-
No pain, no gain
Nuk te harroj...
Heshtje. Erresire. E vetmuar pa ty i dashur. Ne zemren time eshte duke u zhvilluar nje drame e brendshme qe mblidhet me nje fjale "Perse"? Perse u tregove i pa shpirt me mua? Cila eshte ajo dashuri qe nga premtimet e perlyera ende mund te ekzistoje? Cila eshte ajo dashuri qe timezisht helmohet nga genjeshtra dhe nuk nxjerr asnje mallkim? Por dije forte mire i dashur, se nje dite do trokasesh ne deren time dhe do lutesh. Dije mire se pa ty e kam humbur shijen e jetes. Boten e shoh te ndricuar ne nje ngjyre gri deshperuese. Jeta ime eshte e trishtuar dhe monotone si nje dite e keqe vjeshte, por me kthimin tend, do me beje te ndryshoj cdo gje. Do me beje jeten te gezuar dhe te kthjellet si nje mengjes i bukur pranvere. Mendimat e mija jane te zymta, te kobshme, te pershkruara nga mosbesimi, nga skepticizmi e nga melankolia. Ti i dashur me shendrron ne mendime te kthjelleta, te gjalleruara nga optimizmi e dashuria.
Pa ty jam si nje varke e rrahur nga dallget e oqeanit qe era mund ti shtynte nga nje drejtim ne tjetrin, duke kaluar neper te gjitha gjendjet shpirterore. Me ty e rifilloj jeten me nje ndjenje gezimi te fresket, pikerisht si nje individ qe zgjodhet ne nje mengjes te bukur pranvere, pas nje enderre trishtuese. Tere keto mendime te zeza qe dita-dites zgjerohen si njollat e bojes mbi leterthithesen, vazhdojne duke e brere dhe gerryer shpirtin tim. Ti me dhuron nje dashuri qe transfermohet ne embelsi, ne miqesi, besim reciprok. Dahsuri kjo qe ndjej thelle ne eshtrat e mija. Por ti ike, ne momentin kur mendoja se jam vajza me e lumtur ne bote. Ti ike dhe me le te digjem, te pervelohem. Tani te kujtoj shpesh, por me kote..ty ste kam prane!
-
-
Te trishtuara mendimet , fjalet qe lagin fletet e bardha por valle a ja vlen qe zemrat te digjen ne prushin e dashurive te pasinqerta?
Secili prej nesh pas nje zhgenjimi ndihet keq , kerkon brenda vetes se ku ka gabuar por jeta vazhdon dhe duhet te jemi optimiste per te ardhmen.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt