Kush ma huazon kete Idiot-in nga Dostojevsky, se me bot kurreshtar ta lexoj.![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Dhe une kam blere perkthime te vjetra ne rruge. Psh "Te Mjeret" e Hygoit e gjeta te perkthyer nga ish ambasadori i Shqiperise ne France. E gjeta ne rruge te nje bukinist plak qe kishte mbledhur me qindra Libra. Ndersa per Dostojevskin nuk kam lene vend pa pyetur e s'kam gjetur dot perkthime te vjetra. Megjithate dhe perkthimet e vjetra te Dostojevskit i ka perkthyer i njejti perkthyes, Doksani.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Cila vepër e Volterit është shqipëruar MaDaBeR, meqë e përmende... pyes sepse unë s'kam hasur asnjë të shqipëruar dhe kam shumë dëshirë ta gjej një të tillë, kështu që nëse ke gjetur ndonjë të shqipëruar, ma thuaj. Unë Volterin e kam lexuar vetëm në anglisht, dhe ka qenë vepra "Candide" që më ka lënë vërtetë mbresa.
Nuk më tregove përshtypjet mbi "Idioti"... si t'u duk trajtimi, ndonjë pjesë/fragment që të ka pëlqyer më shumë? Po nga personazhet cili të hyri më në zemër?![]()
Jam te faqja e 60 e do Zoti e mbaroj..
http://images.bookcrossing.com/image...6/17787196.jpg
Fleur Blanche desha tet pyes a eshte ky liber i volterit 'candide' ne shqip apo jo kam ndegjuar qe eshte me ka thene nje shok nje botim i vjeter nga nje shtepi botuese ne tirane
Me thënë të drejtën këtu në Shkodër, s'e kam gjetur në asnjë librari, duke qenë se edhe libraritë tashmë ndjekin prirjen drejt fitimit më shumë si biznes në fund të fundit (kulmi nga ligjet tona të taksohet libri me tvsh 20%), dhe shesin ato libra që kërkohen më shumë, ku dihet se ata libra që po shiten më shumë - se të çfarë lloji janë, pa dashur të paragjykoj shijet masive; bestsellera që të ngecin në grykë. Volteri ka dalë jashtë mode si duket
Por më duhet të falenderoj që e paske dëgjuar se është shqipëruar sepse, nga kjo më shkoi në mendje që të kërkoja tek katalogu online i Bibliotekës Kombëtare, dhe qenka i shqipëruar dhe ndodhet aty:
Kandidi ose optimizmi : novelë filozofike
Autorët Voltaire
Vandush Vinçani (përkth.)
Botuar Prishtinë : Rilindja, 1972
Të dhëna fizike
145 f. ; 20 cm.
Tani, s'di a mund ta gjej në librat e vjetër që shiten në trotuare se aty shiten tashmë thesare letrare të tilla, se në librari s'jam e sigurtë në mund të gjindet. Por meqë me hir e me pahir tani e tutje do më duhet të shkoj në Tiranë çdo javë, do shikoj nëse e gjej dhe ta bëj me dije. Gjss nëse dikush nga këtu në forum jeton në Tiranë dhe ka dijeni se ku mund ta blejmë, uroj të na tregojë më saktë.
number, e lexove "Të Mjerët"?![]()
Krijoni Kontakt