Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga palushi Lexo Postimin
    Fatos Hakorja

    E nėse me tė vėrtetė ėshtė kėshtu, mė vjen keq tė pohoj, se ambasadori John L. Withers II, qė erdhi nė Tiranė si diplomat i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, po largohet nga Shqipėria si pėrfaqėsues i Partisė Socialiste, duke u lėnė shqiptarėve shijen e hidhur tė njė diplomacie tek e cila kanė pasur besim deri nė verbėri.
    e vertete ..... ne verberi .... po c'te benim ne te gjoret .... ku e dinim se kjo "diplomaci" ne te cilen kemi pasur besim ne verberi po na e ngopte me duart e kriminelave shqiptare te tipit Enver, Mehmet, Kadri, Hysni e plot e plot te tjere ....

    por ja si gjithcka po i vjen fundi edhe ketij filmi .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Vangjel Kosta gėnjeu anėtarėt e komisionit tė ligjeve- ka marrė pjesė nė disa dėnime politike tė nomeklaturės

    28-05-2010 / Gazeta 55

    PD sqaron rrėzimin e kandidaturės sė Vangjel Kosta pėr anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese. Eduart Halimi: Kosta kishte disa dėnime politike gjatė regjimit komunist, madje edhe nė grahmėn e fundit tė nomeklaturės

    Partia Demokratike sqaron edhe njėherė opinionin publik mbi arsyet qė e ēuan Kuvendin tė hedhė poshtė njėrėn prej 3 kandidaturave tė Presidentit tė Republikės, pėr ripėrtėritjen e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese. Sekretari i Partisė Demokratike, Eduart Halimi tha dje se mazhoranca kishte veēuar qė nė krye tė herės se nuk do tė miratojė kandidatura qė kanė marrė pjesė nė vendime politike tė regjimit barbar komunist. Nė rastin e Vangjel Kostės, deputeti demokrat evidentoi njė fakt konkret, teksa antėrėt e komisionit tė ligjeve, gjatė seancės dėgjimore me 3 kandidaturat pėr nė Kushtetuese, kanė pyetur gjyqtarin nė fjalė nėse ka marrė pjesė nė dėnime politike gjatė nomeklaturės, ėshtė pėrgjigjur negativisht, ndėrsa ka rezultuar qė ka patur disa tė tilla, madje edhe nė grahmėn e fundit tė diktaturės. “Jam kėtu para jush pėr tė sqaruar edhe njė herė opinionin publik pėr votimin nė Parlament tė kandidatit z. Vangjel Kosta. Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė nė takime zyrtare me kėshilltarin e Presidentit tė Republikės (Spiro Peēi) ka siguruar Presidentin se mazhoranca nuk do tė sugjerojė asnjė kandidat e do votojė ēdo kandidat qė plotėson kriteret profesionale, por qė nuk kanė marrė pjesė nė procese politike tė regjimit barbar totalitar dhe nuk kanė mbajtur funksione politike gjatė 20 viteve tė pluralizmit, qoftė nė qeveritė e PS-sė apo tė PD-sė. Ky vendim i mazhorancės vjen nga besimi i saj mė i thellė se nuk mund tė jenė nė krye tė drejtėsisė shqiptare, tani pas 20 vitesh, gjykatėsit apo prokurorėt e proceseve politike tė diktaturės”- u shpreh Halimi. Sipas tij, mazhoranca beson se nuk duhet tė jenė nė krye tė drejtėsisė as zyrtarė dhe as ish zyrtarė politikė tė 20 viteve tė fundit, pasi kjo do tė lėkundte besimin e qytetarėve shqiptarė tek pavarėsia e gjyqėsorit. “Garantojmė opinionin publik se kurrė nuk mund tė pėrsėriten mė historitė kur anėtarėt e kryesisė socialiste, deputetėt apo ministrat e saj u emėruan nė majėn e piramidės gjyqėsore tė Shqipėrisė.

    Pėr sa i takon rastit tė Vangjel Kostės, njoftojmė opinionin publik se kandidati pėr anėtar i Gjykatės Kushtetuese gėnjeu, mashtroi komisionin parlamentar nė seancėn dėgjimore, kur mbas pyetjes sė deputetėve, nėse ka zhvilluar procese e gjyqe politike, iu pėrgjigj: JO! Ndėrkohė rezultoi se zoti Kosta kishte disa tė tilla, pėr mė tepėr edhe nė vitet e grahmave tė fundit tė regjimit barbar. Lidhur me procesin e seancave dėgjimore, kjo ėshtė arritja mė e madhe e Kuvendit tė Shqipėrisė, e cila do tė njohė pėrmirėsime tė shpejta tė reja. E fundit, qoftė edhe vetėm pėr gėnjeshtrėn dhe mashtrimin qė bėri para deputetėve tė komisionit, zoti Kosta nuk mund tė pranohej”- deklaroi deputeti dhe Sekretari i PD-sė, Eduart Halimi
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #53
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    bejini nje leter anonime ne vashington, dhe qendisjani atij ambasadorit, se si shume hapur po i thojka gjojnat ... nuk perdor ekuivokun fare ... tulle ...

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Nuk ka nevoje per leter , lexo ēka thote Obama athere gjyko se ku ne te s'ames i ka marre referencat Withpithtersi......

    duhet ktij me ja ēu kete leter, po tash ashte tuj i mbaru edhe afati e thote t'ja rruj ndoj lek Rames sa kam mundsi

    ***********

    Pėrse Obama votoi kundėr gjyqtarit Roberts

    Barack OBAMA

    Vendimi nė lidhje me emėrimin e gjyqtarit Roberts nuk ka qenė i lehtė pėr mua, ka qenė njė vendim i vėshtirė. Sikurse disa prej jush e dinė, unė nuk kam dhėnė argumente vetėm pėr ēėshtje tė caktuara pėrpara Gjykatave tė Apelit, por pėr 10 vjet unė kam qenė anėtar i Universitetit tė Ēikagos, nė Fakultetin e Juridikut, ku jepen mėsime pėr kushtetutshmėrinė e ligjit. Njė pjesė e kulturės sė Universitetit tė Ēikagos, nė Fakultetin e Juridikut ėshtė ruajtja e kolegjialitetit mes atyre njerėzve qė mbajnė qėndrime tė ndryshme. Pėr rrjedhojė, pajtueshmėria apo respekti nuk ėshtė njė rezultat i veēantė qė njė studiues ligjor mund tė arrijė, por ėshtė mė shumė kėmbėngulja intelektuale dhe ndershmėria me tė cilin ai apo ajo arrijnė tek marrja e vendimit. Duke pasur parasysh kėtė sfond, unė jam i predispozuar tė votoj pro gjykatėsit Roberts, bazuar nė studimet qė unė kam bėrė pėr rininė e tij, sjelljen e tij gjatė seancave, si dhe bazuar nė njė bisedė qė unė me tė pata dje pasdite. Nė mendjen time nuk asnjė dyshim, gjykatėsi Roberts ėshtė i kualifikuar pėr tė zėnė postet mė tė larta tė gjykatave tė vendit. Pėr mė tepėr, ai ka sjelljen e duhur dhe temperamentin e duhur qė e bėjnė njė gjyqtar tė mirė.

    Ai ėshtė i pėrulur, personalisht ėshtė njeri i mirė dhe nga kėndvėshtrime tė ndryshme gėzon respekt tė plotė. Ėshtė shumė e qartė pėr mua qė gjykatėsi Roberts e do me tė vėrtetė ligjin. Ai nuk do tė arrinte rekorde tė shkėlqyera si avokat nė Gjykatėn e Lartė pa patur pasionin pėr ligjin.
    Kjo u bė e qartė pėr mua, gjatė bisedės qė pata me tė, ku shprehu thellėsisht vullnetin pėr tė respektuar parimet bazė qė shkojnė nė vendimmarrjen e 95% tė rasteve, qė vijnė pėrpara Gjykatės Federale - respektimi i pėrparėsisė, njė modesti e caktuar pėr tė lexuar tekstin e statuteve dhe ato kushtetuese, njė respekt pėr rregullat procedurale si dhe drejtėsinė, nė tė cilėn tė kryesojė paanshmėria. Tė gjitha kėto karakteristikat mė bėjnė mua qė tė votoj pro gjyqtarit Roberts.

    Problemi me tė cilin pėrballem - problemi i shprehur edhe nga disa kolegė tė tjerė tė mi, dy prej tė cilėve do tė votojnė pro zotit Roberts, ndėrsa tė tjerėt do tė votojnė kundėr - ėshtė se, ndėrsa aderimet pėr precedentėt ligjorė dhe rregullat e ndėrtimit ligjor apo kushtetues do tė pėrbėjnė 95% tė rasteve qė vijnė nė gjykatė. Kėto 95% raste do tė arrijnė nė tė njėjtėn kohė nė dy vende, nė Scalia dhe nė Ginsburg - ndėrkohė qė 5% e rasteve qė janė me tė vėrtetė mė tė vėshtirat janė tė Gjykatės sė Lartė. Nė kėto raste, pajtimi me rregullat e sipėrcituara, ndėrtimi dhe interpretimi i tyre do tė arrihej vetėm nėpėrmjet njė maratone prej 25 miljesh.

    Hapi i fundit mund tė caktohet vetėm nga bazat e thella tė vlerave tė personit, ēka ėshtė edhe njė nga shqetėsimet kryesore, njė perspektivė mė e gjerė se si punon bota sot dhe ndjeshmėria e atij qė punon. Nė ato 5% tė rasteve tė vėshtira, kushtetutshmėria mbetet qė tė mos jetė pika e referimit. Gjuha e statutit nuk ėshtė krejtėsisht e qartė dhe njė proces ligjor i vetėm nuk mund tė ēojė nė njė vendim tė rregullt. Nė kėto rrethana, vendimet tuaja nėse aksioni afirmativ ėshtė njė pėrgjigje e pėrshtatshme pėr diskriminimin nė kėtė vend, apo nėse njė e drejtė e pėrgjithshme e intimitetit pėrfshin nė njė drejtė mė tė veēantė tė grave pėr tė kontrolluar veprimet e tyre, apo nėse klauzola e tregtisė fuqizon Kongresin pėr tė dhėnė opinionin mbi kėto tema tė gjera me interes kombėtar qė ndėrkohė mund tė ketė pak lidhje me atė qė ėshtė e lehtė tė pėrcaktohet si tregti ndėrshtetėrore, apo nėse njė person me aftėsi tė kufizuara tė punojė sė bashku me njerėz qė nuk gėzojnė problemet e tij - nė kėto raste tė vėshtira, pėrbėrės dhe element kyē ėshtė ajo ēka vendos gjykata. Nė lidhje me kėto tema, fola me gjykatėsin Roberts. Ai pranoi se ndryshe nga politikanėt, ndoshta profesionistė, nuk ėshtė e lehtė qė tė flitet pėr vlerat e tij nė kėto raste. Kjo, nuk ka lidhje me trajnimin. Ai tha se i ka konsideruar gjithnjė me ligj kėto ēėshtje si njė fushė loje midis tė fortėve dhe tė dobėtve.

    U impresionova nga ajo deklaratė, sepse kam parė ligjin me tė tillė mėnyrė. Problemi qė kisha ishte se kur kontrollova tė dhėnat e gjykatėsit Roberts dhe eksperiencėn e tij nė shėrbimet publike, nė vlerėsimet e mira personale ėshtė se ai ka pėrdorur shpesh aftėsitė e tij tė forta nė raste tė vėshtira ndaj rasteve tė dobėta. Nė punėn e tij, nė Shtėpinė e Bardhė dhe nė zyrėn e Avokatit tė Pėrgjithshėm, ai vazhdimisht ka mbajtur anėn e atyre qė nuk pranuan tė shqyrtonin ēėshtjet ndaj pėrpjekjeve pėr tė zhdukur mbeturinat e diskriminimit racor nė procesin tonė politik. Nė pozicione tė njėjta, ai nuk ka pranuar tė shqyrtojė ēėshtje nė tė cilat shpreheshin shqetėsime tė tilla, nė kėtė botė dhe nė kėtė ekonomi ku "ju jeni njė grua mė shumė se sa njė burrė".

    Unė nisem nga deklarata e gjykatėsit Roberts, se ai nuk pėlqen detyrimet dhe se ai e shikon ligjin si njė mjet, tė cilin mund ta pėrdorėsh ashtu sikurse mbrėmjeve njė fushė loje mes tė fortėve dhe tė dobėtve. Duke pasur parasysh rėndėsinė e pozicionit tė tij, i cili ngrihet pa dyshim nė seriozitetin e vendimeve nė tė cilat pa dyshim ai duhet tė marrė pjesė gjatė qėndrimit tė tij nė gjykatė, unė personalisht duhet t'i jap mė shumė rėndėsi veprave tė tij dhe filozofisė politike qė ai tė ishte nė lartėsinė e atyre qė janė nė pushtet. Kėto dy elementė kanė rėndėsi dhe jo fjalėt qė ai mė tha gjatė takimit ku biseduam.

    Fundi i fundit ėshtė ky: Unė do tė votoj kundėr kandidaturės sė Xhon Roberts!


    Deklarata e Barak Obama, i cili shpjegon pse konfirmoi votėn kundėr kandidatit pėr Kryetar nė Gjykatėn e Lartė dhe tė Drejtėsisė, John Roberts (shtator 2005)


    **************

    e ktu nuk bahet fjale per njerez qi kane zbatu ligje diktatoriale por vetem ato te shtetit ma demokratik te botes

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Tė shpjegosh votėn pėr Vangjelin dhe votėn e hapur

    Eduard HALIMI

    Unė nuk e fsheh, madje kurrė nuk e kam fshehur se jam shumė i lidhur me sistemin e drejtėsisė. Njoh nė mėnyrė tė pandėrprerė prej mė shumė se 15 vjetėsh, pjesėn mė tė madhe tė gjyqtarėve tė kėtij vendi, njoh pjesėn mė tė madhe tė prokurorėve dhe sigurisht pjesėn mė tė madhe tė armatės sė avokatėve. Kam punuar me ta, ku nė krah e ku kundėrshtarė, jam ulur e biseduar, kam shkuar dhe kam ndarė me ta ēdo hidhėrim pėr largim tė parakohshėm tė ndonje kolegu, apo gėzim pėr promovim e tyre. E kam bėrė kėtė nė mėnyrė shumė tė sinqertė dhe njerėzore, pavarėsisht bindjeve tė mia politike dhe pavarėsisht pozicionit qė kam qenė apo jam.

    Tė gjithė mė kanė mirėkuptuar ashtu si dhe unė i kam mirėkuptuar ata, edhe kur kam qenė nė opozitė dhe kur jam nė pushtet. E nė gjithė kėto njohje, pėrfshihet dhe Vangjeli.

    Ndaj dhe shpresoj qė tė gjithė tė mė mirėkuptojnė plotėsisht, (ata me tė cilėt nuk kam biseduar), gjatė shpjegimit qė dua ti bėj votes time pėr Vangjelin.

    Unė e njoh Vangjelin, prej mė shumė se 10 vjetėsh. Pėr tė gjithė ne tė rinjtė e drejtėsisė tė viteve '90, anėtarėt e Gjykatės sė Lartė tė asaj kohe, shiheshin si njerėzit mė me integritet, si njerėzit mė profesionistė, si njerėzit me temperament tė lartė dhe shėrbėtorė tė ligjit, njerėz pa asnjė njollė nė karrierėn e tyre politike.

    Unė e kam njohur pikėrisht kėshtu Vangjelin. Njė njeri kokėulur, shėrbėtor tė ligjit, njeri me eksperiencė tė gjatė nė drejtėsi. E kam respektuar atė si profesionist tė ligjit, edhe kur kam qenė student i shkollės sė Magjistraturės, e kam respektuar atė edhe kur kam qenė koleg, avokat, e kam respektuar edhe kur kam qenė zėvendėsmistėr i Drejtėsisė dhe akoma mė tepėr kur kam qenė Avokat i Pėrgjithshėm i Shtetit. Kam mirėkuptuar nė mėnyrė absolute edhe kur kolegė tė mi e kanė marrė si ekspert tė sė drejtės nė projekte shumė tė rėndėsishme nė Ministrinė e Drejtėsisė edhe nė vitet e fundit. Dhe pėr tė gjitha kėto kam dėshmitar tė besueshėm, jo vetėm miqtė e shumtė tė pėrbashkėt qė kemi me Vangjelin, por mbi tė gjitha kam dėshmitar vetė Vangjelin.

    Deri para njė muaji, pėr mua ky ishte Vangjeli, tė cilin sa herė e shihja apo mė shihte nė rrugė, ndaloja apo ndalonte pėr tė mė pėrshėndetur dhe kur unė nuk harroja ta pyesja pėr familjen. E pyesja pėr familjen se pėr mua familja ėshtė gjėja mė e shenjtė qė zoti mė ka dhėnė. Jam krenar pėr gjithė familjen time, edhe kur ajo ka vuajtur nė ditėt mė tė zeza edhe tani qė krenohet qė djali iu bė deputet nė Parlament.

    Unė e them jo pa keqardhje, se jo e gjithė familja ime pati tė njėjtin fat qė tė internohej nė mėnyrė ēnjerėzore dhe absurde gjatė viteve 1983-1989. Motra e babait tim dhe fėmijėt e saj tė mitur u internuan nė mėnyrė tė pamėshirshme nė stalla dhish mes malesh, pėr arsye aq absurde saqė dhe gjyqtari qė e ka dhėnė vendimin tani do ti vinte turp kur ta lexonte.

    E kam mėsuar emrin e gjyqtarit shpirt-kazėm dhe abuzues nė njė gjykatė shumė tė rėndėsishme nė jug, para mė shumė se 10 vjetėve. Nuk e takova kurrė, nuk e pėrshėndeta kurrė, nuk e afrova kurrė, madje nuk u hakmora kurrė ndaj tij.

    Kur isha nė detyrėn e zėvendėsministrit, paraardhėsi im socialist mė kish lėnė nė tryezė njė dosje me abuzimet e disa gjyqtarėve nė gjykatėn e jugut, ndėr tė cilėt ishte dhe emri i gjyqtarit famėkeq, tė cilin ish-ministri socialist i Drejtėsisė dhe drejtori i inspektimit tė asaj kohe, sot deputet e akuzonin, jo pėr krime nė kohėn e komunizmit, por pėr korrupsion.

    Mund t'ju duket e ēuditshme, dhe jo shumė profesionale, qė unė nuk e zbatova sugjerimin e parardhėsve tė mi socialistė pėr ta ēuar nė ndjekje penale apo shkarkuar kėtė gjyqtar. Kėtė e bėra pėr njė moral tė lartė, se nuk doja qė zotėria, gjyqtari qė kishte persekutuar atė pjesė tė familjes sime nė mėnyrė tė padrejtė, tė krijonte dyshimin se unė po hakmerresha meqenėse erdha nė pushtet.

    Pėr tė hequr ēdo merak tuajin, ky gjyqtar nuk ishte Vangjeli. Madje nuk ka lidhje fare dhe nuk e besoj se as se dhe njihen me njėri-tjetrin. E tregova kėtė histori me gjyqtarin e jugut, i cili vazhdon suksesshėm karierėn e tij, pėr tju treguar juve, e pėr ti treguar Vangjelit se ne nuk hakmerremi, ndaj gjithė makabriteteve qė ata janė marrė dhe kanė kryer gjatė rregjimit totalitar.

    Unė sigurisht nuk e dija qė Vangjeli, kishte dhėnė vendime tė tmershme gjatė kohės qė ka qenė gjyqtar. Pėr mua ishte njeri i urtė. Dhe si i tillė u prit dhe nga Komisioni i Ligjeve. Si i tillė nė mėnyrė absolute u trajtua me shumė dinjitet nga tė gjithė kolegėt gjatė senacės dėgjimore. Tė gjithė e ndihmuan (pėrveē meje), kush mė shumė kush mė pak, kush mė parė, kush gjatė seancės dhe kush mė pas, pėr t'i treguar atij, se deri nė momentin kur presidenti e nxorri emrin e tij si jurist i shquar dhe me integritet, tė gjithė, pėrfshi dhe mua qė pandehja se e njihja, por nė tė vėrtetė se kisha njohur hiē, kishin respekt pėr tė.

    Por unė sot dua tė shpjegjoj votėn time pėr Vangjelin. Dua ta shpjegoj jo vetėm pėr familjen time, jo vetėm pėr tė gjithė ata qindra miq qė kam nė sistemin e drejtėsisė, jo vetėm pėr Vangjelin, por edhe pėr gjithė opinionin publik si atė shqiptar dhe atė tė huaj, qė mund tė ketė interes pėr kėtė ēėshtje.

    Dua ta shpjegjoj votėn, jo vetėm se njė ambasador e kėrkoi publikisht kėtė, pasi unė mendoj se sovraniteti i Parlamentit, nuk duhet tė intimidohet nga ambasadorėt. Por kėtė radhė pėr kėtė thirrje, ambasadori ka tė drejtė. Ka absolutisht tė drejtė, tė dije ai dhe gjithė opinion sesi votova unė pėr Vangjelin. Ka absolutisht tė drejtė, jo se ėshtė njė mendim i tij personal, por pėr faktin se sugjerimi i tij ėshtė i bazuar nė traditėn mė tė mirė botėrore tė transparencės, nė traditėn mė tė mirė botėrore tė promovimit dhe formimit tė gjykatave tė larta, me njerėz me integritet tė panjollosur, me njerėz profesionalė dhe absolutisht jopolitikė. Traditėn mė tė mirė botėrore, atė tė Senatit Amerikan.

    Eshtė ky Senat, i cili me njė traditė absolutisht pozitive qindra vjeēare, ka pėrcaktuar rregullat mė transparente tė seancave dėgjimore, me kandidatėt, tė investigimit mė tė hollėsishėm nga komisioni (komiteti) deri dhe nė hetimin nga FBI, apo ekzaminimin shėndetėsor. Ky hetim i hollėsishėm nė senat ėshtė bazė pėr tė bėrė vlerėsimin dhe pėr tė dhėnė pėlqimin pėr njė kandidat.

    Unė votova kundėr Vangjelit

    Dhe kėtė e bėra pa asnjė mėdyshje. Nuk e bėra absolutisht pėr t'u hakmarrė ndaj atyre qė kanė internuar, fisin tim, kanė internuar miqtė dhe kolegėt e mi nė Parlament, edhe pse kjo ėshtė njė vijė e qartė demarkacioni mes nesh qė pėrfaqėsojmė atė shtresė njerėzish, dhe persekutorėve. Nuk e bėra vetėm pėr faktin se persekutorėt nė vend qė tė na falenderojnė qė nuk u hakmorėm ndaj tyre apo familjeve tė tyre, nė vend qė tė struken nė skutat mė tė largėta tė sistemit, bėjnė karshillėk, duke kėrkuar tė jenė nė krye tė tij, nuk e bėra vetėm pėr faktin se nėse do tė kish shkuar nė Gjykatėn Kushtetuese nuk do tė kisha as sy e faqe ti dilja para familjes sime dhe zgjedhėsve tė mi, por e bėra se Vangjeli gėnjeu.

    Mė gėnjeu mua, gėnjeu Parlamentin, gėnjeu njė popull tė tėrė. Dhe dikush qė gėnjen popullin e vet nuk mund tė kėrkojė kurrė besimin, pėlqimin e tij pėr ta pasur mbi supe Vangjelin, si garant tė Kushtetutės, jo 9 vjet, por as 9 sekonda.

    Vota - tha ambasadori, duhet tė jetė transparente, madje vazhdoi, tė gjithė deputetėt duhet tė shpjegojnė votėn e tyre. Dhe besoj se kėtė radhė ai ka tė drejtė. Unė e shpjegova votėn time, dhe premtoj se do ta bėj atė pėr ēdo votim, gjatė gjithė mandatit tim, sepse ēmoj se tė gjithė ata qė mė kanė votuar duan ta dinė, se kujt i kanė dhėnė votėn. Dhe kėtė besoj se e duan jo vetėm zgjedhėsit e mi, por e duan tė gjithė zgjedhėsit, e tė gjithė deputetėve, duan tė shohin se kė kanė zgjedhur dhe ēfarė i kanė besuar. Ndaj dhe votimi duhet tė jetė i hapur dhe transparent, dhe pėr kėtė nuk mund tė ketė askush, asgjė kundėr, pėrfshi dhe Vangjelin.

    Ndaj dhe jam dakord me ambasadorin, pėr votimin e hapur, jam dakord me ambasadorin edhe pėr shpjegimin e votės, duke shpresuar qė ndonjė koleg socialist tė mos bėjė kėrkesė pėr tė mbrojtur ambasadorėt e huaj, se ata nuk i duan mė shumė nga ne ambasadorėt e perėndimit.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •