Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ç'thonë te tjeret per muhamedin a.s.

    Ne ket tem do mundohem te publikoj disa mendime te disa personaliteteve joislame per shembelltyren e njerzimit muhamedin a. s.

    ju ftoj qe edhe ju te jepni kontributin ne ket tem duke publiku thenie nga personalitetet e ndryshme joislame per muhamedin a.s.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    D . G Hogart në "Historia e Arabisë", veç të tjerash thotë:

    "Muhammedi a.s. është i vetmi, ndër njerëzit më të shquar të
    njerëzimit, jeta e përditshme e të cilit është studiuar, është çmuar
    dhe është marrë si shembull, duke u zbatuar në jetë edhe sot nga
    miliona njerëz. Kjo gjë, nuk mund të thuhet për ithtarët e feve të
    tjera, të cilët, në jetën e tyre të përditshme, nuk praktikojnë
    mënyrën e jetësës së themeluesit të fesë së tyre."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    Kush i ka zbatu me perpikmeri urdheresat e All-llaht xh.h dhe sunnetin e pejgamerit a.s ka siguruar jeten me te mire ne kete bote dhe ne jeten e pasosur. Mjer ata qe e deformojn pasimin e sunnetit te tije dhe mjer ato qe e perbuzin
    Revolution 1848

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    G. W. Leitner, në "Mohamedanism", Lahore, 1893, f. 4.
    thotë:

    "Muhammedi a.s. kurrë s'ka deklaruar për veten, se është i
    pagabueshëm. Në një çast, gjatë zbritjes së Shpalljes, ai u qortua
    rreptësisht, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa njerëz nga
    paria e Mekkës, ia ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbë...ri.
    Megjithatë, Muhammedi a.s. e komunikoi këtë shpallje, gjë që me
    siguri s'do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e
    konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty "Short readings from World
    religions", Londër 1951, thotë:


    "Muhammedi a.s. ka shpallur fenë, të cilën e pasojnë miliona njerëz.
    Që nga fillimi, ndikimi i kësaj feje, vazhdimisht, është gjithnjë në
    rritje. Tiranët, që i besojnë vetëm forcës dhe mbështeten vetëm tek
    ajo, s'janë në gjendje të ndikojnë në gjeneratat e mëvonshme,
    ndikimi i tyre, ndihet vetëm gjatë jetës së tyre. Ne, ndërkaq, pas
    vdekjes së Muhammedit a.s., shohim shembujt më të ndritshëm të
    fitoreve, që bota s'i ka parë kurrë më parë."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Lafajet, filozof dhe njëri prej atyre që e patën përgatitur bazën
    ideore të revolucionit të madh francez të vitit 1789, ka shqyrtuar
    të gjitha sistemet juridike para se të botohet `Deklarata e të
    Drejtave të Njeriut' dhe duke parë epërsinë e të drejtës islame, ka
    thënë kështu:

    "O Muhammed! Atë që ti ke prurë dhe aplikua...r në botë, nuk e ka bërë
    askush. Ti e ke sjellë drjetësinë në një vendë të paarritshëm!..."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    TOMAS ARNOLD

    “Thirrja në Islam”

    - “Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë përpjekje për të detyruar jomuslimanët për të pranuar Islamin apo për ndonjë persekutim të organizuar që ka për qëllim zhdukjen e Krishterimit. Në qoftë se kalifët do të kishin zgjedhur një nga këto plane, ata do ta kishin fshirë Krishterimin nga faqja e dheut po aq lehtë siç u bë me Islamin gjatë kohës së Ferdinandit dhe Isabelës në Spanjë; me të njëjtën metodë që ndoqi Luigji XIV për ta bërë Protestanizmin një besim, ndjekësit e të cilit dënoheshin me vdekje; apo me të njëjtën lehtësi që u mbajtën hebrenjtë larg Britanisë për më tepër se 350 vjet...”

    .....

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Martin Lings, në librin "Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më
    të hershme", Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:

    "Pejgamberi a.s. dhe familja e tij jetonin një jetë plotë kursime.
    Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë
    kurrë hurma aq sa të ngopej. E tillë ishte varfëria e... këtyre
    njerëzve, sa që gratë e Pejgamberit nuk i kërkuan kurrrë atij ndonjë
    gjë, përveç atyre gjërave më të nevojshme për jetën."
    Disa pyetje që i bënë idhujtarët Pejgamberit a.s. kishin të bënin me
    ndodhi të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për
    të provuar, nëse profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi
    gjërat e fshehta e të papara. Të Dërguarit a.s. iu desh të pres një
    kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndërsa idhujtarët
    nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e trishtuan shumë,
    pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë, në
    veprën e përmendur, f. 77, thotë:

    "Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të Dërguarin e
    Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për
    të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonesë, por për ata
    Kurejshë që ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i
    qartë i asaj se, Fjala e Shenjtë i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli
    dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund t'a kontrollonte atë.
    Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi a.s., do t'i kishte
    trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të ishte
    vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të
    tillë kur rreziku qe mjaft i madh."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #9
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Rene Crouset, në veprën e tij "Civilizimi i Orientit", shkruan:

    "Muhamedi a.s. kur filloi të komunikoi Islamin, ishte i ri dhe fisnik, i mbushur me fuqi për gjykim të drejtë. Ai qëndroi lart mjedisit, në të cilin jetoi.

    Në kohën kur i ftoi arabët, që të besojnë Një Zot, ata ishin zhytur në idhujtari. Ai kishte vendosur që, njerëzit t`i largonte nga idhujtaria, drejt monoteizmit të pastër."
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Nëse madhështia e qëllimit, mjetet e vogla dhe rezultatet e pabesueshme janë tri kriteret e gjeniut njerëzor, atëhere kush guxon ta krarhasojë ndonjë personalitet të madh nga historia moderne me Muhamedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armë, ligje dhembretërri. Ata krijuan asgjë më tepër se fuqi materiale, të cilat shpesh shpartalloheshin para syve të tyre. Ky njeri lëkundi jo vetëm armata, legjislacione, mbretëri, popuj e dinasti, por edhe miliona njerëz të një të tretës së popullsisë së atëhershme të botës, e për më tepër ai lëkundi altarë, perëndi, fe, ide, besime dhe shpirtra... maturia e tij gjatë fitoreve, ambicja e tij, e cila në tërësi i kushtohej një ideje, e kurrësesi krij imit të një mbretërie; lutjet e tij pambarim, bisedat mistike me Perëndinë, vdekja dhe triumfi i tij pas vdekjes; të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, por për bindje të fortë që i dha fuqi për ta restauruar një dogmë. Kjo dogmë ishte dyshtresore: Bashkimi i Perëndisë dhe materialiteti i Perëndisë; e para për të treguar ç'është Perëndia, kurse e dyta çka nuk është Perëndia; njëra duke mënjanuar perënditë e rreme me shpatë, kurse tjetra duke filluar një ide me fjalë."

    LA MARTINE, HISTOIRE DE LA TURQUIE, PARIS, 1854, VOL.II pp 276- 277.Nëse madhështia e qëllimit, mjetet e vogla dhe rezultatet e pabesueshme janë tri kriteret e gjeniut njerëzor, atëhere kush guxon ta krarhasojë ndonjë personalitet të madh nga historia moderne me Muhamedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armë, ligje dhembretërri. Ata krijuan asgjë më tepër se fuqi materiale, të cilat shpesh shpartalloheshin para syve të tyre. Ky njeri lëkundi jo vetëm armata, legjislacione, mbretëri, popuj e dinasti, por edhe miliona njerëz të një të tretës së popullsisë së atëhershme të botës, e për më tepër ai lëkundi altarë, perëndi, fe, ide, besime dhe shpirtra... maturia e tij gjatë fitoreve, ambicja e tij, e cila në tërësi i kushtohej një ideje, e kurrësesi krij imit të një mbretërie; lutjet e tij pambarim, bisedat mistike me Perëndinë, vdekja dhe triumfi i tij pas vdekjes; të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, por për bindje të fortë që i dha fuqi për ta restauruar një dogmë. Kjo dogmë ishte dyshtresore: Bashkimi i Perëndisë dhe materialiteti i Perëndisë; e para për të treguar ç'është Perëndia, kurse e dyta çka nuk është Perëndia; njëra duke mënjanuar perënditë e rreme me shpatë, kurse tjetra duke filluar një ide me fjalë."

    LA MARTINE, HISTOIRE DE LA TURQUIE, PARIS, 1854, VOL.II pp 276- 277.
    Jetë e rëndë.......!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •