Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2009
    Postime
    50
    SHBA: Shqiperia, ne krize qeverisese
    24/05/2010 15:00

    SHBA: Shqiperia, ne krize qeverisese
    Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers deklaroi se ne Shqiperi nuk ka krize politike por krize te qeverisjes.(UPDATE)

    “Une besoj se kriza eshte dicka me thelle. Une besoj se eshte krize e qeverisjes. Per mua kriza politike nenkupton mospajtim mes dy aneve te politikes dhe dy lidereve. Por ajo qe eshte e rendesishme per mua eshte qe sistemi duhet ta rivendose veten ne pune sepse ka kaq shume probleme me te cilat perballet ky vend. Keto jane probleme urgjente dhe probleme qe ndikojne ne mireqenien e ketij populli . Ndaj per sa kohe zgjasin keto mospajtime edhe mundesia per t’i zgjidhur e per t’i ndihmuar keta njerez eshte nderprere. Keshtu qe me vullnet politik une besoj se kjo situate mund te rregullohet. Bashkimi Europian ka nje nisme shume te rendesishme lidhur me zgjidhjen e kesaj situate dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes e perkrah kete nisme. Nuk ka asnje hije dyshimi mes nismes se BE-se dhe Shteteve te Bashkuara. Eshte teresisht thelbesore, teresisht jetike qe lufta e brendshme te nderpritet dhe qe interesi i ketij kombi te vihet perpara gjithckaje”, u shpreh Withers.

    Ambasadori amerikan u shpreh edhe per rrezimin nga parlamenti pak dite me pare te kandidatures se Vangjel Kostes per anetare te Gjykates Kushtetuese.

    “Disa dite me pare kandidatura e Vangjel Kostes u rrezua nga parlamenti me thuajse nje votim qartesisht partiak te njeanshem. Duhet ta pohoj se ky vendim duket i pakuptueshem, madje me vuri ne dyshime se kjo nuk ndodhi per shkak te kualifikimeve te tij, pasi pervoja dhe aftesite e tij shkojne pertej cdo kundershtimi dhe se qendrimi i tij si jurist eshte i nivelit me te larte, perfshire edhe marredheniet nderkombetare. Arsyet qe u dhane per votimin parlamentar dukeshin politikisht shqetesuese. Mediat dhe gjyqesori , besoj une, duhet ta shqyrtojne kete vendim te pashpjegueshem dhe ne emer te publikut dhe te vetes te bejne keto pyetje: A u bazua ky vendim ne arsyetim apo eshte nje tjeter shembull per te ushtruar presion politik mbi procesin e perzgjedhjes se gjykateseve te Gjykates Kushtetuese?
    Arsyet per refuzimin ngjasojne cuditshem me kriteret e projektligjit per pastertine e figures qe u shpall jo kushtetues prej Gjykates Kushtetuese dhe komisionit te Venecias. Ne fakt nuk duhet bere pyetje lidhur me kete ceshtje. A nuk duhet te kerkoni fakte lidhur me gjithcka qe ndodhi? Dhe te gjitha keto pyetje ngrejne ceshjet lidhur me sundimin e ligjit apo shtetit ligjor ne demokracine shqiptare. Ne fakt nuk me perket mua per pyetjet qe ju mund te ngrini ose per pyetjet qe une ju bera. Por gjyqtaret duhet t’i bejne keto pyetje po keshtu duhet te bejne edhe gazetaret sepse ato jane thelbesore ne rolin tuaj ne ruajtjen dhe mbrojtjen e interesit publik per qytetaret shqiptare”, theksoi Withers.

    Keto deklarata ambasadori Withers i beri gjate nje takimi ne Institutin e Medias ku u diskutua per ceshtje te gjyqesorit dhe medias. Te pranishem ne diskutime ishin edhe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, si dhe zevendeskryetari i keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.


    lexojeni me vemendje
    Me behet cici

  2. #22
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    po del hapur fare kunder berishes ky ambasdori

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    po del hapur fare kunder berishes ky ambasdori
    e di ambasadori me mire se te gjithe se te gjitha fijet mafioze dhe korruptive te ēojne tek salis ...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga kikirik Lexo Postimin
    24/05/2010 15:00

    Ambasadori amerikan u shpreh edhe per rrezimin nga parlamenti pak dite me pare te kandidatures se Vangjel Kostes per anetare te Gjykates Kushtetuese.

    “Disa dite me pare kandidatura e Vangjel Kostes u rrezua nga parlamenti me thuajse nje votim qartesisht partiak te njeanshem. Duhet ta pohoj se ky vendim duket i pakuptueshem, madje me vuri ne dyshime se kjo nuk ndodhi per shkak te kualifikimeve te tij, pasi pervoja dhe aftesite e tij shkojne pertej cdo kundershtimi dhe se qendrimi i tij si jurist eshte i nivelit me te larte, perfshire edhe marredheniet nderkombetare. Arsyet qe u dhane per votimin parlamentar dukeshin politikisht shqetesuese. Mediat dhe gjyqesori , besoj une, duhet ta shqyrtojne kete vendim te pashpjegueshem dhe ne emer te publikut dhe te vetes te bejne keto pyetje: A u bazua ky vendim ne arsyetim apo eshte nje tjeter shembull per te ushtruar presion politik mbi procesin e perzgjedhjes se gjykateseve te Gjykates Kushtetuese?
    Arsyet per refuzimin ngjasojne cuditshem me kriteret e projektligjit per pastertine e figures qe u shpall jo kushtetues prej Gjykates Kushtetuese dhe komisionit te Venecias. Ne fakt nuk duhet bere pyetje lidhur me kete ceshtje. A nuk duhet te kerkoni fakte lidhur me gjithcka qe ndodhi? Dhe te gjitha keto pyetje ngrejne ceshjet lidhur me sundimin e ligjit apo shtetit ligjor ne demokracine shqiptare. Ne fakt nuk me perket mua per pyetjet qe ju mund te ngrini ose per pyetjet qe une ju bera. Por gjyqtaret duhet t’i bejne keto pyetje po keshtu duhet te bejne edhe gazetaret sepse ato jane thelbesore ne rolin tuaj ne ruajtjen dhe mbrojtjen e interesit publik per qytetaret shqiptare”, theksoi Withers.

    Keto deklarata ambasadori Withers i beri gjate nje takimi ne Institutin e Medias ku u diskutua per ceshtje te gjyqesorit dhe medias. Te pranishem ne diskutime ishin edhe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, si dhe zevendeskryetari i keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.


    lexojeni me vemendje

    Cudia e radhes e zotit Uidhers


    Nga Aleksander Frangaj


    Eshte hera e pare qe shkruaj per nje ambasador, por jo i pari rast qe nuk pajtohem me gafat e tyre. Jane jo te pakta qendrimet dhe deklaratat e cuditshme te tyre, te cilat na kujtojne nje Shqiperi te muajve te pare te pluralizmit apo te demokracise ne vendin tone. Atehere i shihnim e i degjonim si perendine, por ngadale kuptuam se keta jane vec ca punonjes administrate te huaj dhe jo ne cdo rast njerez te mencur. Dhe prandaj kam menduar gjithmone se nuk ia vlen te replikosh, por t'i degjosh, aq sa duhet degjuar nje mendim i nje qytetari te zakonshem. Fatmiresisht keshtu ka ndodhur me shumicen e mediave dhe politikes ne Shqiperi. Deri para disa vitesh, cdo takim i nje kryeministri apo ministri me nje ambasador, ishte lajm i pare ne ekranet e televizioneve, madje jo vetem takimet zyrtare, por edhe kafet ne "Rogner". Sot kjo gje pothuaj eshte eliminuar. I vetmi qe e riktheu kete pervoje te keqe, qe askund ne boten e qyteteruar nuk ndodh, eshte zoti Uidhers. Zoteria ne fjale, sidomos pas Gerdecit, ka qene prezent ne ekranet tona me shume se Presidenti yne i Republikes, dhe jo vetem per politike, apo per cdo seminar ku merr pjese, por edhe kur takohet me femije, edhe kur tregon perralla, edhe kur tenton te beje humor te "Portokalli", edhe kur tregon si e ka njohur gruan e tij, e shume te tjera si keto. Ne fakt per kete nuk eshte ai fajtor, por mediat tona, perfshi edhe timen. Nuk mendoj se ambasadori amerikan ne Itali, Greqi, Mal te Zi, France apo Gjermani, mund te dale ne lajmet e televizioneve kombetare, sa here del nga zyra e tij. Por, nuk eshte ky problemi, le te dale ne televizion se nuk i prish pune kujt, por a mund te heshtet kur Uidhers sulmon edhe Parlamentin per nje vendim sovran? Dhe kjo nuk ka te beje me faktin se ai me ka sulmuar mua personalisht. Dje, zoti Uidhers na beri thirrje ne gazetareve te themi te verteten. Po, por duhet te themi qe, dje, zoti Uidhers beri nje gabim. Ai ishte i shqetesuar se Parlamenti kish votuar kunder emerimit te nje gjyqtari ne Kushtetuese, dhe kete e konsideroi si trysni politike mbi procesin e perzgjedhjes se kandidateve. Kjo akuze dhe kjo nderhyrje eshte krejtesisht flagrante dhe e paprecedente. Uidhers ne kete rast ia kaloi edhe kryetarit te opozites me qendrimin e tij. E drejta e perzgjedhjes se kandidateve, eshte ekskluzivitet i Presidentit te Republikes, ashtu sikurse votimi ne Parlament eshte ekskluzivitet kushtetues i shumices. Askush nuk mund t'i imponohet Presidentit per emrat qe ai mendon te propozoje, por nga ana tjeter, askush nuk ka te drejte te gjykoje voten e ligjvenesit, persa kohe keto jane te drejta kushtetuese. Uidhers e konsideron politik kete veprim, por ky eshte nje tjeter naivitet, sepse nuk ka qytetar qe mos ta dije se Parlamenti perbehet nga politikane. Parlamenti eshte nje perzgjedhje politikanesh, te ngjyrave te ndryshme, ku shumica e tyre, me votat e tyre kthejne ne ligje dhe vendime, vullnetin politik te shumices, mjafton qe kjo te jete ne perputhje me Kushtetuten. Nje kandidat per t'u votuar ne Parlament, duhet te plotesoje kriteret e percaktuara ne ligj, te gezoje besimin e Presidentit per ta propozuar dhe te fitoje mbeshtetjen e deputeteve per ta votuar. Dhe fiks keshtu ka ndodhur. Nga ana tjeter duhet t'i kujtoj z. Uidhers se shqiptaret ndjekin zhvillimet ne vendin e tij, ku refuzimi i kandidaturave te Presidentit te SHBA, nga Senati amerikan, eshte nje gje krejt e zakonshme dhe se askush nuk e sheh te cuditshem, faktin e te qenit rrezim politik. Nderhyrja e Uidhers per kete ceshtje, e komprometoi keq figuren e tij ne kete fund mandati. Jo se ishte rasti i pare, por nese perdite e degjojme te flase per respektim te ligjeve, dje doli edhe kunder te drejtes elementare te perfaqesuesve te popullit shqiptar, te drejtes se votes se tyre ne perputhje me Kushtetuten.

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=54636

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ēfarė halli ka ky ambasadori?!
    Po kush e ka fryrė aq shumė atė pėrveē se televizionet e majta!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Ēfarė halli ka ky ambasadori?!
    Po kush e ka fryrė aq shumė atė pėrveē se televizionet e majta!
    nuk duhet te harrojme se kohet e fundit 55% e topi chanelit eshte blere nga disa amerikane dhe keshtu qe ky amb*s*dor nuk ka dale ne televizionet e majta por te ato te shtetit qe perfaqeson ....

    pastaj qe ky kanal tv te beje propagande pro edviniste dhe antidemokratike eshte thjesht koincidence .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Gjuheqeni Patozi (siē do te thoshte Dujsufi) i kenka pergjigj Gjon bithkim Uitersit


    ky thote se ashte tuj sha Ramen po me ja fut ja fut bithkim Uitersit

    bravo !!!!!!!!!!

    PD shpjegon arsyet pse rrėzoi kandidaturėn e Vangjel Kostės - “Ishte kandidaturė politike, e lidhur me komunizmin”

    Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me deklarimet e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, rreth rrėzimit tė kandidaturės sė Vangjel Kostės pėr nė Gjykatėn Kushtetuese tė Shqipėrisė. Nė deklaratėn e kryetarit tė grupit Astrit Patozi, thuhet ndėr tė tjera se kandidatura e Kostės ėshtė konsideruar si politike, e lidhur me diktaturėn komuniste, dhe prandaj edhe ėshtė rrėzuar nga Grupit Parlamentar i PD-sė.

    Ja edhe deklarata e plotė e zotit Patozi

    Jam kėtu sot qė t’i pėrgjigjem shqetėsimit tė kryetarit tė Partisė Socialiste, zotit Edi Rama, lidhur me votimin e kandidaturave pėr anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipėrisė. Sė pari, nuk besoj se ėshtė ndonjė gjė e re pėr publikun po tė them se votimi nė kėtė rast ka qenė politik, sic janė tė tilla vendimet qė merren nė tė gjitha parlamentet demokratike tė botės. Sė dyti, Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike e ka bėrė tė qartė, pa as mė tė voglėn mėdyshje, se e konsideron tė papranueshme ngjitjen nė kupolėn e sistemit tė drejtėsisė tė ēdo kandidature politike. Dhe me kėtė ajo ka parasysh tė gjithė personat, qė nė karrierėn e tyre gjatė diktaturės kanė marrė pjesė nė procese politike, si dhe ata tė tjerėt, qė kanė mbajtur poste tė rėndėsishme nė qeveritė e 20 vjetėve tė fundit. Rasti i zotit Kosta bėn pjesė qartėsisht nė grupin e parė tė kandidaturave politike dhe pėr kėtė shkak u rrėzua. Ne kemi votuar fshehur, se kėshtu e parashikon kushtetuta, por e deklarojmė hapur arsyen politike tė votės kundėr. Mė duhet tė theksoj se ky standart, ėshtė sa transparent, aq edhe i patjetėrsueshėm pėr mazhorancėn. Ndėrsa meraku i shprehur sot botėrisht nga zoti Rama mund tė vijė pėr shkak tė lidhjeve tė tij me tė shkuarėn apo nga njė mentalitet i papajtueshėm me shtetin demokratik tė sė drejtės. Cilido qė tė ketė qenė motivi, ne urojmė qė ai tė clirohet sa mė shpejt prej kėtyre ndikimeve, pasi mbajtja larg drejtėsisė e personave me integritet tė cėnuar gjatė karrierės sė tyre dhe tė pozicionuar fort politikisht, ėshtė kontributi mė i mirė pėr tė ruajtur pavarėsinė dhe paanshmėrinė e sistemit.

  8. #28
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Pse e tirrni kaq gjat muhabetin per nje gje qe eshte e thjeshte fare.
    S.Berisha nuk pj.erdh fare se ē'far ka qene x ose y ne kohen e monizmit, mjafton te jet i bindur se personi ne fjale do bej pa nje pa dy ato qe do ti kerkoje Saliu.
    Ne te kunderten do etiketohet se s'ben, spiun, i kuq, bllokqen, kriminel etj.........
    Kur thot ndonje gje qe i shkon pershtat Qeverise Z. Uidhers propogandohet me te madhe si mbeshtetje e U.S.A, ne te kunderten Ai po nderhyn ne punet e brendeshme te Shteteve te Bashkuara te Shqiperise.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Njė tjetėr pėrrallė me ujkun dhe qingjin!

    Written by Gazeta SOT
    E Marte, 25 Maj 2010 00:00
    Nga Besi BEKTESHI

    Padyshim qė SHBA-tė, janė ato qė janė, sepse kanė njė drejtėsi dhe gjyqėsor vėrtetėsisht tė pavarur dhe normalisht tė paprekur ashpėr nga korrupsioni. Nuk ka qenė gjithmonė kėshtu, dhe shteti mė i fuqishėm i botės, ka kaluar prova e prova tė mėdha, me gjyqėsorin deri sa ka ardhur nė ditėt e sotme, ku vendimi i gjyqit ėshtė nė gradėn mė tė lartė i respektuar nga populli. Nga daljet e fundit tė ambasadorit simpatik Uidhers, sidomos simpatik pėr tė treguar disa pėrralla, qė njė pjesė e madhe e rinisė, por edhe fėmijėve nė Shqipėri nuk i dinė nga qė prindėrve tė tyre ua kanė treguar kaq e kaq shumė, sa tani nervozohen edhe po t’ia kujtosh... ėshtė shprehur fort pėr gjyqėsorin. Megjithatė, unė po kthehem te pėrrallat, e gjithsesi morali i pėrrallave ėshtė i domosdoshėm nė njė shoqėri qė rritet nė demokraci dhe patjetėr qė shembulli i njė ambasadori kaq tė rėndėsishėm pėr kėtė drejtim, ėshtė pėr t’u respektuar dhe inkurajuar, qė kudo qė tė jetė nė shėrbimin e tij diplomatik mbas Shqipėrisė, tė tregojė pėrralla tė tilla sa mė tė bukura. Uidhers ka deklaruar se "sistemi gjyqėsor nė Shqipėri, gjendet nėn presion" dhe aty ku e tha, ishin edhe Ina Rama dhe Kreshnik Spahiu.

    Uidhers, sipas mediave u ka kėrkuar nė njė qėndrim tė drejtpėrdrejtė tė gjithė tė pranishmėve pėr ekzistencėn e korrupsionit qė tė tregoheshin tė patundur. Ai ėshtė treguar shumė dyshues pėr rrėzimin e kandidaturės sė Vangjel Kostės nė Kuvendin e Shqipėrisė. Diplomati amerikan, u ka bėrė thirrje mediave tė shkruajnė gjithēka pėr tė vėrtetėn. "Sistemi i gjyqėsor gjendet nėn presion"... Ēfarė fjalie e mrekullueshme pėr tė kuptuar se nė ēfarė sistemi social po jetojmė. Uidhers praktikisht ka tė drejtė nė kėtė pikė. Por ama ka diēka. Sikur tė bėhej e mundur ta kthenin Ambasadorin e nderuar Uidhers sė paku 20-30 vite mė pėrpara! Tė shikonte ai vetė me sytė dhe dėgjonte me veshėt e tij, se sa "tė lirė" kanė qenė sistemi gjyqėsor nė ato vite nė Shqipėri.

    Bie fjala, meqė ėshtė shumė i shqetėsuar zoti Uidhers pėr rrėzimin e kandidaturės sė Vangjel Kostės, e cila nė fakt ka marrė 66 vota nga maxhoranca, por katėr deputetė nuk ja kanė dhėnė votėn e tyre, pse tė mos shikonte historitė e dikurshme dhe procesverbalet e njė qytetari tė quajtur Sulejman Hekuri dhe kalimin e paligjshėm tė kufirit tė mbetur nė tentativė... nė pėrgatitje!! Ose bie fjala tė kėrkonte (edhe nė internet, sepse aty kishte materiale tė mjaftueshme) tregime, jo pėrralla, tė njė tjetėr procesverbali qė mban datėn e vendimit 15 dhjetor 1989, ku Kosta Vangjeli (sipas tė dhėnave tė internetit dhe botimeve) ka dėnuar me 5 vite burg Agron Ficon pėr akuzėn "tradhti ndaj atdheut", Kastriot Marėn me 3 vjet e gjysmė dhe Adnan Ballėn me 1 vit burg, pėr krim kundėr shtetit.

    Njė tjetėr procesverbal shpreh qė Kosta V., ka dėnuar qytetarin Viktor Bani pėr arsye se ishte larguar pa leje nga internimi. Kanė dalė nė "eter" shumė tė dhėna qė nuk janė dyshime, por koncepte tė verifikueshme tė cilat thonė: Njė vendim tjetėr i marrė nė datėn 8 gusht 1984 nga gjyqtari Vangjel Kosta, dėnon qytetaren Evanthi Ligori me 6 muaj riedukim me punė, e cila do paguhej vetėm sa 1 e katėrta e pagės reale. Arsyeja e kėtij dėnimi ishte se e pandehura Ligori, ishte larguar pa leje nga vendi ku kryente dėnimin. Sipas kėtij procesverbali, qytetarja Ligori dėnohet me 4 muaj riedukim, edhe pse ajo kishte shfaqur njė sjellje tė mirė nė internim. Procesverbali shpreh se ajo u largua nga fshati ku kryente internimin, nė Kareē, pasi kishte fėmijėn e shtruar nė spital. Meqenėse nuk kishte gjetur punonjėsin e policisė pėr ta lajmėruar, ajo ishte larguar pa leje pėr nė Shijak. Pavarėsisht kėsaj rrethane, ajo mori njė dėnim pėr tė punuar 4 muaj me 1 tė katėrtėn e pagės, ku do tė bėnte edhe riedukimin.

    Procesverbali i radhės ishte njė dėnim i dhėnė nga gjyqtari Vangjel Kosta mė 30 korrik tė vitit 1990. Ai kishte dėnuar me 8 muaj burg qytetarin Artan Jero, pėr shkak se kishte tentuar tė kalonte kufirin, por mbetur nė fazėn e pėrgatitjes. Nejse, as qė bėhet fjalė se njerėzit kanė tė drejtė tė jetojnė dhe tė gjykojnė, por edhe tė prosperojnė, por kur kėto tė drejta i ka njė avokat si Kosta Vangjeli qė ėshtė edhe anėtar i "TLA" ose Tirana Legal AID SOCIETY, ose "Shėrbimi Ligjor Falas Tiranė" i sponsorizuar nga bie fjala "CAFOD", "UNICEF", "UNDP"... por edhe nga "SOROS", (nuk ka mundėsi nė Shqipėri qė elitat gjyqėsore, politike, mediatike dhe financiare tė mos dalin nga kjo fabrikė) pse tė mos i ketė edhe deputetė tė maxhorancės, qė nė bindjen e tij tė mos e votojė Vangjelin nė Kuvend. Ēfarė do tė thotė qė ėshtė "dyshuese" votimi i Kostės, pse katėr deputetė nuk e kanė votuar? Pėr mė tepėr kur Kosta Vangjeli vetė, fillon e bėn tė "persekutuarin" dhe e konsideron veten politikisht viktimė tė "ligjit tė lustracionit" qė nuk ka mundur tė kalojė nė Kuvend nė sajė tė PS-sė!! Nė njė intervistė, Kosta Vangjeli pohon se ka punuar si gjykatės para viteve ’90, por sipas tij, ai nuk ka dhėnė nė jetėn e tij ndonjė vendim politik, sikurse ėshtė deklaruar nga mazhoranca. Dhe rrėzimin e tij, e lidh me ligjin e shfuqizuar tė lustracionit. “Mė duket njė qėndrim partiak, nė mbėshtetje tė njė ligji tė rrėzuar nga Kushtetuesja, qė ėshtė ai i lustracionit. Kuvendi bėri ekzekutimin e njė ligji tė shfuqizuar”, ėshtė shprehur Kosta.

    Ai akuzon edhe deputetet e komisionit tė ligjeve, tė cilėt as nuk e pyeten gjatė seancės dėgjimore pėr vendimet qė ai ka dhėnė para viteve ‘90-tė, ndėrsa sipas tij, votimi nga parlamenti ndodhi nė mungesė tė plotė transparence. Gjate 25 viteve si jurist, Vangjel Kosta kujton se ka dhėnė njė vendim nė vitin 1989, pėr njė grup tė rinjsh qė rrėmbyen njė anije pėr tė ikur nė Itali. Dhe pikėrisht pėr kėtė vendim, ai u sulmua nga sistemi dhe u detyrua tė lėrė detyrėn.“Unė nuk kam gjykuar ēėshtje politike. Ndryshimet qė po ndodhnin nė atė kohė, s’mund tė mė linin mua tė qetė si gjyqtar. Pėr ta quajtur krim politik, pavarėsisht se juridikisht nuk mund tė ndryshoja akuzėn, brenda limiteve qė lejonte legjislacioni i kohės unė aplikova dėnime shumė tė lehta”, ka thėnė Kosta. Pėr Vangjel Kostėn, votimi i Kuvendit dhe rrėzimi i tij nė seancė, nuk ishte tjetėr veēse njė dėnim politik. Ja pra e gjitha! Ja edhe shqetėsimi i drejtė i ambasadorit Uidhers II. Nė kėtė mes ėshtė edhe drejtėsia e shqiptare. Nė kėtė drejtėsi ėshtė edhe Gjykata Kushtetuese nė Shqipėri. Kaq shumė ja kanė komplikuar jetėn Vangjelit, duke mos e kaluar nė Kuvend, sa ky ėshtė nė vitin 2010 i "persekutuari politik" njėsoj si ata qė dėnoheshin kur ai ishte dikur njeriu i ligjit i diktaturės dhe nė bazė tė ligjeve tė saj.

    Kurse sot... sot katėr deputetė tė pabindur tė PD-sė, nuk votojnė njė njeri tė jep mėsim nė magjistraturė dhe qė financohet nga "SOROS", pėr nė Kushtetuese! Po a ka mė keq se sa kaq!?? Po, kjo vlen pėr tu treguar si njė pėrrallė e bukur nė fėmijėt e vegjėl, duke hequr pjesėt "horror" tė historisė sė gjyqtarėve tė kushtetueses shqiptare nė kohė tė diktaturės. Pra duke i pėrmendur vetėm kohėn nga ‘90-ta e kėtej sidomos pjesėt ku ėshtė edhe historia me financime "sorosiane" dhe "padrejtėsinė" e katėr deputetėve demokratė, qė nuk ju ka bėrė dora tė votonin pėr Vangjelin. Morali!! Morali ėshtė se kur tė vijė radha tjetėr e votimit pėr "vangjelė" tė tjerė tė mbyllen sytė, hundėt, veshėt dhe tė votohet nė grup. Njėsoj si nė kohė tė nenit "arratisje e mbetur nė tentativė". Sytė duhen mbyllur qė tė mos shikojnė ato qė i kanė parė dikur, hundėn pėr tė mos dėgjuar erėn e atyre qė e kanė lėshuar dikur, veshėt pėr tė mos dėgjuar tregimet e atyre qė kanė hequr dikur...!! Por kur bėhet gjithė kjo keqardhje, si nuk i shkon mendja dikujt tė pyesė: Po mirė se kėto po i rrėzojnė "politikisht", gjyqtarėt qė kanė shėrbyer nėn diktaturė, po ato vetė (gjyqtarėt) si e lejojnė veten tė kandidojnė, kur e dinė se kanė shėrbyer nėn diktaturė... si!???? Kjo ka njė pėrgjigje.

    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi kanė kujtesėn e shkurtėr, por akoma mė tė shkurtėr e kanė ato shqiptarė qė dikur kur zbatonin ose mbronin ligjin e diktaturės kanė kujtuar se "bota do tė qėndronte e pa ndryshuar"!! Por bota ndryshoi dhe pėr fatin tonė vendi mik i madh USA dhe vendet e mėdha mike tė BE-sė dikur "fajtore" pėr tu dėnuar njerėz nė Shqipėri pse ju shkonte mėndja pėr tė ikur pikėrisht aty, janė me ne. Janė kėtu dhe gjėnė e parė qė na mėsuan ishte tė mos votonim nė grup me urdhėr dhe tė gjithė nė njė mendim, pa u konsultuar me ndėrgjegjen dhe mendimin tonė. Po, dhe do zoti, arrijmė ta kuptojmė tė gjithė njė ditė kėtė gjė. Pėr kėtė, mbase vlen tė tregohet pėrralla e "Ujkut me qingjin" ku tregohet se si "Ujku pinte mė lart se qingji ujė nė njė pėrrua, dhe akuzonte kėtė tė fundit se po i ndynte ujin". Po ja vlen pėr tu treguar si pėrrallė, sepse fėmijėt pastaj mund tė dallojnė se ku ėshtė vėrtetė drejtėsia nė kėtė rast dhe dyshimi mbi ujin qė rrjedh nga lart-poshtė.

    SOT
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Njė tjetėr pėrrallė me ujkun dhe qingjin!

    Written by Gazeta SOT
    E Marte, 25 Maj 2010 00:00
    Nga Besi BEKTESHI

    Padyshim qė SHBA-tė, janė ato qė janė, sepse kanė njė drejtėsi dhe gjyqėsor vėrtetėsisht tė pavarur dhe normalisht tė paprekur ashpėr nga korrupsioni. Nuk ka qenė gjithmonė kėshtu, dhe shteti mė i fuqishėm i botės, ka kaluar prova e prova tė mėdha, me gjyqėsorin deri sa ka ardhur nė ditėt e sotme, .....
    dhe ja c'thote wikipedia per kete ceshtje ..... ja c'fare zgjidhje i dha Rusvelti

    .........
    As a result, The Court continued to enforce a Federal laissez-faire approach, overturning many of President Franklin D. Roosevelt's New Deal programs, which were designed to combat the Great Depression, by 5–4 margins.

    Most notably, the National Industrial Recovery Act was overturned in Schechter Poultry Corp. v. United States (1935), and the Agricultural Adjustment Act was struck down in United States v. Butler (1936).

    In response, President Roosevelt proposed the Judiciary Reorganization Bill (called the "court-packing bill" by its opponents), which would have increased the size of the Supreme Court and permitted the appointment of additional (presumably pro-New Deal) Justices. The bill, however, had many opponents, including Roosevelt's own Vice President John Nance Garner, and was defeated in Congress.

    http://en.wikipedia.org/wiki/History..._United_States
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 25-05-2010 mė 16:30
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •