Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Svoboda, pro grevës dhe kundër Kosovës

    Nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda, ka deklaruar sërish qendrimin e tij pro qëllimit të grevës së urisë së opozitës që kërkon hapjen e kutive të votimit, por njëkohësisht është pozicionuar kundër pavarësisë territoriale të Kosovës. Në një intervistë për BBC, i pyetur mbi situatën politike në Shqipëri, deputeti socialdemokrat në Parlamentin Europian tha se Tirana po i dërgon sinjale të këqija BE-së dhe kërkoi që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje. Ai tha se një prej zgjidhjeve do të mund të jetë pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive të votimit në anën tjetër, çka në fakt është edhe kushti i PS.
    "Është një sinjal i keq. Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Europës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje. Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje."
    Svoboda i është kundërvënë gjithashtu edhe Kosovës duke sugjeruar autonomi për serbët e veriut. Ai tha se me këtë zgjidhje Mitrovica do të jetë ura lidhëse mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.
    Hannes Svoboda "Do të mund të ishte një rrugëdalje nëse të dyja palët pajtohen, megjithëse kjo nuk do të shënonte ndonjë ndryshim të madh, nëse veriu i Mitrovicës nuk do të kishte një lloj autonomie dhe nuk do të kishte aktivitete të tjera në favor të pakicës serbe, ose ndonjë masë shtesë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Prandaj mendoj se ndoshta nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim i madh menjëherë, por ndoshta një ndryshim hap pas hapi me qëllim që t'i jepet Kosovës një sinjal i qartë i pavarësisë dhe i njohjeve të tjera dhe në anën tjetër t'i jepet Serbisë një ndikim më i madh në zhvillimet në Kosovë."
    tvklan.tv

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ta lexoj qosja cthot ky svoboda..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •