-Sarkozy paraqetë projekt-ligj ndalimin e mbulesës Islame-


Nga SYLVIE CORBET,Ndihmuar nga Press Writer Sylvie Corbet,Associated Press Writer –

PARIS-Presidenti Francez Nikollas Sarkozy të Mërkurën caktoj legjislacion i cili i ndalon gratë muslimane për mbajtjen e mbulesës që mbulojn fytyrën në rrugë dhe vendet publike.

Në mënyrë që të arrij të largoj kët veshje nga pamja e publikut,Sarkozy pranoi këshillën e ekspertëve e kërkuar nga qeveria e cila paralajmëroi se ky ndalim i gjerë përmban rrezik per kundërvënien e kushtetutës së Francës.

Një masë e tillë do ta fuste Francen ne nje binare te njejt me Belgjiken e cila gjithashtu po ecen drejt nje ndalimi te kompletuar ne nje reagim të ngjashem për ndërhyrjen e kulturës Islame në vlerat evropiane amtare.
Sarkozy ka thënë disa herë se veshje të tilla i shtypin gratë dhe kjo gje nuk eshte e "mirëpritur" në Francë.

Zëdhënësi i qeverisë Luc Chatel ka thene pas takimit javore te kabinetit te se mërkurës se presidenti vendosi se qeveria duhet të paraqesë një projekt-ligj në parlament ne muajin Maj për një ndalim të përgjithshëm per veshjen e mbulesës "në të gjitha vendet publike."

Vendimi për të kërkuar një ndalim të plotë,më tepër se një ndalim të kufizuar,erdhi si një surprizë.Pas një takimi të kabinetit vetëm një javë më parë zëdhënës i qeverisë njoftoi një vendim për legjislacionin që ndalon mbulesen por merr parasysh konkluzionet mbi këtë çështje nga Këshilli i Shtetit,Zyra e lartë administrative të Francës.

Qeveria kishte kërkuar mendimin e këshillit për të siguruar një ligj qe do te siguronte shumicen per te kaluar.Këshilli i Shtetit kishte këshilluar që një ndalim i plotë do të jetë "juridikisht shumë i thyeshëm(i brishtë,delikat)."Një hetim parlamentar gjashtë-mujor gjithashtu ka konkluduar se një ndalim i plotë do të ngrit çështje kushtetuese,si dhe problemet e zbatimit.

"Kjo është një shkelje,madje një agresion,mbi nivelin e lirisë personale,"tha Abdellatif Lemsibak,një anëtar i Federatës Kombëtare të Muslimanëve të Francës."Muslimanët kanë të drejtë për një shprehje të fesë së tyre ortodokse...më trondit mua."

Franca është një vend laik në mënyrë të vendosur por më së shumti popullsi muslimane ka në Francë në gjithë Evropën Perëndimore,të vlerësuara në rreth 5 milionë.Franca shqetësohet në lidhje me përleshjet në vlerat si dhe për një përhapje te Islamit radikal.Autoritetet gjerësisht e shohin hixhabin në dritën e barazisë gjinore dhe çështjet e sigurisë.

Belgjika fqinja ka marr një iniciativë të ngjashme për një ndalim te plot te hixhabit ne vendet publike,përfshirë në rrugë,pritet të bëhet ligj në Korrik.

Krerët Muslimanë në Francë thonë se vello që mbulon fytyrën, nuk është kërkesë fetare e Islamit, por kanë paralajmëruar kundër ndalimit te veshjes se hixhabit.

Zëdhënësi i qeverisë tha se presidenti Francez e konsideron nikabin ashtu sikurse hixhabin,"duke mos e bërë ndonjë problem ndër-fetar por tha se kjo kërcënon dinjitetin e grave. "
--
Një numër i madh i vajzave mbajn vello në klasë (në shkoll),por vetëm një pakicë e vogël e grave veshin mbulesë të tërësishme.Megjithatë debati në lidhje me pytje për të vënë një ligj reth kësaj çështje është i nevojshëm dhe sa larg ajo duhet të arrijë ka vazhduar për gati një vit.
Udhëheqësit muslimanë thonë se vetë debati ka stigmatizuar muslimanët,sikurse një debat nacional mbi identitetin francez.
Edhe brenda partis konservatore UMP të Sarkozis,çështja për ndalimin e nikabit në rrugë është përçarëse.
Një nga ligjvënësit udhëheqëse të partisë,Jean-Francois Cope,kishte ngritur tashmë vetë projekt-ligjin e tij paraprak për një ndalim global në veshje — i cili duhet të zëvendësohet nga qeveria.Cope e quajti vendimin e Sarkozit "të menqur" dhe tha se qeveria duhet të lëvizë me shpejtësi "keshtuqë francezët ne ta din se në këtë pikë jemi të vendosur me të vërtet".
Cope,duke folur për gazetarët,sugjeroi se ligji duhet të miratohet diku ka fundi i Korrikut — por e ndjekur nga një periudhë konsultimi gjashtë mujore para se të aplikohet.
Sarkozi këmbënguli se "çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë që askush të mos ndihet i stigmatizuar," tha Chatel pa dhënë hollësi.
Parlamenti francez ka planifikuar tashmë për të diskutuar një rezolutë të detyrueshme më 11 Maj që përcakton parimet politike,duke përfshirë nevojën për gratë për të mbajtur fytyrat e tyre të zbuluara.
___ nikab-(mbules islame që përfshin edhe fytyrën apo gjysën e fytyrës)
hixhab-(mbules islame qe nuk përfshin fytyrën)
Elaine Ganley dhe Katie King ne Paris kontribuan në këtë raport. përktheu nga anglishtja: ...


,