Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2010
    Postime
    20

    Tribuna - Vendi ku do të flitet për temat e ndaluara



    Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fillojë me serinë e tribunave, në të cilat do të diskutohen tema të rëndësishme për jetën ekonomike, shoqërore e politike në Kosovë, e të cilat janë shndërruar nga politika ditore në tema të ndaluara.

    Tribuna ka për qëllim ta nxjerrë në pah të vërtetën prapa retorikës së politikanëve, duke i shtjelluar në mënyrë kritike zhvillimet e mësipërme, dhe, veçanërisht, duke ua dhënë hapësirën për t’u shprehur atyre të cilëve u është mbyllur dhe po u privatizohet hapësira publike.

    Tribuna e parë do ta shtjellojë tendencën për ta privatizuar Postën dhe Telekomin e Kosovës. Ajo do të mbahet të enjten, më 20 maj 2010, në Biblitokën Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00.


    Në të do të flasin:

    Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit, nismëtar i arsimimit në fushën e telekomunikacionit tek ne, degës së “rrymës se dobët” ne Shkollën teknike në Prishtinë dhe në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, i cili për 20 vite rresht ka qenë ekspert i lartë në ITU, autoritetin më të lartë botëror në fushën e telekomunikacionit, pozitë të cilën e fitoi në konkurrencën botërore, prej të cilave rreth 5 vite ishte bashkërendues i zhvillimit të telekomunikacionit për përmbi gjysmën e popullatës së globit, si dhe, pas luftës, ishte edhe bashkërendues i rifillimit të punës në PTK dhe hartues i projektit të telefonisë mobile VALA.


    Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ftoni të njohurit tuaj.

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Se mos filloni dilni shesheve ore...
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    kush po ju paguen tash ore
    pasi unmiku jau gjuajti kembet

    mos po hidheroheni qe kjo pun veq dihet
    se kush u financon juve
    per ta destabilizue shtetin e kosoves

    marrja bjen mbi qeverin e kosoves qe nuk ju fut ne biruc
    po u len te lehni posht e lart si qent e qartur
    klyshamanat e serbis

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •