Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 72
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    a mendon ti se prokurori i euleksit veq ja ka fut hava!!
    a mendon ti se nuk ka fakte euleksi per keqperdorime abuzime ,vjedhje korrupsion ne ministrine e fatmir limajt dhe te tjera!!


    se si i ka ai pune ne holande kjo nuk ka rendsi fare po te ishte i padobishem per holanden nuk do te sherbente ne euleks dhe anasjelltas!!

    krejt qka themi ne mund te jene deshira, inate, tifozllek pro ose kunder por le te bej drejtsia punen e vet!!

    Ne demokraci mundesh me folur si te duash por nese ke fakte fakte vendosi ketu ne forum dhe sigurishte se dote bisedonim !¨! Por te presim nihere se sa fakte ? ka euleshi po haron ti zotri se euleshi u zune me kontra BANDE dhe ka qen ne panike ai mundohej qe ta shpeton fetyren se si u gjinde ne kontra bande dhi i terbuar u sule ne nje ministeri me Arsenale vetem e vetem per te thane se une po e luftoje korrupsionin si mundet te luftoj korrupsionin njerzit kontrbanditet e alkolit dhe te cigareve .Une nuk dua te mbroje as kend po duhet te mbrohet shteti nga KONTRABANDISTET E EULESHIT

    G-2 po dukesh sikur me qen Naim RRustemi dhe si duke nuk ta kan len as edhe nje ashte per keta te Pdk-es mos harro se ke perfitue ne shume fusha po nuk dua te ceku se
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 22-05-2010 më 07:57
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    SELIA E KRYETARIT RUGOVA : INSTITUCION QEVERISËS APO SHTAB I KRIMIT TË ORGANIZUAR ?

    PAK NJE HISTORI JO SHUME E MOQME:

    me 20 prill 2005


    Prapavija e errët e institucioneve të Kosovës




    Pak fakte janë bërë publike nga bastisja e shpejtë, përqendruese dhe me shumë predispozita për të penguar përfundimisht goditjet e këqija nga sjelljet, aktivitetit dhe qëllimet e një suite – marionetë e stacionuar, mu në zyrën e kryetarit të Kosovës. Zyrës së kryetarit të Kosovës, vetë kryetari i Kosovës i thotë “presidencë”. Mirëpo, kontrollimi disaditësh i zyrës dhe lagjes “Velania” ku është e vendosur selia e kryetarit të Kosovës, ka rezultuar që është bërë nga njësi speciale të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, e këta të fundit tani i shohim rregullisht në dyer të selisë. Kontrolli ka nxjerrë sheshit shumë spekulime dhe flitet për gjetje të armëve, municion, para, por “spekuluesit seriozë thonë që ka të ngjarë që në zyrën e kryetarit të Kosovës, ose aty diku, të jetë gjetur edhe drogë”. Organet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje, gjë që ishte dashur të bëhej si gjithkund në botën e qeverisur mbi baza demokratike. Kur s’ka detaje, gjithmonë ka spekulime. Rreth misterit në Velani, një gjë tashmë është vërtetuar: se nëpër shkallët e selisë dhe kthinave perandorake të ndërtesës, përskaj xhipeve dhe në xhipet zyrtare të suitës së kryetarit, në konferenca shtypi, aeroporteve e gjetiu nuk shihen djelmosha në të zeza që shumë të krekosur, përbënin “gardën” e kryetarit tonë. Nuk shihen këta djelmosha që jo vetëm ishin shumë (flitet për 40, 60 e ndoshta edhe deri në 80 veta) mirëpo, ishin edhe arrogantë, të pakulturuar dhe mjaft të dyshimtë në kuptim të prejardhjes dhe biografisë për të qenë të denjë ta ruajnë me besnikëri një kryetar. Pak na intereson prejardhja dhe biografia e tyre, sepse ka qenë çështje e zyrtarëve për siguri të kryetarit kjo punë, por në anën tjetër nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: çka i duheshin kryetarit Rugova kaq shumë roje, dhe prej kujt ruhet kryetari Rugova kaq shumë?

    Suita - marionetë, nuk është bërë dje. Si një shtab i krimit duket të ketë qenë selia e kryetarit të Kosovës. Çka është synuar kështu…? Shefat e ndryshëm të sigurisë së kryetarit Rugova, kanë demonstruar duke mbledhur shumë djem me të zeza rreth lagjes Velania “aftësinë mbrojtëse”! Kanë demonstruar në publik rejtingun e tyre me pretekst se “kryetari Rugova është shumë i rrezikuar”! Gjithashtu, shefat e sigurisë së kryetarit Rugova kanë krijuar rrjetin e marrjes nën kontroll të selisë së kryetarit të Kosovës, dhe përdorimin e selisë dhe të figurës së kryetarit për nevoja të ndryshme – të gjithanshme. A e ka ditur pozicionin e tij dr. Rugova? Absolutisht. Ai ka qenë që prej fillimit, para lufte dhe pas lufte i vetëdijshëm se krijimi i një “garde” mbrojtëse që reflekton “siguri dhe pompozitet në sy të publikut dhe qytetarëve”, që kryen bile edhe punë të tjera, që ia ruan atij figurën dhe ia forcon vazhdimisht prestigjin pa zgjedhur mjete, është një diçka që e kanë përdorur perandorët, mbretërit, diktatorët etj. Kjo, i ka konvenuar vazhdimisht mentalitetit të tij ballkanik!

    Dy veprimet direkte, padyshim të montuara (sulmi i 12 marsit të vitit 2004, dhe sulmi i 15 marsit të vitit 2005), kanë specifikën e tyre, por këto “driblingje” të skenuara në mënyrë perfekte, më në fund e humbën shijen. Sado që nuk po flitet dhe nuk po tregohet se cila ishte shija e humbur, kryetari i Kosovës e ka përfunduar lojën. Policët zyrtarë që e ruajnë tash e tutje nuk janë autsajderat e lozhave të sigurisë, dhe skenarët e ndodhur nëse jo sot, një ditë do të bëhen publikë. Në sytë e qytetarëve dhe në sytë e prokurorëve e të gjykatave, misteri nga Velania nuk është fshirë. Dhe as nuk do të fshihet! Projekti që ka mundur të shpërthejë në mënyrën më të keqe, po të mos kishte qenë “dosja e PDK”-së, ka mundur të variojë sipas një parashikimi të zi: një ditë, dr. Rugova të mos i shpëtojë atentatit të vetëprojektuar. Pra, që imagjinimet e deritashme të shefave të sigurisë, të përfundojnë me një të vërtetë. Me apo, pa qëllim…

    Të gjithë do ta kishim të qartë se çfarë do të ndodhte! Së pari, “partia mëmë” dhe shefat e sigurisë së dr. Rugovës me ndihmën logjistike të “Botës sot”, me ndihmën e qarqeve politike dhe agjenturore jashtë Kosovës, por edhe me ndihmën e mercenarëve nga Serbia e Maqedonia, do ta akuzonin apriori PDK-në për atentat. Ashtu – kështu, për të dy improvizimet e atentateve të përmendura më lart, tashmë është thënë se ka gisht PDK. Atentati ndaj Rugovës do ta kishte synimin sa perfid në njërën anë, po kaq të qëllimshëm në anën tjetër: shkaktimin e destabilizimit anarkik të vendit. Ky skenar i errët, sipas të gjitha gjasave një ditë është dashur të bëhet i vërtetë (një nga rezervat e fundit të fundërrinave antikombëtare dhe proserbe për ta shpartalluar Kosovën). Synimi për t’u likuiduar dr. Rugova një ditë të afërt, do ta keqësonte gjendjen. Acarimi do të synohej për të nxitur luftë civile.

    Pse e supozojmë këtë fakt? Vrasjet e njëpasnjëshme për gjashtë vitet e fundit (pa iu kthyer kohës së luftës kur ishte tentuar me çdo kusht përçarja dhe konfrontimi i armatosur), vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt etj., kanë pasur qëllime të errëta për të shkaktuar përplasje kombëtare. Skenari që u bë në lidhje me dërgimin në Hagë të Ramush Haradinajt (kryesisht me ndihmën e LDK-së dhe të shërbëtorëve të saj në partitë e tjera, dhe në AAK), kishte për qëllim shkaktimin e kaosit, por ky kaos u projektua që të eskalojë në konflikt civil, me vrasjen e të vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Shërbimet agjenturore e provokuan edhe një tjetër gjë: goditjen e selive të partisë ORA, dhe të PSHDK-së. Tri sulme serike (tentim-atentati kundër kryetarit Rugova, vrasja e Enver Haradinajt dhe goditjet e selive të partisë ORA dhe të PSHDK-së), ishin të mjaftueshme për të kuptuar (shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut) se suita – marionetë e instaluar në Velani por e degëzuar në gjithë Kosovën, ishte gati të dilte nga kontrolli i plotë. Ramë Maraj që tashmë duket të ketë qenë shpirti i agjenturës së ish-UDB-së (e konvertuar në organizatën “Sigurimi i Atdheut”), në bashkëpunim me të rekrutuarit e tij në LDK dhe në parti të tjera, e kishte siguruar terrenin politik dhe institucional, dhe e kishte krejt të lehtë ta dridhte Kosovën, sa herë të kishte nevojë. Dekonspirimi i z. Maraj dhe kontrolli në Velani, janë dy ngjarje që assesi nuk duhet të marrin fund në gazeta, këtu ka punë policia dhe prokuroria. Këto dy ngjarje, aktet dhe faktografia, terreni, gjendja e djeshme dhe e sotshme po tregojnë se nuk flitet për pushtet demokratik në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të mbushura me agjentë të ish-UDB-së dhe me rekrutë të rinj, që ish-stafet e vjetra të këtyre kategorive agjenturore (të ish-Sigurimit Shtetëror Jugosllav, të ish-Sigurimit të Serbisë dhe të Sigurimit të Fshehtë ish-Jugosllavë e të Sigurimit të Fshehtë Serb të sotshëm), i kanë instaluar në pushtet nëpër gjithë Kosovën. Kosova është tip i qeverisjes gjysmë diktatoriale, me elemente të sistemit policor – ushtarak. Shumë institucione të Kosovës (Organet komunale, Organet qendrore, Kuvendi, Qeveria, policia e SHPK-së, ndërmarrjet e ndryshme publike, si PTK, pastaj bankat dhe bizneset e tjera private), janë të mbushura me agjentë të rekrutuar dhe të udhëhequr nga organizatat ilegale, si “Sigurimi i Atdheut”, por edhe nga qendra të tjera politike e parapolitike (kush do fakte, le të urdhërojë të hetojë pak më thellë institucionet e ndryshme të Kosovës dhe do t’i gjejë të dyshimtit). Kur është fjala për organizatën “Sigurimi i Atdheut”, një tip i tillë i organizatës edhe pse është dekonspiruar (sipas traditave së veprimtarisë së shërbimeve), ka shemrën e vet. Krejt nën hije dhe larg prej syve të opinionit e të qytetarëve. Skenarët e zinj antishqiptarë, por sidomos skenarët kundër Kosovës, nuk janë të mbaruar.


    P.S.
    Ndërskamcat e LDK-ucave synim kanë luften civile dhe kthimin e forcave serbe në Kosovë, për ta mbajtur edhe nja 15 vite pushtetin pa shtet.

    Disa skenarë shifet se po deshtojnë edhepse ca kanë vënë rrënjë dhe ua thithin gjakun shqiptarve sipas diktatit të Rugovistve-Millosheviqian.
    Si ka fillu Euleksi me rrëmi nër tok, ne qoft se ka diqka te dyshimt ke djemt e Rugoves, pa e zbulu nuk e lajn.

    Dhe i dergojn s'bashku me Hashimin ne nje dhom ne Dubrave se kan shume ma shume pika te perbashketa sesa mendon ...

    Sa per Enver HARADINAJ, dihet se kush eshte prapa asaj ngjarje ... por qdo lajm e don momentin e vet, keshtu qe per ket tradhti, shqipfolsat do te dalin ne shesh ne momentin e duhur besoj ...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Ne demokraci mundesh me folur si te duash por nese ke fakte fakte vendosi ketu ne forum dhe sigurishte se dote bisedonim !¨! Por te presim nihere se sa fakte ? ka euleshi po haron ti zotri se euleshi u zune me kontra BANDE dhe ka qen ne panike ai mundohej qe ta shpeton fetyren se si u gjinde ne kontra bande dhi i terbuar u sule ne nje ministeri me Arsenale vetem e vetem per te thane se une po e luftoje korrupsionin si mundet te luftoj korrupsionin njerzit kontrbanditet e alkolit dhe te cigareve .Une nuk dua te mbroje as kend po duhet te mbrohet shteti nga KONTRABANDISTET E EULESHIT

    G-2 po dukesh sikur me qen Naim RRustemi dhe si duke nuk ta kan len as edhe nje ashte per keta te Pdk-es mos harro se ke perfitue ne shume fusha po nuk dua te ceku se

    edhe ti e din se ka fakte per hajni e korrupsion sa te dush!!

    a u vodhen dosjet e krimit dhe korrupsionit ne dhomen e sigurise !!
    pse qka ka naim rrustemi a veq qe doli nga pdk-ja a!!



    naim rrustemi ja ka ber si burrat edhe ai si nazim bllaca u distancue nga krimi dhe korrupsioni!!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une per vehten time nuk e kuptoi as opoziten,ne vend qe opozita te kerkoi me forc ndjekjen e hajnave kush do qofshin ata,te kerkoin zgjedhje te para koheshme sepse kjo qeveri ka humb kredibilitetin,paramendojeni kryeministrin te na e kontrolloin ne hyrje dalje.
    Dikush ketu pyet prit deri sa te dalin faktet,sigurisht qe faktet egzistoin por keta perendimoret nuk ju ngutet,keta jan duke e mat intelektin e klases politike,jan duke hetu se si po sillet lidershipi,por nje gje besoi une qe njerzit me te korruptuarit jan ne pushtet ketu nuk kam asnje dilem.
    Do isha shum i knaqur qe prokurori yn ta ket guximin qe ti ndjek hajdutet vet,e jo te huajt te na i kryejn detyrat tona,fatkeqesisht me sa shifet prokuroria jon ose eshte vet e zhytur ose nuk e ka guximin.

    Sido qe te jet kam bindjen se durimit po i vjen fundi,dhe populli eshte lodhur me demagogjit e politikajve,njerzit duan te jetoin normalisht,por kete nuk po ua lejojn politikajt tan,jeten na e kan ber ferr,ne kete koh shifet qe vetem qeveria dhe sahan lpiresit e saj jan te knaqur kurse shumica e popullit jetoin nen minimumin e qdo egzistence,ne shtetet per rreth kafshet kan te ardhura me te larta per kok banori se sa kemi ne ne kosove,a e dini ju se sot per kok te banorit ne ditje shpenzohen diku 60 cent kjo eshte jeta reale sot ne kosove.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    EULEX-i kontrollon kryministrin thaqi


    20-05-2010 15:03 CET

    Prishtinë. Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe katër ministrave të kabinetit të tij u janë kontrolluar në detaje bagazhet me skaner nga doganierët e misionit EULX në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).

    Thaçi bashkë me Fatmir Limajn, Enver Hoxhajn, Lutfi Zharkun dhe Blerand Stavilecin kanë përjetuar një kontroll të detajuar teksa po kalonin përmes zonës VIP të aeroportit për të udhëtuar për në Turqi.

    Përveç se janë kontrolluar, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, ngase veturat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.

    Veturat e tyre janë parë të kthehen prapa tek shenja “Gate 1” në aeroport, ndërsa zyrtarët qeveritarë kanë ecur në këmbë. Porta VIP, përmes së cilës kalojnë zyrtarët më të lartë të institucioneve të vendit me vetura, është bllokuar nga një veturë e doganierëve të EULEX-it, ndërsa afër sa janë parë disa doganierë të këtij misioni.

    Zyrtarë nga EULEX-i nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë kontroll doganor jo fort të zakonshëm, megjithatë, kanë sqaruar se bëhet fjalë për një procedurë të ligjshme.

    “Sot, zyrtarët doganorë të Kosovës dhe EULEX-it në bashkëpunim me
    sigurimin e aeroportit, kanë kryer kontrolle të bagazhit me skaner me rreze X në zonën VIP në Aeroportin e Prishtinës. Këto janë procedura të ligjshme”, ka bërë me dije zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, duke mos specifikuar nëse kontrollimi në ditën kur po udhëtonin zyrtarët qeveritarë është bërë me ndonjë arsye të caktuar.

    Me gjithë kontrollimet, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Limaj, Hoxhaj, Zharku e Stavileci të mërkurën në mesditë kanë udhëtuar zyrtarisht për në shtetin e Turqisë.

    Përmes një kumtese të lëshuar, kryeministria ka bërë me dije se në ditën e parë të vizitës, kreu i ekzekutivit do të takohet në Ankara me homologun e tij turk, Tayip Erdogan. Në ditën e dytë ndërkaq, sipas kumtesës, kryeministri do të qëndrojë në qytetin e Stambollit, ku do të takohet me zyrtarë lokalë.

    Kryeministri Thaçi dhe katër ministrat e kabinetit qeveritar, gjatë kësaj vizite pritet që me Qeverinë e Turqisë të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.

    Vizita e Thaçit, Limajt dhe ministrave tjerë në Turqi po ndodh vetëm pak ditë pas shpalljes së një konzorciumi turko-frances fitues të tenderit për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Kjo përzgjedhje u përcoll me akuza për korrupsion nga disa kompani konkurrente, parti opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Currently 5.00/512345
    O LLap ku ku qka i paskan ba Shimes.me pas ky pak inat kish dhane doreheqje menjehere sepse eshte trajtuar si hajn.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  6. #46
    EULEX ka ba shkelje shum te renda sepse e ka prish imazhin e hajdukave hajdukat i kan ba ligjet mos mi kontrollu kerkush me ba qat kan qefin e EULEX ka vepru keq ktu qe i ka nguc Hajdukat
    Une e kom pa qe Hashim Thaqi edhe Fatmir Lima jan tu dal ne TV me maska te Carnevalit se trohen e ftyres nuk e kan. Mem than mu dikush ke vjedh kur e di qe kur nuk kom vjedh shkoj i mes qaf pse po ma ngjet, e Lima jo xhixha buba se e ka Grejzin ner kapuq Pse spo jep dorheqje me shku ne Gjykat mu qart aty me than qiti faktet >?! Ky o qelik kines me gju per toke bohet pluhen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga apacer : 23-05-2010 më 17:13

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    HASHIMI si ALI BABA ME 40 HADUK

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kritikon doganierët e EULEX-it, te cilat sic raportuan disa media kosovare, ushtruan kontroll ndaj bagazheve të kryeminsitrit Hashim Thaci dhe katër ministrave të kabinetit të tij, ndërsa po udhëtonin për një vizitë zyrtare në Turqi.

    Walker tha se ndihet i fyer dhe i ofenduar me veprimin e fundit të doganierëve të EULEX-it, te cilin e ka cilësuar “arrogant, joprofesional, dhe jashtë çdo norme shtetërore”.
    “Nëse bëhet kontrolli tek Hashim Thaci si individ, kjo është normale, por ta kontrollosh kryeministrin, kjo është turp”, ka thënë Walker.

    Sipas tij, nuk mund të përçmohen në këtë mënyrë udhëheqësit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sipas ambasadorit Walker, EULEX-i nuk ka kompetenca, që të kontrollojë në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të Kosovës.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush ka tregu dhëmbët pa nevoj ka mbetur pa ta!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    William Walker jeni njeri i drejte ,se ju jeni qe i zbuluet kriminelet qe jan kunder popullit te kosoves edhe disa te Eulex qe jan kunder popullit te kosoves,god bless USA and Repoblic of Kosova.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •