Grupe të armatosura nuk do të lejojnë provokimet e Gruevskit!
Shkup, 21 maj - Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha gjatë luftës së vitit 2001, thotë se atij i është mbushur kupa jo vetëm me kryeministrin Nikolla Gruevski, por edhe me dy partitë më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH.
Duke folur ekskluzivisht për portalin “Zhurnal”, Shaqiri tha se në Maqedoni ekzistojnë shumë grupe të armatosura shqiptare, të cilat po formohen me qëllim që të mbrohen nga sulmet dhe provokimet e policisë së Gruevskit.
Ai theksoi se Ali Ahmeti duhet që të sqarohet për vrasjen e Harun Aliut – Kushtrimit, duke akuzuar BDI-në se qëllimi i saj nuk është mbrojtja e interesit të shqiptarëve, por qëndrimi, siç i quan ai, në “kolltukët e tradhtisë”. Komandant Hoxha ka adresuar po ashtu kritika dhe akuza edhe ndaj kreut të PDSH-së Menduh Thaçit.
Xhezair Shaqiri – Hoxha tre vjet me radhë qëndron në fshatin Tanushë, rreth 40 kilometra larg Shkupit. Për tre vjet me radhë, megjithë tentimet e herëpashershme, policia nuk ka guxuar të futet në të ashtuquajturën “Republikë e Tanushës”. /koha/
Krijoni Kontakt