Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Vendosshmëria e një idealisti Harun Aliu


    Rruga, ideali dhe veprimtaria e Harunit përfundoi më 12 maj të këtij viti, kur në afërsi të Radushës, së bashku me tre bashkëveprimtarë të tij, kishin qenë të qëlluar për vdekje. Prindërit, shokët dhe vëllai i tij rëfejnë se janë krenarë për Harunin. Ai ka lënë pas djalin e tij njëvjeçar, Fisnikun

    18.05.2010


    Shtëpia e familjes Aliu nga Hasanbegu i Shkupit vazhdon të pranojë ngushëllime nga shokë dhe përkrahës së veprës së Harun Aliut, vrasja misterioze e të cilit ka indinjuar shumë shqiptarë. Të kapluar nga pikëllimi për humbjen e tij, anëtarit të familjes rrëfejnë për idealet dhe synimet që i kishte Haruni dhe për të cilat punonte me ngulm që të realizohen. Vendosshmëria prej një idealisti për përmirësimin e pozitës së popullit të tij ka bërë që shumë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të vizitojnë konakun e familjes Aliu për të ndarë bashkë me to dhimbjen për humbjen e veprimtarit, i cili më shumë njihej me emrin “Kushtrimi”.

    Ky epitet që ia ngjitën shokët e tij të idealit sikur e kishte detyruar që në momentet më të vështira për kombin e tij të jetë pikërisht ai që do të japë kushtrimin për ndonjë kthesë pozitive.

    Dhimbje dhe krenari

    “Koha e Re” vizitoi familjen e Harun Aliut, e cila për pesë ditë me rradhë ka hapur dyert për të gjithë ata që ndjejnë dhimbje për humbjen e tij. Hyrje-daljet e njerëzve nuk pushuan për sa kohë që vëllau i tij Llokmani, me një ndjenjë krenarie, fliste për veprimtarinë e Harunit.

    “Ka qenë 24-vjeçar kur i është bashkangjitur Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në vitin 1998, pas disa viteve aktivitet të pandërprerë, Haruni bashkë me Beqir Limanin, Qemal Shaqirin dhe të tjerë themeluan celulat e para të Ushtris Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, në zonën e dytë operative”, fillon rrëfimin Llokmani.

    Duke mos fshehur ndjenjat e krenarisë dhe njëkohësisht edhe të dhimbjes, ai rikujton se prej vitit 1995 deri më vitin 1998 vëllai i tij ka bërë furnizimin me armë të anëtarëve të LPK-së, por në vitin 1998 zbulohen nga shërbimet shtetërore të Maqedonisë. Në atë aksion burgosen disa nga bashkëveprimtarët e tij, me çrast policia e vret para shtëpisë Beqir Limanin nga Kërçova.

    “Kur është kryer ky aksion Haruni ka qenë në Shqipëri. Nga ky moment ai vendos të mos kthehet në Maqedoni për një kohë. Aktivitetin e tij e vazhdoi nga Shqipëria për të kontribuar për luftën e Kosovës. Pas kësaj lufte, Haruni e fokuson aktivitetin në formimin e formacionit të ri ushtarak, të cilin bashkë me shokët e tij e titulloi Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, thotë Llokmani.
    Gjatë kësaj kohe, Haruni është takuar me anëtarët e familjes në Shqipëri dhe në Kosovë, ku çdo herë u ka rrëfyer për qëllimet dhe vendosshmërinë e tijë për avancimin e pozitës së shqiptarëve. Marsi i vitit 2001 e gjen në Sellcë të Tetovës, ku edhe ishte vendosur shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. Si anëtar i shtabit, ai u paraqit në mediat e vendit dhe të huaja me nofkën Arben Aliu, ku shpalosi qëllimet e luftës që ishte në zanafillën e saj.

    “Pas konfliktit të armatosur në Maqedoni dhe si anëtar i shtabit të përgjithëshëm kishte dhënë pëlqimin e tijë për nënshkrimin e Marëveshjes së Ohrit dhe implementimin e saj deri në fund, pa kurfarë ndryshimesh”, tha një shok i ngushtë i Harunit.


    Rrëfimi i nënës

    “Më 5 shtatorë të vitit 2001 morëm lajmin e Haruni është burgosur nga policia ndërkomëtare e Kosovës, me ç’rast i shqiptohet dënimi me 4 vjet burg. Në burgun e Dubravës qëndron mbanë 3 vjet e 6 muaj. Nuk është e vërtetë se Haruni ka ikë nga burgu po atë dënim djali im e ka mbajtur deri në fund. Haruni këtë arrestim e quajti montim politik, se i tillë ishte. Dita kur është liruar Haruni prej burgut të Dubravës ka qenë edhe dita e parë kur djali im ka shkel të pragu i derës pas vitit 1998, pra plot 6 vite nuk kishte qenë në shtëpi”, rrëfen me lot në sy nëna e Harunit, e cila nuk fsheh dhimbjen e madhe për të birin.

    Pasi është kthyer në shtëpi, Haruni kishte filluar të interesohet për rezultatin e sakrificës së tij, pra për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai kishte vërejtur se edhe kjo marrëveshje kompromisi ishte degraduar edhe më shumë pas ndërprerjes së konfliktit. Ishte dëshpëruar shumë kur kishte kuptuar se është ndryshuar premabula e Kushtetutës. Ky ishte motivi që ai të ndërmarrë edhe një aksion, por kësaj radhe politik.

    “Në vitin 2006, së bashku me Harunin, themeluam Alternativën Kombëtare dhe dolëm tri herë të dalim në zgjedhje. Qëllimet tona politike kanë qenë realizimi dhe avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni nëpërmes rrugës politike”, tha një nga bashkëpunëtorët e tij.

    Por, sipas tij, Haruni edhe në politik ka qenë i panguar nga strukturat shtetërore. “Emri i tij në vitin 2008 u përfshi në vrasjen e policit Zoran Markovski. Edhe vetë Haruni e quajti montim politik dhe gënjeshtër e kulluar, për të cilën vepër iu shqiptua dënim i përjetëshëm. Ishte një hakmarrje klasike për veprimtarinë e tij kombëtare”, tha miku i Harunit. Familjarët e tij rrëfejnë se Haruni nuk ishte i gatshëm të bjerrë në duart e policisë dhe të vuaj burg të përjetshëm vetëm pse kishte punuar për kauzën e kombit të tij. U detyrua sërish të largohet nga vendi. Edhe familja nuk e ka ditur se ku gjendet. Rruga, ideali dhe veprimtaria e Harunit përfundoi më 12 maj të këtij viti, kur në afërsi të Radushës, së bashku me tre bashkëveprimtarë të tij, kishin qenë të qëlluar për vdekje. Prindërit, shokët dhe vëllai i tij rrëfejnë se janë krenarë për Harunin. Ai ka lënë pas djalin e tij njëvjeçar, Fisnikun.



    Kush ishte Harun Aliu
    Harun Aliu, komandant “Kushtrimi”, u lind më 20 maj të vitit 1971 në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme Damask të Sirisë. Ka vazhduar Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tetovës, i cili në kohën sa studioi dhe diplomoi nuk ishte i njohur nga shteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ximi_abedini : 19-05-2010 më 13:21
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A i shkolles se damaskut koka kan?

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Një shoqatë e veteranëve shqiptarë të luftës në Maqedoni e ka shpallur Harun Aliun Dëshmor të Kombit, të vrarë në rrethana ende të dyshimta nga policia maqedonase.
    Në një takim të sotëm kryesia e shoqatës SH. V. I. L ‘Kalaja’ vendosi që Aliun të njohur me nofkën Komandant Kushtrimi ta nderoj me këtë titull, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për çështjen kombëtare.

    Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” ka shpallur Dëshmorë të Kombit, Harun Aliun, ish-komandant Kushtrimi, i cili u vra nga policia maqedonase në incidentin e Radushës.

    “...pasi vlerësuam kontributin e palodhshëm të Harun Aliut në favor të çështjes Kombëtare, duke analizuar punën e tij që nga periudha e ilegalitetit e deri në luftërat e fundit të popullit shqiptar të zhvilluara në ish-Jugosllavi, unanimisht morëm vendim që njeriun e celulave të para të lëvizjeve kombëtare z.Harun Aliu i njohur me nofkën Komandant Kushtrimi ta shpallim Dëshmorë të Kombit”, tha kjo shoqatë në një komunikatë për shtyp.

    E njëjta është bërë edhe për Shaban Zenunin, të vrarë po ashtu në rrethana ende krejtësisht të pasqaruara me 12 Maj në Radushë./Zhurnal/

    E mërkure 19 Maj 2010 14:19



    http://www.mesazhi.com/artikuj/veter...hmor-te-kombit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Zoti e shperblefte me gjenet Harun Aliun

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •