“…(Zoti) u jep/krijon ndyrėsi/poshtėrsi atyre qė nuk mendojnė!”

Kur’ani, Junus,100

Nė kohėt e sotme, shumė njerėz fenė me mendjen i shohin si dy pole tė kundėrta. Njė pjesė e tyre e konsiderojnė mendjen si kriter tė palėkundshėm dhe njė pjesė tjetėr interpretimin tradicional fetar e vlerėsojnė si burim tė vetėm.

Duhen duartrokitur tė krishterėt nėse me tė vėrtetė kanė mundur t’i vėnė nė njė bazament logjik parimet fetare tė tyre, tė cilat i kanė tė bazuara nė mrekullira, nė njė zot antropomorfik, nė mėkatin origjinal, trinitetin dhe nė teori tė tjera qė tė bėjnė tė mendosh se “me tė vėrtetė a ka njeri qė ka bindje tė plotė pėr kėto?!”

Ndėrsa, nė besimin Islam tė logjikuarit nė ēėshtjet fetare ėshtė njė pjesė e shpjegimit qė i bėhet fesė. Kėtė e vėrejmė edhe tek mėnyra e tė shprehurit e Profetit, i cili pėrherė bėnte sqarime bindėse me plot shembuj, sipas gradės sė intelektit qė kishte dėgjuesi. Gjithashtu edhe pas tij, dijetarėt nuk kanė bėrė ndonjė ndarje mes tė arsyetuarit dhe tė besuarit. Mirėpo, me sa duket, pasi u vu re se po abuzohej me tė logjikuarin duke u munduar tė fusnin ēdo gjė brenda parametrave tė mendjes, duke konkretizuar ēdo gjė, madje edhe Zotin, pra me lėvizjet e para tė rrymės Xhismijje, dijetarėt e kohės filluan tė bėjnė ndarjen mes besimit dhe logjikės. Por disa prej tyre kultivuan njė urrejtje tė ēuditshme ndaj mendjes saqė logjikėn e konsideruan si armik, diēka tė poshtėr, tė pavlerė, njė rrugė qė tė drejton pėr nė xhehennem, e krahasuan me shejtanin, etj. E bėnė aq alarmante kėtė saqė mbrojtėn me fanatizėm idenė se nuk duhej komentuar asgjė me karakter fetar. Dashje-padashje kėta u bėnė nismėtarėt e dogmatizmit nė fenė Islame.

Kurse Kur’ani, si pėrherė u jep njerėzve horizont tė gjėrė. Fjalėn e parė tė Tij Allahu e ka filluar duke na urdhėruar tė lexojmė/studiojmė(“Ikra!”) qė tregon se vetėm duke pėrdorur mendjen, ju mund tė dalloheni nga krijesat e tjera. Zoti na nxit tė vėmė nė punė kėtė veti qė na e ka dhuruar vetėm ne duke na parashtruar nė ajete tė shumta versionet e ndryshme tė fjalisė “..pse nuk mendoni?”.

Le t’i hedhim njė sy verseteve mė poshtė se ēfarė thotė Allahu pėr ata qė nuk e pėrdorin logjikėn:

“Krijesat mė tė dėmshme te Allahu janė ata tė shurdhėtit(qė nuk dėgjojnė tė vėrtetėn), memecėt(qė nuk thonė tė drejtėn) dhe ata qė nuk logjikojnė.”

“Nuk ėshtė e mundur pėr asnjė njeri tė besojė, pos me ndihmėn e Allahut. (Zoti) u jep/krijon ndyrėsi/poshtėrsi/verbėrim(“rixhs”) atyre qė nuk mendojnė.”

“Dhe thonė: “Sikur tė kishim dėgjuar (Profetin/revelacionin) ose tė kishim logjikuar, ne nuk do tė ishim ndėr banuesit e zjarrit”.”


Sidomos dy ajetet e fundit mė sipėr na tregojnė haptazi se tė besuarit dhe tė menduarit kanė lidhje me njėri-tjetrin, nuk janė nė kundėrshtim, madje tė logjikuarit ndihmon nė besimin e vėrtetė. Kėtė tė vėrtetė janė munduar ta pėrkrahin plot mendimtarė, dijetarė dhe udhėheqės tė metodologjive tė ndryshme si Maverdi, Ibn Rushdi, Ibn Tejmijje, etj.

Shkurtimisht, duhet theksuar se mendja ėshtė dhurata qė Zoti i Madhėruar ka vendosur nė fitratin/natyrėn e njeriut dhe tė logjikuarit nuk bie nė kundėrshtim me principet fetare, por arsyetimet e shėndosha ndihmojnė pėr njė besim mė me rrėnjė dhe tė palėkundshėm. Tė mbrosh idenė se nuk duhet besuar logjikės pėrveēse tregon informimin e gabuar apo tė mangėt rreth qėndrimit qė ka feja Islame –kryesisht Kur’ani- ndaj arsyes, kjo tendencė ėshtė rėnie ndesh me natyrėn njerėzore, pra, do tė thotė tė zgjedhėsh tė mos kesh dallim prej krijesave tė tjera.

2. KUFIJTĖ E MENDJES

Siē e cekėm dhe mė lart, mendja ėshtė dhurata mė e ēmuar qė na ėshtė programuar. Prandaj njeriu pėrballė ēdo situate mundohet tė gjejė dimensionin e arsyeshėm tė ngjarjeve. Njeriu –ngaqė ėshtė mėsuar- ka nevojė t’i gjykojė gjėrat nga aspekti shkak-pasojė, sepse e di qė ēdo gjė nė botė ėshtė krijuar nė njė mėnyrė qė duhet ta ketė shkakun patjetėr; nėse bie diēka, ėshtė bėrė shkak diēka pėr tė rėnė; nėse lėviz diēka, ka qenė diēka qė e ka bėrė tė lėvizė. Njeriu e ka tė vėshtirė tė perceptojė diēka tė pavarur nga fenomeni kohė, tė pranojė ekzistencėn e diēkaje tė paformė apo tė pangjyrė, aq mė tepėr diēka qė nuk mund ta shohė. Pra, njeriu ėshtė i prirur tė pranojė si tė vėrteta tė vetme vetėm ato gjėra qė ia arrijnė shqisat e tij dhe ēdo gjė qė e rrethon e komenton nga kėndvėshtrimi qė i kanė fiksuar kėto shqisa. Porse, nganjėherė me kėtė “programin” njeriu mund tė bjerė nė njė pozicion qesharak sikur tregohet nė kėtė anekdotė tė shkurtėr:

Kohė mė parė, kur radiot sapo kishin dalė nė treg, njė fshatar bleu njė radio dhe e mori me vete nė fshat. Bashkėfshatarėt normalisht nuk ia kishin haberin asaj. Pasi ndezi radion ai, ata u habiten se si mund tė fliste diēka pa pasur gojė e gjuhė dhe u pėrpoqėn tė gjejnė se ku mund ta kishte gojėn, ngaqė ashtu ishin mėsuar, ēdo gjė qė fliste normalisht kishte gojė...

Njeriut i janė dhėnė disa shqisa dhe ai gjithmonė sipas kėtyreve mundohet tė pėrdorė mendjen duke u pėrpjekur tė perceptojė ēdo gjė qė e rrethon, qė dėgjon apo lexon. Po mirė, vallė mendja a ka ndonjė fushė ku nuk mund tė funksionojė si duhet? Normalisht qė po. Janė disa pika ku dilet jashtė mundėsive tė mendjes. Disa nga kėto pika qė Zoti nuk na ka dhėnė shqisė qė t’i perceptojmė si duhet gjėrat janė kėto katėr:

1. Formėn e Krijuesit(dhe krijesave qė tregohen nėpėr tekstet fetare, tė cilat janė jashtė fuqisė dhe optikės sonė). Ngaqė ne jemi krijuar me njė formė, mendojmė se ēdo gjė duhet tė ketė formė. Ashtu siē e trajton edhe Ibn Tufejli nė librin e tij “Hajj Ibn Jakdhan”, njė mendje e shėndoshė mund tė arsyetojė gjer nė mundėsinė e ekzistencės sė Zotit, nė cilėsitė e Tij(dituri absolute, kontroll i pėrsosur, etj) dhe nė madhėshtinė e Tij, por, nėse kėrkohet qė patjetėr Ai tė ketė njė formė, kjo ėshtė metodė e gabuar, ngase formė kanė vetėm gjėrat qė janė materie dhe vetėm tė kufizuarat janė materie. Pėrderisa Zoti nuk ėshtė objekt dhe nuk ėshtė i kufizuar nė diēka, atėherė pėrpjekjet e njeriut pėr njė gjė tė tillė janė absurde.

2. Gjithashtu mbi kufijtė e mendjes ėshtė tė mendosh rreth “pafillimėsisė dhe pafundėsisė”. Kur thuhet se “Zoti ėshtė i pafillimtė, i pafund” a e kuptojmė pėr ēfarė po bėhet fjalė? Po kur themi se nė botėn tjetėr njeriu do tė jetė deri nė pafundėsi nė xhennet/xhehennem? E kemi kuptuar ne se ē’do tė thotė tė jesh i pavdekshėm? Njeriu ėshtė brenda fenomenit kohė, ėshtė i krijuar bashkė me tė dhe pėr njeriun duket si e pamundur(-ose ndoshta mė saktė- duket shumė e vėshtirė) tė perceptojė gjėrat qė janė jashtė kohės, siē ėshtė Zoti pėrshembull, ngase vetė Ai e ka krijuar kohėn dhe ėshtė mė se absurde tė kėrkohet mjeshtri brenda produktit tė vet. Ne kemi tė programuar nė mendje ēdo gjė me fund; diēka lind, rritet dhe pas njė kohe tė caktuar vdes, apo ēdo gjė qė fillon, pėrfundon. Ėshtė e pakapshme pėr logjikėn tė qenurit “jo i lindur” dhe “i pavdekshėm” apo “i pafillimtė” dhe “i pafund”. Kur tė kuptojmė se ēfarė ėshtė “koha” nė tė vėrtetė, atėherė do e kuptojmė mirė se ē’do tė thonė konceptet qė janė jashtė saj.

3. Bashkangjitur me kėtė ėshtė edhe fenomeni i “hapėsirės/vendit”. Pyetja “Ku ndodhet Zoti?” formulon qartė se si njeriu ka nevojė tė percoptojė ēdo gjė me veglat qė i janė pajisur. Mirėpo, duhet tė dimė se hapėsira/vendi ėshtė i lidhur me objektin. Aty ku nuk ka objekt nuk ka as hapėsirė/vend. Shprehjet “majtas, djathtas, poshtė, lart” marrin kuptim vetėm kur pėrdoren pėr njė objekt. Zoti pėrderisa nuk ėshtė objekt ėshtė e pamundur tė bėhet fjalė pėr vendin e Tij.

4. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė “ēdo gjė qė i pėrket pas vdekjes”. Ngaqė bėhet fjalė pėr parametra tė tjera. Mendja mund tė arsyetojė mundėsinė e tė qenurit tė njė bote tjetėr deri nė vlerat e asaj bote, por pastaj –siē kanė bėrė shumė filozofė- njeriu detyrohet t’i dorėzohet teksteve fetare. Kjo ėshtė e njėjtė sikur njė peshore tė peshojė deri nė 20 ton dhe kur i ngarkohet njė peshė mbi tonėt qė mund tė peshojė, shigjeta e peshores arrin deri nė maksimumin e saj, me tė cilėn tregon se ėshtė njė peshė mbi kapacitetin e saj, por nuk mund tė tė japė ndonjė tė dhėnė tjetėr.

Gjithashtu duhet besuar se ēdo gjė qė na thuhet nė tekstet autentike Islame nuk ėshtė jashtė aftėsisė sė mendjes, sepse vahji/revelacioni ėshtė dėrguar i qartė, qė tė kuptohet, e jo i pakuptueshėm, qė tė ngelė i paarritshėm pėr njeriun. Madje, revelacioni ėshtė futur nė atė formė nga Zoti qė njeriu ta kuptojė sa mė lehtė fjalėn e Tij. Nėse aktualisht kemi diēka tė paqartė nga Kur’ani, kjo tregon se nuk kemi metodė tė rregullt nė tė arsyetuar dhe kur tė pėrdoret kjo metodė atėherė do tė bėhet e kuptueshme. Si shembuj mund tė marrim ato ajete qė ishin tė paqarta pėr popujt e mėparshėm, tė cilėt mundoheshin tė jepnin shpjegime sipas imagjinatės sė tyre. Mirėpo, me kalimin e kohės dhe me zhvillimin e shkencės kėto gjėra dolėn nė pah. Kjo tregon universalizmin e Kur’anit dhe vėrtetėsinė e fesė Islame.

Artur Tagani
Zv/drejtor nė Medresenė “Haxhi Sheh Shamia”,
Shkodėr