Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    "Përhershmëria e jo propagandimi i fesë së tij është ajo që meriton interesimin tonë; është ruajtur përshtypja e njëjtë e pastër dhe e përkryer të cilin ai e farkoi në Mekë e në medine, pas revolucioneve 1200 vjeçare të ithtarëve të rinj indianë, afrikanë dhe turq të Kur'anit... Muhamedanët kanë përballuar në tërësi orvatjen për riedukimin e objektit të besimit dhe të besnikërisë së tyre në nivel me ndjenjat dhe me imagjinatën e njeriut. "Unë besoj në një Perëndi dhe në Muhamedin- të dërguarin e Perëndisë" është predikimi i thjeshtë dhe i pandryshuar i islamizmit. Imazhi intelektual i Hyjnisë asnjëherë nuk është dërguar me ndonjë idol të dukshëm. Nderimet e pejgamberit kurrë nuk e kanë tejkaluar masën e virtytit njerëzor, kurse parimet jetësore të tij e kanë mbajtur mirënjohjen e ithtarëve të vet brenda kufinjve të arsyes dhe të fesë".

    Edward Gibbon and Simon Acklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp. 54
    Jetë e rëndë.......!!!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Ai ishte Cezari dhe Papa të mishëruar në një trup, mirëpo ai ishte Papë pa pretendimet e Papës, Cezar pa legj ionet e Cezarit; pa armatë të rregullt, pa truprojë, pa pallat, pa të ardhura të caktuara. Po qe se dikush ka pasur të drejtë të thotë se ka sunduar me të vërtetë hyjnore, atëherë ai ka qenë Muhamedi, pasiqë kishte fuqi të pakufi pa instrumentet e saj dhe pa u mbështetur në të".

    Bosworth Smith, Mohamed and Mohammadanism, London, 1874, pp. 92.
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Eshtë e pamundur që çdo njeri që e studion jetën dhe karakterin e Pejgamberit të madh të Arabisë, e di se si mësoi dhe jetoi ai, të ndiejë diç tjetër pos respektit të porosive të të Lartmadhërishmit. Edhe pse me këtë që e shtroj para jush do të them shumë gjëra të cilat për shumë njerëz tashmë janë të njohura, prapëseprap sa herë që i rilexoj ato, më kaplon nje ndjenjë e re admirimi dhe respekti ndaj mësuesit të madh arab".

    Annie Besant, The life and Teachings of Muhammad, Madras, 1932, pp. 4.
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë moral i njerëzve që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme dëshmojnë për integritetin e tij fundamental. Ta konsiderosh Muhammedin mashtrues më shumë shkakton probleme se sa i zgjidh ato. Aq më tepër, asnjë personalitet i madh historik nuk është ndriçuar më zbehtë në Perëndim se sa Muhammedi".

    W. Montgomery, Mohammad at mecca, Oxford, 1953, pp. 52.
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Muhammedi, njeriu i frymëzuar që e themeloi islamizmin, u lind rreth viteve 570 të erës së re në një fis arab që i adhuronte idhujt. Pasi mbeti jetim që nga lindja, ai gjithmonë qe i kujdesshëm posaçërisht ndaj varfanjakëve dhe ndaj nevojtarëve, ndaj të vejave dhe ndaj të shtypurve. Në moshën njëzetvjeçare ai tashmë ishte afarist i suksesshëm dhe së shpejti u bë udhëheqës i karvanëve me deve për një të vejë të pasur. Kur i mbushi njëzet e pesë vjet, punëdhënësja e tij, duke ia njohur meritat, i propozoi martesë. Edhe pse ishte 15 vjet më e vjetër, ai u martua me të dhe gjatë tërë jetës mbeti burrë besnik.
    Gati si çdo pejgamber i madh para tij, Muhammedi nuk dëshironte ta shërbejë si përcjellës i fjalëve të Perëndisë, duke ndier se nuk ishte përkatës për një gjë të tillë. Mirëpo, engjëlli i dha urdhër: "Lexo!" Me sa dimë deri tash Muhammedi nuk dinte shkrim e lexim, por filloi t'i diktojë fjalët e frymëzuara të cilat së shpejti do ta revolucionarizojnë një segment të gjerë tokësor: "Ekziston vetëm një Perëndi".

    Në të gjitha gjërat Muhammedi qe thellësisht praktik. Kur vdiq i biri i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e Diellit dhe me të shpejtë u përhapën fjalët për ngushëllimin personal të Perëndisë, me ç'rast për Muhammedin thuhet të ketë deklaruar:

    "Zënia e Diellit është fenomen natyror. Eshtë marri të ndërlidhen këto gjëra me vdekjen a lindjen e njeriut".
    Jetë e rëndë.......!!!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    James H. Hart, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History, New York: Hart Publishing Company, inc. 1978, pp. 33.

    James A. Michener, Islam: The Misunderstood Religion. The Reader's Digest (American Edition), për Maj 1955, pp. 68-70.

    "Vënia e Muhammedit në krye të listës së personaliteteve më influencuese në botë mbase mund t'i befasojë ca lexues, e të tjerët t'i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili qe bindshëm më i suksesshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan".

    Michael H. Hart, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History, New York: Hart Publishing Company, inc. 1978, pp. 33.
    Jetë e rëndë.......!!!

  7. #17
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    paske marre..

    paske paraqite ketu vetem ata qe kan folur mire ximi..po a ka te tjere qe e kan hedhe ndonje fjale te keqe per te..apo ata qe flasin keq per muhametin as nuk na duhen..nga sa di une duhet te paraqiten te dyja opinionet..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #18
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron Kur'anin dhe thotë se Muhamedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë shërbim të pakufishëm njerëzimit, prandaj, meriton të numërohet, ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Në veprën e tij "Muhammedi dhe Kur'ani", për Muhamedin a.s., veç të tjerash, thotë: "Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #19
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    John Austin, në "Muhammed the Prophet of Allah", në T.P. and Classels Wekly të 24 Shtatorit 1927, thotë:
    "Për më pak se një vit, Muhammedi a.s., u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak forcën, ia arriti shumë shpejt të trondisë mbarë botën."

    E Laris, historian i njohur françez, thotë: "Muhamedi a.s. qysh nga fëmijëria është dalluar për sinqeritet, sa që është quajtur: i drejti, i besueshmi ."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #20
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    D. G. Hogart per rofetin Muhamed


    D. G. Hogart, në "Historia e Arabisë", veç të tjerash thotë: "Muhamedi a.s. është i vetmi, ndër njerëzit më të shquar të njerëzimit, jeta e përditshme e të cilit është studiuar, është çmuar dhe është marrë si shembull, duke u zbatuar në jetë edhe sot nga miliona njerëz. Kjo gjë, nuk mund të thuhet për ithtarët e feve të tjera, të cilët, në jetën e tyre të përditshme, nuk praktikojnë mënyrën e jetësës së themeluesit të fesë së tyre."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •