-
i/e regjistruar
Plan Programi I Punës Së Anëtarëve Të Kryesisë
Ahmed MORA
PLAN PROGRAMI I PUNËS SË ANËTARËVE TË KRYESISË
SË PPD-së NË KËRÇOVË
Meqenëse, më 23.06.1990 në Kërçovë patëm Kuvendin Zgjedhor të PPD-së ku për herë të parë në historinë e vet kombëtare delegatët e Kuvendit Zgjedhor ishin të zgjedhur nga vetë vullneti i popullit, ku dhe të njejtit patën rastin të zgjedhin, me vullnet të vetë, Kryesinë e Partisë për Prosperitet Demokratik në Kërçovë; dhe ate njëherit me vota të hapta – aklamacion dhe pastaj me vota të fshehta në formë të ndershme fitoi dhe u zgjodhë Kryesia e PPD-së prej 11 anëtarëve dhe ate:
Kryetar – Zotëri Ahmed Mora
Sekretar – Zotëri Ferit Ramadani
1. Anëtar – Zotëri Sejdin Abazi
2. Anëtar – Zotëri Xhelil Xhelili
3. Anëtar – Zotëri Fadil Jusufi
4. Anëtar – Zotëri Islam Mehmedi
5. Anëtar – Zotëri Riza Imeri
6. Anëtar – Zotëri Skender Pasholli
7. Anëtar – Zotëri Abdulla Ahmedi
8. Anëtar – Zotëri Shaban Bajrami
9. Anëtar – Zotëri Olloman Sulejmani
Por, meqenëse jemi përpara fakteve më mirë le të flet dhe le të gjykoj e vërteta. Që nga data e lartpërmendur, kur u bë konstituimi i Degës së PPD-së në Kërçovë, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të votimeve, kryetari i këshillit nismëtar O. S. pse s’u zgjodh i quajti votimet “të manipuluara”. Pastaj, jashtë procedurës së votimeve dhe me vota të falura nga një anëtar; dhurues votash, i çorodituri për pushtet dhe karierë, hyri në rradhët e kryesisë që më vonë të shkaktojë konfliktin e përhershëm në mes vetes dhe të dobëtëve që e përkrahshin duke bërë presion mbi kryetarin që e votoi Kuvendi Zgjedhor.
Sidoqoftë, për hirë të mirëvajtjes së aktivitetit partiak, Kryesia e zgjedhur dhe tani më si organ legjitim më 28.06.1990 thirri tubimin e parë të anëtarëve të kryesisë ku dhe bëri ndarjen e posteve. Ato marrin qëndrime për obligimet e anëtarëve të kryesisë të cilat qëndrime njëzëri u pranuan dhe miratuan. Raporti për punët si vijonin:
R A P O R T I
Qëndrimi për punën e Kryetarit – të tërë kryesisë.
1. Në ditën e kujdestarisë kujdestarojnë dy anëtarë nga nëndegët së bashku me kryetarin.
2. KRYETARI i përfshin përgjegjësitë për të dhënë informata me të akredituarit nga rangu i nivelit të Komunës dhe rangut më të lartë.
3. SEKRATERI bën analizat e punëve që janë kryer dhe që duhet të kryhen.
Përgjegjësia e anëtarëve
1. Anëtari i kryesisë në ditën e kujdestarisë ngarkohet me përgjegjësinë e kryetarit, merr pjesë në konstruktimin e idesë së përbashkët për dukuritë e shfaqura në shoqëri.
Në analizë të punës, do të japin vlerësime, ndërsa për punët që presin të shprehin ide.
Anëtarët sipas rendit të detyrave janë:
- Anëtari i nëntë u angazhua me krijimin dhe mirëvajtjen e fondit buxhetor;
- Anëtari i parë angazhohet me rregullimin dhe ruajtjen e arhivës;
- Anëtari i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë angazhohen për kontrollimin e
punës së nëndegëve (përgatitjen e zgjidhjes më adekuate të kërkesave, parashtresave të nëndegëve dhe përgadisin vlerësimet që jep kryesia)
- Anëtari i gjashtë, i shtatë dhe i tetë kujdesen me mbikëqyrjen e krijimit të fondit dhe shpenzimeve të tij, ndërsa japin pasqyrë të faktit në formë informative te Kryetari dhe Sekretari. Sekretari vë mbikëqyrjen, ndërsa Kryetari nënshkruan për arsyetim.
Kryetar i PPD-së
Ahmed MORA
K ë r ç o v ë
-
-
i/e regjistruar
12 Shkurt 2010
K ë r ç o v ë
Për hir të pakënaqësisë ndaj qëndrimeve të deputetëve shqiptar në Parlamentin e IRJM – së, si qytetar shqiptar dhe bashkëkombës i tyre kudo që jetojnë; i shqetësuar nga papërgjegjësia e tyre politike, aktrimin që bëjnë për mbrojtjen e një shteti artificial, themelimin e tij në trojat tona, bile më tepër se deputetët sllav, me vaje çoroditëse i kundërvihen BE – së dhe NATO – s, për mos anëtarësimin e IRJM – së në gjirin e saj. Ashtu që, u detyrova të shkruaj për MOLOKËT “demokratë” që në mënyrë ireale, me parametra të shtetit padron e të cenzurimit, shpresojnë se po shkëlqejnë mu si thesarët e ORMUSIT; e ata janë:
PERANDORË PA EMËR
Meqë gati më për dy dekada mban mbledhje Parlamenti i t’ashtuquajtës “Maqedoni sovrane” ose “Oaza e Paqës” gligoriane jemi dëshmitar të këtij realiteti ku po ndodhin “mrekulli” të papara për lumejt e lotëve që rrjedhin nga sytë e krokodillëve – deputetë shqiptarë. E ne, populli shqiptar, duke pa ate lum vërshues nga ajo bakërdi fjalësh që lëshojnë pa arsye e pa fije kuptimi, ata, të vënë në pozitën e deputetit të Parlamentit të IRJM – së; jeniçerët apo qolet që përpiqen t’illustrojnë e lajnë pjatat e një shteti padron, nuk zgjedhin frazat e tyre boshe, por, mjerisht, marrin guximin dhe hyjnë në ujërat e panjohura të lumit KOLORADO.
Pa patur asnjëfarë njohurie se ai lum, në rrjedhën e vet ka gryka, shpella, kanjone, kaskada të mëdha e në disa vende ai zhduket tërësisht në kanale nëntokësore ashtu që supozohet se nuk është e mundur të shpëton qenje e gjallë njëherë e rrëmbyer nga përqafimi i vrazhdë i lumit Kolorado.
Mjerisht, deputetët tonë, lujnë në lojën e turbullirës që duke treguar poltronizmin e vet shpirtëror të karierës personale tentojnë të hedhin popullin shqiptar në kundërshtim të qëndrimeve MARKANTE të të drejtës demokratike të Bashkësisë Evropiane.
Prandaj, duke pasur për bazë ate që Bashkësia Evropiane, jo që tenton për zgjidhjen reale e racionale, ku liritë e të drejtat e të okupuarëve shqiptarë në IRJM – në padrone e “Oazën e Paqës” të hibridit Gligorov po shtypen në mënyrë flagrante e pa presedan, por, këta parlamentar shqiptarë hidhen në vallen e atyre padronëve dhe të njejtit kërkojnë që si e si të shesin dushk për gogla.
Dhe, në këte fshehtësi të paparë ku s’është nda shapi nga sheqeri hidhen stërvinat që myku i errësirës robruese tenton sërish të shkëlqej nga rrezet e demokracisë, mu në këte kohë turbulluese kur s’dihet dhe s’kuptohet qenësia.
Vallë! Deri kur parlamentarët e tillë që i votoi populli do të kthehen t’i mjel pushteti që deri më tani ka qenë e është fund e krye kundër interesave të popullit – duke u bërë qiraxhi në shtëpinë e tyre?!
Ndërsa, ata, për hir të privilegjeve që kanë, kanë qenë dhe janë të gatshëm të kundërshtojnë vendimet që çojnë drejtë zgjidhjes sa më reale, racionale e objektive, për formimin e së paku – SHQIPËRISË NATYRALE.
Pa dashur ua them, por, sipas asaj që ndodhë, e në bazë t’aktrimit që bëni në Parlamentin sllavo – maqedon, del në përmasën tonë, se njerëzit e tillë po u ngjajnë vjetëve – atyre që u kërcejnë nënave të tyre për hir t’asaj se dëshirojnë që njerkat të shkëlqejnë nga sharmet e rrejshëm!
Sa për t’i sqaruar opinionit më të gjërë e veçanërisht popullit shqiptar, në lidhje me matrapazllëqet në parlament, po ua bëjë me dije parlamentarë të matufosur se atje ku s’ka vizion kombëtar, atje ku s’ka arsye e qëndrim stoik, atje ku s’ka udhëheqësi t’urtë kombëtare; me mijëra fokuse të tjera që “shkëlqesia” e juaj i quan të ndriçme, dijeni, përsëri na lejnë n’errësirë e s’ka çka bënë Evropa plakë, e kumbarja Amerikë, që që të dyjat “arbitrojnë mirë?!”
Koha flet se realiteti i çdo gjëje që vjen ka bazë vetëm ate që është objektive, dhe ajo që është për t’u përkrahur është e drejtë e Bashkësisë Evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga sfinksat, sepse ata sërisht po zgjohen dhe po hyjnë duke u zvarrisur në skenën e demokracisë por, njëkohësisht ruajnë ndjenjën e perandorëve.
Pra, perandorët në demokraci ashtu përmbyten që të mos u mbes as emri e as gjurma tokë me mashat që i kanë mbajtur në çdo kohë. Dihet, emrat e tyre kanë mbetur në çdo kohë, por vetëm etiketë e vetvrasjeve dhe vetkënaqësive të tyre për ndjenjë djalli.
Në fund, përgëzoj Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t’Amerikës që tregojnë “maturi dhe syçeltësi” ndaj padrejtësive dhe aneksimit të trojeve shqiptare në pesë pjesë, mu ashtu si që e duan shtigjet e së “vërtetës?!”
Prof. Ahmed MORA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt