
Postuar mė parė nga
-BATO-
Eldushkė, nuk kam aspak kam sedėr tė sėmurė. Po ta marrim ashtu, sedėr tė sėmurė ke ti, jo unė. Pikturat e mia unė i bėj pėr argėtim dhe nuk i kalojnė 30-45 minutat, ndėrsa ti rri njė ditė tė tėrė me njė vizatim dhe merresh me kopjime ngjyrash, me qėllimin e vetėm pėr tė marrė ndonjė kompliment ose pėr tė mundur "gjenitė meshkuj", siē i quan ti.
Nuk ėshtė punė sedre, por tek piktura e maces pashė doza hileje, prandaj tė akuzova. Ti me tė njėjtėn mėnyrė ke pikturuar edhe tek postimi 11, por atje nuk ka hile. Tek macja, pėrveē kopjimit tė ngjyrave, qė ti e pranove vetė, dyshoj se ėshtė bėrė mbulim i maces me ngjyra, sepse ėshtė e vėshtirė qė tė ndjekėsh linjėn dhe vazhdimėsinė e ngjyrave nė njė format tė madh qė del pėrtej ekranit.
Nė format tė madh, ti nuk shikon dhe nuk e di se ku duhet tė formosh dritė-hijet me nuancat e ngjyrave qė tė pėrputhen me formėn e fytyrės sė maces, por edhe nėse e kalojmė kėtė, mjafton kopjimi i ngjyrave qė ke bėrė, pėr tė thėnė qė ka hile, sepse e gjithė bukuria e asaj pikture qėndron pikėrisht tek ngjyrat.
Piktura nuk ka pse tė fshihet, sepse ėshtė punuar me "Paint", por ajo qė them (gjė qė ta thashė qė nė fillim tė temės) ėshtė qė kėtu dua t'i japim rėndėsi dorės, syrit, imagjinatės, jo teknologjisė sė kopjimit.
Krijoni Kontakt