Në vitin 1947 në një nga shpellat e shkëmbinjëve Qumrar 10 milje në
lindje të Kudusit disa barinj të cilët po kullotnin delet e tyre, gjetën në
formë rruli faqe të Ungjillit të shkruajtura me dorë. Këto faqe 2000 vjeçare u
morën menjëherë për studime. Por gjatë 44 vjetëve të kaluara shpjegimi vetëm i
asaj p...jese që ka ngjashmëri me Ungjilin e sotëm dhe mosthënia e asnjë fjale për
pjesën tjetër ka zgjuar reagimin e shkencëtarëve.
Profesori dhe pjestari i këshillit drejtues të universitetit të Oxfordit
prof. Geza Vermes është shprehur:” Ky është një skandal akademik.” Revista
US News and World Report shkruan:”Faqet e gjetura janë në gjuhën e vjetër greke
dhe izraelite. Mbase deshifrimi i këtyre kërkon kohë, por është e vështirë të
shpjegohet përse ka kaluar kaq shumë kohë.”Kanë filluar të shtohen thëniet se është vetë kisha ajo që e ka ndaluar
shpjegimin e diçkaje të tillë, duke u trembur mos krishterët që mashtrohen prej
një kohe kaq të gjatë nga kisha fillojnë të ushqejnë armiqësi ndaj saj.
Në Ungjillin e Barnabeut i cili konsiderohet si Ungjilli më pranë të vërtetës
thuhet se aty përdorej qartë shprehja se pas Isait a.s. në tokë do të vinte
Pejgamberi i fundit, Hazreti Muhammedi a.s.. Barnabeu për shkak se shkruajti këtë
Ungjill u vra nga disa të krishterë fanatikë, duke u goditur me gurë. Edhe në
Ungjillin e gjetur në afërsi të Kudusit që mendohet të jetë shkruajtur nga vetë
Hazreti Isai a.s. ose nga ndihmësi i tij Gjoni, mendohet se po ashtu si në
Ungjillin e Bernabeut edhe këtu jepet lajmi i mirë se pas Hazreti Isait a.s. do
të vijë Pejgamberi i fundit Hazreti Muhammedi a.s..”
Eroll Velija
Krijoni Kontakt