mënyrë objektive, në fund kanë dëshmuar për madhështinë e personalitetit të tij. Prej tyre janë:

    NAPOLEONI - Napoleoni i parë (1769-1821), imperator i Francës, në histori njihet si një burrë shteti dhe luftëtar i madh. Në vitin 1812, kur hyri në Egjipt, u mahnit pas drejtësisë dhe madhështisë së besimit islam. Rreshtat e poshtëshënuar janë marrë nga vepra “Bonaparte et Islam” të Cherfilsit. Napoleoni thoshte:
    “Musai (a.s.) popullin e vet, Isai (a.s.) ithtarët e vet, kurse Muhammedi (a.s.) tërë botën e ka lajmëruar se ekziston Allahu i Madhërishëm dhe është vetëm Një. Në Gadishullin Ballkanik dominonte paganizmi. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhammedi (a.s.) ua predikoi arabëve Allahun e Madhërishëm, për të cilën u munduan edhe Ibrahimi (a.s.), Isai (a.s.), Musai (a.s.). Arianët (të krishterët që i takojnë Ariusit), që iu bashkëngjitën arabëve dhe ata që duke prishur besimin, fenë e Isasë (a.s.) dëshirojnë të përhapin një besim të ri me tre zota (d.m.th. Allahu, biri i Allahut, Shpirti i Shenjtë) e prishnin krejtësisht rehatinë dhe paqen e Lindjes. Muhammedi (a.s.) atyre ua tregoi rrugën e drejtë. U tha arabëve se Allahu (xh.sh.) është Një dhe Ai as nuk ka baba, e as bir. Besimi në shumë zota është një zakon i pakuptimtë, që ka mbetur nga paganizmi.”
    Në një pjesë tjetër të librit gjenden këto fjalë të Napoleonit:
    “Mendoj se, së shpejti, do të kem mundësi të formoj një shtet duke i tubuar të gjithë personat e dalluar, të mençur të botës dhe ta udhëheq këtë shtet (sipas parimeve të shkruara në Kur’an). Besoj vetëm në drejtësinë e këtyre parimeve islame, dhe në saje të këtyre parimeve njerëzit do ta arrijnë lumturinë.”

    ANNIE BESANT “The life and Teachings of Muhammad”, Madras, 1932, p.p. 4 - “Është e pamundur që çdokush që e studion jetën dhe karakterin e Pejgamberit të madh të Arabisë, e që di se si mësoi dhe jetoi ai, të mos ndiejë diçka tjetër, përveç respektit të thellë ndaj tij, njërit prej përcjellësve të mëdhenj të porosive të të Lartmadhërishmit. Edhe pse me këtë që po shtroj para jush do të them shumë gjëra, të cilat për shumë njerëz tashmë janë të njohura, prapëseprapë, sa herë që i rilexoj ato, më kaplon një ndjenjë e re admirimi dhe respekti ndaj mësuesit të madh arab.”

    W. MONTOGOMERY “Mohammad at Mecca”, Oxford, 1953, p.p. 52 - “Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë moral i njerëzve, që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e arritjeve të përnjëhershme, dëshmojnë për integritetin e tij bazë. Ta konsiderosh Muhammedin mashtrues, më shumë shkakton probleme sesa i zgjidh ato. Aq më tepër, asnjë personalitet i madh historik nuk është ndriçuar më zbehtë në Perëndim sesa Muhammedi.”

    DR. MICHAEL H. HEART - Në librin e tij të famshëm “Klasifikimi i 100 personaliteteve me ndikim më të madh në histori” thotë: “Vënia e Muhammedit a.s. në krye të listës së personaliteteve më me influencë në histori, mund t’i befasojë lexuesit, por e vërteta është se ai ishte njeriu më i suksesshëm në aspektin fetar e jetësor. Ai ishte i vetmi që e kompletoi misionin e tij fetar, i përsosi ligjet e fesë dhe në të besuan popuj të tërë gjatë jetës së tij. Përveç përsosjes së fesë, ai themeloi edhe shtetin e ri, duke i bashkuar fiset në popull dhe popujt në Umet. Dhe për Umetin e vet vuri bazat e jetës së tij fetare. Ai, pra, e filloi misionin e tij fetar dhe jetësor dhe e përfundoi atë.”

    ENCIKLOPEDIA BRITANICA - “Muhamedi ishte Profeti më i suksesshëm i të gjithë Profetëve dhe personaliteteve religjioze.”

    BERNARD SHOW - “Unë jam thellë i bindur se sikur një personalitet i rangut të Muhammedit të sundonte botën e sotme, do të kishte sukses në zgjidhjen e problemeve botërore dhe do ta çonte botën kah paqja dhe shpëtimi.”
    “Në kohën e tashme, shumë nga të afërmit e mi evropianë kalojnë në fenë e Muhammedit dhe mund të thuhet se konvertimi i Evropës në Islam tashmë ka filluar.”

    EMILE DERMENGHEM - “Muhammedi është sigurisht një Profet nga radha biblike.”

    LA MARTINE - Historiani francez, në librin e tij “Historia e Turqve”, shkurtimisht e respekton tejmase me fjalët: “Filozof, orator, profet, ligjvënës, luftëtar, ngadhënjimtar idesh, rilindës i sërishëm, i fesë së logjikës dhe të Zotit pa idhuj dhe afreke: Themelues i njëzet mbretërive të botës dhe i një mbretërie shpirtërore Ai është Muhammedi.”
    “Muhammedi është më pak se një Zot - një Profet.”

    OTO VON BIZMARK - “O Muhammed, më vjen keq që nuk kam qenë bashkëkohësi yt.”

    MAHATMA GANDHI - “Feja islame urdhëron që të adhurohet Allahu dhe vepra e Tij. Ndërkohë që Perëndimi ishte në një errësirë të tmerrshme, ylli islam në Lindje i kishte sjellë rehati, paqe dhe dritë. Feja islame nuk është gënjeshtare... Unë i kam lexuar veprat lidhur me jetën e Profetëve të besimit islam dhe atyre që janë pranë tij. Këto vepra ma kanë tërhequr shumë vëmendjen, saqë, kur i përfundova më erdhi keq që nuk kishte më. Unë nxora përfundimin se përhapja kaq e shpejtë e fesë islame nuk është bërë për shkak të dhunës... Njerëzit me dëshirë e kanë pranuar fenë islame. Në myslimanizëm ndërmjet Allahut dhe robit të Tij nuk ka ndërmjetësues... Meqë krishterimi kishte shumë mungesa, ishte e nevojshme të bëhen reforma të ndryshme. Kurse në myslimanizëm çdo gjë është ashtu siç ka qenë në fillim. Nuk ka qenë nevoja për asnjë ndryshim.”

    LLAV NIKOLLAJEVIQ TOLSTOJ - “S’ka dyshim se Profeti Muhammed është një ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzisë. Atij i takon lavdi më i madh, sepse njerëzinë e ka udhëzuar drejt dritës më të madhe, drejtësisë dhe paqes, e ka penguar derdhjen e pafajshme të gjakut njerëzor dhe kështu i ka hapur rrugën përparimit dhe civilizimit. Këtë vepër të madhe nuk do të mund ta zbatonte askush tjetër përveç një njeriu, pos me fuqi mbinatyrore, njeri që është i denjë secilës, mrekullisë dhe kujdesit.”

    RILKE - “Kurrë s’ka lexuar, kurse tani-shiko! Një fjalë e tillë dhe për dijetarin është e paarritshme.”

    EDWARD GIBBON DHE SIMON OCKLAY , “History of the Saracen Empire”, London, 1870, p.p. 54 – “Unë besoj në një Perëndi dhe në Muhammedin-të Dërguarin e Perëndisë, është predikim i thjeshtë dhe i pandryshuar i Islamit. Imazhi intelektual i Hyjnisë asnjëherë nuk është degraduar me ndonjë idhull të dukshëm. Nderimet e Pejgamberit kurrë nuk e kanë tejkaluar masën e virtytit njerëzor, kurse parimet jetësore të tij e kanë mbajtur mirënjohjen e ithtarëve të vet brenda kufijve të arsyes dhe fesë”.
    Po ashtu Gibboni, në librin e tij “Ngritja dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake”, jep mendimin për Kur’anin dhe fenë Islame: “Në fenë e Muhammedit nuk ka vend për dyshim, kurse Kur’ani është dritë e dëshmisë për njëshmërinë e Zotit.”

    TOMAS CARLYLE – “Ka pasur edhe njerëz të tjerë që kanë predikuar monoteizmin, por asnjë s’ka qenë i barabartë me besimin e tij të fortë dhe të pastër në një Zot.”

    BOSWORTH SMITH – “Muhammedi ishte krijues i Umetit, themelues i perandorisë, rimëkëmbës i fesë në të njëjtën kohë. Atij, edhe pse analfabet, i është shpallur libri që përmban letërsi, jurisprudencë, norma morale të përgjithshme si dhe libra të shenjtë të përfshirë në një libër. Dhe ai e ka shenjtërinë e vet edhe sot e kësaj dite në një të gjashtën e njerëzimit.”

    Po ashtu, si JAMES H. HEART, JAMES A. MICHENER, FERLONG, S. H. LEEDER, JOHN WILLIAM DRAPER, CARL BRACKELMANN, D. V. BODLY, ANDRIN SERVE, JULES MESERMAN, edhe shumë mendimtarë të tjerë të shquar botërorë kanë dhënë mendimet e tyre mbi Islamin dhe Pejgamberin Muhammed a.s..

    Revista “Zgjimi Islam”, Qershor 2004, Prishtinë

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e aadili
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    295

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •