Sot ,18 % e nevojave elektrike në botë sigurohen nëpërmjët centraleve nukleare.Në 32 vënde përdoret akoma energjia nukleare.Me 443 centralet nukleare që ndodhen në aktivitet në këto vënde prodhohen 370 mijë megavat energji në vit . Shumica e këtyre centraleve janë ndërtuar në periudhën e viteve 1970 - 1980.Ndërsa numri i centraleve nukleare që janë në ndërtim janë vetëm 30.Por ,sasia e centraleve nukleare që u rritën me shpejtësi ,duke filluar prej viteve 1950 pritet të zvogëlohen dukshëm në periudhën që kemi përpara . Rënia më e madhe ,do të jetë në Amerikën e Veriut dhe në Europë , ku shumica e 160 centraleve me plotësimin e kohës së përdorimit në vitet pas ardhëse do të mbyllen..Për këtë arsye ,pjesa e energjisë nukleare, e cila i takon prodhimit të përgjithshëm të energjisë në vitet 2030 llogaritet të ulet në 9 %,pra 50 %.Cernobili ishte pika e kthesës për energjinë bërthamore.Prandaj,e përgjithëshmja në botë është heqja dorë nga centralet bërthamore.Për këtë mjafton tu referohemi të dhënave të më poshtëme :
*200 projektet e centraleve bërthamore të planizuara dhe të porositura që nga viti 1978 në botë u anulluan.
* Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1978 dhe deri më sot nuk kanë bërë central bërthamor.116 centralet që u porositën mbas 1974 u anulluan.
* Gjermania nga viti 1982 dhe Kanadaja nga viti 1975 nuk kanë ndërtuar centrale berthamore.
* Ministri Frnacez i Energjetikes ,në vitin 1977 sqaroi se deri ne vitin 2010 nuk do të ketë porosi për nuklear të rinjë dhe u vendos mbyllja e Centralit të Prodhimit të Shpejtë me Superhelik.
*Brazili,u tërhoq nga 3 centralet ,për të cilët kishte harxhuar 1.1 miliardë dollarë dhe nga 2 centralet që ishin në përfundim.
* İtalia,anulloi të gjithë programin nuklear së bashku me reaktorët e gatshëm bërthamor në përfundim të referendumit që u bë në vitin 1987.
* Në referndumin që u bë në rajonin Kostrama të Rusisë, 87 % e popullsisë së rajonit i tha “ Jo “ centralit bërthamor.
*Centralit bërthamor , i cili mendohej të bëhej në rajonin e Mukit në Japoni, 62 % e popullsise se rajonit i tha “ Jo “.
* Suedia, mori vendimin e mbylljes deri në vitin 2010 të të gjitha reaktorëve bërthamor që përballonin 51 % të prodhimit të energjisë.
Centralet bërthamore nuk mund të punojnë pa patur uranium, I cili përdoret si lëndë djegëse.Nëse Shqipëria do të pretendojë të ndërtojë një central bërthamor do të ketë nëvojë për uranium.Për përpunimin e uraniumit do të nevojiten të blihen teknollogji bashkëkohore.Do të nevojitet ndërtimi i një infrastrukture ligjore dhe të binden institucionet ndërkombëtare për të na dhënë lejen e ndërtimit të një cëntrali bërthamor.Por me nivelin e sigurisë që ka vëndi jonë duhet të pranojmë se do të jetë shumë e vështirë dhënies së një leje të tillë.
Centralet bërthamore, kur bëjnë këtë prodhim, për cdo vit prodhojnë 12 ton të mbetjeve bërthamore.Se ku do të groposen këto mbetje të rrezikëshmë është një problem madhor. Për më tepër disa shtete me në krye Europën nuk dëshirojnë ti depozitojnë mbetjet bërthamore në tokat e tyre. Dhe shkakau I kësaj është radiasjoni që përhapet rreth mbetjeve bërthamore ,sepse ai është shumë vdekje prurës dhe për të mos jetuar një fatkeqësi të tillë është e nevojëshme të fshihen me një kujdes dhe siguri të madhe për një përiudhë të gjatë. Influenca e radiasjonit vazhdon 293 vjet. Pra do të krijohet një problem shumë i rëndësishëm për sigurinë e tyre.Shqipëria që nuk është pastuar plotësisht nga armët dhe mbetjet kimike , si do ta zgjidhë problemin e mbetjeve bërthamore ?.Ndërsa problemei më I madh në lidhje me mbetjet bërthamore është përhapja e pa ndërprerë e radiacionit për një periudhë shumë të gjatë në ambinet.
Të dhënat e fundit tregojnë se një central bërthamor kushton të paktën 4 miliardë dollarë.Një central i tillë në vit prodhon afërsisht 11 miliardë kilovat orë.Nga ana tjetër , i njëjti central në vit nxjerr mezatarisht 60 metra kub mbetje radioaktive.Ndërsa heqja dhe groposja e mbeturinave kërkon mesatarisht 38 milion Euro.
Nderkohe qe qumeshti dhe dhalla qe shesin fshataret nuk arrin te kontrollohet nga qeveria.
Krijoni Kontakt