Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Gül: Kosova, faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon

    Stamboll, 21 maj - Në ditën e dytë të vizitës në Republikën e Turqisë, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, ka qëndruar në Stamboll, ku është pritur nga presidenti i Republikës së Turqisë Abdullah Gül. Kryeministri Thaçi po sot ka zhvilluar një takim edhe me investitorë turq lidhur me
    investimet në Kosovë, takim ky i organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike të Jashtme. Në bashkinë e Stambollit, kryeministrit Thaçi i është organizuar një pritje nga zëvendës kryebashkiaku Ergün Turan
    Në takimin me presidentin Gül, kryeministri Thaçi ka falënderuar presidentin e Turqisë për përkushtimin e vazhdueshëm të shtetit turk për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Në veçanti, kryeministri kosovar vlerësoi lartë kontributin e Turqisë në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të investimeve ekonomike nga Turqia. Ai ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshtetëror, duke e vlerësuar Republikën e Turqisë shtet mik dhe strategjik të Kosovës.
    Presidenti Gül ka vlerësuar lartë rolin e shtetit të ri të Kosovës si faktor i rëndësishëm në forcimin e paqes, të stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë në rajon dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në ekonomi, arsim, kulturë dhe në fusha të tjera.
    Në takimin me investitorët turq, ndërkaq, kryeministri Thaçi ka ritheksuar përkushtimet e Qeverisë së tij për krijimin e një ambienti të favorshëm për investimet e huaja në Kosovë.
    “Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të krijuar kushte dhe mundësi reale për të inkurajuar investimet e huaja në Kosovë. Roli dhe kontributi i investitorëve turq që
    kanë investuar dhe janë duke investuar në Kosovë është i një rëndësie të veçantë për
    zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, ka thënë kryeministri, duke ftuar dhe mirëpritur edhe investitorë të tjerë nga Turqia.
    Në takimin e fundit të zhvilluar në bashkinë e Stambollit, kryeministri i Kosovës e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën në Turqi, duke theksuar interesimin për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetin metropolitan Stambollin.
    "Sipas pozitës dhe rëndësisë politike dhe ekonomike që ka, Stambolli paraqet një nga
    qytetet më të rëndësishme në botë. Republika e Kosovës dëshiron të ketë marrëdhënie
    të drejtpërdrejta me Stambollin", tha Thaçi, duke cekur gatishmërinë për binjakëzimin e Stambollit me komunat e Kosovës. Ai ka theksuar edhe gatishmërinë e institucioneve kosovare për të zhvilluar bashkëpunim me prodhues dhe institucione tjera të Stambollit në planin ekonomik, teknik, në arsim dhe në fusha të tjera.
    Duke falënderuar kryeministrin Thaçi dhe anëtarët e delegacionit shtetëror të
    Kosovës për këtë vizitë, zëvendës kryebashkiaku i Stambollit, Ergün Turan i ka njoftuar ata për projektet dhe investimet që janë në realizimin e sipër në Stamboll. Në shenjë të respektit ai i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës një libër për historinë e Stambollit dhe një plaket të këtij qyteti që sivjet është shpallur kryeqytet kulturor i Evropës.
    Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Turqi, delegacioni kosovar është pritur nga kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan dhe anëtarë të kabinetit të tij qeveritar. Pas takimit të gjatë e të përzemërt, janë nënshkruar katër marrëveshje bashkëpunimi midis Kosovës e Turqisë në fushën e transportit, të bujqësisë, arsimit dhe ambientit.
    Gjatë ditës së djeshme delegacioni nga Kosova ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoğlu.
    Në të gjitha takimet në Ankara e Stamboll, temë bosht ishte thellimi dhe forcimi i
    marrëdhënieve mes dy vendeve mike, si dhe kontributi i Turqisë në procesin e rritjes së numrit të vendeve që do ta njohin shtetësinë e Kosovës. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #22
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bashkëpunim intensiv i Kosovës e Turqisë në arsim

    Prishtinë, 20 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka nënshkruar sot protokoll bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë, respektivisht me ministren Nimet Çubukçu.

    Sipas këtij protokolli të nënshkruar, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të nxisin bashkëpunimin në aspektin e shkëmbimit të ekspertëve, mësimdhënësve, nxënësve, studentëve, po ashtu në shkëmbimin e informatave dhe eksperiencës.

    Të dy institucionet më të larta të arsimit, do të bashkëpunojnë edhe në drejtim të mbështetjes së arsimit në gjuhën turke në Kosovë, rishikimin e teksteve shkollore, njohjen reciproke të diplomave të niveleve primare dhe sekondare të arsimit.
    Në takimin që ka pasur me ministren Çubukçu, ministri Hoxhaj ka biseduar edhe për themelimin dhe funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. Po ashtu, ai e ka falënderuar ministren Çubukçu për dhënien e bursave për studentë nga Kosova që studiojnë në Turqi dhe ka kërkuar që të mbështeten para së gjithash programe studimi që janë kyçe për zhvillimin ekonomisë, si: biznesi, menaxhmenti dhe IT-ja. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    lap bre ev po moti nuk ke qene ketu pari po me nje foto te fort e hape programin!!
    lap ju kur e lyp nevoja edhe dajes i thoni derr a !!
    tash u kthyet nga turqia se e pate se euleksi bashkimi europian po ua nxjerr dosjet!!


    dhe jeni duke kerkuar alate te rinj per ti neutrlizuar so do pak tronditjet qe moret keto dite nga nje prokuror i eulkzit!!


    lap nime ty a po te kap kund kjo fare furtune se ti je bashkpuntor direkt i kryministrit!!

  5. #25
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Turqia ka rendesi te vecante per Kosoven,mardhenjet e mira me cdo shtet kane rendesi jetike per nje shtet qe qendron ne kembe qelqi dhe sidomos me nje shtet te fuqishem si Turqia,edhe per nje arsye emotive ku rruzat e shperndara te gjakut shqiptar nga historia e dhimbshme shqiptare rrjedhin ne damaret e te gjithe Turqise. ( sigurisht JO nga nostalgjia se cka kemi marre nga Turqia kur ishim rober te Turqise, jo nga malli per prangat dhe pasojat por, per realitetin e sotem )
    Z.Erdogan eshte nje burrshteti me integritet dhe i zoti, njerez te tille i duhen cdo kombi,shpresoj qeveritaret tane te mesojne nga njerez si ai se si duhet ruajtur dinjiteti dhe integriteti i kombit qe perfaqson.
    Te mesojne te dalin nga inferioriteti dhe servilizmi , e di qe nuk krahasohet Kosova me Turqine por, prapeseprape nuk duhet te jeshe shume i madh dhe shume i forte qe te keshe integritet!

    me nderime per miqesite e Shtetit Kosoves dhe miqte e shqiptareve,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 22-05-2010 më 08:41
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •