Eurodeputetja Doris Pak ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri duke e vlerësuar atë, shqetësuese. Duke folur nga Zagrebi pas një takimi me kryeministrin e vendit Sali Berisha, Pack tha se socialistët duhet të krijojnë një lëvizje për t'i treguar kryetarit të tyre, Edi Rama se rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevojë dhe se situata e krijuar, zgjidhet vetëm në parlament.
Eurodeputetja gjermane theksoi se kreu i selisë rozë po mban peng heqjen e vizave për shqiptarët dhe po sillet në mënyrë të pakuptueshme. E në kuadër të kësaj, në të njëjtën linjë me shumë institucione dhe udhëheqës ndërkombëtare, Pack tha se situata e krijuar mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë, në parlament.
tvklan
Krijoni Kontakt