-
No pain, no gain
Rreshta per ty
Shpirt. I shkruaj keto rreshta per ty. Ndoshta nuk me lexon por un vetem ne kete menyre mundem qe sadopak te largoj mallin qe me ka kapluar per ty. Mall qe cdo dite e me shume me mundon. Mbreme te kam pare ne enderr. Ah sa doja qe kurre te mos mbaronte. Ishte e bukur, por zilja e telefonit me zgjoi. Per nje cast mendova se ishe ty, por me kote. Ishte numer i gabuar. U shtriva ne krevat qe te me zinte gjumi, qe perseri te zhytesha ne ate enderr e cila ma shtoi mallin edhe me shume per ty. Era qe fryente ma trazoi shpirtin e njome. Ishte nje ere e ftohte. Perplaste kanapen e dritares ne parmazin qe hapej e mbyllej. Ca pika shiu rane mbi qelq. Syte e mi tashme ishin ndaluar diku. Veshtroja henen, me dukej se ajo buzeqeshte. Ka te drejte, edhe un te isha ne vendin e saj ne cdo cast do rrija e buzeqeshur duke te shikuar ty. Hap mbas hapi do te kisha ndjekur. Por kjo eshte vetem nje imagjinate. Ja, akrepat e ores te perputhura nje mbi nje. A thua valle mendon ne mua? Cohem dhe marr ditarin tim. Filloj ta shfletoj. Aty gjej edhe fotografine tende e mbuluar nga pluhurat e viteve. E kuptoj se shpresa qe kisha ishte e shuar, e ti nuk kthehesh me. Jo. Kurre.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt