Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129

    Partia E Pacollit Bën Tugjaret Me Të Ardhmen

    PARTIA E PACOLLIT BËN TUGJARET ME TË ARDHMEN

    19 Maj 2010
    PARTIA E PACOLLIT BËN TUGJARET ME TË ARDHMEN

    Milazim KRASNIQI

    Ky unitet mes Behxhet Pacollit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinjat, i mbështetur edhe nga disa OJQ histerike dhe nga disa media agresive e gjithsesi edhe nga disa segmente të huaja, nuk duket të jetë i rastësishëm. Në fakt, është një koalicion parazgjedhor që po ngrihet dhe që po bëhet gati. që të jetë funksional për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.



    Kërkesa e partisë së Behxhet Pacollit për krijimin e një qeverie teknike dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, është njëra nga kërkesat më radikale dhe më destabilizuese që janë vu në tregun politik të Kosovës kohëve të fundit. E para, kjo kërkesë për rrëzimin e qeverisë pak muaj para se Gjykata Ndërkombëtare të jep verdiktin e saj lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, është në unison me ato forca që duan ta prezentojnë Kosovën si shtet të dështuar. Pikërisht, kjo është pika rreth së cilës po bashkohen të gjitha forcat kundër Kosovës së pavarur, pra, krijimi i perceptimit se Kosova është shtet i dështuar dhe prej këndej të hapet një proces i ri i negocimit të ndonjë statusi të ri ose i ndarjes së saj. Në krye të kualifikimeve për Kosovën si shtet i dështuar është kualifikimi i para disa javëve i një ambasadori rus se Kosova është një “krijesë banditeske”. Po të shihen me kujdes shumë nga kualifikimet që janë dhënë për Kosovën dhe qeverinë e saj muajve të fundit edhe nga disa politikanë shqiptarë, nga disa analisët dhe nga disa OJQ vendore, ato të gjitha dalin si variacione të kualifikimit të ambasadorit rus. Propaganda se qeveria e Kosovës përbëhet nga banditë, në vetvete e ka farën e idesë se shteti i ri i Kosovës nuk ka gjasa të mbijetojë, sepse shqiptarët janë të paaftë për të mbajtur. Natyrisht, një qeveri teknike, të cilën po e kërkon patia e Behxhet Pacollit, do të ishte konfirmimi më i plotë i kësaj propgagande për Kosovën si shtet i dështuar, bandietsk. Një zhvillim i tillë do të mund të ndikonte edhe në termat e Gjykatës Ndërkombëatre, sepse mungesa e një qeverie legjitime, do t’i inkurajonte kundërshtarët e pavarësië së Kosovës. Prandaj, kërkesa për një qeveri teknike në thelb është diversion ndaj pavarësisë së Kosovës dhe vetvetiu është destabilizuese për vendin.

    E dyta, tashmë është pranuar se pas vendimit ët GJND-së Kosova do të detyrohet të hap një raund të ri bisedimesh me Serbinë, për çështje teknike. Nëse Kosova do të bëhej me qeveri teknike dhe do të hynte në një proces të rëndë zgjedhor, pozita e saj do të ishte shumë e dobët në bisedimet që priten të bëhen. Kujt i konvenon që Kosova të jetë e dobët në negociata? Përgjigjja është shumë e thjeshë: vetëm armiqve të pavarësisë së saj e askujt tjetër. Atëherë pse partia e Pacollit e kërkon me kaq zjarrmi një gjë që është në dëm të stabilitetit e të pavarësisë së vendit? Këtë përgjigje ai do të duhej ta jipte të qartë, e jo me ngatërresa gjuhësore, që nuk i merr vesh kurrkush.

    E treta, kërkesa e partisë së Pacollit (qëlimisht nuk po ia përmend emrin, sepse ajo është parti private e tij), është shumë e afërt me idetë e Isa Mustafës për rrëzimin e qeverisë aktuale. Vëzhguesit të vëmendshëm të skenës politike nuk ka si i shpëton kjo afri e Pacollit me Isa Mustafën. Arsyet mund të jenë të shumta, por njëra prej tyre mund të jetë e lidhur me ndërtimin e hotelit Iliria në qendër të Prishtinës. Ngritja e disa kateve të reja të këtij hoteli, nuk mund të jetë bërë pa një miqësi të re mes këtyre dy zotërinjve. Ndërsa, afërsia e biznesit duket se ka ndikuar edhe në afrinë e ideve politike. Këta dy politikanë që flasin me pasion për luftën kundër korrupsionit, kur është fjala për të tjerët, duhet të shikojnë një herë edhe veprimete veta, se a janë korruptive. Ngrtija e disa kateve të hotelit Iliria, nëse nuk ka leje adekuate ndërtimi dhe nëse nuk janë paguar taksat, s’ka si të jetë tjetër veçse produkt i një raporti korruptiv. Nga ana tjetër, masakra urbane që i ka ndodhur Prishtinës, është kryevepra e turpshme e Isa Mustafës, i cili do të duhej të ndihej i turpëruar me kryeveprën e vet. Edhe nëse nuk ka dosje korruptive të veten, ai vetvetiu duhet të ndihet i turpëruar me masakrën që i ka ndodhur kryeqytetit tonë, në të cilin ai sorrollatet si kryetar.

    E katërta, kërkesa e partisë së Pacollit për qeveri teknike dhe për zgjedhje të parakohshme, bashkë me kërkesën e Isa Mustafës për prishjen e koalicionit nga ana e LDK-së , janë në të njëjtën vijë me kërkesën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Ky unitet mes Behxhet Pacollit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinjat, i mbështetur edhe nga disa OJQ histerikee dhe nga disa media agresive e gjithsesi edhe nga disa segmente të huaja, nuk duket të jetë i rastësishëm. Në fakt, është një koalicion parazgjedhor që po ngrihet dhe që po bëhet gati që të jetë funksional për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithëse më duket se pak si heret i kanë hapur letrat.

    Por, të kthehemi edhe një herë te arsyet pse Pacolli po i bashkohet këtij koalicioni. Pacolli është biznesmen, (tuxhar i thonë në Llap e në Gollak). Nga partneriteti i deritashëm me qeverinë aktuale i ka marë përfitimet që i ka marrë. Tenderi disamilionësh i fituar në Pallatin e Rilindjes ka qenë qershia mbi tortë e favoreve që ai i ka përfituar nga qeveria aktuale. Ndërsa, tash ai po përgatitë terrenin për tuxharetin e së ardhmes.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Nje artikull i tille, eshte fare normal qe vie nga ANAListi Milazim. Ate dite kur kjp qeveri do e leshoj vendin per nje tjeter, djali i tije nuk do te del me ne TV. Me cka ka me u fry pastaj Milazimi. Koka mundu fort, qe ne stilin e Bugajnskit ta analizoj nje fjali, por e paska bere m.ut.

    I vetashtuquajturi analist, eshte bindshem me i dobeti ne tere hapsiren shqiptare, jo vetem per kete analize.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Nje artikull i tille, eshte fare normal qe vie nga ANAListi Milazim. Ate dite kur kjp qeveri do e leshoj vendin per nje tjeter, djali i tije nuk do te del me ne TV. Me cka ka me u fry pastaj Milazimi. Koka mundu fort, qe ne stilin e Bugajnskit ta analizoj nje fjali, por e paska bere m.ut.

    I vetashtuquajturi analist, eshte bindshem me i dobeti ne tere hapsiren shqiptare, jo vetem per kete analize.


    Edhe une mendoj qe arsyeja e keti shkrimi ka qene pikerisht djali i ti, i cili deri dje ishte reper , i rritur rrugeve te prishtines, duke u shitur kuller, -sick krejzi be njeri - me rroba te gjera EEE sot del zedhenes qeveria, kur Kosova ka njerez sa te duash te arsimuar dhe te dalluar si gjate studimeve te zellshem dhe te njohur per punen e tyre te mire. Cudia me e madhe -po ta shikosh kete djalin e ti neper klube dhe kafenet e prishtines me kembet mbi tavoline , aa kull be njeri -ashtu e kam pare une, dhe ka qene per tu shokuar, mire e kane pas Vetevendosja, EDHE TRULLAN EDHE FRYHET.

    Kurse per partin e Pacollit, qe edhe une mendoj qe eshte parti private e ti, e ka bere veten te quhet keshtu, sepse njerezit qe i ka angazhuar ne ate parti krejt i ka relatives- te aferm, dhe partia dhe politika si ka ato- nuk mbahet ashtu nje parti politike, pajtona me mendimin qe ka qellime per perfitime si bisnismen. Kete e them sepse e kam pare si funksionon partia e ti, kam qene aty.

    Kurse per njeriun e forces -te luftes haradinaj, shume me mire do te kishte qene sikur ky Ramushi edhe pse beri aq shume para pas luftes saqe tani ka pallate dhe vila madje eshte jasht vendit , shume me mire do te kishte qene sikur ky te ishte ndonje komandant i lart i FSK -se sa qe ka hapur parti aty, sa qe sa here qe del para mediave qeshet me vete , qe nuk e beson as vet qe po merret me politike, si ti besoj populli ati, aq qesharak qe eshte, dy fjale nuk i fol as nuk i i lidh si duhet tamam si Pacolli e Thaqi...

    Kurse per LDK, kjo ka qene deri diku mire dikur , sikur te pastrohet nga disa njerez qe veq i kane sjellur destabilizim , njerez komunista dhe te pa besueshem., dhe sikur te konsolidohet me shume dhe te angazhoj njerez me te arsimuar dhe njerez te rinje, mendoj qe meriton te jete partia qe duhet te udheheq Kosoven.. Ajo eshte edhe partia e te ndjerit presidentit te pare te Kosoves, Rugoves. Meriton respekte...

    Kurse partit tjera - le te shuhen, duke filluar nga ajo e ati luftetarit tjeter Agim Cekut, pacoll, e haradinaj e plot tjere, sjane per politike, nuk mundet cdo kush te behet politikane, sikurse qe nuk mundet cdo kush te kendoj, te behet artiste etj.

    E sa i perkete partise qe tani eshte ne pushtet ne krye me Thaqin, tmerr krejt, vetem te shpresojme qe EULEX do ti denoj kesaj Vere, dhe ti qoj deri ne fund punet e nisura per korrupsion e krim te organizuar , ti denoj keta qe kane korruptuar dhe vjedhur Kosoven aq shume dhe ti fus ne pushimin e tyre te radhes qe mund te jete Burgu Dubrava ose ndonje burg tjeter...

    E keti te vetquajturit analist, nuk do ti shkoj gjithmone kungulli mbi uje, as keti as djalit te ti , nuk do te jete keshtu gjithmone , nuk do ta kene gjithmone mundesin te shesin kinse mend, sepse nuk kane mend keta per te shitur, duhet keta shume me u shkollu per me jep kinse mendime siq japin.

    Ky Milazimi Te behet si vellai i ti , qe eshte me sa kam info nje ekstremist fetar, mbase atehere do te mund te shiste mend, po te i shikoni videot ne youtube te vellaut te MIlazimit , ka njerez qe shkojne e degjojne ate prandaj edhe ky far Milazimi mbase e ka vendin si vellai i ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 18-05-2010 më 21:11
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Ky Milaimi nuk mete kungje pa u ngule

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Nje artikull i tille, eshte fare normal qe vie nga ANAListi Milazim. Ate dite kur kjp qeveri do e leshoj vendin per nje tjeter, djali i tije nuk do te del me ne TV. Me cka ka me u fry pastaj Milazimi. Koka mundu fort, qe ne stilin e Bugajnskit ta analizoj nje fjali, por e paska bere m.ut.

    I vetashtuquajturi analist, eshte bindshem me i dobeti ne tere hapsiren shqiptare, jo vetem per kete analize.
    O Daja,ky Milazimi eshte sikur ato defatoret qe e rrehin defin ata qe i qesin me shume para ne def,s`eshte tjeter gje.
    Ose me mire me thene,eshte si hienat te cilat shkojne pas luaneve per te lepire ndonje asht nese i mbetet.Moti nuk eshte permendu,sigurisht e ka kritikuar partia pse nuk del me ndonje"analize"te tipit milazimqe.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Behxhet Pacolli është biznismen,akr është pron e Pacollit siq janë pron e Thaçit pdk,e Haradinajt aak etj,te ne kryetari i partisë zgjedhet njëhere e sa te jet gjallë nuk e lshon atë pozitë.
    Pacolli në fillim e kishte mirë me qeverin,madje ka votu për zgjedhjen e qeverisë dhe buxhetin e vitit 2008,si shperblim merrte tendera nga qeveria,tani është prishë me qeverin sherri i hotel grandit ku Pacolli dhe R.Ejupi i eurokohes kan bër dallavere,marrëveshje të msheft me pronarin e silkaporit i cili pastaj i ka mashtru Pacollin dhe Ejupin,në këto dallavere është e perfshirë edhe qeveria me ministrin dallavergji Ahmet Shala.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 19-05-2010 më 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •