Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Sanremo 2012 dhe Adriano Celentano me guximin per te thene te verteten

    >>> Pamvarsisht dyshimit se ku ta hapja kete teme vendosa ta hap ketu.
    > Dua te postoj disa kenge te Sanremos por dua mbi te gjitha te postoj monologun e Adrianos.
    > Pres qe ti shijoni keto video me shume se sa te beni polemika. Thesht dua te ndaj kete ngjarje ne Sanremo me te gjithe ju.
    > Gjithsesi mendimi juaj per kendveshtrimin e Adrianos per ato qe flet eshte i mirepritur.

    Kenga fituese.


    Kenga per ne Eurovizion.


    Vendi i trete.


    Alessandro Casillo "SANREMOSOCIAL GIOVANI"


    Adriano Celentano
    http://www.youtube.com/playlist?list=PL2B3E983B949692F1

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 24-02-2012 mė 15:02
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Do doja te degjoja ndonje mendim lidhur me ato qe tha Adriano ne Sanremo por me sa nuk i keni pare akoma sepse po ti shoh te lind deshira te besh nje koment pro apo kundra.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Do doja te degjoja ndonje mendim lidhur me ato qe tha Adriano ne Sanremo por me sa nuk i keni pare akoma sepse po ti shoh te lind deshira te besh nje koment pro apo kundra.
    Pershendetje Volsiv,

    A ke mundesi te na shpjegosh ose te na perkthesh se cfar te vertete tha kjo artiste, qe ta japim mendimin ton, ke mundesi te na perkthesh ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Me pelqeu se si fliste per Zotin, edhe opinioni i tij mbi Familjen Kristiane e Aveniren, vecse nuk e di se sa te drejte ka ai te gjykoje ne ate menyre, ne nje eveniment gati pa lidhje sic eshte Sanremo...Dashurine e Zotit e preferoj me shume kur njerezit e shprehin nepermjet jetes e shembullit te tyre, e ne kete menyre mendoj edhe per Adrian Celentanon.....

  5. #5
    Ma ka bo mishin kokrra kokrra e floket me jan ngrejt si iriq
    Revolution 1848

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    une e disha qe eshte ambientalist ky.!


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576



    NOSTALGJIA PĖR SANREMON



    Ra edhe sipari i Festivalit tė Sanremos, ose mė mirė i festivalit tė kėngės italiane. Pas 5 mbrėmjesh tė gjata, ku kishte mė pak muzikė e mė shumė show, i 62-ti festival u mbyll mes shumė diskutimesh e polemikash, e ku fituese u shpall njė kėngėtare e re, Emma Marrone me kėngėn “Non č l’inferno” (Nuk ėshtė ferri). Njė kėngėtare e talentuar e me temperament, qė po i imponohet me aftėsitė e saj vokale e interpretuese botės sė spektaklit e tė muzikės italiane. Vitin e kaluar ajo u rendit nė vendin e dytė nė festivalin e Sanremos me njė kėngė mjaft tė bukur. Kurse kėtė vit fitoi. Nė 62 vjet histori tė Festivalit tė Sanremos ky ėshtė rasti i tretė kur njė kėngėtar nė dy vjet njėri pas tjetrit pushton vendin e dytė e pastaj tė parė nė garėn e kėngės italiane. Para saj e kishin arritur kėtė sukses Tedy Renis e Bobby Solo.

    Njė e veēantė tjetėr ishte fakti qė kėtė vit nė podiumin e fituesve u ngjitėn tri gra: Emma, Naomi e Arisa, qė tė tria tė reja nė moshė por qė nė vitet e fundit janė afirmime me vlerė nė muzikėn e lehtė italiane. Dhe qė tė tria me kėngė tė kompozuara nga burra. Mbase nė kėtė rast burrat mund tė merrnin “revanshin” e tyre duke thėnė qė “pas njė gruaje tė suksesshme qėndron njė burrė i suksesshėm”.

    Sanremo (nė Itali emri i kėtij qyteti tė bukur tė bregdetit tė Ligureve identifikohet me festivalin), ėshtė njė eveniment me rėndėsi nė jetėn kulturore e atė tė pėrditshme italiane. Pėr tė flitet tė paktėn njė muaj nė tėrė shtypin e mediat, por edhe nė familjet italiane (dy javė para fillimit e dy javė pas pėrfundimit tė tij). Para tij flitet pėr pjesėmarrjen, pėr tė ftuarit e rėndėsishėm nga tėrė bota, pėr modelistėt qė do tė veshin kėngėtarėt e drejtuesit e festivalit, pėr pagesat tepėr tė larta qė u rezervohen presantuesve e sidomos tė ftuarve tė veēantė. Bie fjala, i ftuari mė i rėndėsishėm pėr kėtė vit ishte mbreti i rock-ut italian, Adriano Celentano. Zėra pro e kundra, debate me ditė tė tėra pėrse atij i ishte rezervuar pagesa prej 700 mijė eurosh pėr 70 minuta pjesėmarrje nė dy net tė festivalit (i takon 10 mijė euro nė njė minutė) nė njė kohė kur qindra mijėra familje italiane nuk arrijnė tė mbyllin muajin nė kushtet e krizės sė tmerrshme ekonomike e kur njė punėtor i thjeshtė njė sasi tė tillė parash nuk e fiton nė 40 vite punė qė i duhen pėr tė dalė nė pension. E Celentano, nė pėrgjigje tė kėtyre debateve, vendosi qė tėrė shumėn ta jepte nė bamirėsi pėr spitale nė vende tė varfra tė botės, madje mori pėrsipėr tė paguante nga xhepi i tij taksat qė i takonin lidhur me kėtė shumė.

    Gjatė e pas festivalit nė shtyp e media flitet mė shumė pėr dukuritė jashtėmuzikore qė solli festivali se sa pėr kėngėt e tij. Duket sikur ato u lihen mė shumė shtėpive diskografike e shijes sė dėgjuesve qė tė blejnė tė lirė kėngėt e tyre tė preferuara, ku shpesh nė krye pėr shitje tė lartė janė kėngė tė ndryshme nga ato qė kanė fituar nė festival. Dukuri e njohur. Kurse flitet pėr orė e orė nė tė tėra TV e shkruhet nė gazeta pėr thashetheme, pėr skandale nė skenėn e festivalit e prapa kuintave pėr nivelin e lartė tė shikuesve qė arriti kjo apo ajo pikė e zhvillimit tė festivalit. Bie fjala, bukuroshja argjentinase Belen Rodrigues, i ngriti nė yje si nivelin e shikuesve, ashtu edhe atė tė debateve rozė me gjestin e saj, se zbuloi pjesėt intime nė skenė pėr t’i treguar publikut nė sallė e telespektatoreve qė nuk vishte tė mbathura e nė vend tė tyre kishte tatuazhin gjithashtu shprehės tė njė fluture tė vizatuar nė njėrėn anė. Ose njė nga pikat kulmore pėr nivelin e shikuesve ishte momenti kur Celentano nė “predikėn” e tij prej profeti u shpreh se duhen mbyllur organe tė tilla shtypi tė Vatikanit si “Avvenire” dhe “Famiglia cristiana” sepse nuk flasin sa duhet pėr parajsėn por ngatėrrohen me politikė. Pa dyshim, tė kritikosh njė ose disa organe shtypi pėr nivelin e tyre, ėshtė njė e drejtė legjitime jo vetėm e Celentanos, por e kujtdo.Por tė flasėsh pėr mbylljen e tyre, ėshtė shprehje e kufizimit tė lirisė sė mendimit. Por Adriano ėshtė mjeshtėr i provokimeve dhe e di se provokimet e tij sjellin audience tė lartė e kjo pėr finanzat e RAI-t do tė thotė miliona euro.

    E titullova kėtė shkrim “Nostalgji pėr Sanremon” pikėrisht duke patur parasysh kėtė invazion tė showt nė kurriz tė anės muzikore tė festivalit. E ne qė jemi rritur me Sanremon, qė e ndiqnim atė nė radio edhe atėherė kur nuk ishte ende televizioni, qė pėrfshiheshim nga ethet e garės sė kėngėve me dy interpretime nga yje tė pakthyeshme tė kėngės e skenės italiane, e ndjejmė vėrtet atė nostalgji. Jo se nuk e pranojmė transformimin, modernizimin, ecjen pėrpara tė muzikės me shijet e kėrkesat e kohės e tė publikut me moshė tė re, por na vjen keq qė logjika finanziare e reklamave evidenton nė skenė skandalin pėrpara muzikės, diskutimet boshe e gossip-in pėrpara vlerėsimeve professionale tė krijimtarisė. Tė vjen keq qė njė nga pikat mė emocionuese tė festivalit, dueti i Adriano Celentanos me Gianni Morandin me kėngėn e mrekullueshme tė Adrianos “Penso a te e il mondo cambia” (Mendoj pėr ty e mė ndryshohet bota”, kaloi gati nė heshtje. Ky duet dhe pjesėmarrja e Lucio Dallės pėrkrah njė djaloshi tė ri, ishin tė vetmit pėrfaqėsues tė viteve tė arta (vitet ’60) tė muzikės italiane e treguan se ata, pavarėsisht nga mosha, dijnė tė jenė novatorė e mbeten tė mėdhenj.

    Jo vetėm ai duet i interpretuar bashkėrisht, por edhe mėnyra e komunikimit nė skenė gjatė netėve tė festivalit, fliste pėr atė miqėsi qė i lidh dy idhujt e muzikės italiane qė nga ajo periudhė e artė. E pikėrisht pėr nostalgjikėt e atij brezi kėngėtarėsh, gėrmova e gjeta disa pika tė pėrbashkėta qė i ka bėrė Adriano Celentanon e Gianni Morandin aq tė dashur pėr ne.

    -Unė e adhuroj Sanremon qė kur nė vitin 1958 pashė tė kėndonte nė skenėn e tij i famshmi Claudio Villa. E duke parė atė, mė lindi dėshira tė bėhesha kėngėtar- thotė Gianni Morandi.-Por nga dėshira, deri tek ngjitja nė skenė ėshtė njė rrugė e pafund. Nė fakt ai e nis rrugėn e kėngėtarit vetėm e aty nga viti 1962 (50 vjet mė parė). Nė njė qytezė nė rivierėn Adriatike ai po regjistronte diskun e tij tė parė me titull “Andavo a cento all’ora” (Udhėtoja me 100 km nė orė). Adriano mė dėgjoi dhe mė kėrkoi tė bashkohesha me klanin e tij. Ai ishte 24 vjeē e i njohur nė atė kohė, unė 17 vjeē dhe isha fans i tij. Desha tė shkoja pas tij, por impresario im mė ndaloi duke mė thėnė: “Jo, ti duhet tė bėsh rrugėn tėnde pėr hesapin tėnd, nėqoftėse dėshiron tė bėhesh dikush. Keni dy mėnyra tė ndryshme interpretimi”,-tregon Gianni.

    Pavarėsisht se nuk u bashkuan nė klanin Celentano, rruga e tyre e karrierės ka pika tė ngjashme. Pėr shembull, nė festivalin e Sanremos tė vitit 1961 Adriano do tė paraqitej me kėngėn “Il tuo bacio č come un rock” (Puthja jote ėshtė si njė rock). Por rrezikonte tė mos merrte pjesė, sepse ishte duke kryer shėrbimin ushtarak e duhej leje speciale. U detyrua vetė ministri i mbrojtjes italiane tė asaj kohe Giulio Andreotti tė firmoste lejen pėr atė djalosh tė talentuar. E Adriano e justifikoi lejen, sepse u rendit nė vendin e dytė nė atė festival. Historia do tė pėrsėritej nė vitin 1967, por kėtė radhė me shėrbim ushtarak ishte Gianni Morandi e rregullorja e donte qė pėr 6 muaj tė mos kishte tė drejtė leje.Por u sigurua mundėsia qė ai tė merrte liridalje e tė shkonte tė bėnte prova pikėrisht me Celentanon nė Milano.

    Tė ngjashme janė edhe historitė e tyre tė dashurisė. Nė vitin 1963 Adriano njihet me Claudio Morin gjatė regjistrimeve tė filmit “Uno strano tipo”. Dashurohen dhe mė 14 korrik 1964, nė ora tre tė mėngjesit shkojnė e bėjnė martesėn nė njė kishė nė Toscana pėr tė mėnjanuar praninė e paparazėve, tė fansave e tė kuriozėve. Gianni Morandi njihet me gruan e tij tė parė Laura Efrikian, nė vitin 1964 gjatė xhirimeve tė filmit muzikor “In ginocchio da te” (Nė gjunjė pėrpara teje). Dashurohen dhe mė 13 korrik 1966 bėjnė martesėn fshehurazi pėr tė njėjtat motive si ēifti Celentano.

    Karriera artistike i ka bashkuar sa e sa herė nė skenėn e Sanremos si konkurentė tė kėngės, por pėrherė miq tė mirė, i ka bashkuar nė skuadrėn e futbollit tė kėngėtarėve tė njohur italianė pėr tė zhvilluar ndeshje bamirėsie, i ka bashkuar nė Lourdes kur kanė shkuar nė procesion e nė ndihmė tė tė sėmurėve etj.

    Nė vitin 1972 Gianni Morandi u ngjit nė skenėn e Sanremos si kėngėtar. 40 vjet mė vonė ai ngjitet nė kėtė skenė pėr herė tė dytė radhazi si drejtues e prezantues i festivalit. E tė ftuar nderi ka mikun e njė jete, Adriano Celentanon. Kėndojnė bashkė njė kėngė emocionuese.

    -Pėr mua ishte ėndėrr ta kisha Adrianon tė ftuar nė festival, -thotė Gianni.-Adriano ėshtė Italia.

    E Adriano, si pėr t’u dhėnė pėrgjigje mediave qė kishin shkruar se ky ėshtė festival i Celentanos, duke pėrshendetur publikun thotė: -Ky ėshtė festivali i Morandit.
    Ja, edhe pėr kėto, ne nostalgjikėt do tė ndjejmė gjithnjė nostalgji pėr Sanremon, edhe pse e ndjekim pėr 5 mbrėmje tė gjata ēdo vit.


    Ndue Lazri

    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Me pelqeu se si fliste per Zotin, edhe opinioni i tij mbi Familjen Kristiane e Aveniren, vecse nuk e di se sa te drejte ka ai te gjykoje ne ate menyre, ne nje eveniment gati pa lidhje sic eshte Sanremo...Dashurine e Zotit e preferoj me shume kur njerezit e shprehin nepermjet jetes e shembullit te tyre, e ne kete menyre mendoj edhe per Adrian Celentanon.....
    >>> Diella une e kam lexuar "Familjen Kristiane" dhe me ka zhgenjyer komplet qe para 10 vjetesh. Dhe mendoj se eshte e drejte ti kritikosh njesoj sic eshte e drejte te kritikosh nje prift qe nuk predikon si duhet dhe nuk flet kurre per parajsen apo qe nuk flet kurre per shpirtin.
    > Celentano ka qene nje i krishter, jo me fjale por me shume me vepra. Mjafton te shohesh angazhimet ambientaliste apo kunder energjise berthamore.
    > Dhe ajo qe e ben nje te krishtere te mire eshte edhe fakti qe flet para 16 milion njerezve per te verteten qe nganjehere nuk kane guxim te flasin as prifterinjte.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Te them te drejten, ate nate ai me emocionoi se foli shume hapur per Zotin, gje qe s'guxojne t'a bejne sot shume veta, por per shembull te jetes une them se fjalet nuk jane te mjaftueshme, por duhet te justifikohen me nje jete ne sherbim te Zotit - nje kthim 180 grade i jetes, qe eshte lenia e cdo gjeje qe i perket kesaj bote, dhe perkushtimi ndaj te perjetshmes, gje qe nuk e di a e perfaqeson Adriano, ai mund te jete aty afer e me deshire, por ende i pakthyer per mendimin tim....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Te them te drejten, ate nate ai me emocionoi se foli shume hapur per Zotin, gje qe s'guxojne t'a bejne sot shume veta, por per shembull te jetes une them se fjalet nuk jane te mjaftueshme, por duhet te justifikohen me nje jete ne sherbim te Zotit - nje kthim 180 grade i jetes, qe eshte lenia e cdo gjeje qe i perket kesaj bote, dhe perkushtimi ndaj te perjetshmes, gje qe nuk e di a e perfaqeson Adriano, ai mund te jete aty afer e me deshire, por ende i pakthyer per mendimin tim....
    >>> Diella, jeten e devotshme nuk e bejne vetem murgjit por te gjithe te krishteret e vertete. Shen Francesku i Sales merrte si shembull Shen Marine qe ishte laike dhe nuk ishte pjese e asnje urdheri por eshte ajo qe eshte, Nena e Zotit tone. Pra dua te them nese e sheh Adrianon apo dike tjeter qe eshte ne mes te botes mos kujto se jane pjese e botes. Mund ti imagjinosh (perseri nga Francesku i Sales) si disa burime me uje te embel ne mes te detit ku pamvaresisht madhesise se detit ai nuk arrine ta ndryshoje dot natyren e ketij burimi te embel.
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •