Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Mijëra gra, në shesh para bashkisë, kundër keqpërdorimit që Edvini po u bën grave dhe

    Mijëra gra, në shesh para bashkisë, kundër keqpërdorimit që Edvini po u bën grave dhe vajzave në grevën e urisë

    Sot, shoqata të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të fmijëve, personalitete-gra të botës së artit, nëna, kryefamiljare nga e gjithë Tirana e përtej, u bashkuan në një protestë të fuqishme kundër Edi Ramës. Mbi 7 mijë gra në një protestë të paparë ndonjëherë rrethuan bashkinë e Tiranës, duke i kërkuar Edi Ramës të nxjerrë menjëherë nënat nga greva e urisë ku i ka futur si një akt çnjerëzor. Nënat që folën në protestë thanë se: “Zoti Rama, dramën tënde me fëmijë, mos e kthe dramë të fëmijëve të nënave shqiptare. Vetëm një katil mund t’i heqë fëmijës nënën nga koka dhe ta fusë në burgun e rrugës, siç ke bërë ti”. Edi Luarasi, një ndër personalitetet më të dashura të shqiptarëve, mori fjalën dhe tha: “Ti, zoti Rama nuk mund të na pengosh heqjen e vizave.



    Ne duam të shohim fëmijët tanë. Ne duam të shohim mbesat dhe nipat tanë që jetojnë jashtë. Ti s’mund ta prishësh këtë moment që mezi po e presim. Suela Konjari, një aktore tjetër e madhe, i thirri zotit Rama: “Të flas si grua; nuk futen gratë në grevë. Nxirri nënat nga greva!

    Vokshi: Asnjë politikan në botë nuk fut në grevë urie gra dhe nëna

    Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përdor për interesa të karrierës së tij politik gratë duke i futur në grevë urie. Deputetja e PD-së Albana Vokshi e cilësoi si të papranueshme futjen në grevë urie të grave dhe fajësoi për këtë kryetarin e PS-së, Edi Rama. “Kam dalë këtu jo si politikane, por do të flas si nënë, me dy fëmijë të vegjël që janë për mua mendimi i parë tek zgjohem dhe mendimi i fundit i ditës. Z. Rama, je i vetmi njeri në botë, por edhe si kryetar Partie, që fut në grevë urie nëna me fëmijë. Z Rama, nënat me fëmijë nuk futen në grevë urie. A mendon ti Z. Rama, qoftë edhe një herë të vetme, qoftë edhe një çast çfarë drame përjetojnë fëmijët e këtyre nënave?”, u shpreh deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Ajo e akuzoi kryetarin e PS-së se nuk ka ndjeshmëri njerëzore dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e tyre. “Ti Z. Rama nuk mund të kuptosh çfarë do të thotë përkujdesi dhe përgjegjësia për fëmijët. Vetëm ne nënat e dimë. Z. Rama, fëmija është gjëja më e shtrenjtë për çdo nënë në botë, prandaj asnjë nënë nuk ta fal ty dramën që po përjetojnë fëmijët e tyre. Ata fëmijë që shohin nënat në burgun e rrugës po terrorizohen, Edhe ata nuk do të ta falin ty këtë. Nuk gjej dot emër tjetër për ty – Katil”, u shpreh Vokshi.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u lumte grave te tiranes..

    ti cojne dhe nje mesazh katiles mariz lino.. qe eshte prapa mullaqeve te edvinit dhe e instrukton..

    dhe vithe gjerit.. widhers.. tja bejne nje protest mu te dera e ta marre vesh se dinakeria.. e pabesia ndaj shqiptareve te mire.. nuk mbetet pa u zbuluar..

    nuk duam me kim filba ne sherbim te stalinistave.. ne bulevard..

    cohu popull shqiptar kunder.. agresionit barbar te neoenveristave kanibale..

    ta marr vesh ed ruci se.. lek coke.. nuk do gjejne me ti masakrojne..



    lavdi edi luarasit..

    nje trimereshe e zonje e vertete..

    njerzit po e kuptojne per dit e me qarte.. se kush eshte monstra edvin ruc..e se cfar perfaqson ajo dyshe e felliqur..

    pjesen me te ndyre te ppsh-se.. ate me kanibalen..

    bijt e bijat.. e ish antareve te ndershem te ppsh-se duhet te distancohen.. nga krimineli edvin.. e ti bashkohen popullit.. e te mbrohet demokracia.. se neser kur te jete edvini ne pushtet ai do ti shtype te gjithe..sikurse e shtypi dhe e poshteroj.. kristaqin.. te jatin.. matilden e bukur engjellore.. te bijen e petraq magjistarit.. ish ministrit te bujqesise se kohes enverit.. rudinen e urte..

    larg nga skicofreni i rrezikshem edvin rama..




    edhe i here rrofsh o edi luarasi.. !

    rrofshi ju gra te Tiranes qe guxuat.. ti thoni plac.. hijenes..edvin..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    hahahahahahahah po e njeh ti kush o edi luarasi o bol berisha
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xim.. ku e more kte lajm..

    duhet me konfirmue burimin..

    gold.. perdit e me shum po cfaqesh ai qe te kam thene qe ne fillim..

    nje kulish hafijesh ne shkoder i llojit xhem selim i ish deges brendeshme qe ka masakruar qindra prelate te shquar te kishes..e mijra kreshnike fisnike te malsise..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I O N L I N E, 05/05/2010

    Sondazhi i IDRA-s
    90 % e shqiptarëve: Korrupsioni në vend është rritur

    TIRANË - Në 6 vite radhazi Instituti i Kërkimeve dhe Alternativave të Zhvillimit ka treguar se korrupsioni në vend ka njohur vetëm rritje. Kjo të paktën bazuar në perceptimin e qytetarëve mbi fenomenin. Në bazë të studimit më të fundit të IDRA-s, 91. 8 % e personave të pyetur janë shprehur se korrupsioni është përhapur gjerësisht ndër institucionet publike.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori amerikan, John Withers . "Ajo që shihet nga ky raport është dështimi i komunikimit mes publikut dhe liderëve politikë, të cilët thonë se gjërat duken më mirë.Ju duke u përgjigjur në këtë raport thoni gjera që ju shqetësojnë përfshi edhe ekonominë.Drejtuesit politikë thonë se janë duke luftuar korrupsionit por ju nuk thoni se nuk është kështu dhe se mes gjërave që kanë ndryshuar, kanë ndryshuar për keq", u shpreh Ëithers.

    Duke krahasuar shifrat e sondazheve të përftuara gjatë 6 viteve, përfaqësuesit e IDRA-s, treguan se në krahasim me 2005 besimi i qytetareve tek sektori gjyqesor ka një rënie, me 10.7 %, dhe se trajtimi i qytetareve nga ana e gjykatave është përkeqësuar.

    Kështu, 38 % e të pyeturve janë shprehur se janë trajtuar shumë keq, dhe 79.9% e të intervistuarve kanë treguar se është shumë e vështirë të marrësh një informacion në gjykatë. Sipas këtij studimi ka rezultuar se 60% e të intervistuarve mendojnë se media është institucioni që e lufton më tepër korrupsiOnin.

    Sektori i shendetesisë mbetet një nder me te korruptuarit edhe në 2010. Në këtë studim janë pyetur 1200 qytetarë, 600 prej të cileve punonjes te sektorit publik, ka rezultuar se besimi i qyterareve tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është shumë e ulët.

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    xim.. ku e more kte lajm..

    duhet me konfirmue burimin..

    gold.. perdit e me shum po cfaqesh ai qe te kam thene qe ne fillim..

    nje kulish hafijesh ne shkoder i llojit xhem selim i ish deges brendeshme qe ka masakruar qindra prelate te shquar te kishes..e mijra kreshnike fisnike te malsise..
    me fal brari harrova
    nga web faqja e gazetes botasot
    http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=6&id=59571
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte goja o xim..

    ardhsh gjithmon me lajme te bardha si ky.. o Xim abedini.. qe shqiptaret te flejne te qete e ne mengjez te bredhin mbas puneve te dites.. e jo te mbledhin kufoma sic do edvin rama e ky ketu duj josif stalini.. i ed rucit qe po plas deri sa ta shoh shqiperine germadhe..

    ky lajm eshte drite e shprese.. e nje grusht i fuqishem ndaj kanibaleve e kanibaleshave miljardere..

    vetem keshtu ata e kuptojne sa eshte sahati.. se shqiptaret nuk do tu vene prapa si bedela te eltar dedes ..
    pres dhe Vlora ta beje fora.. e cdo qytet te dale e ti tregoje gramoz rucit e tak ngjeles se.. 97 te nuk do beni dot..

    Qe tu dridhen leqet e kembeve hitlero stalin-enverit Edvin..e bandes se tij te felliqur..

  8. #8
    Shikoni lajmet e Tv Klan:

    http://kohajone.com/.... vetem klikoni ne te djathte te faqes.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    I lumte ketyre grave. Jane te shenjta nanat shqiptare. Sa te vegjel duken katilat para tyre.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    hahahahahahahah

    sapo pashe fiksin qe tregoi autobuzat nga po zbrisnin grate edhe banderolat qe ishin gati per ti ngritur kur te zbrisnin.

    autobuzat kishin ardhur nga gjithe vendi edhe kishin nga perpara arsimoret y, shkolla x si mbaj mend te gjitha qe tregoi

    ka lone femijet sala pa shkolle edhe i ka vene te ngrejne banderolat ma kthe mamin ne shtepi xhaxhi edi

    cfare farse
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 05-05-2010 më 19:40

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •