Argumente shkencore nė Kur’an
“Nga faktet (e fuqisė) e Tij ėshtė edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat nė) njerėz qė veproni tė shpėrndarė.”
E hėne 24 Maj 2010 11:22
Nga: Prim.Dr.med.sci.Ali F. Iljazi
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė:
“Nga faktet (e fuqisė) e Tij ėshtė edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat nė) njerėz qė veproni tė shpėrndarė.”
(Er Rum, 20)
Gjithashtu thotė:
“Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi. Zoti yt ka mundėsi tė jashtėzakonshme.”
(Furkan, 54)
Nė versetin e parė thuhet qė njeriu ėshtė krijuar prej dheut, ndėrsa nė tė dytin qė ėshtė krijuar prej ujit.
Nė njė verset tjetėr thuhet:
“Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte.”
(El Mu’minunė,12)
Dhe balta ėshtė njė pėrzirje e dheut dhe e ujit. Nė tė tre versetet kuranore ka argumente, qė origjina e njeriut dhe pėrbėrja e tij kryesore ėshtė nga balta e kėsaj toke apo mė saktė, esenca e tij ėshtė nga kjo tokė.
Nėse analizojmė njeriun nė elementet e tij parėsore, do ta gjenim atė tė ngjajshėm me ujė “minierė tė vogėl” qė pėrmban tė gjitha elementet e zbuluara deri tani : oksigjeni dhe hidrogjeni dhe kėta pėrbėjnė ujin, i cili pėrbėn 55-70% tė trupat e njeriut, qė nuk mund tė jetojė mė shumė se katėr ditė pa ujė.
Karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni qė pėrbėjnė bazėn e pėrbėrjeve organike tė sheqernave, yndyrnave, proteinave, vitaminave, harmonive dhe enzimave. Shtatė lėndė tė thata: Klor, fosfor, squfur, magnesium, calcium, kalium, natrium qė pėrbėjnė 60-80% tė lėndėve tė thata. Shtatė lėndė tė tjera tė thata, me pėrqindje mė tė vogėl qė janė : hekuri, bakri, seleni, jodi, magneziumi, kobalti, zinku dhe molibdeni. Specialistėt dėshmojnė njėzėri qė trupi i njeriut ėshtė si njė masė prej dheu qė i pėrmban tė gjitha elementet qė ekzistojnė nė tokė.
Ashtu siē ekzistonė njė ekuilibėr i pėrsosur nė tėrė gjithėsinė, njė i tillė ekziston edhe nė trupin e njeriut.
Disa nga elemntet kimike tė shpėrndara nė tokė nė mėnyrė proporcionale, gjenden edhe nė trupin e njeriut. Trupi i njė njeriu nė moshė tė rė pėrmban rreth 80% ujė, ndėrsa tek tė moshuarit kjo pėrmbajtje arrin deri nė 60%.
Brenda trupit tė njeriut gjenden mesatarisht 3.5 kg lėndė minerale. Kėshtu trupi ynė i ngjan njė “supe minerale” me shije e ngjyra tė ndryshme. Prania e kėtyre elementeve ėshtė e domosdoshme pėr tė siguruar funksionimin normal tė milionave proceseve biokimike tė organizmit tonė. Tė tilla janė afėrsisht 2 kg calcium me ngjyrė tė bardhė, 1 kg fosfor me ngjyrė kafe tė errėt, 115-131 gram kalium me ngjyrė plumbi, 120 gram magnesium me ngjyrė gri, si dhe sasi hekuri, bakri, kromi, argjenti, seleniumi, zinku, morgani dhe jodi.
Kalciumi sė bashku me fosforin siguron fortėsinė e dhėmbėve dhe eshtėrave, luan rol nė rregullimin e impulsėve nervore nė funksionimin e kuagolimit tė gjakut.
Nėse do tė mungonte kalciumi, dhėmbėt tanė nuk do tė ishin nė gjendje tė kafshonin njė mollė sepse do tė thėrrmoheshin.
Nėse do tė mungonte kalciumi dhe natriumi do tė ērregullohej ekuilibri i qelizave si dhe barazpesha acido-bazike nė organizėm. Si rrjedhim do tė kishim njė plakje shumė tė shpejtė.
Hekuri i lidhur me proteine (hemoglobinė, mioglobinė) merr pjesė nė transportin e oksigjenit dhe karbon-dioksidit. Mungesa e hekurit nė organizėm do tė shkaktonte anemi dhe pengesė nė transportin e oksigjenit nė qelizat e organizmit.
Mangani i lidhur me enzime merr pjesė nė metabolizmin e karbohidrateve, proteinave, yndyrave si dhe nė krijimin e molekulave gjenetike ADN dhe ARN.
Magneziumi luan rol nė zhvillimin e eshtrave nė funksionimin e sistemit nervor, muskujve, zemrės, si dhe nė metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.
Bakri i lidhur me enzyme merr pjesė nė proceset metabolike dhe ėshtė i nevojshėm pėr krijimin e gjakut dhe funksionimin e sistemit nervor qendror.
Zinku ėshtė pėrbėrės i shumė enzimeve dhe merrė pjesė nė metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ndihmon nė regjenerimin plagėve.
Seleni ėshtė mineral antioksidativ dhe luan rol tė vacant nė rregullimin e tajitjes sė hormonit mashkullor (testosteronit) dhe nė krijimin e spermatozoideve.
Njė njeri me peshė 65 kg ka nevojė pėr 25 mikrogramė selen nė ditė. Mungesa e selenit nėn 19 mikrogram nė ditė shkakton dobėsim tė muskulit tė zemrės (kardiomiopati).
Seleni ėshtė mikrovalent esencial i domosdoshėm pėr proceset oksidoreduktive nė organizėm, nė ngritjen e sistemit imunologjik dhe nė funksionimin normal tė sistemit endokrin.
Prania e kėtyre mineraleve siguron nė trupin e njeriut njė ekuilibėr aq ideal saqė shtimi ose pakėsimi sado i vogėl i sasisė sė tyre rregullohet nė ēast.
Njė shembull tipik i kėtij ekuilibri ėshtė pėrmbajtja e natriumit. Nė rast se natriumi qė gjendet nė gjak, rrit nė mėnyrė tė panevojshėm sasinė e kripėrave, atėherė veshkat nėpėrmjet urinimit nxjerrin jashtė sasinė e tepėrt tė tij.
Pėrkujtojmė me respekt dhe duke medituar versetin e Kur’anit fisnik:
“ Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.”
(El Furkan,2)
Njė nga argumentet e shumta shkencore qė vėrtetojnė se All-llahu ėshtė krijues i ēdo gjėje qė ekziston nė kėtė gjithėsi ėshtė edhe sistemi periodik i elementeve.
Nė vitin 1871 kimisti rus Dimitrij Ivanoviq Mendelejev paraqiti tabelėn e re tė sistemit periodik duke paraqitur mė hollėsisht ligjin periodik. Me zbulimin e elemnteve tė reja sistemi periodik i Mendelejevit ėshtė plotėsuar dhe zhvilluar mė tej. Sot njihet me emrin sistemi periodik i periodave tė shkurtra.
Postulati i Mendelejevit, se vetitė e elementeve kimike varen nga masat atomike relative dhe se janė nė funksion periodik tė tyre, nuk ėshtė pajtuar me katėr ēifte elementesh, tė cilėt nuk janė rradhitur sipas masave atomike relative po anasjelltas e kėto janė: argon (39.948) dhe kaliumi (39.0983); kobalti (58.9332) dhe nikeli (58.89); teluri (127.60) dhe jodi (126.9045) ; toriumi (232.0381) protoktriumi (231.0359). Dy vjet mė vonė Masleu, duke pėrcaktuar numrat atomik tė shumė elemneteve ka parė se renditja e ēifteve tė pėrmendura tė elementeve nė sistemin periodik i pergjigjet saktėsisht renditjes sė tyre sipas madhėsisė sė numrave atomik. Prandaj edhe kėto grupe janė nė funksion tė numrave atomik, e jo masave atomike duke sjellė katėr mospėrputhje tė kėsaj rregulle. Nėse ndėrtojmė njė diagram, ku abshisė radhisim elementet bazė tė numrit atomik dhe nė ordinatė grupet atomike, me bashkimin e tė gjitha pikave do tė na paraqitet njė mrekulli emri All-llah. A thua vallė, pse pikėrisht emri All-llah, e jo ndonjė emėr tjetėr dhe mu nė atė gjuhė qė ka zbritur Kur’ani? Sepse krijuesi ėshtė vetėm All-llahu, e jo dikush tjetėr. Mendja e kujt mund tė thotė se e gjithė kjo ėshtė njė rastėsi? A mund tė quhet rastėsi kur, nga tė gjitha elementete (112 qė janė zbuluar gjer mė sot) asnjėri prej tyre nuk devijon nga ky kontinuitet?
Mendja e atij qė logjikon vetėm pak vjen nė pėrfundim se ėshtė e pamundur qė e gjithė kjo tė jetė rastėsi.
Nė aspektin shkencor dihet se me bashkėdyzime tė ndryshme tė elementeve krijohet ēdo gjė qė gjnedet nė kėtė gjithėsi. Ē’farė tregon kjo? Tregon se krijuesi i ēdo gjėje ėshtė All-llahu, pasi po prej atyre elementeve me anė tė njė diagrami paraqitet emri i All-llahut.
Rikujtojmė duke medituar me respekt versetin e Kur’anit fisnik:
“ Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.”
(El Furkanė, 2)
Bėrthama e tokės pėrmban elemente tė rėnda, si hekuri dhe nikeli qė kan veti magnetike. Thelbi i kėsaj bėrthame ėshtė ngushtė dhe pjesa tjetėr ėshtė e lėngėt. Tė dyja kėto shtresa tė bėrthamės lėvizin vazhdimisht rreth njėra tjetrės. Kjo lėvizje ndikon si njė lloj magnetizimi mbi kėto metale tė rėnda duke krijuar njė fushė magnetike. Toka me anė tė kėsaj fushe e cila shtrihet pėrtej atmosferės, ėshtė e mbrojtur nga ēdo lloj rreziku qė mund ti vijė nga kozmosi.
Rrezet kozmike vdekjeprurėse qė vijnė nga yjet pėrtej Diellit, nuk mund ta pėrshkrojnė dot kėtė mburojė mbrojtėse rreth Tokės. Sidomos rrezet e Voni Allenit, rrathėt magnetikė tė tė cilėve pėrshkojnė largėsi dhjetra mijėra kilometra prej Tokės, e mbrojnė atė nga energjitė vrasėse.
Rikujtojmė duke medituar versetin e Kur’anit famėmadh:
“All-llahu ėshtė Ai qė ua bėri tokėn vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formėsoi, e formėn tuaj e bėri mė tė mirė dhe ju pajisi me tė mira. Ky ėshtė All-llahu, Zoti juaj, i lartė, pra ėshtė All-llahu, Zot i botėve!”
(Gafir, 64)
Ėshtė llogaritur se retė plazmike janė tė barabarta me 100 milion bomba atomike si ajo qė hedhur nė Hiroshimė. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe rrezet kozmike mund tė jenė po aq tė fuqishme, por fusha magnetike e Tokės lejon kalimin vetėm 0.1% tė kėtyre rrezeve vdekjeprurėse dhe kjo pėrqindje, e cila pėrbėn vetėm njė tė mijėtėn e kėtyre rrezeve, thithet prej atmosferės. Pėr tė prodhuar njė fushė tė tillė magnetike ėshtė e nevojshme njė rrymė me intezitet elektrik prej njė milion amperėsh. Kjo do tė ishte pėrafėrsisht e njėjtė me energjinė elektrike tė pėrgjithshme tė prodhuar gjatė gjithė historisė sė njerėzimit.
Pra All-llahu i madhėrishėm e bėri njė mburojė posaqėrisht pėr ne si ēati mbrojtėse, siē bėn aluzion verseti i Kur’anit fisnik:
“Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.”
(Enbija, 32)
Njė kusht tjetėr me rėndėsi jetike ėshtė edhe struktura e atmosferės.
Atmosfera e Tokės pėrbėhet nga pėrzierja 77% azot, 21% oksigjen, 1% dioksid karbon dhe nga disa gaza tė tjera si organi. Oksigjeni ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse shumica e reaksioneve kimike tek njerėzit dhe gjallesat e tjera tė cilat kanė organizėm tė ndėrlikuar qė zhvillohen pėr tė fituar energji, realizohen nė saje tė oksigjenit.
Komponimet karbonike hyjnė nė reaksionin me oksigjenin dhe si rrezulltat kemi dioksid karbonin dhe energji. Nė kėtė reaksion shfaqen paketėzat energjike (ATP- adenozin trifostat) qė pėrdoren nga qelizat tona.
Ana interesante e kėtij proicesi ėshtė se pėrqindja e oksigjenit nė ajrin qė thithim me njė saktėsi tė mahnitshme. Lidhur me kėtė aspekt Majkėll Denton shkruan:
“A do tė mundte atmosfera jonė tė mbronte mė tepėr oksigjen dhe kjo a do tė arrinte tė mbėshteste jetėn? Jo! Oksigjeni ėshtė njė element tepėr reaktiv. Pėrqindja e oksigjenit qė gjendet nė atmosferė, pra 21% ėshtė pikėrisht nė pikėn ideale pėr ta siguruar jetėn e cila pikė nuk duhet tė kapėrcehet. Nėse sasia e oksigjenit nė atmosferė rritet 1% mundėsia pėr shkaktimin e zjarreve nė pyje nga goditjet e rrufesė do tė rritej 70%.
Ekuilibrimi i pėrqindjes sė oksigjenit nė atmosferė realizohet nė saje tė sistemit tė “riqarkullimit”. Kafshėt konsumojnė vazhdimisht oksigjen dhe prodhojnė dioksid karbonin, helmues pėr to. Pėrkundrazi bimėt sigurojnė vazhdimėsinė e jetės organike duke e kthyer dioksidin e karbonit nė oksigjen jetdhėnės. Nė kėtė mėnyrė nga lulet ēdo ditė sigurohen me miliarda tonė oksigjen pėr atmosferėn.
Lexojmė me vėmėndje versetin e Kur’anit famėmadh nė vijim:
“A nuk e dini j se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė qiej e ēka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshme e tė fshehta, e megjithatė prej njerėzve ka qė polemizojnė ēėshtjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenė i udhėzuar dhe duke mos pasur libėr tė ndritshėm.”
(Llukman, 20)
Ne tė marrim frymė nė ēdo ēast tė jetės sonė mushkėritė thithin vazhdimisht ajėr dhe njėkohėsisht e hedhim jashtė po atė ajėr qė kemi thithur pak ēaste mė parė. Kėtė e bėjmė kaq shpesh, 16 herė nė minutė, saqė mendojmė se ėshtė njė gjė e thjeshtė. Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė proces shumė i ndėrlikuar. Sistemi ynė trupor ėshtė i programuar nė atė mėnyrė qė kur marrim frymė nuk ėshtė e nevojshme tė mendojnė pėr tė. Pra kur ecim, vrapojmė, lexojmė njė libėr, bile edhe kur flemė, llogaritet vazhdimisht sa frymė duhet tė marrim, prandaj edhe mushkėritė funksionojnė sipas nevojės qė ka organizmi ynė.
Arsyeja pėr tė cilėn kemi kaq shumė nevojė pėr frymėmarrje ėshtė sigurimi i energjisė tė cilėn e pėrfitojmė pėrherė nė saje tė reaksioneve qė mundėson oksigjeni. Kėshtu bėhet e mundur qė nė ēdo sekondė nė trupin tonė kryhen miliarda funksione tė veēanta
Pėr tė lexuar librin qė e keni nė duart tuaja, miliona qeliza tė shtresės sė retinės sė syrit duhet tė ushqehen vazhdimisht me oksigjen. Nėse do tė ulej pėrqindja e oksigjenit nė gjak, do tė kemi pėr pasojė errėsimin e shikimit apo “terrin e syve”.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, tė gjithė muskujt e trupit, tėrėsia e qelizave qė pėrbėjnė kėta muskuj, pėrfitojnė energji duke djegur “komponentėt” karbonike, d.m.th. duke future oksigjen nė reaksion.
Ja pra, kjo ėshtė arsyeja qė ne marrim frymė. Nė ēastin kur e thithim ajrin, mbushen me oksigjen afėrsisht 300 milionė hojėza ( alveola ) tė mushkėrive tona.
Kapilarėt tė ngjitura nė muret e hojėzave, e thithin menjėherė kėtė oksigjen me anė tė procesit tė perfuzionit dhe difrezionit dhe pas zemrės ajrin e thither e dėrgojnė nėpėr tėrė trupin. Me anė tė kėtij procesi, i cili nuk zgjat mė shumė se gjysmė sekonde, thithim ajrin e pastėr (oksigjenin) dhe nxjerrim jashtė ajrin e papastėr (me dioksid karbon).
A mund ta din ipse nė mushkėritė tona ndodhen 300 milion hojėza? Arsyeja qėndron nė nevojėn pėr tė rritur nė maksimum sipėrfaqen me tė cilėn mushkėritė kontaktojnė me ajrin. Nė saje tė hojazėve kjo sipėrfaqe e dendur ėshtė kaq e madhe sa qė zė vend sa njė fushė tenisi.
Ky ėshtė njė projektim i mrekullueshėm.
Kreatorit tė Gjithdijshėm, i cili nė njė vend kaq tė ngushtė, Brenda nė mushkėri, ka bėrė kėto hojėza dhe kanalėt lidhėse ndėrmjet tyre tė arrijnė tė thithin sasi maksimale tė oksigjenit.
Rikujtojmė duke menduar me pėrkushtim versetin e Kur’anit fisnik:
“Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.”
(Furkanė, 2)
Ky projektim ėshtė i lidhur ngushtė me plotėsimin e njė kushti. Duhen tė arrihen vlera tė pėrshtatshme tė dendėsisė, qarkullimit dhe shtypjes sė ajrit qė tė qarkullojnė lehtėsisht nėpėr kėto kanale. Shtypja e ajrit ėshtė 760 mm Hg, ndėrsa dendėsia e tij nė nivelin e detit ėshtė pėrafėrsisht 192 cm/3 litėr .
Ndėrsa qarkullimi i ajrit nė sipėrfaqe tė detit ėshtė 50 herė mė i madh se i ujit, kėto vlera, qė mund tė konsiderohen shifra tė parėndėsishme, janė shumė jetike pėr jetėn tonė.
Kur marrim frymė, mushkėritė tona pėrdorin njė energji, pėrballė forcės qė quhet “rezistenca e ajrit”. Kjo rezistencė ėshtė gjendje statike e ajrit ndaj lėvizshmėrisė, por ėshtė e dobėt pėr shkak tė viteve tjera tė atmosferės. Prandaj mushkėritė tona frymėn e marrin dhe e nxjerrin jashtė me lehtėsi (ekspirium dhe inspirium). Nė rast se kjo rezistencė rritet, atėherė do tė shkaktojė vėshtirėsi tė mėdha me frymėmarrje.
Kėto fakte tė cilat na i parashtron shkenca bashkėkohore tregojnė se Gjithėsia nuk ėshtė njė grumbull materiesh tė rastėsishme dhe tė pakontrulluara. Me siguri ekziston njė Krijues i plotėfuqishėm i cili e zotėron gjithė Gjithėsinė, i cili i jep formė materies sipas vullnetit tė Tij, dhe i cili galaktikat, yjet dhe planetėt i ka nėn pushtetin e Tij.
Ky Krijues Suprem, ashtu siē mėsojmė nga Kur’ani fisnik, ėshtė All-llahu i madhėrishėm , Zoti i tė gjitha botėve.
“I madhėruar ėshtė Ai, qė nė dorėn e fuqisė sė Tij ėshtė i tėrė sundimi dhe Ai ka fuqi mbi ēdo send.”
(Mulk, 1)
Reaksionet mė themelore qė u sigurojnė energji qenjėve tė gjalla janė oksidimet tė cilat rrjedhin nga komponimet e karbonit me hidrogjen.
Edhe trupi ynė nė bazė ka komponimet e karbonit me hidrogjen.
Por, shtrohet pyetja: pėrse nuk oksidohet edhe trupi ynė? Apo shprehur mė qartė: pėrse trupi ynė nuk merrė flakė dhe nuk digjet si njė fije shkrepėse?
Dhe vėrtetė ėshtė pėr t’iu habitur pse trupi ynė, duke qenė nė kontakt me oksigjenin nuk digjet.
Ky paradoks ndodh pėr shkak se shumica e molekulave tė oksigjenit, tė cilat zotėrojnė frymėn O/2, nė temperatura normale, janė molekula “tė paafta” dhe nuk hyjnė dot nė reaksione me substanca tė tjera.(“Tė paafta” ėshtė njė shprehje qė pėrdoret nga kimistėt pėr ato gaze orbitat e tė cilave janė tė plotėsuara me elektrone).
Por, kėtu shtrohet pėrsėri njė pyetje tjetėr.
Meqė O/2 ėshtė njė molekul qė nuk merr pjesė lehtėsisht nėpėr reaksione, atėherė trupi ynė nė ē’mėnyrė arrin ta kthejė kėtė molekulė nė njė formė e cila ia bėn tė mundur tė hyjė nė reaksion?
Vėzhgimet biokimike zbuluan se trupi ynė ka disa enzime tė veēanta, tė cilat e kanė pėr detyrė tė fusin nė reaksion oksigjenin e lirė tė atmosferės nė formėn e O/2.
Kėto enzime tė veēanta, me anė tė proceseve tepėr tė ndėrlikuara qė zhvillohen nė qelizat tona, e kthejnė oksigjenin nė gjendje reaktive. Me kėtė rast ata i pėrdorin si katalizator (pėrshpejtues) atomet e bakrit dhe tė hekurit qė gjenden nė trupin tonė. Proteina e quajtur hemoglobinė, pasi i lokalizon kėto molekula tė tretura tė oksigjenit, i shpėrndan nėpėr qeliza.
Ėshtė interesant tė theksojmė se pėrqindja e tretshmėrisė midis gazeve ndryshon njė milion herė. Pra, midis gazit mė tė tretshėm dhe atij mė pak tė tretshėm ekziston njė diferencė tretshmėrie prej njė milion herė. Pothuajse asnjė gaz nuk zotėron vlera tė njėjta tretshmėrie me tjetrin.
p.sh. dioksidi i karbonit ka njė tretshmėri 20 herė mė tė madhe se oksigjeni.
Ēfarė do tė ndodhė nėse tretshmėria e oksigjenit do tė ishte pak mė e vogėl apo mė e madhe?
Nėse oksigjeni nė gjak do tė tretej mė pak, qelizat nuk do tė merrnin sasinė e duhur tė oksigjenit.
Nė njė situatė tė tillė do tė ishte shumė e vėshtirė jetesa e qenieve tė gjalla me njė metabolizėm tė ndėrlikuar, siē e ka njeriu. Nėse oksigjeni qė thithim nuk arrin nė sasi tė mjaftueshėm nėpėr qeliza do tė ballafaqohemi me rrezikun e zėnies sė frymės.
Nėse tretshmėria e oksigjenit do tė ishte mė e madhe, do tė shfaqej “oksidumi helmues”. Nė tė vėrtetė oksigjeni ėshtė njė gaz shumė i rrezikshėm sepse nė kushtet kur ėshtė nė sasitė mbi kufijtė normalė shkakton efekte vdekjeprurėse pėr gjallesat.
Me rritjen e pėrqindjes sė oksigjenit nė gjak, kur oksigjeni hyn nė reaksion me ujin shfaqen produkte anėsore tepėr reaktive dhe shkatėrruese.
Ja pra, ajo qė na mbron prej rrezikut tė ngulfatjes nga helmimi me oksigjenin ėshtė krijimi dhe pėrcaktimi i saktė i pėrqindjes sė tretshmėrisė sė oksigjenit dhe sistemi i ndėrlikuar i enzimeve nė organizėm.
E thėnė ndryshe All-llahu i madhėrishėm ka krijuar mė njė pėrshtatje tė pėrsosur si ajrin qė na e thithim duke marrė frymė, ashtu edhe ato sisteme qė sigurojnė pėrdorimin e tij.
Lexojmė duke medituar versetet e Kur’anit fisnik:
“Ai qė pėrsosi krijimin e ēdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.”
(Sexhde, 7)
O Zoti ynė, kjo ėshtė ajo e vėrtetė tė cilin e vėren natyra, syri, zemra dhe mendja e vėrtetė e paraqitur nė role tė ndryshme reale. Nė natyrėn e saj kjo e vėrtetė ėshtė unikate, e harmonishme, gjithėpėrfshirėse nė format, aktivitet dhe dinamikėn e saj, si dhe nė ēdo gjė qė flet pėr bukurinė dhe mirėsinė, nga afėr dhe nga larg.
Qoftė i lartėsuar All-llahu! E tėrė kjo ėshtė vepėr e Tij, gjurmėt e tė cilit vėrehėn nė ēdo krijesė. Ēdo gjė ėshtė dhėnė nė mėnyrė tė pėrkryer dhe proporcionale dhe asgjė nuk e kalon kufirin e bukurisė dhe tė harmonisė sė detajizuar! Nė ēdo gjė duke filluar nga atomi mė i vogėl deri te trupat mė gjigantė, nga qeliza mė e thjeshtė deri te organizmi mė i komplikuar, shprehet mirėsia dhe pėrsosmėria.
E tėra ėshtė krijimi i All-llahut tė madhėrishėm, e pėrkryer dhe precize, e krijuar nė kohė tė caktuar, nė hapėsirėn e saj, si dhe nė rikthimin e saj nė pėrputhje me planin e pėrgjithshėm, tė nevojshėm pėr lėvizje tė kėsaj ekzistence qė nga lashtėsia dhe pėrherė me pėrcaktimin e All-llahut tė madhėrishėm siē bėn aluzion verseti i Kur’anit fisnik:
“Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin! I cili krijoi dhe pėrsosi, Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi.”
(El A’la, 1-3)
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh urdhėron e thotė:
“Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet - mashkullin dhe femrėn. Nga pika e farės qė hidhet”
(En Nexhm, 45-46 )
“Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi, por pėrgatitni pėr vetėn tuaj, dhe keni frikė All-llahun, e ta dini se fundi juaj ėshtė te Ai, e besimtarėve jepu myzhde.”
(El Bekare, 223)
E nėse nė dasmat tona shoqėrore nuk mungojnė rrėmuja dhe polemikat, e nėse festat tona zbehen nga parregullsirat dhe gabimet nė zgjedhjen e kohės sė pėrshtatshme, asnjėra prej kėtyre problemeve nuk ndeshet nė dasmėn e jetės, e cila e ruan racėn njerėzore. Nė fillimin e ēdo muaji, vezėt fillestare nisin tė pėrgatiten pėr tė frymuar “nusen” e muajit. Ato zmadhohen nė njė masė tė dukshme, qelizat qė i rrethojnė, shtohen dhe sekretojnė njė hormon tė caktuar, tė quajtur estrogjen, njė pjesė e tė cilit qėndron mbrenda vezės. Pjesa tjetėr, thithet dhe bartet nga gjaku te pjesėt tjera tė aparatit tė riprodhimit nė tė cilin ndodhin ndryshime si parapėrgatitje pėr festėn e premtuar. Rritėn gjėndrrat e membranės mukoze qė mbulon kėto pjesė dhe shtohen pėrbėrėsit qelizorė tė saj, kongjestohen (mbushen) enėt e saj tė gjakut dhe trashėsia e membranės rritet 4-5 herė. Pasi tė dalė veza, nė ditėn e 14 tė muajit, ky aparat i riprodhimit do tė jetė nė formėn dhe pėrgatitjen e duhur, pėr ti pritur “krushqit”
Pas kėsaj, qafa e mitrės sekreton njė lėng transparent ngjitės, bazik, sekretimi i tė cilit ndodh vetėm dy ditė, e qė ka pėr funksion tėrheqjen e spermatozoidėve dhe furnizimin e tyre me energjinė e mjaftueshme pėr kalimin nė brendi tė mitrės, me qėllim qė ta pėrmbyllim me sukses “garėn e tyre”, pėr fitimin e “nuses sė premtuar”, vezės. Pas kėsaj, shfaqet veza qė del nga vezorja, nė pamje mė tė ndritshme. Ėshtė zmadhuar 5-6 herė, dhe rrethohet nga njė kurorė rrezatuese, e ngjajshme me njė kurorė nuseje.
Ndėrkaq, ėshtė ndarė me dy lloj ndarjesh: fibroze e tė pėrgjysmuara.
Nė ndarjen e pėrgjysmuar reduktohet numri i kromozoneve tė vezės nė gjysmė, d.m.th. nga 24x nė 12x+x, qė ėshtė kromozomi seksual. Pasi del nga vezorja, “veza nuse: qė ėshtė mėse e pėrgatitur pėr tė pritur spermatozoidet, estrogjenit, i cili thithet nga gjaku me shpejtėsi, qė ndrushon gjendjen shpirtėrore tė gruas dhe humorin e saj, rrit tensionin seksual dhe prirjen e femrės pėr marrėdhėnie seksuale. Kjo periudhė ėshtė mė pjellorja e muajit. I lartėmadhėruar qoftė All-llahu, pėr kėtė urtėsi dhe programim tė mahnitshėm, siē bėn aluzion verseti i Kur’anit famėmadh:
“Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!”
(El Muminunė, 14)
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh urdhėron e thotė:
“Ne e krijuam prej njė uji tė bashkėdyzuar pėr tė sprovuar atė, andaj e bėmė tė dėgjojė e tė shohė.”
(El Insan, 2)
Pejgamberi, paqja e Zotit qoftė mbi tw, i thotė ēifutit, qė e pyeti se nga krijohet njeriu.
“O ēifut, nga tė dy krijohet, nga sperma e burrit dhe e gruas” Transmeton Ahmedi.
Ashtu siē e pėrshkruan Kur’ani fisnik fazėn e shėndrrimit tė kėsaj veze tė pllenuar nė gjak tė mpiksur, si fazėn e parė tė krijimit tė njeriut, ndėrsa tregon fazat nėpėr tė cilat kalon krijimi i tij, sapo pllenohet veza, krijohen rreth vezės sė pllenuar mure tė trasha e tė ngjeshura, qė ndalojnė depėrtimin e ēdo spermatozoidi tjetėr dhe qė nga ai moment, fillon punėn veza e pllenuar, duke u ndarė nė 2,4,8, e kėshtu me rradhė, deri sa merr formėn e manaferrės dhe lidhet pas mureve tė mitrės, duke filluar kėshtu etapa e gjakut tė mpiksur, tė pėrshkruar me precizitet tė rrallė nė Kur’anin famėmadh:
“Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės)”
(El Alek, 1-2)
Nė gjuhėn arabe fjala alaka qė ėshtė pėrdorur pėr kėtė etapė pėrdoret pėr ēdo gjė qė ngjitet.
Sipas vrojtimeve, alaka ėshtė e rrethuar me gjak tė mpiksur nga tė gjitha anėt, dhe masa e saj nuk e kalon ¼ e milimetrit, kėshtu, ajo s’mund tė shihet me sy, dhe ėshtė e rrethuar me gjak. Kjo i bėri komentuesit e Kur’anit ta shpjegonin fjalėn alaka me gjak tė mpiksur, nė bazė tė vėshtrimit me sy.
Nga shikimet laparoskopike, dallohet qė alaka e cila ngjitet nė muret e mitres nė ditėn e shtatė pas pllenimit, fillon tė ndahet nė dy shtresa:
Shtresa e jashtme qė kryen funksionin e ushqimit tė embrionit nga mitra dhe shtresa e brendshme qė kryen funksionin e formimit tė embrionit dhe mbulesės mbajtėse tė tij.
Nė etapėn e alaka-s, ndodh lidhja e drejtėpėrdrejtė mes gjakut tė nėnė dhe qelizave ushqyese tė embrionit. Alaka, nga e cila do tė krijohet embrioni, ushqehet nga gjaku i nėnės dhe derthjet e gjendrave tė mitrės, numri i tė cilave arrin nė 15000 dhe qė sekretojnė tė gjithė atė qė quhet qumėshti i mitrės (uterine milk).
Dhe ėshtė me tė vėrtetė e quditshme qė kėto qeliza tė cilat ushqehen e lidhen pas mureve tė mitrės nuk i shkaktojnė asnjė dėmtim mbulesės sė saj. All-llahu i madhėrishėm e parapėrgatitė mitrėn qė ta mirėpresė kėtė topth tė vogėl tė quajtur alaka dhe t’i ofrojė ēdo shėrbim pėr tė cilin ka nevojė:
“Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!”
(El Muminunė, 14)
Nė kėtė periudhė, d.m.th. rreth 12 ditė pas pllenimit, mbyllet e ēara nėpėr tė cilėn hyri alaka nė mbulesėn e mureve tė mitrės nga njė presion gjaku tė pėrbėrė nga fibrina dhe qeliza tė gjakut, pastaj qelizat mbulohen me endotel.
Etapa tjetėr pėrshkruhet nė Kur’an me fjalėn mudga – copė mishi. Komentuesit e Kur’anit e pėrshkruajnė mudgėn si njė mas, nė tė cilėn janė ngulur dhėmbėt, ėshtė pėrtypur pak e pastaj ėshtė flakur, dhe kjo pėrputhet plotėsisht me formėn dhe pamjen e embrionit nė kėtė etapė tė zhvillimit tė tij. Kjo masė trupore ndahet nė dy pjesė nė javėn e katėrt pas pllenimit:
Pjesa e pėrparme ventro – mediale, nga e cila formohen masa qė njihen me emrin sclerotome. Mė pas qelizat e kėsaj mase (indi mezenkimal) rriten nga tė gjitha anėt, pėr t’u takuar pėrballė kanalit nervor, e kėshtu formohen vertebrat dhe duke u shtrirė kėto masa nga ana e pasme e kokės, formohen kafka e pjesė tė tjera tė shtyllės kurrizore. Kėto shėndrrime shfaqen nė javėn e pestė e tė gjashtė.
Kėshtu e vėrejmė javėn e katėrt tė caktuar pėr shfaqjen e masės trupore mudgės, javėn e pestė e tė gjashtė pėr shėndėrrimin e kėsaj mase nė njė kockare e muskulore dhe javėn e gjashtė e tė shtatė pėr tė veshur kockat me muskuj.
Rikujtojmė mrekullinė e versetit kuranor:
“Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!”
(El Muminunė, 14)
Ėshtė magjepėse se si e shėndrroi All-llahu i madhėrishėm vezėn e pllenuar me ngjyrė tė bardhė, tė shėndritshme, nė alaka tė kuqe, e pastaj e bėri atė mudga, masė trupore, tė cilin e ndan nė kocka, nerva, enė gjaku, muskuj e mish, nė brendėsitė mitrės. Me mjetet e sotisfikuara tė shkencės bashkėkohore do tė shihet madhėshtėria e tė gjithave fazave tė zhvillimit embrional, pa e parė piktorin dhe as mjetet e tij tė punės.
Vėrtetė ėshtė i Madhėrishėm Ai qė projektoi dhe krijoi mitrėn. Pa dyshim ėshtė vend i sigurt dhe fortesa mbrojtėse e embrionit. Vend i sigurt dhe i pėrgatitur pėr gjithēka qė i nevoitet embrionit, nė etapat e ndryshme tė zhvillimit tė tij.
Pėrkujtojmė versetet e Kur’anit fisnik:
“Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajke - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt.”
(El Muminunė, 12-13)
“A nuk u kemi krijuar juve nga njė lėng i dobėt? Dhe atė e vendosėm nė njė vend tė sigurt. Pėr deri nė njė kohė tė caktuar. Dhe Ne bėmė pėrcaktimin e krijimit. Sa pėrcaktues tė mirė jemi! Atė ditė ėshtė shkatėrrim pėr ata qė nuk e njohėn fuqinė tonė.”
(El Murselatė, 20-24)
All-llahu i madhėrishėm e quan mitrėn vend tė sigurtė nė tė cilin veza e pllenuar rritet deri sa tė bėhet embrioni mė pas tė dalė fėmijė, krijesė e plotė dhe e pėrsosur.
Gjėja e parė qė e vėmė re ėshtė se mitra ėshtė e vendosur nė legenin e vėrtetė tė skeletit tė gruas i cili e mbron atė nga ēdo agresion i jashtėm.
Pas kėsaj vėrejmė indi qelizor lidhės i cili rrethon qafėn e mitrės dhe pjesėn e sipėrme tė vaginės dhe lidh pjesėt e saj me fshikėzėn urinare nga pėrpara dhe me rectumin nga prapa, tė luajė njė rol aktiv nė shndėrrimin e mitrės nė njė vend tė sigurtė pėr rritjen e vezės njerėzore nė etapa tė ndryshme tė saj. Gjithashtu vėrehet njė ekuilibėr mahnitės mes presionit nė brendėsi tė barkut dhe nė brendėsi tė legenit pėr mbajtjen e oraganeve nė vendet e tyre.
Mitra pėrbėhet nga tri shtresa: e jashtmja dhe e mbrendshmja, qė pėrmbajnė mbulesėn e mitrės, ndėrsa mes tyre ndodhet shtresa muskulore e trashė, e cila pėrbėhet nga tre shtresa muskujsh.
Kėta muskuj luajnė njė rol tė veēant nė ndalimin e hemorragjisė nga mitra veēanėrisht pas lindjes. Po kėshtu mitra fikėsohet si rrezulltat i sekretimit tė hormonit progesterin, pėr ndryshim nga hormoni estrogjen, qė bėn tkurrjen e shpejtė dhe eksistuese.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh pėrkujton:
“Ē’ėshtė me ju qė All-llahut nuk i shprehni madhėrinė qė e meriton? Kur Ai ju krijoi nė disa etapa.”
(Nuh, 13-14)
Nė ditėn e 15 shfaqet nyja primitive (notochard). Shfaqja e saj ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ajo nxit frytin pėr t’u zhvilluar. Pas shfaqjes sė saj fillon ndarja e pandėrprerė pėr formimin e sistemit nervor. Kjo nyje primitive fillon tė zhduket gjatė javės sė katėrtė, por lė njė gjurmė nė eshtrėn e bishtit apo nė fundin e bishtit.
Muhammedi s.a.v.s. nė njė hadith tregon njė mrekulli tė vėrtetė hyjnore nė kohėn kur askush as qė ka ėndėrruar se tėrė sistemet e organizmit tė frytit formohen si rrezulltat i aktivitetit tė nyjes primitive.
Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se nga Pejgamberi s.a.v.s. ka dėgjuar tė ketė thėnė: “Tėrė trupin e njeriut e ha toka, pėrveē fundit tė bishtit nga i cili ėshtė krijuar dhe nga ai do tė ringjallet .
Nė versionin tjetėr qėndron: “Tėrė organizmi i njeriut shkatėrrohet pėrveē njė eshtre, e ajo ėshtė fundi i bishtit. Nga ai do tė ringjallen krijesat nė ditėn e Gjykimit. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, En Nesaiu, Maliki, Ahmedi dhe Ibn Hibbani).
Ibn Hibbani transmeton hadithin nga Ebu Se’id El Hudriu r.a. i cili e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: “Toka e ha tėrė trupin e njeriut pėrveē fundit tė bishtit”. Ē’ėshtė ajo, o i Dėrguar i All-llahut?”- e pyetėn sahabėt.
Ėshtė pjesė e eshtrės sikur kokrra e melit se nga ajo u krijua njeriu”.
Kėto hadithe tė sakta tė transmetuara nga Muhammedi s.a.v.s. janė mrekulli dhe argument i fuqishėm i delegimit tė tij nga All-llahu i plotėfuqishėm, ndėrsa embriologjia nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzet e zbuloi rolin e veēant tė nyjes primitive nė formimin e embrionit. Ky ėshtė fakt tė cilin e njohin vetėm shkencėtarėt e kėtij lėmi tė mjekėsisė.
Dituria e All-llahut tė madhėrishėm ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe komplete. Ajo pėrfshin nė detaje ēka ka nė mitėr dhe jashtė saj siē bėn aluzion verseti i Kur’anit fisnik:
“All-llahu e di se ē’bart ēdo grua, dhe (e di) ēka pakėsojnė e ēka shtojnė mitrat. Tek Ai ēdo send ėshtė me masė tė caktuar.”
(Er Rra’d, 8)
Dituria e All-llahut tė madhėrishėm, pėrveē gjinisė sė frytit, pėrfshin ēdo fazė tė zhvillimit embrional, pėrshkrimin e vijave tė fėtyrės, vetitė e trashėguara, furnizimin, jetėn, lumturinė, vdekjen. Aty fshihen edhe shėnimet mė tė hollėsishme dhe mė precize si: a do tė vazhdojė shtatėzėnia apo fryti do tė hidhet jasht duke e abortuar, a do tė jetė komplet apo me malformime deri te kromozomet, fshehtėsitė tė cilat i pėrmban ēdo qelizė, fshehtėsitė trashiguese, fshehtėsitė e zhvillimit, fshehtėsinė e frymėzimit tė shpirtit fisnik me tė cilin u nderua njeriu.
Pra kush perveē All-llahut i di tė gjitha kėto?
All-llahu i madhėrishėm e ka thėnė tė vėrtetėn nė Kur’anin Famėmadh:
“S’ka dyshim se vetėm All-llahu e di kur do tė ndodhė kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ēka nė mitra (tė nėnave), nuk e di kush pos Tij se ēka do t’i ndodhė (ēka do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i njohuri.”
(Llukman, 34)
Njė prej karakteristikave tė lėkurės ėshtė se ēdo lloj gjallese lėshon njė erė karakteristike qė e dallon atė nga tė tjerat. Brezat njerėzorė ndryshojnė nga aromat qė dalin prej lėkurės sė tyre. Ndėrsa kjo erė ėshtė e fortė tek zezakėt dhe indianėt, aq sa ndihet aq larg, pakėsohet tek popujt e tjerė. Burim i kėtyre erėrave tek njeriu janė acidet organike qė sekretohen nga gjėndrrat yndyrale, tė vendosura nė lėkurė.
Kėshtu Jakubi a.s. ndjen erėn e djalit tė tij Jusufit a.s. nė kėmishėn dėrguar atij siē konfirmon verseti i Kur’anit fisnik:
“(u nisėn) Dhe posa u ndanė devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unė po e ndiej erėn e Jusufit, mos mė konsideroni tė matufosur.” (kėtė ia tha familjes sė vet nė Palestinė).”
(Jusuf, 94)
Pra ky verset kuranor tregon dallimin e erės sė djersės sė Jusufit nga era e djersės sė vėllezėrve tė tij.
Shkenca ka vėrtetuar, se aroma e njeriu ndryshon nga mosha nė moshė. Fėmija qė ushqehet me qumėshtin e nėnės sė tij, ka dallim nė mes fėmiut qė ushqehet me qumėsht lope.
Era e djersės ndryshon nė sėmundje tė ndryshme tė brendshme aq sa mund tė bėhet tipike pėr ēdonjėrin prej tyre. Kėshtu, turbekulozi ka erė djerėse tė veēant, diabetiku nxjerrė erė acetoni si dhe tė sėmurit me uremi kanė erė djerėse karakteristike. Andaj Kur’ani fisnik na fton tė meditojmė pėr krijesėn njerėzore, tė cilėn All-llahu i madhėrishėm e pėrsosi nė formėn mė tė bukur:
“Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur. “
(Et Tinė, 4)
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė:
“A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmė eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmė! Duke qenė se Ne jemi tė zotėt t’ia rikrijojmė si kanė qenė edhe majat e gishtave tė tij!”
(El Kijame, 3-4)
Pėrse All-llahu i gjithdijshėm veēoi mollėzat e gishtave prej pjesėve tė shumta tė trupit? Mos vallė mollėzat e gishtave janė mė tė ndėrlikuara se kockat?
Shkenca e zbuloi sekretin e mollėzave tė gishtėrinjve nė shekullin XIX dhe bėri tė qartė qė, mollėzat pėrbėhen nga vija tė spikatura nė lėkurė tė cilat ngriten mbi poret e djersės. Kėto viza zgjaten tek ēdo person, nė formė tė veēantė. Ėshtė vėrtetuar se gjurmėt e gishtave nuk mund tė pėrputhen dhe tė ngjasojnė nė dy pėrsona nė botė, deri edhe tek binjakėt njė vezorė.
Formimi i mollėzave tek embrioni ndodh nė muajin e katėrt. Ato mbetėn tė pandryshueshme dhe tė veēanta gjatė gjithė jetės, dhe, pėr kėtė arsye mollėzat konsiderohen njė argument i pagabueshėm pėr identifikimin e personit, qė pėrdoret nė tė gjitha vendet e botės dhe tek i cili mbėshtetėn nė hetimin e ēėshtjeve penale dhe nė kriminalistikė.
E mbase ky ėshtė sekreti pėr tė cilin All-llahu i madhėrishėm zgjodhi mollėzat e gishtave pėr t’i pėrmendur.
Nė vitin 1877 doktor Henri Foldzi shpiku mėnyrėn e vendosjes sė mollėzave mbi letėr duke pėrdorur ngjyrėn. Nė vitin 1892 Fransis Galtoni vėrtetoi se pamja e mollėzės pėr ēdo gisht jeton me tė zotin e saj gjithė jetėn e tij dhe nuk ndryshon. Ai vėrtetoi gjithashtu se nuk ka dy veta nė gjithė botėn qė tė kenė tė njėjtat vizatime tė sakta nė mollėzat e gishtave. Ėshtė mahnitėse se kėto viza mbeten nga djepi nė varr. Edhe nėse u ndodh diēka qė i shkatėrron, si djegie bie fjala, pas shėrimit dhe regjenerimit ato kthehen nė formėn e parė.
Dhe jo vetėm mollėzat e gishtave tė dorės por edhe mollėzat e gishtave tė kėmbės kanė tė njėjtėn veēori. Sot daktiloskopia studiohet si shkencė e veēant nė kriminalistikė pėr identifikimin e kėtyre vizave.
Kėshtu mollėza e gishtit mbetet e pandryshueshme , e dallueshme dhe e veēant pėr ēdo person nė botė. Kjo na bėn tė pėrulemi nė shenjė falėnderimi ndaj All-llahut tė plotėfuqishėm, pėr mirėsinė e shpalljes se librit dija e tė cilit i paraprinė shkencės, siē bėn aluzion verseti i Kur’anit famėmadh:
“Por All-llahu dėshmon pėr atė qė tu zbrit ty. atė ta zbriti sipas dijes sė Vet...”
(En Nisaė, 166)
Andaj me plot tė drejtė mund tė konkludojmė se Kur’ani fisnik ėshtė prijatar i shkencės dhe civilizimit.
Nė pėrmbyllje apelojmė se porosia e pėrhershme e All-llahut tė madhėrishėm pėr njerėzimin ėshtė qė ta lexojmė, meditojmė dhe ta studiojmė Librin e Tij, duke marrė mėsim dhe pėrvojė jetėsore, siē bėn aluzion verseti kuranor:
“Ne Kur’anin e bėmė tė lehtė pėr tė studiuar, a ka ndokush qė merr pėrvojė nga ai?”
(El Kamer, 40)
LITERATURA E KONSULTUAR
1. H. Sherif Ahmeti: “Kur’ani” – Pėrkthim me komentim , Prishtinė, 1988.
2. Jusuf b. Abdullah Ali: “The Meaning of the Holy Qur’an” Maryland, USA 1991.
3. Rama Atajiq: “Prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku”, Sarajevė 2001.
4. Muhammed Sha’ravi : “Mrekullia e Kur’anit” Prishtinė, 1996.
5. Mustafa Mlivo: “Kur’an ispred nauke i civilizacije”, Bugojna, 2001.
6. Keith Moore: “Developing Human” , 1998.
7. Abdul Mexhid Zendan: “Njėshmėria e Krijuesit”, Furkan, Shkup 2000.
8. Gary Miller: “Qudesni Kur’an”, 2003.
9. Husein Muhammed Dhehebi: “Komentimi shkencor i Kur’anit”. Dituria Islame nr. 42 Prishtinė, 1992.
10. Harun Jahja: “Mrekullitė e Kur’anit” Tiranė, 2002.
11. Enes Kariq: “Semantika Kur’ana” Sarajevė, 1998.
12. Enes Kariq: “Uvod tefsirske znanosti” Sarajevė, 1995.
13. Feti Mehdiu: “Kur’ani kryevepėr”, Prishtinė, 1992.
14. Sejjid Kutub: “ U okrilju, Kur’ana” Sarajevė, 1996.
15. Hamilton Brid Musman: “Human Embryology”, Baltimore, USA, 1967.
16. Jusuf Raloviq: “Dituritė gjeografike nė Kur’an”, Shkup, 1999.
17. Mehmed Karahoxhiq: “Knjiga o stvaranju”, Sarajevė, 2003.
18. Orijeta Deda, Samir Bulku: “Thesare nė Kur’an” Tiranė, 2002.
19. Ali Iljazi: “Kur’ani dhe shkenca bashkėkohore” Gjakovė, 2000.
20. Ali Iljazi: “Kur’ani famėmadh nga kėndvėshtrimi shkencor”, 2002.
21. Ali Iljazi: “Kur’ani prijatar i shkencės” Gjakovė, 2003.
22. Bashkim Thaqi: “Njė sekret i sistemit periodik”, Zgjimi islam, nr 5, Prishtinė, 2004.
23. Rasim Bejtullahu: “Astronomia” tekst universitar, Prishtinė, 2003.
24. Nedim El Xhisr: “Vjerovanje u Boga u svetlu filozofije, nauke i Kur’ana”, Sarajevė, 1976.
25. David Levy: “Skywatching”, Usa, 1994.
Krijoni Kontakt