Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Djali, Murgu dhe Mbreti

    Djali, Murgu dhe Mbreti

    Simboli i mishėrimit tė besimit nė rini


    E mėrkure 19 Maj 2010 15:56



    Kjo ngjarje ka ndodhur nė vitin 523 e.s. nė qytetin Naxhran, nė Jemen i cili ėshtė kufi me Saudinė. Kjo histori ndodhet nė suren Buruxh tė shpallur nė Meke. Pikėrisht kėtė histori profeti a.s. ua tregoi shokėve tė tij nė Meke pėr t’i dhėnė zemėr atyre nė sprovat qė i bėnin Kurejshėt.

    Imagjinoni Profetin a.s. duke i treguar kėtė histori rrėnqethėse shokėve tė tij ku nė mesin e tyre kishte dhe adoleshentė si Aliu r.a. Protagonistėt e kėsaj historie janė: mbreti, magjistari, murgu, nėna e djalit, populli, ushtarėt e mbretit dhe personazhi kryesorė i kėsaj historie ėshtė djaloshi 14-15 vjeēar. Ky ėshtė edhe bartėsi i mesazhit, bartėsi i tė drejtės. Kjo histori tregon se njeriu duhet tė jetojė pėr motivin e tė vėrtetės dhe tė drejtės. Njeriu duhet ta mposhti padrejtėsinė nė formėn mė tė mirė, po ashtu tė mirat materiale nuk duhet ta ēojnė atė nė mohimin e tė vėrtetės.



    Jeta ėshtė e shkurtėr por motivimi dhe qėllimi e bėjnė atė tė gjatė e kuptimplotė.



    Nė Jemen afėrsisht 40 vjet para profetit a.s. jetonte njė mbret qė quhej Dhu Nuas. Ai i mohonte tė drejtat popullit tė tij dhe e shtypte atė. Ai arriti deri atje sa veten e tij e quajti Zot. Kėtė e bėri qė tė vriste e tė burgoste sa tė donte dhe asnjė tė mos e kundėrshtonte. Me kėtė veprim mbreti bėri dy padrejtėsi, e para i mohoi njerėzve lirinė dhe e dyta e quajti veten Zot. Nė kėtė mėnyrė padrejtėsia u bė normale pėr popullin, ata harruan Zotin dhe heshtėn pėr ēdo padrejtėsi qė i bėhej. I gjithė populli e pranoi kėtė padrejtėsi pėrveē njėrit, ai ishte murgu i ditur dhe i moshuar. Ai ishte i vetmi qė e kuptoi pse mbreti arriti deri nė kėtė gradė. Duke menduar si ti zgjidhte kėto padrejtėsi, murgu filloi ti fliste njerėzve pėr drejtėsinė, pėr lirinė dhe pėr Zotin, pėr Krijuesin. Kėshtu disa njerėz nuk e pranuan mbretin pėr Zot ndaj pėr kėtė mbreti i torturonte keq. Gjatė torturave qė po i bėnte mbreti njėrit, ky i kthehet duke i thėnė se Zoti bėn mbrekulli ndėrsa ai jo. Mbreti i inatosur kėrkoi tė dinte se kush ia kishte mėsuar kėto gjėra kėtij e tė tjerėve si ai, qė se pranonin pėr Zot. Filloi ta torturonte edhe mė shumė derisa ky i tregoi se nga i kishte mėsuar kėto. Ndėrkohė Murgu largohet nga qyteti qė tė mos e kapte mbreti. Nga kjo ngjarje mbreti thellė tij e ndjente se ai nuk ishte Zot. Kėshtu ai gjeti njė mėnyrė pėr ti bindur njerėzit. I tuboi ata nė njė shesh tė hapur ku kishte marrė njė magjistarė pėr tė dhėnė shfaqe. Pra, ky do ti bindte njerėzit se mbreti ishte Zoti. Magjistari formoi emrin e tij me retė dhe populli mahnitet. Kėtė magji e shikon i habitur edhe njė djalė i vogėl 7 vjeēar. Me kėtė shfaqe magjistari fitoi zemrėn e mbretit dhe ky e mori tė jetonte afėr tij nė kėshtjellė. Magjistari fitoi famė e jetonte nė luks, ndėrsa murgu jetonte i arratisur nga mberti nė njė kasolle. Pas shtatė vitesh magjistari i kėrkoi mbretit tė gjente njė djalė tė ri qė ti mėsonte magjinė sepse ai po plakej. Tė njėjtėn gjė mendonte edhe murgu qė t`ia mėsonte njė tė riu dijen e tij. Shohim se mbreti zgjedh pikėrisht djalin i cili kishte parė shfaqen e magjistarit. Djali tani ishte rritur, Abdullah ibn Semiri ishte bėrė 14 vjeē. Djaloshi kur shkon nė kėshtjellėn e magjistarit dhe shikon gjithė atė mbrekulli magjepset, e fillon tė mendojė se e gjithė kjo pasuri e nderim nesėr do tė jenė tė tijat, ai do tė trashėgonte magjistarin dhe famėn e tij. Kėshtu djaloshi fillon tė mėsojė magjinė derisa arrin ta bėjė vetė atė pa ndihmėn e magjistarit. Kėshtu sa herė qė djali shkonte tek magjistari ai kalonte rrugės nga kasollja e murgut sepse shtėpinė e kishte nė rrethinat e qytetit. Murgu e kishte parė djaloshin disa herė dhe mendohej si ti afrohej nė mėnyrė qė dijen tia linte brezit tė ri. Dėshironte ti mėsonte atij tė drejtėn dhe tė vėrtetėn, mirpo ai kėrkohej nga mbreti qė kishte vėnė pėr kokėn e tij njė shumė tė majme. Pavarėsisht nga kjo murgu dėshironte ta takonte djalin. Ai gjeti rastin kur njė ditė gjatė rrugės djali rrėzohet dhe bie nė njė gropė. Me kėtė rast murgu i afrohet dhe i thotė qė tė dilte nga gropa me magjinė e tij. Djali e kuptoi se magjia qė kishte mėsuar nuk e ndihmonte pėr asgjė. Murgu e ndihmoi tė dilte nga gropa dhe i tregoi se magjistari i mėsonte atij magjinė ndėrsa ky do ti mėsonte tė vėrtetėn. Kurdo qė tė kesh dėshirė t’a mėsosh tė vėrtetėn kasollja ime ėshtė kjo kėtu djalosh. Njė ditė djali vendosi tė shkonte tek murgu pėr tė zbuluar se ēdo tė mėsonte tek ai. Kur shkon atje kureshtja e djalit e bėn tė mėsojė mbi tė vėrtetėn e njė Zoti tė vetėm. Murgu i shpjegoi djaloshit se mbreti nuk ėshtė Zot, prandaj pranė vetes mban njė magjistarė qė ti shpėrqėndroje njerėzit. Djali kėtu mėsoi se Zoti ėshtė Njė i vetėm dhe i pashoq, Ai nuk ėshtė i lindur dhe as ka lindur kėnd, Ai ėshtė qė krijoi qiellin, tokėn e ēdo gjė qė ėshtė nė tė. Djali mėsoi domethėnien e fjalės “LA ILAHE ILA ALLAH” (njėshmėrinė e krijuesit) tek murgu. Nga kjo dije e re qė mėsoi djali filloi ti frekuentonte tė dy mėsuesit e tij. Ai nuk i tregonte magjistarit se mėsonte edhe nga murgu. Kėtu shohim vendosmėrinė e njė tė riu pėr tė mėsuar e pėr tė zbuluar tė drejtėn. Gjithashtu ai nuk u josh nga tė mirat matriale qė mund tė arrinte po tė tregonte se ku ndodhej murgu. Pra, ishte i vendosur tė zbulonte tė vėrtetėn. Gjithashtu shohim kėtu edhe njė pikė tjetėr tė rėndėsishme, djali akoma nuk kishte vendosur se kė do tė ndiqte. Kėtu kuptohet se djali nuk ishte i dėrguar por njeri i thjeshtė, nė mėdyshje se kė tė zgjidhte. Djali ishte si ēdo i ri qė kėrkon tė vėrtetėn e tė drejtėn.

    Njė ditė prej ditėsh djali vendosi tė pyeste magjistarin mbi Zotin. Ai i tregon gjithė tė vėrtetėn mbi Zotin dhe mbi mbretin. Qė nga kjo ditė djaloshi filloi ti rrallonte vizitat tek magjistari. Ai shkonte tek ai dy herė nė javė. Djali tani filloi tė mendonte pėr dy anėt e kundėrta qė shikonte. Njėra ishte e fortė dhe e pushtetshme por e gėnjeshtėrt dhe tjetra ishte e varfėr por e vėrtetė. Dilema se kė tė zgjidhte nga tė dy filloi ta ngacmonte ēdo ditė. Mirpo njė pikė tjetėr e fortė e murgut ishte se ai kurrė nuk i kishte thėnė djaloshit qė tė mos shkonte tek magjistari. E kishte lėnė qė ai vetė tė zgjidhte me argumentet e tij. Pra kishte ardhur momenti qė ky tė zgjidhte mes dy mėsuesve tė tij.

    Djali vonohej tani tek magjistari sepse mė parė ndalonte tek murgu dhe nga kjo vonesė magjistari filloi ta rrihte atė. Po kėshtu ai vonohej edhe kur kthehej nė shtėpi dhe kėshtu edhe familja e tij filloi ta rrihte. I lodhur nga kjo gjendje ai vendos ti ankohej murgut sepse ai kishte qėnė mė i dashur me tė. Gjithashtu kėtu kemi njė mėsim tė vlefshėm, tek ai qė i qan hallet e tua ai ka fituar. Pra ēdo njeri duhet tė shikojė sesa i afėrt ėshtė me atė qė do ta afrojė, a i hapet ai pėr problemet qė ka? Kjo ėshtė njė fitore dhe njeriu duhet tė pėrpiqet tė jetė njė mėsues i mirė ashtu siē ishte murgu me djaloshin.



    Murgu e mėsoi se kur tė vonohej tek magjistari ti thoshte se e kishte vonuar familja e tij dhe kur tė vonohej tek familja ti tregonte se vėrtet e kishte vonuar magjistari. Tashmė i lodhur nga kjo gjendje djaloshi duke ecur rrugės mendonte kė do tė zgjidhte. Nė atė moment shikon njerėzit tė frikėsuar nga luani qė i kishtre zėnė rrugėn pėr tek burimi. Djaloshi vendosi ti ndihmojė njerėzit dhe mori njė gurė duke thėnė: “O Zot nėse ēėshtja e murgut ėshtė mė e dashur tek ti se ēėshtja e magjistarit vrite kėtė kafshė me kėtė gur”. Djali e goditi kafshėn me gurė dhe ajo ngordhi nė vend. Ky ishte njė argument nga ana e Zotit pėr ti treguar djalit tė vėrtetėn. Ndėrkohė nga kjo qė ndodhi njerėzit filluan tė bėrtasin njėzėri magjistari i madh, magjistari i madh. Djali i kundėrshtoi duke thėnė “S’ka Zot tjetėr pėrveē Allahut”. I kėnaqur nga kjo shenjė djali shkoi ti tregonte murgut se ēfarė i kishte ndodhur. Pasi e dėgjon mėsuesi i thotė: O biri im ti sot je mė i mirė se unė. Shohim se djali vėrtet ishte mė i mirė sepse ai ishte nė shėrbim tė njerėzve dhe kush i ndihmon njerėzit ėshtė edhe mė i mirė se mėsuesi. I kėnaqur nga zgjedhja e djalit murgu ishte i pari mėsues qė i tha nxėnėsit tė tij se ishte mė i mirė se vetė ai. Murgu vazhdoi ta kėshillojė djalin duke i thėnė se nė kėtė rrugė ai do tė sprovohej dhe nėse tė kėrkojnė se kush tė mėsoi mos ti tregonte.

    Djali me vullnet filloi ti ndihmojė njerėzit dhe me lutjet e tij ata shėroheshin. Kėshtu djali me lejen e Zotit fillojė tė shėrojė edhe lebrozėn edhe verbėrinė. Mirpo magjistari filloi ta kuptonte se kjo qė bėnte djaloshi nuk ishte magji, por nuk foli, heshti. Mbreti e pyeti djalin pse tashmė i kishte lėnė mėsimet e magjistarit? Djali i vendosur i pėrgjigjet se e kishte mėsuar gjithė magjinė dhe skishte mė nevojė pėr tė. Magjistari e kishte kuptuar se ai nuk ishte mė i dobishėm dhe ishte larguar nga kėshtjella e mbretit. Djali mendonte sesi do tė arrinte deri tek mbreti pėr tė shėruar ndonjė tek pallati i tij. Ai mėsoi se shoku mė i ngushtė i mbretit ishte i verbėr dhe vendosi tė shkojė, pėr tė depėrtuar me tė vėrtetėn e tij tek mbreti. I verbėri ishte kėshilltari i mbretit. Ky kishte mbledhur shumė dhurata pėr djalin nėse ai do ta shėronte. Kur djali shkon tek kėshlltari i shpjegon atij se ai nuk shėronte asnjė, por nėse dėshironte qė tė shėrohej ky do ti lutej Zotit qė ti kthente shikimin. Kėshlltari i thotė se nėse i kthehet shikimi do tė besonte tek Zoti. Djaloshi iu lut Zotit, e kėshlltarit iu kthye shikimi dhe nė kėtė moment ai shqiptoi fjalėn “S’ka Zot tjetėr pėrveē Allahut”. Menjėherė shkon tek mbreti ti tregojė mberkullinė qė ka bėrė Zoti. Mbreti kur e shikon habitet dhe e pyet se kush ia kishte kthyer shikimin? Zoti im i pėrgjigjet kėshilltari, e mbreti sėrisht i habitur e pyet: A unė ta ktheva? Ky i pėrgjigjet Zoti im e Zoti yt ėshtė Allahu. Pėr herė tė parė mbreti e dėgjon kėtė reagim nga rrethi mė i afėrt i tij. Nga kjo fjalė mbreti filloi ta torturonte derisa ky nxori ermin e djaloshit qė i kishte mėsuar tė vėrtetėn. Mbreti fillon ta afrojė djaloshin. O biri im unė shoh se magjia jote ka arritur kulmin e saj pėrderisa po shėron edhe tė sėmurėt. Djaloshi ia kthen: Unė nuk shėroj por ai qė shėron ėshtė Zoti im e Zoti yt. Nga irritimi mbreti pėrsėri fillon torturat edhe me djalin derisa ai tregon Murgun e ditur qė i kishte mėsuar tė vėrtetėn. Mbreti mori murgun, kėshlltarin dhe djalin nė mes tė popullit. Nė fillim ai merr kėshlltarin dhe i kėrkon qė tė kthehet nga besimi i tij por ai qėndron i vendosur dhe mbreti me njė sharrė urdhėron qė ta sharrojnė mė dysh nga koka kėshilltarin. E gjitha kjo ndodh nė sy tė djaloshit qė ai tė kthehet e tė pranojė se ėshtė magjistarė. Mė pas merr murgun dhe i thotė tė kthehet nga feja e tij, por pėrsėri edhe ai qėndron i vendosur dhe kėshtu edhe ai sharrohet nė dy pjesė nė sy tė djaloshit. Mahnitėse vendosshmėria ndaj fjalės “Nuk ka Zot tjetėr veē Allahut”. Pas kėsaj mbreti e merr veē djalin dhe me rojet e tij e ēon nė njė mal qė ta hedhin nė greminė. Kjo tregon edhe dinakėrinė e mbretit sepse ai e dinte se populli e donte djalin dhe nuk guxonte ti bėnte asgjė nė sy tė popullit. Rrugės pėr nė mal djali i drejtohet Zotit me duanė: “O Zot mė mbro me ētė duash dhe si tė duash, vėrtet Ti je i Plotfuqishėm mbi gjithēka. Nga kjo dua qė bėn djali tronditet mali dhe ushtarėt qė ishin me tė bien nė greminė. Djali kthehet tek mbreti nė kėmbė si njė argument i fortė pėr njerėzit, mirpo njerėzit nuk ishin tė qartė qė djali s’ishte magjistarė. Mbreti zemėrohet dhe pėrsėri e merr djalin por kėtė herė pėr ta mbytur nė det me ushtarėt e tij. Pėrsėri djali i lutet Zotit: O Zoti im mė mbro me ētė duash dhe si tė duash Ti, vėrtet Ti je i Plotfuqishėm mbi gjithēka”. Nga kjo dua deti trazohet e mbyt ushtarėt ndėrsa djali kthehet tek mbreti pėrsėri si njė argument mė i fuqishėm nga Zoti. Mbreti tėrbohet nga kjo dhe fillon tė mėrmėris: Ah sikur ta kisha vrarė me kohė. Djali pasi shikon se kjo mbrekulli e qartė e Zotit nuk i zgjon nga gjumi njerėzit atėherė le tė jetė vdekja ime ajo qė ti zgjojė ata. Djaloshi i drejtohet mbretit duke i mėsuar se si ta vriste dhe tė shpėtonte nga ai. Ai e urdhėron mbretin tė mbledhė njerėzit nė shesh tė hapur dhe djalin ta lidhte nė njė palmė, pastaj tė merrte njė shigjetė nga harku i tij dhe ta qėllonte duke thėnė: Me emrin e Zotit tė djalit. Mbreti vepron siē e mėson djaloshi, merr shigjetėn dhe thotė Bismilah dhe djali ndėrron jetė duke shqiptuar “Ska Zot tjetėr pėrveē Allahut”.

    Shohim se e para qė shkon ti heqė shigjetėn djaloshit ishte nėna e tij dhe e cila shqipton fjalėt: “La ilahe ila Allah” dhe pas saj i gjithė populli filloi ti shqiptonte njėzėri kėto fjalė. Mbreti urdhėroi tė hahej njė gropė dhe tė ndizej zjarr dhe kush nuk kthehej nga feja tė hidhej nė tė. I gjithė populli u hodh nė gropėn e zjarrit ku mes tyre ishte njė nėnė me foshnjėn e saj nė gji e cila pėr shkak tė fėmijės po hezitonte tė hidhej. Nė atė moment fėmija flet duke i dhėnė zemėr nėnės, mos u frikėso moj nėna ime se ti je nė tė vėrtetėn.

    Me kėtė mbreti vrau dhe dogji njė popull duke u kėnaqur me ēka bėntė. Zoti e pėrshkruan nė Kuran kėshtukėtė ngjarje: “Pasha qiellin plot me yje, Pasha ditėn e premtuar, Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet! Mallkuar qofshin ata tė zotėt e hendeqeve, Tė zjarrit me shumė lėndė djegėse, Kur ata rrinin ulur rreth tij, Dhe dėshmonin atė qė bėnin me besimtarėt”. Buruxh/ 1-7.

    Ky ėshtė fundi i historisė qė tregon se ka momente kur njerėzit i vendos mė shumė tek e vėrteta vdekja e njė njeriu sesa jeta e tij. Gjithashtu tregon edhe vendosshmėrinė e njerėzve tė ditur e tė pasur nė besim, siē ishin kėshilltari i mbretit dhe murgu i ditur. Gjithashtu tregohet mjaft qartė se e rėndėsishme ėshtė tė triumfojė parimi i drejtė.



    www.vizion-islam.com
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    o sine pse me jahu e ndryshove nickun e kishe mire mjeksia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •