Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi: Në KS u prezantuan të arriturat



    Thaçi: Në KS u prezantuan të arriturat

    Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar të suksesshme paraqitjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Sipas Thaçit, raportimi ishte një prezantim i të arriturave të punës së përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë.

    Kryeministri i bëri këto komente në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se në Kosovë ka një progres të gjithanshëm.

    “Është një progres i vlerësuar i gjithanshëm i përkushtimit në nivel qendror e lokal dhe i orientimit tonë euroatlantik dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, i orientimit tonë për të përshpejtuar procesin e integrimeve, procesin e njohjeve dhe për të qenë të gatshëm të presim opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.

    Ai ka falënderuar gjithë mbështetësit e procesit të Kosovës dhe ambasadorët që kanë prezantuar në Këshillin e Sigurimit, të arriturat e Kosovës. Thaçi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e punës dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme që ndërlidhen drejtpërdrejt me të ardhmen prosperuese dhe zhvillimore të Kosovës. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Zt: Kryeminister mahntem me optimizmin tend 'afirmativ' dhe 'reformatizues'

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •