-
Perjashtuar
Vdekja, argument për të gjallët
ALBISLAM.ORG: Vdekja, argument për të gjallët
Vdekja, argument për të gjallët
================================================== ==============================
Hajrush Mani on 30/08/2009 11:55:00
Vdekja mund t’ju vijë në çdo çast. Kushedi ndoshta ky është momenti. Ose
mund të jetë shumë më afër se sa e keni menduar ndonjëherë. Këto rreshta
mund të jenë mundësia e fundit, përkujtesa e fundit, paralajmërimi i fundit
para se t’ju vijë vdekja. Ndërsa po lexoni këto rreshta, kurrë s’mund ta
dini nëse do të jeni gjallë në orën që pason. Qoftë edhe nëse
vërtetohet se është ashtu asgjë s’mund t’ju garantojë se do të jetoni
edhe një orë tjetër. A është e sigurt se do të jeni gjallë pas edhe një
çasti të vetëm e lëre më një orë.
"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush
është më vepërmirë."
A e mendon ndokush nga të gjallët se mund ta mohojë vdekjen, assesi jo,
vdekja është argument i qartë. Pa dyshim që vdekja do ta takojë çdonjërin
nga njerëzit, padyshim që vdekja i prek edhe të gjallët, por më e vështira
është se si njerëzit logjikojnë për atë. Të gjithë e dimë se vdekja
është hak, por duke u zhytur në larminë e kësaj bote, shpesh edhe mendja
nuk funksionon si duhet. Padyshim që fjala e Allahut subhanehu ue teala
ngadhënjen gjithmonë dhe të gjithë neve e shohim se e vërteta nga dita në
ditë po ngadhënjen gjithnjë e më shumë. Por a marrim mësimin e duhur; ne
flasim dhe nuk heshtim dhe themi atë që nuk duhet thënë. Kur njerëzit
mblidhen për të përcjellë të vdekurin, atëherë ndoshta fillojnë të
mendojnë pak, se vallë edhe sa ditë do të kenë ngelur nga kënaqësia e
kësaj bote. Por kjo nuk ndodh as edhe me zemër, pasi në përcjelljen e fundit
ata nuk i ulin kokat dhe nuk i ndalin bisedat e kota. Në fytyrat e tyre
përvijohet buzëqeshja, edhe pse do të duhej të ishin të lagura nga lotët e
mallëngjimit.
Vallë përcjellja e të vdekurit duhet të kthehet në shprehi, që vetëm sa
duhet të prezantohemi sa për sy e faqe, ku do të takohemi me njerëzit që
nuk i kemi parë për një kohë të gjatë, apo duhet të prezantohemi për të
përkujtuar veten, se vdekja është argument i qartë, duke menduar kështu
edhe fundin e kësaj jete, kur edhe ne do të hyjmë në varrin e errët. Vdekja
na përkujton se sa të paaftë jemi. Duke parë të vdekurin ne mësojmë se
nuk kemi asgjë në duart tona, i vdekuri nuk lëviz më, i shtangen krahët,
këmbët, nuk mund të ecë më, sikurse ecim ne, derisa e kemi dërguar atë
në varr.
Vallë, pse nuk e kapni për krahësh, por e keni shtrirë dhe ai po ju paraprin
juve! A nuk mendoni tani, a thua ende nuk e keni kuptuar argumentin e qartë,
argument që Krijuesi i qiejve dhe i tokës e ç’ka në mes tyre, që e
përcaktoi dhe inspiroi, duke e quajtur vdekjen argument të qartë, që ju ta
shihni! Që ju ta përjetoni! Që ju të mos i paraprini këtij argumenti!
Nga çasti në çast neve jemi edhe më injorantë ndaj vdekjes, në oborrin e
xhamisë mblidhen njerëz që janë nisur për të përcjellë të vdekurin në
varr, e as që kanë marrë abdes e as që i falin namazin e xhenazes të
vdekurit.
Vallë çfarë njerëz mund të jenë këta, a thua nuk e shohin se atyre po ju
paraprin një i vdekur, të cilin po e bartin ndër duar. Vallë pse o njeri nuk
logjikon. Pse o njeri nuk arrin të nxjerrësh një mesazh nga ai që po bart
mbi supet e tua. Pse nuk largohesh së paku për një çast nga kjo botë, para
se të vijë një ditë kur do të shtangesh! Pse nuk i përjeton argumentet, e
të marrësh mësim prej tyre, para se të bëhesh argument për të tjerët!
Pse nuk largohesh prej atij që urdhëron të keqen e të ndalon të mirën.
Armikun e merrni për mik, ndërsa mikun e bëni armik! Mjerë për njerëzit
që nuk logjikojnë!
I vdekuri, sado që do të dëshironte të ngrihej e të na jepte porosinë e
vet, për ne përsëri do të ishte e vështirë që ta merrnim mesazhin e tij.
Por ai nuk do të kthehet, se po të ndodhte ashtu me të dy duart do ta kapte
Kuranin, e të mos e lëshonte më kurrë! Çdo lëvizje që do të bënte ai do
ta madhëronte Allahun, me ballë në sexhde do të binte që kurrë të mos
çohej. Do të dëshironte që gjithçka që ka, ta jepte në rrugën e Allahut.
Sigurisht që do ta flijonte edhe dynjanë për ta fituar ahiretin; vetëm e
vetëm falënderues, mirënjohës e besimtar i devotshëm do të ishte.
Mirëpo kur argumentet e Allahut subhanehu ue teala do të shfaqen për sytë e
njerëzve haptazi, nuk ka më kthim mbrapa! Ose të shpërblyer; ose të
ndëshkuar!
E për argumentet e qarta parashenja nuk ka! Janë të befasishme, e një prej
tyre është edhe vdekja. Prandaj t’i lutemi Allahut që të na udhëzojë,
që argumentet t'i shohim para se të bëhemi argument për të tjerët.
Publikimi i parë revista Albislam nr. 72
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt