ALBISLAM.ORG: I nxehti dhe i ftohti i Xhehenemit

I nxehti dhe i ftohti i Xhehenemit
================================================== ==============================
Lulzim Susuri on 10/11/2009 23:54:00



Na pėrcillet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari, salallahu aejhi ue selem, ka thėnė: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thėnė: “O Zot, jam duke u ngrėnė ndėr vete (po zihem me veten)”. Atėherė Allahu i lejoi qė ta lirojė veten dy herė nė vit, njėrėn nė verė e tjetrin nė dimėr. Prandaj nxehtėsinė mė tė madhe qė e ndjeni nė verė ėshtė shfryrje (frymėnxjerrje) e zjarrit tė xhehenemit, kurse tė ftohtin e madh qė e ndjeni nė dimėr ėshtė nga shfryrja (frymėnxjerrja) e tė ftohtit tė xhehenemit”

Kėtė hadith e pėrcjell Ebu Hurejre, tė cilin e shėnon Imam Buhariu nė
Sahihun e tij, nr. 537, 3260, Imam Muslimi, nr. 1400, 1401, 1402 etj., ku nga
shėnimi i kėtyre dy dijetarėve nėpėr librat e tyre e kuptojmė pa hezitim
se hadithi ėshtė i saktė.
Komenti i hadithit:
Nė kėtė hadith pėrmendet njė ndėr ēėshtjet e fshehta (gajb), tė cilat
askush nuk i di ndėrsa janė tė pėrcjella nga i Dėrguari, salallahu alejhi
ue selem. Kjo nuk nėnkupton se Profeti i Zotit i di fshehtėsitė, por njė
lajm tė tillė ai e mori nga vetė Allahu i Lartėsuar, qė ėshtė Krijues i
ēdo sendi dhe ēdo gjė ndodh vetėm me urdhrin, diturinė dhe vullnetin e Tij.
Nuk ka dyshim se i nxehti dhe i ftohti janė krijime tė Allahut, tė cilat i
krijoi me qėllime tė caktuara. Ndodh qė prej tyre tė ketė dobi, qoftė
njeriu apo edhe krijesat e tjera, por ndodh qė tė jetė edhe e kundėrta, pra,
ndonjėherė prej tyre ka edhe dėme, kjo varet nga dėshira dhe vullneti i
vetė Krijuesit tė tyre, Allahut tė Lartėsuar. Allahu i pėrdor ato edhe si
dėnim pėr popujt zullumqarė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Tė
gjithė e dimė se prej dėnimeve kryesore nė xhehenem ėshtė ai me zjarr. Por
duhet ta kemi parasysh se dėnimi i botės tjetėr nuk ėshtė vetėm ai dhe tė
mos ketė tjetėr. Pasi nė kėtė botė dėnimet janė tė llojllojshme
atėherė njė gjė e tillė ėshtė edhe nė botėn tjetėr, duke e pasur
parasysh sė bota tjetėr apo mė saktėsisht xhehenemi ėshtė krijuar
posaēėrisht pėr dėnime.
Nga hadithi i lartpėrmendur kuptojmė se ndėr dėnimet kryesore nė botėn
tjetėr janė nxehtėsia dhe i ftohti i madh. Po ashtu ndėr problemet kryesore
tė njerėzve nė dunja nga tė cilat ankohen njerėzit janė kėto dy fenomene
natyrore, i nxehti dhe i ftohti, ku shpeshherė dėgjon njerėz, duke u ankuar
nga temperaturat e larta nė verė dhe po tė njėjtit njerėz ankohen nga
temperaturat e ulėta nė dimėr, e nė anėn tjetėr rrallė herė rastis tė
dėgjosh njerėz, tė cilėt ankohen nga kushtet atmosferike nė pranverė apo
nė vjeshtė.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Zjarri iu ankua Allahut
duke i thėnė...”
Nga fjala “zjarr” kuptojmė se me tė ėshtė pėr qėllim Xhehenemi, e jo
vetėm zjarr i tij, mirėpo nė hadithe shpesh pėrmendet zjarri dhe me tė
kuptohet Xhehenemi pėr dy shkaqe kryesore: 1- zakonisht shumica e llojeve tė
dėnimeve janė me origjinė nga zjarri. 2- zjarri ėshtė njė ndėr dėnimet
mė tė dhimbshme i pėrcaktuar pėr kategorinė mė tė keqe tė njerėzve, nė
tė cilėn futen qafirėt, siē ėshtė rasti i faraonit dhe familjes sė tij,
tė cilėn Allahu e pėrmend nė Kuran.
Nė kėtė pjesė tė hadithit vėrehet qartė se xhehenemi i foli Allahut me
gjuhėn e tė shprehurit, i folur ky i vėrtetė. Ky ėshtė besim dhe bindje i
Ehli Sunetit i bazuar nė argumentet e Kuranit dhe Traditės Profetike. Pati
njerėz tė cilėt menduan se kjo bisedė mes Allahut dhe Xhehenemit ėshtė
vetėm njė tregim alegorik nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i kėsaj
bisede. Sipas tyre xhehenemi nuk mund tė flasė me gjuhėn e folur, por njė
gjė e tillė ishte kuptuar nga gjendja e tij e vėshtirė. Por siē thamė ky
mendim nuk qėndron aspak, as nga aspekti i argumenteve, as nga ai i logjikės.
Argumentet janė tė qarta se xhehenemi foli, kurse logjika e pranon njė gjė
tė tillė duke thėnė se Allahu siē ia mundėsoi njeriut tė flasė, pasi ai
nuk fliste; ashtu ia mundėson kujt tė dojė qė tė flasė, e sa e sa raste
kemi nėpėrmjet tė cilave vėrtetohet, se gjėrat qofshin ato tė gjalla apo
tė ngurta kanė folur me lejen e Allahut, Krijuesit tė tyre.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “O Zot, jam duke u ngrėnė
ndėr vete (po zihem me veten)”
Kjo ankesė e xhehenemit nė mėnyrė tė qartė na tregon rrezikun dhe dėnimin
e dhimbshėm, tė cilin Zoti e krijoi pėr mėkatarėt, Allahu na ruajt prej
tij. Dėnim ky aq i madh sa edhe vetė xhehenemi pati vėshtirėsi ta durojė
njė gjendje tė tillė, pra, si tė ngrohtin ashtu edhe tė ftohtin.
Ka pasur disa mendime tė dijetarėve, se si zjarri ishte duke e ngrėnė veten
e tij apo si zihej me veten, mirėpo tė themi tė drejtėn asnjėri prej tyre
nuk e mbėshtet mendimin e tij nė ndonjė argument tė fuqishėm, sa t’i
nėnshtrohemi atij plotėsisht. Mendimi i pėrmendur mė shumė dhe mė i
pėrhapur ėshtė ai se i nxehti dhe i ftohti i madh i xhehenemit gjithmonė
shtohet dhe ripėrtėrihet, kurse ai i vjetri nuk ndalet, nuk pakėsohet e as
zhduket, por vazhdon tė jetė i tillė vetėm se i shtohen edhe mė tepėr
gradėt plus apo minus sipas nevojės. Allahu e di mė sė miri!
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Atėherė Allahu i lejoi
qė ta lirojė veten dy herė nė vit, njėrėn nė verė e tjetrin nė
dimėr.”
Kėtu do tė ndalemi nė njė ēėshtje tė vetme, ajo ėshtė se besimi i
pastėr i muslimanėve ėshtė se xheneti dhe xhehenemi janė dy krijesa tė
Allahut, tė krijuara, tė cilat Zoti i ka krijuar atėherė kur krijoi ēdo
gjė. Ky ėshtė mendim i saktė dhe mendimi i vetėm i bazuar nė argumente
fetare. Nuk qėndron aspak mendimi, se xheneti dhe xhehenemi nuk janė krijuar
dhe se ato do tė krijohen pasi Allahu ta shkatėrrojė kėtė botė Ditėn e
Kiametit.
Fjala e tė Dėrguarit, salallahu alejhi ue selem: “Prandaj nxehtėsinė mė
tė madhe qė e ndjeni nė verė ėshtė shfryrje (frymėnxjerrje) e zjarrit tė
xhehenemit, kurse tė ftohtin e madh qė e ndjeni nė dimėr ėshtė nga
shfryrja (frymėnxjerrja) e tė ftohtit tė xhehenemit”.
Nga kjo pjesė e hadithit kuptojmė se i nxehti dhe i ftohti janė pjesė e
xhehenemit, pra, ato dalin nga xhehenemi. Disa dijetarė mendojnė se i tėrė i
nxehti veror dhe i ftohti dimėror janė tė gjithė me prejardhje nga
xhehenemi. Ndėrsa disa tė tjerė thonė se vetėm i nxehti dhe i ftohti i madh
janė nga xhehenemi, kurse ai normal nga tė cilėt njeriu nuk ndjen vuajtje nuk
janė shfryrje e xhehenemit. Kėta dijetarė e bazojnė mendimin e tyre nė
kėtė pjesė tė fundit tė hadithit nė tė cilin i Dėrguari, salallahu alejh
ue selem, pėrmend se i nxehti dhe i ftohti i madh qė ndjejmė ėshtė nga
xhehenemi. Allahu e di mė sė miri!
Lind pyetja: Si ndodhė kjo shfryrje apo kjo frymėnxjerrje e xhehenemit?
Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, bile ajo ėshtė e cekur po nė kėtė hadith,
pra, Allahu ia mundėson xhehenemit dy herė nė vit qė tė shfryjė i lirė,
pra, njė herė nė verė e herėn tjetėr nė dimėr. Gjithashtu kuptohet se
nuk ndodh qė nė verė xhehenemi tė lirojė tė ftohtin e tij, kurse nė
dimėr tė ēlirojė tė nxehtin, por qė tė dy frymėnxjerrjet i pėrshtaten
stinės nė tė cilėn ėshtė bota.
S’ka dyshim se njerėzit sado qė tė bėjnė mė shumė mėkate, Allahu aq
mė tepėr edhe e shton tė nxehtin dhe tė ftohtin e xhehenemit, ku edhe
ndoshta pėr kėtė shkak lirohet ky i nxehtė nė verė dhe i ftohti nė
dimėr, aq shumė sa njerėzit vuajnė qė nė dunja, para vuajtjeve tė tyre
qė do tė pėsojnė nė ahiret. Ndoshta pėr kėtė shkak vėrejmė edhe
nxehjen globale, si dhe dimrat me acar tė madh nėpėr botė sidomos nė botėn
joislame, ku ēdo vit ndodhin lloj-lloj fatkeqėsish tė shumta natyrore. Pra,
ky fenomen natyror i pėrsėritur dy herė nė vit nuk qenka kot e as rastėsi
qė pėrsėritet vazhdimisht, sepse rastėsitė ndodhin rrallė, kurse ky
fenomen ndodh shpesh. Kjo na tregon se Allahu ėshtė duke pėrgatitur dėnimin
pėr mėkatarėt, bile atė ėshtė duke ua dhėnė atyre edhe nė kėtė botė
qė ta shijojnė sado pak e ndoshta kthehen nė rrugėn e Tij. Por mė kot,
sepse ata qė sytė, veshėt dhe zemrat i kanė tė mbyllura nuk mund tė
kuptojnė.
Hadithi na jep tė kuptojmė, se bota nuk ka nevojė tė shqetėsohet pėr
nxehjen globale, as nuk ka nevojė tė ndajė fonde pėr studimin e kėtij
problemi apo pėr zgjidhjen e tij. Shkaku i tij dihet fare qartė, gjithashtu
edhe mė qartė dhe i sigurt dihet zgjidhja e kėtij problemi. E vetmja rrugė
pėr shpėtim nga kėto dy dėnime ėshtė kthimi tek rruga e Zotit, tek rruga e
Atij qė e ngroh dhe e ftoh xhehenemin.
Me kėtė hadith i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, para katėrmbėdhjetė
shekujsh i tregoi botės pėr problemin e ngrohjes globale, por jo vetėm kaq,
ai salallahu alejhi ue selem, u tregoi atyre edhe zgjidhjen e kėtij problemi.
Prandaj askush nuk ka nevojė ta studiojė ēėshtjen sė dyti, sepse edhe
problemi edhe zgjidhja janė tė ditura, e ajo ėshtė kthimi tek Allahu dhe
largimi nga mėkatet.
publikimi i pare revista Albislam nr. 66