Pritja me e mire e bere shtetit dhe institucioneve te Kosoves.
Pritja me e mire e bere shtetit dhe institucioneve te Kosoves.
Valla pritje madheshtore i paskan bere,hallal.Hajde shpresojme se do te ndryshon dicka ne Kosove! Ama edhe keta pushtetaret tane te ndrrojne pak veten...se ne ata qe u mbeshteten.ata i tradhtuan...
I vetmi hero i kombit Adem Jashari
Vertet pritje madheshtore nga Turqia , edhe Thaqi nuk mu duk se kishte humbur e pash ishte ne form vetem duke buzqeshur si duhet
LIVERPOOL
you`ll never walk alone
Kryeministri Thaçi pritet nga presidenti i Turqisë, Abdullah Gül
Në takimin me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në emër të institucioneve dhe të popullit të Kosovës falënderoi presidentin e Turqisë për përkushtimin e vazhdueshëm të shtetit turk për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha sferat. Në veçanti, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë kontributin e Republikës së Turqisë në procesin e njohjeve për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të investimeve ekonomike nga Turqia.
Kryeministri Thaçi në takim shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshtetëror, duke e vlerësuar Republikën e Turqisë shtet mik dhe strategjik të Kosovës.
Nga ana e tij, presidenti i Republikës së Turqisë, Abullah Gül në takim me kryeministrin Thaçi, duke vlerësuar lartë rolin e shtetit të ri të Kosovës, si faktor i rëndësishëm në forcimin e paqes, të stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë në rajon, shprehu gatishmërinë e Republikës së Turqisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit, kulturës dhe në fushat tjera.
Po sot, organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike të Jashtme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me investitorë turq lidhur me investimet në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi ripotencoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një ambienti të favorshëm për investimet e huaja në Republikën e Kosovës.
Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të krijuar kushte dhe mundësi reale për të inkurajuar investimet e huaja në Kosovë. Roli dhe kontributi i investitorëve turq që kanë investuar dhe janë duke investuar në Kosovë është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, - u shpreh kryeministri Thaçi, duke ftuar dhe mirëpritur edhe investitorë tjerë nga Turqia për të investuar në Republikën e Kosovës.
Në bashkinë e Stambollit, kryeministrit Thaçi i është organizuar një pritje nga zëvendës kryebashkiaku, Ergün Turan.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi të rëndësishme vizitën në Turqi, duke theksuar interesimin për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetin metropolitan Stambollin, si qendër e rëndësishme ekonomike dhe strategjike.
“Sipas pozitës dhe rëndësisë politike dhe ekonomike që ka, Stambolli paraqet një nga qytetet më të rëndësishme në botë. Republika e Kosovës dëshiron të ketë marrëdhënie të drejtpërdrejta me Stambollin”, tha kryeministri Hashim Thaçi, duke cekur gatishmërinë për binjakëzimin e Stambollit me komunat e Kosovës.
Kryeministri Thaçi theksoi edhe gatishmërinë e institucioneve kosovare për të zhvilluar bashkëpunim me prodhues dhe institucionet tjera të Stambollit në planin ekonomik, teknik, në arsim dhe në fusha të tjera.
Duke falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e delegacionit shtetëror të Kosovës për këtë vizitë, zëvendës kryebashkiaku i Stambollit, Ergün Turan njoftoi ata për projektet dhe investimet që janë në realizimin e sipër në Stamboll. Në shenjë të respektit i dorëzoi kryeministrit Thaçi një libër për historinë e Stambollit dhe një plaket të një vendi kulturor në këtë qytet, që është shpallur kryeqytet kulturor i Evropës për vitin 2010.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi është pritur nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe anëtarë të kabinetit të tij qeveritar. Pas takimit të gjatë dhe të përzemërt janë nënshkruar katër marrëveshje bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e transportit, të bujqësisë, arsimit dhe ambientit.
Gjatë ditës së djeshme delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi pati takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu.
Kryeministrin Thaçi në vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë e shoqërojnë ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ministri i Tregtisë, dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yağcılar dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
Në të gjitha takimet në Ankara dhe Stamboll temë bosht ishte thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve mike në shumë fusha me interes, me theks të veçantë investimet ekonomike turke në Republikën e Kosovës, si dhe kontributi i Republikës së Turqisë në procesin e rritjes së numrit të vendeve që do ta njohin shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës.
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
O Ximi shkruj t'lutem me shkronja normale, edhe me ngjyre normale, se seriozisht keto shkronjat e kuqe eshte shume palidhje me i perdor ne nje tekst politik apo qe ka te beje me diplomaci.
ngjyra e kuqe tregon per dashurine deri ne orgazem psiqike qi ka hapesi i temes per Turqine
kjo simbas tij sepse ashte shteti i vetem ne bote qi na dashurron me zemer e pa hile
zot bane mire duhet me thane.
palush..
eshte per tu gezuar lajmi qe burrshtetasit e kosoves jan ftuar e jan pritur mire ne turqi.
pra ska gje te keqe se eshte dhen me te kuqe..
vec mir kemi nga mbeshtetja e shteteve te forta.. sidomos per kosoven..
Një President turk në mes të viteve ‘90 bënte shaka me Presidentin shqiptar kur i thoshte: “Unë drejtoj më shumë shqiptarë sesa ju”. Për rast ai President kishte një dell shqiptari. Në Turqi jetojnë 4 milionë shqiptarë, edhe pse pak prej tyre vazhdojnë të identifikohen si të tillë. Turqia është kështu shteti i dytë pas Shqipërisë, për nga numri i banorëve shqiptarë, megjithëse me një komunitet që zor se identifikohet...
Jam shume i gzum edhe une qe kreret e Kosoves te priten mire ne çdo vend
po nuk ma ban zemra me mendu se Turqija i don ma shume se SHBA psh
e kjo ne mendjen e ndonji talebani, vetem sepse jane muslimane
se po te ishte ashtu nga 57 shtete qi ka Konferenca Islamike duhet ta kishin njofte ma shume se 17
po ashtu pse shumica e vendeve te krishtera e kane njofte ??
Kush ka njofte Kosoven vlereson demokracine dhe te drejten mbi gjitha tham une, pra psh nji rezolute pordhesh e Konferences Islamike nuk ka pse kalon ne ekstaze askend
sidomos kur msojme se shumica e vendeve te ksaj Organizate nuk na kane njofte si shtet, edhe pse na i tundim Kuranin pa pushim
Une e ndaj Turqine si vend aleat strategjik, nga shume vende te tjera te Konferences por nuk e quaj yllin polar te shqiptareve, edhe pse historikisht shqiptaret kane kene ylli i saj polar
Per mu te gjitha ato vende qi nuk e kane njofte Kosoven nuk meritojne respekt, poashtu edhe ata persona qi me gjykime anakronike krijojne mjegull ne rrugen qi shqiptaret kane perpara.
pËR TY Palush, dhe krejtë ata që mendojnë si ti, ja një përgjigje pse nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të gjitha vendet anëtare të OKI-së;
Shumë analistë-politikë shqiptarë akuzojnë Organizatën e Konferencës Islamike (OKI) për mosnjohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës, thua sikur Kosova të ishte pikë numër një në agjendën politike të kësaj organizate fetare. Ishte dhe është gabim i madh i mosnjohësve dhe kritikuesëve të politikës së botës arabe-islame, kur është në pyetje njohja e pavarësisë së Kosovës, të cilët, në njërën anë, bazë për këtë njohjeje të menjëhershme sipas tyre do duhej të ishte faktori i përbashët fetar-islam midis Kosovës dhe kësaj bote, ndërsa në anën tjetër, në të gjitha analizat e tyre publike shanin dhe i bënin thirrje kryeministrit Sali Berisha që ta nxjerr Shqipërinë nga anëtarësia pranë kësaj Organizate, duke e akuzuar atë se ishte "islamisti më i madh" i cili Shqipërinë e kishte anëtarësur në OKI!? Pra, shikoni këtu dyfëtyrësinë dhe moralin e dyfishtë të këtyre analistëve politikë; e shajnë dhe kritikojnë këtë Organizatë pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si shtet me shumicë fetare islame, ndërsa në anën tjetër akuzojnë Sali Berishën se Shqipërinë po e kthen drejt Lindjes së prapambetur, dhe se Shqipërinë po e islamizon dhe po e bënë shtet musliman në jug të Evropës!?
A ka dikush që mund t'i bije në fije kësaj politike prej dy arshinësh veprimi, ose të na e shpjegon këtë maskaradë dhe këtë imoralitet në publicistikën shqiptare, andej dhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar pa dallim, pra a ka kush të na shpjegon se ku fillon dhe ku mbaron injoranca dhe hipokrizia në mendësinë politike shqiptare ?! Bota arabo-islame nuk han barë, ore mendjehollë, sepse edhe ta shajsh dhe ofendosh këtë Organizatë, edhe të presish njohje të pavarësisë së Kosovës nga e njëjta, kjo është më shumë se marrëzi politike....!
Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 21-05-2010 më 16:06
Krijoni Kontakt