Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Makina e parë ‘Made in Albania’

    Makina e parë ‘Made in Albania’
    Posted by shqipmedia1 on Maj 17th, 2010 //
    Share

    .
    Do të takojmë sot Petrit Ymerin. Sigurisht që emri i tij nuk ju thotë asgjë, por në Cërrik ai është heroi lokal. Ky zotëri është konstruktori i parë shqiptar i një makine të mirëfilltë.
    Makina kabrio është e një kubature minimale, por është shumë e përshtatshme për trafik të dendur dhe mbi të gjitha është automjeti i parë “Made in Albania”.
    “Ideja ka ardhur nga eksperienca ime në punë. Shpesh mendoja se si mund të arrija të bëja një gjë të bukur, një gjë të mirë”, thotë Petriti.
    Petriti është një novator, por për proçesin e punës ai ka qenë shumë strikt dhe nuk i ka lënë asgjë rastësisë në xhevahirin e tij të vogël.
    “Bleva llamarinën, ndërtova shasinë nëpërmjet materialeve të blera në dyqan. Pastaj orientova sistemin e drejtimit, pastaj dola mbrapa me kokat e zbarës, koka paraleli dhe të gjitha pajisjet e tjera”, tregon Petriti.
    Por nuk ka qenë një shetitje e lehtë që një grumbull hekurishtesh të rëndomta t’i kthejë në një makine jo vetëm funksionale, por mbi të gjitha të sigurtë.
    “Hasa vështirësi në sistemin e frenave. Piva nja tre katër cigare derisa mblodha mendjen dhe më pas ia dola”, thotë Petriti.
    Si në çdo skuderi serioze, testimi është momenti i shenjtë, ku mblidhet ankthi dhe frika e ndonjë dështimi përfshi ndonjë aksident në rrugët automobilistike.
    “Provat fillimisht i bëja gjatë natës, në orët e vona, sepse sedra është gjë e madhe dhe unë jam 61 vjeç. Kur dola në provat e fundit që zbrita deri në qytet, marshallah makina eci mirë”, rrëfen Petriti.
    Diçka duhet theksuar, kjo nuk është zbavitja e fundjavës për Petritin, pas një jete të mbushur me vështirësi, fatkeqësi, këto makina të vogla të prodhuara nga ai vete, janë dashuria e tij dhe një shtysë e madhe përpara.
    Të blesh pjesë këmbimi për markat e njohura është ndoshta veprimi me banal në raport me një makinë, por ku i ka fabrikuar shpikësi ynë parakolpet dhe karrocerinë e makinës së tij.
    “I kam mbledhur tek kazanet e plehrave, aty i gjeta”, thotë shpiksi.
    Tashmë Petriti mund të quhet një prodhues makinash i afirmuar.
    “Kjo është makina e dytë që kam bërë. Një e kam shitur në Belsh, të cilën pronari e përdor për gjah”, tregon Petriti.
    Dihet që makinat e bukura janë dhe një magnet shumë i fuqishëm për femrat.
    “Bashkëshorten e shëtis me të, por nuk i kam bërë sedilje prapa, se kam hall se ma thyen. Por makina mban deri në 150 kilogramë”, thotë Petriti.
    Ai ka tejkaluar vetveten pasi ai në zanat ka hekurin dhe drurin dhe lidhjet elektrike nuk kanë fare të bëjnë me të.

    “Mu desh një muaj e gjysmë punë duke punuar nga mëngjesi deri në 2 të natës”, thotë Petriti.
    Ama në gjithë këtë mrekulli që ka krijuar Petriti, ka një difekt, ai nuk ka akoma një emër për veprën e tij.
    “Jo nuk i kam vënë ende një emër. Pres ndonjë konfirmim, udhëzimet nuk e di nga do i marrë”, shprehet Petriti.
    Kaluar problemi estetik tashmë vjen momenti i testimit objektiv për të verifikuar të gjithë fjalët që ka thënë Petriti.
    Një mjet komod, i sigurt i bërë me dashuri mbi të gjitha duke pasur parasysh ata që kushtet fizike nuk i kanë të lehta, kjo makinë me logo AL është krenaria jonë më e fundit industriale.
    T-CH

  2. #2
    Nuk eshte makina e pare, Si puna e ketije ka ndertuar me qindra e mira makina shqiperia, ok. Kemi ber kamjon , autobuze, traktor , etj. Bile edhe motorr edhe paisje xhenerike jan prodhuar ne vend, ndersa ky i ka bler te gatshme. Pfffff
    Thjesht me mbush programet e veta t.ch asgje me shume
    Ah sa per emrin thaj tja veri rrumpallhane.
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I lumte per cka ka bere me duart e fantazine e tij, por lutem te mos vihen tituj te tille krejt jashte te vertetes, se c'orientojne lexuesin kalimtar.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #4
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Makina kemi pas bere neve te lagja, me guzhineta, icik e prapambetur teknologjikisht....pak a shume si makina e Flinstones, qe i jipej me kembe. Ky eshte zgjuar vone!!!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  5. #5
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Nuk duhet t'ja humbim mundin....sot me kembe NESER me krah...i kem pare aeroplanat e pare te vllezerve anglez,shume qesharake duken dhe bien si miza pa kraah...ama askush nuk i perqeshi ato....
    Ah ta kishte bere ndonje Amerikan apo anglez,do kishim thene ja shih koke te mencura ...
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    82
    Po meq nuk eshte sikur avioni i Eurostarit ,ateher nuk vlene asgje.Forumiste per te shpikur dicka duhet se pari te keshilloheni me Eurostarin ,e tek pastaj kur merrni instruksionet e duhura e filloni projektin.
    I shkreti mendon se eshte EULEXI.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga perspektiva Lexo Postimin
    Po meq nuk eshte sikur avioni i Eurostarit ,ateher nuk vlene asgje.Forumiste per te shpikur dicka duhet se pari te keshilloheni me Eurostarin ,e tek pastaj kur merrni instruksionet e duhura e filloni projektin.
    I shkreti mendon se eshte EULEXI.
    Rri urte , se ta solla NATO-n

    Revolution 1848

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Rri urte , se ta solla NATO-n

    ----------------------
    Na jep dicka kombetare qe ke si shqiptar mbase po mbutrresh shume sepse me sende te te tjereve mos u lavdero.
    Dikur jemi lavuar me mjetet e Rusise ,dhe ajo iku.
    Pastaj ,u lavduam se jemi 1miliard shqiptar me kinez kuptohet ,edhe ajo kohe iku.
    Tash erdhi koha dhe themi se jemi NATO,edhe kjo kohe po perfundon.
    Ku po mbesim ne prap........................?!!!!!!!!!

    Me mushka e gomare neper udhen e kombit....................

  9. #9
    Cne ky pesimizem tek ti ? po me cudit, te dija me optimist
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ama në gjithë këtë mrekulli që ka krijuar Petriti, ka një difekt, ai nuk ka akoma një emër për veprën e tij.

    “Jo nuk i kam vënë ende një emër. Pres ndonjë konfirmim, udhëzimet nuk e di nga do i marrë”, shprehet Petriti.

    Mendoj se makinës duhet t'i vëjë emrin e tij: PETRIT.

    Petriti është një shpend i vogël grabitqar, që ngjan me skifterin. Makinës së tij të vogël i shkon ky emër.


    http://www.hlasek.com/foto/falco_peregrinus_2408.jpg

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •