E vlen te debatohet pakez edhe per Shekullin e kokokodhimjes qe ka qene ne krye te punve te caktuara nga shtabi polpotist i revolucionit te nxituar te 2010-tes.
Perandoria e Kokodhimes u vu ne dispozicion te Ed rucit per te krijuar krizen e per te psonisur kallash-çaushe-rine qe do te sherbente per Planin ed Rucoist bllokqenist per te permbysur me dhune shtetin e dale me voten e lire..
çdo dite e cdo ore e minut kjo daulle e Komitett qendror te PPSH-se ndolli e mbolli e mblodhi ne faqet e saje krejt khmer rruzho enveristet ku u cfryne thirrjet me agresive per dhune e Kasaphane.
Cdo rresht i kesaj gazete ka qene i mjaftushem per te ngritur padi per kete gazete per nxitje lufte civile e e shkaterrim te shtetit e per atentate ndaj burrshtetasve te zgedhur..
Mirpo dihet.. Kush e ka Prokurorine njesit te vetin gueril..
PS-ja ose me mir me thene PPSH-ja..
Nejse..
Ja .. kush ka durim te lexoj vetem kte shkrim e si ky jan krejt cka ka shkruar shekulli ne kto 4-5 vjet e sidomos kto 12 muaj.
kush eshte me durim madh le te lexoje dhe komentuesit e zgedhur te shekullit qe pothuajse jan te njejtet.. bllokqener e vegla bllokqenerish..
bujrum..
---------
Lë grevën deputetja Shega Ligori, Rama: Hapi ynë do jetë kurajoz
Shekulli Online | 18/05/2010 | Kuriozitete | 470 KOMENTE |
- Në orën 20:05 ka lënë grevën e urisë deputetja socialiste Shega Ligori në ditën e 18 të saj, ndërkohë që rreth mesdites ka dale edhe deputetja tjeter, Olta Xhaçka. Numri i grevisteve qe jane detyruar te dalin per arsye shendetesore ka shkuar në 60.
ora 19:30
Si çdo pasdite qindra socialistë kanë dalë në Bulevard në mbështetje të afro 150 grevistëve që ndodhen në ditën e 18 në kampin e grevës së urisë. Ndërsa numri i personave që janë detyruar t'a lënë atë për shkak të problemeve me shëndetin ka shkuar në 59, (deri në orën 19:00), lideri socialist Edi Rama deklaron se greva jo vetëm që do të vazhdojë por hapi që do ndërmarrë PS-ja do jetë kurajoz.
"Para nesh çdo ditë dalin njerëz që i kanë shitur interesat e tyre në oborrin e pushtetit dhe thonë deklarata nga më të neveritshmet për ata që në këtë grevë urie nuk kanë hyrë për veten e tyre, por për të gjithë ata që duan ta jetojnë të ardhmen e tyre në këtë vend", u shpreh Rama.
Me tej vijoi se "kjo është një krizë që nuk mban peng vetëm jetën politike të vendit, por mban peng vetë demokracinë, vetë shtetin dhe ekonominë. Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë se e keqja që u ka hyrë në shtëpi ka të bëjë drejtpërdrejt me ç'ka fshihet në kutitë e votimit dhe krizën e krijuar, sepse Sali Berisha nuk përballet dot me të vërtetën e atyre kutive".
ora 17:00
Mbasdite janë dërguar për në spital dy grevistë të tjerë. Elez Braha, 43 vjeç nga Kukësi dhe Fasli Rustemi, 44 vjeç nga Kopliku, Malësia e Madhe. Me heret, la në mes grevën i riu nga Tirana, Oltian Ruçi, i detyruar të niset në spital pas gjendjes së përkeqësuar të shëndetit.
ora: 11:00
Gjate paradites se sotme, Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë për transparencë dhe protesta intensive në mbështetje të kauzës së nisur. Deputetët në mënyrë unanime janë shprehur në mbështetje të grevës së nisur, e cila sipas tyre nuk ka asnjë arsye të lihet në mes. Deputetët socialistë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u rreshtuar mes grevistëve.
Greva e urise e PS-se ne cadrat para kryeministrise ka hyre sot ne diten e 18-te. Shendeti i grevisteve sa vjen e rendohet, nderkohe qe mjeket thone se tashme shumica mbahen vetem me serume. Paraditen e sotme, rreth ores 09.30 nje tjeter grevist eshte detyruar te lere ne mes greven. Preng Tuci, 56-vjec eshte percjelle drejt spitalit Infektiv ne QSUT per te marre ndihmen mjeksore.
Në qendër të çadrës jane instaluar dy dhomeza të vogla, që përngjajne si paradhomat e urgjencës. Në fakt, ato janë kthinat ku janë transferuar në dhomëzat që mbajnë frymën gjallë grevistët. "Kjo është e vetmja mënyrë për të rezistuar. Prej ditësh, kjo është e vetmja mënyrë që mbajmë frymën gjallë paçka se kemi dëgjuar lloj-lloj fyerjesh për ne", - të thotë Shegushe Ligori, e cila merrte serumin e radhës.
ora 20:00
Dërgohen në spital 2 greviste; Armando Uruci nga Tirana dhe Viktor Hila nga Guri i Zi janë derguar ne mbremje ne spital. Me pare rreth ores 17:30 deputeti i PS, Besnik Baraj la grevën e urisë pas përkeqësimit të shëndetit. Kjo është hera e dytë që Bare del me barrele nga greva. Shendeti i tij u perkeqesua edhe para nje jave por pas mjekimit ne spital iu rikthye sërish grevës. Ndërkohë para tij kampin e ka lënë deputetja, Ermonela Felaj, pas rendimit te gjendjes shendetesore.
Felaj eshte transportuar drejt spitalit Infektiv ne QSUT pas problemeve me stomakun dhe tensionin. Sot behen 17 dite nga greva e urise dhe plot 54 persona tashme e kane lene ate per shkak te problemeve shendetesore. Nderkohe qe mjeket qe asistojne brenda cadrave deklarojne se gjendja shendetesore eshte kritike dhe sa vjen e rendohet.
Në mesdite u dërgua në spital gravistja nga TIrana, Flora Hasanaj, 45 vjeç. Ajo sipas mjekeve kishte probleme me tensionin.
Rreth ores 08.48 te mengjesit te sotem, ka lene greven nje banor i Lushnjes. Ai quhet Agim Seva dhe eshte rreth te 45-ve. Sipas mjekeve ka pasur probleme shendetesore, ndaj duhej derguar ne spital.
*********
16 Maj
Në orën 20.00 të së dielës ka lënë cadrat e vendosura në bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së Kryeministrisë, Ferdinand Kapllanaj, 39 vjec. Gati tre orë më vonë ndërpreu grevën Nikoll Kola, 52 vjecari nga qyteti i Lezhës, ndërsa në orën 01: 00 grevisti i 47 që u detyrua të ndërpresë gervën, ishte Shkëlqim Kapllani nga Mallakastra.
Mjeket deklarojne se ka ende te tjere qe pritet te dalin, per shkak te gjendjes se renduar, acaruar edhe per shkak te motit te keq, temperatirave te uleta dhe reshjeve.
Dje mjeku Sabit Brokaj, që kujdeset për shëndetin e grevistëve brenda çadrave ka deklaruar se situata po bëhet shumë serioze. Sipas tij, shëndeti i grevistët është në rrezik, ndërkohë që shumë të tjerë brenda grevës pritet të dalin.
"Gjendja është shumë e rëndë, ajo po keqësohet vazhdimisht. Problemet shëndetësore sa vijnë e po bëhen edhe më serioze"- tha Brokaj, duke deklaruar se ka të tjerë brenda cadrave që pritet të dalin.
_____________
Dita e 16-te
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi në gjendje të rënduar shëndetësore është transportuar në urgjencën spitalore. Pas një rezistence të gjatë, që vështirësohej për shkak të gjendjes problematike të tij, si pasojë e sëmundjes së diabetit, paraditen e sotme, situata e tij u paraqit kritike.
Mjekët brenda kampit panë të udhës transportin e tij të menjëhershëm, pasi problemit të diabetit iu shtuan edhe problemet me tensionin.
Ai u përcoll me duartrokitke nga simpatizantët jashtë cadrave, ndërkohë që barela u shoqërua nga deputetë të PS-së, që prej mëngjesit të sotëm janë pranë kampit.
Në orën 09.40 në gjendje problematike është nxjerrë me barelë nga cadra grevisti 65-vjecar Kico Tela.
Ndërkohë që para tij, rreth orës 08.00 është dërguar në urgjencë një tjetër grevist.
Ai është deputeti Agim Leka, i cili u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore me një ambulancë drejt infektivit në QSUT për mjekim urgjent.
_______________________
Dita 15
Deputeti i PS-së, Arben Malaj ka lënë grevën në 02: 00 të ditës së sotme për shkak të rëndimit të gjendjes së rënduar shëndetësore. "Nuk jam larguar nga greva. Kam mirënjohje për kolegët që bëjnë grevën. Mbështes grevën, mbështes kerkesën për transaprencë. Ndjej keqardhje për mënyrën si mazhoranca shprehet për grevën, por pas këshillimit me mjekët mora vendimin t'a ndërpres atë derisa shëndeti im të përmirësohet", tha ai. Me largimin e z.Malaj shkoi ne 36 numri i grevisteve qe per shkak te komplikacioneve shendetesore detyrohen te lene ne mes greven e urise.
****
14 Maj
Ne oren 17.28 ka lene cadren e greves, 39-vjeçari Perparim Metaj, i cili pas problemeve shendetesore u transportua me urgjence per ne spital.
Ne mesdite Astrit Cengu, 36 vjeç nga Kukësi doli me barrelë nga çadra rreth orës 13:30 pas komplikacioneve qe pati ne stomak.
Ndersa gjatë orëve të paradites, Ferit Leka, grevist nga Elbasani, vëllai i deputetit Agim Leka pati komplikacione dhe u detyrua te lere greven.
--
dhe vazhdojne bresheria e komentatoreve polpotiste..
470 KOMENTE
U KERKOJ FALJE GON KINGUT DHE LEXUESVE
Kam shkruar pa kuptuar cfare kam lexuar. Jetojme kohe intensive dhe te ndera.
Zoti Gon Kingu dhe lexues te "Shekullit" u kerkoj falje. Pajtohem plotesisht me mendimet tua shume intelektuale e qytetare Zoti Gon Kingu!
Qofsh e perparofsh si King i mendjes gjithnje!
Vellazerisht
Alban Dega
ALBAN DEGA Falje pulike Gon Kingut + | May 18, 2010 10:14 PM | Repliko
Albano, dua te jap nje kompliment, nje fejton, qe duhet lexuar, mbas ketij fejtoni, qe dhe Hosteni, do ti jepte vend ne faqe te par, mua te shkretit, me duhet te pergatitem dhe ti jap ndonje replik ndoshta jo shume miqesore dhe Grenxes, se e di qe kur jam ne nje mendje me ty, ate sikur e picko BLETA dhe ne e dime se grenxa esht armiku i bletes, (jo ariu qe na thojshin ne perralla) dhe ska per ta lon pa e hudh ndonji llaf kafeneje si pun replike.
Tironsi vjeter replike per komentin nga ALBAN DEGA | May 18, 2010 9:46 PM | Repliko
Edo,coji njerezit ne shtepi se le nam !
ilir | May 18, 2010 9:12 PM | Repliko
U zu nje shqiptar nga vlora me nje shqiptar nga Kosova, me fjal, fol njoni dhe fol tjetri, me ne fund ky labi ja ktheu, nigjo ktu ti, ti ke maru shkollen e Titos, por dhe ne kena maru shkollen e Enverit. Ta thsh kete ngjarje se ka akoma shume qe jo vetem kan maru shkollen e Enverit, ne thonjza kjo, por se dhe parimet si leshojn kurre, kjo me teper se jan mesuar gjithmon te hane te paret dhe tani qe duhet te haje me i zoti, su vje mire dhe dalin ne identitet, me servilizem dhe me spiunlliqe, fillojn dhe te flasin si shefi i tyre dhe me shprehje te njejta.
Tironsi vjeter replike per komentin nga Aliu nga Selenic | May 18, 2010 8:39 PM | Repliko
..dhe paska "luftuar"per demokraci se nuk paska zene ne goje emrin e Enverit. Si nuk i vjen turp nga vetja e tije kujton se po flet para kafsheve e jo para gjith ketyre shqiptarve qe gajasin si me dordolecin. Po Rajmonda, po Aureli perse nuk ballafaqohen me epoken por ballafaqohen me iden ogurzeze per popullin shqiptar. Keni kujdes Epoka e demokracise ne shqiperi eshte ne rrezik,ajo po lidhet çdo dite nga nje njeri qe shfaqe dhe ven ne veprim atavizmat e egersise me keq se ato te Faronit. Epok edhe perse ti tani je e lidhur sakrificat sublime te ketyre njerzve qe po luftojne do te nxjerrin nga errsira ne drite.!
Aliu nga Selenic | May 18, 2010 8:28 PM | Repliko
..te saje dhe e bllokimit te saje madje edhe e gjykimt te saje ku jo pak demostrues u ndaluan.ku çdo dit nga "garanti" i demokracise behet presione deri edhe te rrezikshme, e pikrishte per te mbrojtur kete epok po sakrifikohen edhe jete njerzish madje edhe te rinje qe sapo filluan te fluturojne ne qiellin e kesaj demokracie, xhandarri i demokracise menjeher shkrepi plumbin mbi krahet e tyre dhe i detyroj te lengoje ne qadren per te mbrojtur kete epok. E tille eshte si 200 greviste edhe deputetje me e re Olta Gjaçka, e cila po lufton me mish e shpirte per ta mbrojtur kete epoke. E per ta mbrojtur edhe para atyre "intelektualeve" qe kane shijuar te gjitha te miratr e sistemit te Enver Hoxhes dhe sote epoken e demokracise e cilsojne si e indoktrinuar nga Enveri. Te habit edhe Edmon Tupja qe ka shetitur boten ne sistemin komuniste
Aliu nga Selenic | May 18, 2010 8:18 PM | Repliko
EPOKA PARA GJYQIT
Keshtu eshte.Kjo eshte e verteta. Epoka para gjyqit.Po cila epoke. Epoka e Demokracise.Ehhhh! Sa te rane ne qafe demokraci e shkrete. Sa te kerkuan njerzit e ndershem,me vitet e vite madje edhe nga thellsite e nentokes, madje edhe para pushkatimit , madje para shume vuajtjeve dhe mjerimeve ndofta vetem per fjalen demokraci.Vetem per voten e lire. Vetm qe njerzit te jen te lire brenda liris se tyre qe ua jape çdo e drejte njerzore.
Krijoni Kontakt