Nje histori dashurie, ne nje skene interesante, ne nje skene kuptimplote do te thonit ju dhe qesharake. Nje histori dashurie e shfaqur mes 4 muresh te nje dhome. E kjo dhome ishte klasa ne te cilen ne ishim nxenes per disa vite me radhe. Perderisa ne ketom momente jemi te dy te bashkurar, i kujtojme me nostalgji ditet tona femijerore dhe kujtimet e bukura e te paharrueshme qe na mbeten ne bankat tona shhkollore.

Isha nxenesja me e mire e klases, kisha te drejten e fjales, isha me korrektja, me tolerantja dhe me e sinqerta ashtu sic me thonin arsimtaret. Cdonjeri detyren e tij arsimore ma besonte mua dhe pikerisht isha une ajo korigjuesja dhe kontrolluesja e detyrave te shtepise. Ah sa merzi e kisha kete angazhim. A e din ti se momenti me i merzitshem dhe me i papershtatshem ishte kur vinta radha qe ti afrohem bankes tende? "Shoko, detyrat te lutem" - te flisja me ze te ulet. E ti humbeshe i teri duke me shikuar me aty syte e tu si shigjeta. Me veshtroje, dhe vetem me veshtroje. Oh Zot, mendoja me vete, duhet te koncentrohem se kush e di c'fare plani ka kurdisur. "Ej shoko, detyrat te thashe" - te thoja perseri. Ti e hapje fletoren dhe ma drejtoje, duke me buzeqeshur embel. Kur c'te shihja, mbi fleten e bardhe, me ngjyre te kuqe shtriheshin dy zemra te lidhura njera me tjetren, e brenda tyre inicialet tona, e me poshte fjala "I love you" te cilat i kufizonte nje kurore e bukur dashurie. Po mire, ishim ne oren e matematikes apo ne oren a artit figurativ?

E une skuqesha, por sado qe turperohesha, minusin - shenjen qe meritoje nuk ta lija manget. Ti coheshe, me vije prapa, me vardiseshe. "Permiresoje se ngrita zerin e do te them te dua" - me thoje, por un as qe ta varja fare. "Te dua" thoje me ze te larte e te gjithe kthenin koken nga ty. Dikush qeshte me veprimet tua marrezore e dikush te shikonte me nje veshtrim perpires, por ti nuk e kuptoje fare se me nje veshtrime te tille nxenesit tjere tregoheshin se jane rivalet e tu. Edhe ato ndjenjin te njejten gje per mua, megjithese ishin me te fshehte. Dhe keshtu menjehere fillonte grindja mes nesh. Ti thoja fjalet me me peshe qe si kurseja fare, por ti as qe nuk te dukeshin fjale te renda megjithese nuk i peshoje. Cdohere ti dilje ai tifozi i famshem i kesaj grindjeje mes dy dashnoresh, nga e cila une dorezohesha e largohesha. Pah c'tersllek, c'tersllek..vazhdoja perseri me vete.

Por ja qe vinte edhe kjo. Binte zilja, nderrohej ora, vinte radha qe te dy te uleshim ne te njejten banke. Per mua ishin caste me tvertet marramendese. Luaja karrigen prej vendit tim vetem e vetem qe te isha disa centimetra larg teje. Por ti me ato sjelljet tua te paturpshme i beje disa levizje qellimore qe te me afrohesh. Une mblidhesha, strukesha e tera ne qoshin tim te mjere. Po mire, a nuk kishe pak meshire kur me shihje te katandisur ne ate gjendje? Ti..ti i etur per dashuri, edhe se e kishe te pamundur, absolutisht te ndaluar nga ana ime te prekje dicka nga trupi im. Ti perseri shfrytezoje rastin duke me prekur doren. Per kete kishe nje talent te rralle, kinse rastesisht preknim gjunjet. Rast i pershatshem filmik per ato qe na shikonin. Ju jepje mundesi ta shikonin drejtpersedrejti interpretimin e Simpatise te Edona Lalloshit. Por ja qe dalengadale edhe une filloja te ndjej dicka per ty, edhe pse nuk mund ate marr guximin e ta ktheja pergjegjen e pyetjes parashtruar nga ty "A me don?" Ishte kjo nje pergjigje te cilen e prisje per disa vite me radhe, qe te shpertheje nga goja ime e te cele si nje zambak i bukur.

Te kam kerkuar falje per te gjitha sjelljet e mija, per veprimet e mija kokeforte qe nuk doja ta pranoj dashurin tende. Edhe ti po me kerkon falje. Po per c'fare? Per gjestet tua qe me turperoje para shokeve dhe shoqeve te klases. Por, sidoqofte, kur dy te rinj dashurohen me pasion e me zjarr, gabimet i falin ne mes veti. E pra, keto ishin ato kujtimet tona te bukura te cilat filluan ne bankat shkollore, dhe vazhdojne te mbeten pergjithmone.