Cfar mendimi keni
A do ket lufte mes dy shteteve Turqis dhe Izraelit ?
Komandot izraelite kanë sulmuar një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime.
Ushtria izraelite tha se oficerët e tyre u sulmuan me thika dhe shkopinj, ndërsa ata u ulën në anije nga helikopterët.
Ata thonë se të paktën 10 aktivistë u vranë dhe katër izraelitë u plagosën.
Incidenti ndodhi në det në ujëra ndërkombëtare .
Pamjet televizive nga anija tregojnë oficerë izraelitë që mundohen të marrin kontrollin e personave në anije.
Gjatë gjithë javës Izraeli që mban të pushtuar dhe kontrollon ujrat territoriale të Gazës kishte bërë të ditur se nuk do të lejojë anijet të kalojnë. Ai e ka quajtur flotën një lëvizje politike të lirë dhe tha se ata që janë në bord do të çohen në Izrael dhe më pas do deportohen.
Reagime ndaj veprimit izraelit
Turqia ka protestuar ashpër kundër veprimit izraelit kundër autokolonës së ndihmës duke e përshkruar të papranueshme dhe duke thirrur ambasadorin izraelit në ministrinë e jashtme në Ankara për të dhënë shpjegime.
Autokolona e ndihmës ishte organizuar nga një organizatë bamirësie turke dhe shumica e aktivistëve në bord të gjashtë anijeve janë turq.
Policia ka patur vështirësi në kontrollimin e një turme protestuesish të zemëruar që u mblodhën jashtë konsullatës izraelite në Stamboll .
BE ndërkohë ka bërë thirrje për një hetim të plotë në veprimet e Izraelit kundër autokolonës.
Shefja e politikave të jashtme Catherine Ashton bëri të ditur se Izraeli duhet të hapë menjëherë kufijtë e Gazës./bbc/
http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/4699.html
...............
Krijoni Kontakt